Orikuminews

Gjykata rrëzon kërkesë padinë e tragjasasit. Ai nuk ndalet, publikon faktet me video !

Qysh ne Shkurt te vitit 2017 Zoti Arben Shytaj nga Tragjasi eshte larguar padrejtesisht nga puna ne te cilen punonte ne AKU. Ai ka ndjekur te gjitha rruget e mundshme ligjore duke bere ankesat e tij deri edhe te Ministri i linjes por nuk ka gjet zgjidhje per padrejtesine qe i eshte bere. Pasi i eshte drejtuar me ne fund gjykates jane zhvilluar gjithsej gjashte seanca gjyqesore ku ne tre prej tyre ka qene vet gjyqtarja ajo qe ka munguar dhe cuditerisht me ne fund ajo e ka rrezuar kerkese padine.

Ja si deklarohet Zoti Arben Shytaj:

Ne fillim te procesit gjyqesor ne gjykaten administrative, gjyqtarja pasi ishte njohur me kerkese padine bashkelidhur edhe provat, deklaroi: Po ju nuk kishit nje mase me te lehte? Hapur pro meje e pro te drejtes. Pas 6 seancave ne 3 prej tyre mungoje vete gjyqtarja, dje e rrezoi kerkese padine!!!! Cfare te kete ndodhur valle? Filozofia e mafies: duhet mbyllur goja e te drejtes, edhe atij, atyre qe luftojne per te. Kjo ndodhi qe ne fillim te procedurave , kur nje biznes me qender ne shkoder deklaronte nje farmacie bujqesore : do ta heq brenda nje ore? Jo vetem me hoqen por edhe me ndjekin pas qe te mos fitoj. Megjithate une jam Krenar per ato procedura qe kam bere , pasi bera te mundur goditjen e tabuve qe ekzistonin, me shume Krenar jam qe i bera publike. Ndjej neveri per ata qe aludojne se jam I paguar apo demtoj fermeret, perkundrazi eshte nje kontribut historik. Ndiej urrejtje per ata pushtetare, drejtues te aku dhe te ministrise bujqesise, qe tentuan te me mbyllin gojen, duke konsumuar nje krim, deri ne permasa te frikeshme, ku ministri i bujqesise mbron hapur dhe me akte zyrtare produkte te dyshuara si te rrezikshme.
I bej thirrje kryeministrit mos te nenvleftesoje kete problematike, e cila te pakten Po flitet per te, ju bej thirrje deputeteve te zonave ti verifikojne ne terren problemet qe une ngre. I bej thirrje prokurores se pergjitheshme te hap nje hetim per ministrin e bujqesise I cili sipas meje eshte ne shperdorim detyre. Falnderoj te gjithe ata qe me mbeshteten dhe me ndihmuan me informacoine ne favor te nje problemi publik kryesisht. Edhe pse me me pak energji beteja ime per drejtesi vazhdon, ndoshta me nje investigim nderkombetar. Ndiqni vd me poshte cfare thote ministri e cfare thone ata qe i perdorin. Krim I dyfishte.

Gjykata rrëzon kërkesë padinë e tragjasasit. Ai nuk ndalet, publikon faktet me video ! Read More »

Po vuaj – Nga Agim Xhuveli (Poetet e krahines)

Nga Agim Xhuveli:

PO VUAJ

UNE I SHKRETI PER TY VUAJ
UNE GJITHMON PER TY DO SHKRUAJ
ZEMERA IME ESHTE E LODHUR
DHE DURIMI NE TE SOSUR

UNE MOJ ZEMER TY TE DUA
TI NJE FJALE PSE S’MA THUA
UNE NJE FJALE NGA TI E PRES
MESAZH NIS CDO MENGJES

GISHTI JOT QENDRON PERPJETE
E MIRATON KUR DO VETE
NJE SHPRESE PER TY PO MBAJ
KUR PO SHKRUAJ PER TY QAJ

TI MOS VUAJ KAQ SHUME
S’TE KAM DETYRUAR UNE
MOS U LODH DHE SIKELLDIS
IK DHE LUTJU PERENDISE

POR ME THUAJ KU TI LAJ
EDHE UNE NJE SHPRESE POBAJ
TE KEM PRANE NJE GJERAQINE
KARAFIL DHE TRENDELINE

ME THUAJ KU TI PAGUAJ
POR TI JE NE VEND TE HUAJ
UNE JAM NE VENDIN TIM
PO TE PRES ME PLOT GEZIM

ME THUAJ NJE FJALE SERBES
UNE GJITHMON TY PO TE PRES
A DO VISH NE SHQIPERI
TE TAKOHEMI BASHKE TE DY

QE TE PUTHIM BUZE E SY
GJOKSET E BUKURA TI PI
TE TE PUTH NE SY E GUSH
ISHALLAH PO BJEN NE GUSHT

TE FALEMINDERIT SHUME
TANI ME VURE NE GJUME
POR PER MUA NUK KA SHPRESE
PO NUK ERDHE LE TE VDES

TJETER S’ KAM SE KE DO PRES
FATI IM NGALI PA SHPRESE
RESPEKTE NGA MIKU JOT
LULE JE PER JET DHE MOT

Po vuaj – Nga Agim Xhuveli (Poetet e krahines) Read More »

Jetë moj a e qëlluar ! Nga Zhaneta Braho (Poetët e krahinës)

Nga Zhaneta Braho:

Jetë moj a e qëlluar

Jete moj a e qelluar
Fotot na le si kujtim
Na mori malli, na muar
Degjoni ju te moshuar
Keni dale me fitim.
U treguat me te zgjuar,
Nuk e bete gabimin tim
Shqipeja me ka munguar
20 vjete ne mergim
Ndoshta do vijme ..me bastun
Por do kete me pak kuptim
Vjeshte do jete, gjethet do bien
Nuk do kete me gjelberim
Por me fotot perpara..
Do ‘qa’… ‘do’ qesh’ me gezim’
Koha na kerkoi nje baste( short..)
Qe te mos jetonim bashke
Na vuri kushte te renda
Te ndahesh nga babe e nena
Skish femija per te ngrene
U nisem..naten pa hene
Kush me skaf..kush me traget
Femijet ..hodhem ne det..
Lame.. diplomen.. gjetem ‘fshes’
Femijeve tu jepnim kthese
Ta..dini nuk eshte e lehte
Kur prind e femije jane ne mes

Jetë moj a e qëlluar ! Nga Zhaneta Braho (Poetët e krahinës) Read More »

Përkujtimore – Si sot katër vjet më parë ndërron jetë banori i krahinës Xhemil Seferi!

Si sot nje vit me pare ju dha lamtumira e fundit profesor Xhemil Seferit. Mbase ne letra nuk kishte vertete nje titull formal,por ishte nje profesor per nga njohurite dhe erudicini qe shpaloste me kedo e per gjithkend.
Ai nuk jeton me por do te ngelet i pa harruar per vlerat e tij te pashoqe intelektuale.

U prehte ne paqe!

Kush ishte Xhemil Seferi!?

Lindur në Mars të vitit 1944, në Dukat të Vlorës. Ka mbaruar shkollën e mesme Agrozoteknike në Fier e më pas, ka ndjekur studimet e larta në Fakultetin Agronomi e Përgjithshme, në Universitetin e Tiranës.Pas vitit 2003, z. Xhemil Seferi nis të publikojë shkrime të tij të ndryshme publicistike, analiza, komente, shkrime me karakter shkencor, në shtypin e kohës, por edhe në aktivitete të ndryshme të rrethit të Vlorës, punime këto me karakter dhe tematikë shumë të gjerë.

Shumë dorëshkrime të tijat të cilat i kanë kushtuar autorit vite të tëra pune, do të njohin dritën e botimit për lexuesit. Libri i parë i mirëfilltë që vjen në dorë të lexuesit është “Dukati gjatë Luftës së Dytë Botërore”. Ndërron jetë më 13 korrik 2014. Shkrimet e tij, të publikuara por edhe të reja që mund të kenë interes për lexuesin, do te publikohen ne blogun e tij personal.

Përkujtimore – Si sot katër vjet më parë ndërron jetë banori i krahinës Xhemil Seferi! Read More »

Si do jetë moti në Orikum deri të Dielën?

Lajme te mira vine per motin ne Orikum per ditet ne vazhdim. Nga sot deri diten e Diele ne date 15.07.2018 ne menyre te permbledhur moti ne Orikum dhe fshatrat Dukat Tragjas e Radhime do jete :

Dt. 11.07.2018  E Merkure -( Dite me diell, pa ere dhe pa shi)

Dt. 12.07.2018  E Enjte -( Dite me diell, pa ere dhe pa shi)

Dt. 13.07.2018  E Premte -( Dite me diell, pa ere dhe pa shi)

Dt. 14.07.2018  E Shtune -( Dite me diell, pa ere dhe pa shi)

Dt. 15.07.2018  E Diele -( Dite me diell, pa ere dhe pa shi)

Si do jetë moti në Orikum deri të Dielën? Read More »

Orikum, pushuesit alarmojnë policinë për vjedhjen e breshkës por Hysolakoj zbardh të vërtetën!

Qytetarët kanë alarmuar policinë për vjedhjen e një breshke në Orikum, sapo kishte dalë nga deti. Qytetarët kanë thënë se kanë qenë disa persona që lëviznin me një makinë me targë 7392b, që kanë marrë breshkën dhe janë larguar, duke njoftuar menjëherë policinë.

Lidhur me ngjarjen, Report Tv kontaktoi Përgjegjësin e Monitorimit për Zonat e Mbrojtura në Vlorë, Nexhip Hysolakoj, i cili sqaroi se breshka ishte lëshuar në det ditën e djeshme dhe sot ishte rikthyer në breg.

Sipas tij, një specialist i Qendrës së Zonave të Mbrojtura ka shkuar me makinë private për ta marrë, e kjo ka krijuar konfuzion te qytetarët, të cilët kanë njoftuar policinë me dyshimin se kemi të bëjmë me një vjedhje, por gjithçka është sqaruar. Hysolakoj pohoi se breshka aktualisht është në Qendrën e Riaftësimit të Breshkave detare në Radhimë nën kujdesin e specialistëve.

Ndonëse ka qenë një alarm fals i qytetarëve, është për t’u vlerësuar sensibilizimi i tyre në mbrojtje të kafshëve. Lajmi për vjedhjen e breshkës u bë i ditur nga gazetari Fatos Mahmutaj, përmes një statusi në ‘Facebook’, i cili ka qenë i pranishëm në momentin e ngjarjes, madje ka fiksuar dhe targën e makinës që ka marrë kafshën.

Beni diçka urgjent. Kjo breshke sapo doli ne Orikum dhe u vodh nga nje makine me targe 7392b. Beni diçka te ndalohen hajdutet. Percilljani policise se Vlores. Urgjent.

Gazetari Fatos Mahmutaj

Orikum, pushuesit alarmojnë policinë për vjedhjen e breshkës por Hysolakoj zbardh të vërtetën! Read More »

Lajm i mirë: Breshka detare që doli në Orikum nuk u vodh, është në duart të sigurta. Ja ku ndodhet ajo !

Nje breshke detare e dalë në breg ne plazhin e Orikumit ka terheq vemendjen e banoreve te kesaj zone diten e sotme. Breshka e denoncua ne rrjetet sociale duke menduar se po vidhej nga njerez te paidentifikuar por ne fakt e verteta rezultoi ndryshe dhe kete e qarteson deklarata e bere nga Administrata e Zonave te Mbrojtura.

Njoftim nga Administrata Rajonale e Zonave te Mbrojtura Vlore:

Nisur nga shqetësimi i ngritur në rrjetet sociale, mbi rastin e breshkës detare të dalë në breg në plazhin e Orikumit, ju sqarojmë se breshka u transportua pranë Qendrës së Rehabilitimit në Radhimë nga specialisti i AdZM. Pranë qendrës ju dha ndihma e parë nga përfaqësuesit e parkut dhe u kontaktua me veterinerin për një trajtim më të specializuar.

Duke falenderuar opinionin publik për interesimin e treguar për këtë rast, ju informojmë se trajtimi i breshkave detare realizohet në vazhdimësi pranë qendrës së rehabilitimit në Radhimë dhe jeni të lutur të na kontaktoni në vazhdimësi për çdo rast të evidentuar.

Lajm i mirë: Breshka detare që doli në Orikum nuk u vodh, është në duart të sigurta. Ja ku ndodhet ajo ! Read More »

Irma Kurti, burrit mos ia mbyll gojën, por mësoji shqipen! Nga Laureta Petoshati.

Irma Kurti, burrit mos ia mbyll gojën, por mësoji shqipen!
Nga Laureta Petoshati

Dashur pa dashur u futa në një debat që u nis nga një shkrim i poetes dhe shkrimtares Irma Kurti, të titulluar ‘Me gojën mbyllur’, botuar në disa faqe on-line. Unë jo vetëm në rastin e Irma Kurtit, të cilën e respektoj si poete, por dhe në çdo rast tjetër, për cilindo person që nuk e njoh, nuk mund ta pranoj fyerjen me fjalë banale, kur mund të përdor dhe argumentet. Unë, as e fyeva, dhe as u bëra pjesë e atyre që e bënë një gjë të tillë, por thashë hapur mendimin tim se ai shkrim nuk më pëlqeu dhe m’u turr një shpurë tjetër. Mos doni që të mbyll dhe unë gojën!

Unë bije dakord me atë që thotë Irma se ia shtuan çmimin kur mësuan se ishte i huaj. Por, ajo nuk po flet për një shumë kolosale, çmimi i taksisë ishte 2000 lekë të vjetra më shumë. Kjo gjë, mund të bëhet muhabet midis shoqeve dhe jo të ngresh një çështje të tillë duke e bërë qimen tra për një sasi të hollash, ku shoferi kërkoi më shumë dy kafe ekspres. Sepse këtu ka diçka që nuk përputhet. Për shembull, shumë të huaj që punojnë në Shqipëri i kërkojnë rrogat si në Europë dhe për ta nuk është ndonjë e madhe dhënia e ndonjë shume të tillë si bakshish. Irma nuk duhet ta pranonte faktin që ti mbyllte gojën burrit për një dymijë lekëshe të vjetër. Mbyllja e gojës ishte humbja e lirisë dhe për çfarë? Për diçka mjaft të vogël, të cilën duhet t’ia kishte dhënë vetë shoferit. Unë dhe pse nuk kam të ardhurat e Irmës se jetoj në Shqipëri duke u ushqyer me përkthimet e mija modeste, një shumë të tillë e lë vetë si bakshish, se i shikoj ata njerëz në pikë të vapës e të shiut që punojnë për mbijetesë. Nëse do të kisha të ardhurat e saj do të botoja dhe unë librat e mia që i kam në dorëshkrime. Gjithsesi është çështje këndvështrimi edhe bakshishi.

Ajo, për të cilën nuk bije dakord në gjithë atë shkrim është pjesa ku shkruan fjalë për fjalë: ‘Mos fol’ i them edhe kur jemi në autobuz në orët e vona të darkës, sepse kam merak se mos dikush, një i dehur apo i droguar mund të na ndjekë e të na kërcënojë. Apo këto janë frut i imagjinatës sime, sepse jam larg atdheut dhe i kam humbur kontaktet me realitetin? Këto dukuri ndoshta nuk ekzistojnë?

Natyrisht, je jashtë realitetit dhe nuk e kuptoj kur thua se shkruan për Shqipërinë kur nuk e njeh realitetin e saj. Unë, e dashur poete , kam parë mjaft të huaj, madje dhe gra, që ecin për shtatë palë qejfe natën dhe ditën në rrugët e Vlorës dhe më gjerë në Shqipëri dhe nuk i ka kërcënuar njeri. Njoh shumë prej tyre që punojnë prej kohësh këtu dhe nuk u bëjnë këmbët që të largohen. Njoh shumë që kanë blerë shtëpi edhe pse e kanë shtëpinë e gjyshërve në mes të Romës. Të dehurit dhe të droguarit i gjen me shumicë në çdo metropol, por ajo që nuk arrij të kuptoj unë, pse duhet të të kërcënojnë ty?!

Harrova, je shkrimtare e madhe dhe të mëdhenjtë gjithmonë i kërcënojnë nga temat që kapin për të shkruar. Ti Irma më thuaj diçka që ke shkruar të ngjashme, pakëz fare, as një përqind me ato që ka shkruar Roberto Saviano!
Nuk e kam kuptuar se çfarë doje të thoshe me këtë shkrim, cili ishte qëllimi. Tani ka filluar sezoni turistik, shkrimi yt është në gjuhën shqipe. Kam shumë mikesha italiane që jetojnë në Vlorë, të cilat e flasin shqipen më mirë se ti dhe se unë e që po tua jap këtë shkrim ta lexojnë, jam e bindur që do të thonë: ‘Thuaji burrit tënd që të mësojë shqipen se ashtu do ta kuptojë më mirë Shqipërinë dhe ato që shkruan gruaja e tij.’

Ju faleminderit!

Me poshte gjeni shkrimin e plote te Irma Kurtit botuar ne perqasje.com pak dite me pare:

Kur e çova për herë të parë burrin tim italian në Shqipëri, m’u duk sikur përkrah kisha një fëmijë që s’pushonte së bëri pyetje: “Pse ikin dritat?”, “Kur do të vijnë?”, “Pse nuk mund të bëj dush tani? Pse rrjedh pak ujë?” Pyetjet vazhdonin edhe jashtë: “Pse është kaq i rrëmujshëm trafiku?” “Pse autobuzët ecin ngadalë?”, “Si ka mundësi që shoferi ndalon autobuzin dhe njerëzit e presin derisa të mbarojë së ngrëni byrekun? Pse nuk ankohet askush?”.

Këtyre pyetjeve i përgjigjesha hera-herës me një notë të lehtë humori, por shpesh me një mllef e indinjatë që këto dukuri ekzistojnë akoma dhe më presin sa herë që kthehem në atdhe.

Pavarësisht nga këto, Biagio e do Shqipërinë, ndonjëherë më shumë se unë. Ndoshta sepse nuk jeton atje, ndoshta sepse pakënaqësitë e vogla të përditshme nuk i janë grumbulluar në shpirt ashtu si mua, derisa më detyruan të kapërcej kufirin dhe të emigroj.

I pëlqen atmosfera festive nëpër rrugët e kryeqytetit, baret dhe Taiwani i mbushur me njerëz që pinë dhe hanë në çdo orë të ditës, miqtë e vjetër e të rinj që e presin me dashuri dhe i japin të drejtë për çdo gjë që thotë. I pëlqen jashtëzakonisht gatimi, fakti që kamarierët flasin italisht, mungesa në dukje e stresit dhe vrapi kundër kohës që mbizotërojnë këtu në Itali.

Gjatë qëndrimit tonë vitin e kaluar na u desh shpesh të merrnim taksinë në kryeqytet. Një herë, kur e pyeta shoferin se sa kushton për të shkuar në rrugën “Bardhyl” m’u pergjigj: “400 lekë të reja”. Por sapo dëgjoi tim shoq që foli italisht, ndërroi mëndje dhe më tha: më fal, doja të thoja “600 lekë të reja”. Kështu na ndodhi edhe në një hotel në Durrës… çmimi i dhomës papritur u dyfishua sapo mori vesh që burri është italian.

Në ditët në vazhdim, kur i afroheshim shoferit të taksisë, unë i thoja tim shoqi: “Ti mbyll gojën dhe mos fol!”, gjë jo e lehtë për të duke ditur se sa dëshirë ka të bisedojë edhe me njerëz që i njeh pak. “Mos fol” i them edhe kur jemi në autobuz në orët e vona të darkës, sepse kam merak se mos dikush, një i dehur apo i droguar mund të na ndjekë e të na kërcënojë. Apo këto janë frut i imagjinatës sime, sepse jam larg atdheut dhe i kam humbur kontaktet me realitetin? Këto dukuri ndoshta nuk ekzistojnë?

Në një cep të shtëpisë kemi lënë valixhet që duhet të bëjmë gati për udhëtimin e radhës në Shqipëri.

“Po këtë vit”, më pyet im shoq “do të më lejosh që të flas, apo duhet ta mbaj përsëri gojën mbyllur?”.

“Kjo varet” belbëzoj unë, pa e ditur me të vërtetë se nga kush, nga unë apo nga “ata” atje.

Irma Kurti, burrit mos ia mbyll gojën, por mësoji shqipen! Nga Laureta Petoshati. Read More »