Orikuminews

Lirim Nezha zbardh kalvarin e vuajtjeve të Dukatit,faktet dhe botimet anashkaluara !

Nga Lirim Nezha.

Ndonëse gjatë këtyre viteve të fundit është folur dhe shkruar shumë për Dukatin ,kryesisht prej bijve të vet të penës,si një prej fshatrave më të mëdhenj nacionalistë të Shqipërisë,gjithsesi është thëne shumë pak për opozicionin dhe raportet e tij me komunizmin në segmentin kohor prej 50 vjetësh. Vuajtjet e këtij fshati martir gjatë regjimit të egër diktatorial nuk kanë të sosur e nuk mund të përfshihen brenda kornizave të një shkrimi sado i kompletuar të jetë. Do të duhen njerëz të guximshëm që natyrisht nuk do t’i përkasin këtij brezit të sotëm që do të mund të shkruajnë volume të tëra për të nxjerrë në dritë mizoritë e pafundme të pesë dekadave famëkeqe nën cizmen e kuqe.

Unë sot,përmes këtij shkrimi do të përpiqem të mos përsëris ato cka janë thënë dhe shkruar në histori,por të bëj të ditura për lexuesin pikërisht ato fakte që të tjerët i kanë anashkaluar,madje edhe disa botime të këtyre viteve të fundit që janë shkruar për historinë e Dukatit.

I gjithë kalvari i vuajtjeve të Dukatit dhe dukatasve nën komunizëm e ka zanafillën e vet në ato pak orë ndjellakeqe te 30 nëntorit duke u gdhirë 1 dhjetor i vitit 1943,kur dy brigada partizane të udhehequra nga Hysni Kapo,Mehmet Shehu,Shefqet Peci,Muhamet Prodani e të tjerë dhe të orkestruar nga emisarët jugosllavë Dushani e Miladini,u orvatën të nënshtronin Dukatin dhe dukatasit me forcën e armëve.Por nuk qe e thënë qe t’u ecte atë natë.Ata u thyen me turp në atë sulm që i bënë një fshati ku jetonin vec shqiptarë e që u mbrojt ashtu sic dinë vetëm shqiptarët të mbrohen.

Por qëllimi i këtij shkrimi nuk është të trajtoj temën e kësaj lufte vellavrasëse sepse për këtë temë kam shkruar herë të tjera.E rëndësishme për të motivuar këto radhë është ajo cka ndodhi me dukatasit pas kësaj dite makabre e deri ne vitin 1991 kur zgjedha e rëndë e komunizmit ra e bashkë me të edhe pesha e persekutimit për shkaqe bindjesh politike.

Persekucioni komunist do të niste menjeherë sapo erdhën në pushtet fitimtarët ,e prej ketij persekutimi aq më pak mund të bënin përjashtim dukatasit dhe Dukati.Menjëherë filloi hakmarrja mizore ndaj krerëve opozitarë dhe familjeve të tyre.Nisën arrestimet e bujshme dhe përndjekja e atyre që ishin konsideruar kundërshtarë politikë gjatë luftës.Kështu u arrestuan dhe u dënuan me vdekje krerët e cetës së Ballit Kombëtar,Maliq Koshena,Hamdi Gjoni e Sinan Hamiti.

Tmerri që mbollën komunistët me ardhjen e tyre në pushtet bënte te dridhej edhe foshnjën në barkun e nënës.Ngado,së bashku me propagandën e tyre famëkeqe,mbollën edhe frikën se askush nuk do t’i shpëtonte asaj që vetëquhej “drejtësia popullore”,e që në të vërtetë nuk kishte asgjë të përbashkët me drejtësinë. Sigurimi i shtetit i mobilizoi të gjithë informatorët dhe mekanizmat shtetërorë kundër reaksionit potent ne Dukat.

Kësisoj,dukatasit që sigurisht nuk kishin qënë pro komunizmit por më së shumti opozitarë me të,nuk mund të ndiheshin të sigurtë. Në cdo cast i priste arrestimi dhe lincimi,pa arsye por duke u paraqitur shkaqe nga më banalet.Ishte kjo dhunë dhe ky terror që në vend t’i tulatte burrat më në zë të Dukatit,ngjalli edhe më shumë zëmrimin e tyre dhe nxiti edhe më shumë reaksionin që edhe ashtu nuk ishte i pakët.Ishte ky presion dhe terror i ushtruar nga pushteti mbi ta që i bëri dukatasit te organizoheshin në grupe antikomuniste dhe të hidheshin në veprim kundër klikes së kuqe të sapo ardhur në pushtet e të cilën nuk e kishin dashur kurrë.

Por komunistët po i forconin pozitat e tyre dhe nuk ishte më e lehtë që t’u dilje ballazi si më 1943-shin.Në këto kushte nuk ngelej rrugë tjeter përvec ikjes nga ky ferr ku gjithsesi do te linin familjet,jetën dhe pronat e tyre për të cilat i kishin dalë aq ballazi ideologjisë komuniste.Përvec arratisjeve të menjëhershme pas luftës të disa krerëve intelektualë si Azem Shehu e ndonjë tjetër,do të pasonte ikja proverbiale e dukatasve ne vitin 1949,ikje që shënoi një goditje për pushtetin në fuqi,ndonëse jo e atyre përmasave sic do të ishte kryengritja e dështuar pak kohë më parë.Bëhet fjalë për kryengritjen e oraganizuar në burgun e Vlorës,një bashkëpunim mes te burgosurve dhe një berthame të fuqishme qe i mbështeste nga jashtë.E gjitha ishte një përpjekje për t’i ikur thonjve të diktaturës.

Dukati ka ndoshta numrin më të madh të viktimave të komunizmit krahasuar me numrin e banorëve.Vetëm të vrarë gjatë Luftës së Dukatit dhe të pushkatuar pas saj jane 16 vetë,bij të nënave dukatase.Atëherë si mund të ishte Dukati me komunizmin kuur rrallë ndonjë familje ngeli pa u prekur nga persekutimi?Po aq sa janë të vrarët dhe të pushkatuarit,po aq të tjerë janë të arratisur për t’i shpëtuar lincimit,plot 16 vetë,shumica e të cilëve vdiqën pa e prekur ditën e lirisë.

Vala e egër e internimeve përzuri nga shtëpitë e tyre 11 familje,ndërkohë që u shpallën kulakë 13 familje të tjera.
Duhet përmendur si një pjesë e rëndësishme e persekucionit edhe presioni permanent i sigurimit te shtetit pëe t’I bere dukatasit informatore e per te arritur keshtu depersonalizimin e tyre.Të gjitha këto vetëm e vetëm që të mposhtnin këtë kështjellë që u kishte ngelur pa marrë.Por,ndonëse komunizmi u ul këmbëkryq edhe në Dukat si në të gjithë Shqipërinë,nuk mundi dot ta vërë përfund.

Dukati dhe dukatasit nuk mund të pajtoheshin me regjimin që i shpronësoi,nuk mund t’i shihnin dot mallin dhe gjënë e tyre te ishin të gjithkujt dhe të askujt.Vetëm pse gjithnjë reagonin me zemërim ndaj pushtetit të dhunës,janë dënuar me burgime të gjata për motive të pastra politike 72 dukatas.Një numër rekord.Po të guxosh të mbledhësh vitet e kaluara në burgje del nje shifer shumë shekullore.Një shifër me të vërtetë marramenëse po të mendosh se 72 familje e më shumë i lanë fëmijët e tyre “nën kujdesin atëror të Partisë” për vite e vite me radhë.

Lirim Nezha zbardh kalvarin e vuajtjeve të Dukatit,faktet dhe botimet anashkaluara ! Read More »

Do jetosh në zemrat tona me emrin “Abil Dalani” – Vajtimi prekës nga R. Brataj !

Nga Rovena Brataj :

Kam marr penen
per te shkruar
po duart sme
shkruajn me
Kemi ardhur ne Itali
mendien e kemi aty
kemi Fenen veteme
Bab qysh ma
pate hallin
gjunjet tu keputene
qysh mi mbylle
ata sy
qysh duron
per Ferine
per djale
te veteme
cte te shkruaj
un me pare
halle te tua me radh
sot e 20 vjet me pare
e vure merak ti
e vure piken ne ije
per djale te Bratete
me lendove plagete
Babe xhani zemere
un ste qaj moshene
po te qaj halline
erdha e ste gjeta me
mendova se ishe shaka
po ajo ishte hata
Bab na helmove rend
jo vetem femijene
po gjithe krahinen

DO TE JETOSH NE ZEMRAT TONA ME EMRIN ABIL DALANI

Do jetosh në zemrat tona me emrin “Abil Dalani” – Vajtimi prekës nga R. Brataj ! Read More »

Dukatasja mbron dukatasen-“Të admiroj për maturinë që tregove” !

Dy dite me pare gazetarja e mirenjohur nga Dukati Esiona Konomi e cila punon per report TV eshte nxjerre jashte Komisionit te Ekonomise nga Kryetari i Komisionit Zoti Erion Brace pasi sipas tij gazetarja ka qeshur. Ne lidhje me kete veprim pati shume reagime.

Nje reagim erdhi edhe nga nje tjeter gazetare dhe profesioniste e komunikimit nga Dukati Znj. Edlira Gjoni e cila edhe pse jeton pertej oqeanit nuk le rast pa reaguar sidomos kur behet fjale per krahinen dhe njerzit e krahines se saj. Edlira i ka dale ne krah gazetares Esiona Konomi duke e mbeshtetur per maturine e treguar prej saj ne kete rast.

Statusi i plote nga Edlira Gjoni:

Ti thjesht tregove edhe një herë se kush janë fisnikët në këtë tragji-komedinë tonë të madhe. Të admiroj për maturinë që tregove duke dalë, edhe pse me lëmshin në grykë.
Më shumë të them “E fortë,  që e mposhte instiktin legjitim për të reaguar”.
Se mua akoma nuk më ka kaluar poshtë fytit toni i kryetarit të komisionit që i drejtohet një zonje në detyrë: “Ti me syze…”!!!!!
Fyerje, arrogancë, përcaktim, thirrje që nuk i falet as një 3-vjeçari. Bulizëm i disafishtë në një fjali të vetme: “Ti me syze” dhe “Dil jashtë”
Nuk ka asnjë rëndësi emri që e ushtroi autoritetin me bulizëm e pa e vrarë mendjen se fjalia që thotë është e papranueshme ngado që ta kapësh. Madje gjynah që i rastisi Braçes ta thotë. Ama vrasëse është e vërteta që shumëkush me pak pushtet, majtas e djathtas, e ka kthyer këtë sjellje intimiduese në normë. E iu duket se kanë të drejtë e madje legjitime: të drejtohen me terma bulizmi!
Mes tyre dhe çdo rasti kur i ke sfiduar, qoftë edhe me mirësjelljen tënde stoike, zgjedh ty, Esiona!
Asnjë lot për arrogancën! Vetëm për mjerimin ku kemi rënë, po!

Edlira Gjoni

Dukatasja mbron dukatasen-“Të admiroj për maturinë që tregove” ! Read More »

Humor fshati- Tre shokët me besim fetar të ndryshëm :)

Edhe që that ju ishin mledh tre shok na vënde të ndrishme dhe me besim fetar të ndrishëm dhe po bisetonin se kush ishte feja më e mirë.
Hidhe i Krishteri dhe u thot.

-Dëgjoni këtu.Kisha dal njëherë me vark për peshkin.Koha e mirë ,dëti i qet dhe po peshkoja.Kur pa pritur fillon një stuhi o miq e ca dallg si kuçedra nga 7 -8 bofor dhe në një moment ishte gati të më përpinte deti i pa anë.
Bëj kryqin direkt dhe them.Ooo zot ndihmë.E të shini ju rreth e rrotull varkës dallgë e stuhi ,ati ku peshkoja unë deti vaj u thot i Krishteri.

Lere hidhet Mislimani Dëgjoni mua u thot.Isha në Saharë dhe po e çaja majë Devesë nga njëra anë në tjetër i funizuar njër më dhëmbë me ujë.Ati ku gjithçka shkonte siç e doja kur çtu them o shok.Fillon një stuhi rëre që ctu them o miq.Me aq shpejtsi që kokrrat e kumit të çponin mishin.Ati ku ish gati stuhia të më përpinte ulem më gjunjë e i lutem të madhit Allahu akbar.E të shini ju rreeeeth e rrotull stuhi e tmerr ,ati ku jesh u me.devenë slëvis as qimja e flokut.

Dëgjoni këtu u thot i treti.Besimtar i Jehovait.
Kesh dal një të shtunë dhe po shijoja diellin ulur në një park.Më vjen një fëmër o miq u thot po çtu dëftoj.Po kuje fare.Ato lesht e gjata njëra më vithe ,ai siri jeshil,po trupi si njal.Më ulet pran u thot e filloi të më ngacmon.Jesh bër si lejmoni dill i verdh e më keshën muluar ca djer të ftota që çtu them.E keqja ishte u thot se ishte ditë e Shtunë dhe feja jonë i ndalon aktet seksuale të shtunë të diel.Smu durua o miq u thot dhe u luta më zot.
E që that ju çtu dëftoj.Rreeeeth e rrotull ishte e shtunë e diel dhe ati ku shtipja unë ish e xhuma

Fb : Kondi Laberia Songs Kosta

Humor fshati- Tre shokët me besim fetar të ndryshëm :) Read More »

Fshati Brataj respekton mësuesit e viteve 85! Ja lista me emrat (Foto e vjëter)

Faqja ne facebook e fshatit Brataj te Vlores ka publikuar nje fotot te vjeter me mesuesit e shkolles “Laze Nuro” te ketij fshati te viteve 85.

“Nje brez njerzish dhe mesuesish te mreekullueshem qe meritojne vec respekt” – Shprehet njeri prej komentuesve.

Respekt per te gjithe dhe te paharruar ata qe nuk jetojne me,per keta mesuesa qe kane dhene mesim ne shkollen e Bratit vitet ’85.
Lart majtas Xhafo Mucaj, Mustafa Shiroka, Njazi Deraj,Dervish Seferi.
Ulur: Ismet Kuteli, Kujtim Habili, Seit Sulejmani, Agron Deraj, Marenglen Ferraj.

Fshati Brataj respekton mësuesit e viteve 85! Ja lista me emrat (Foto e vjëter) Read More »

Kryetarja e Shoqatës”Shqipëria” Vlorë falënderon Zotin Vullnet Mato ! Ja pse duhet marrë shembull!

Zoti  Vullnet Mato eshte nje shkrimtar i cili ka kontribuar pa asnje interes duke i dhuruar Shoqates Shqiperia libra te ndryshem artistike. Keto libra nepermjet nje filozofie bashkepunimi u jane dhuruar bibliotekave te shume shkollave ne Shqiperi .

Respekt per figuren e Z. Vullnet Mato! Nje figure nga ku duhet marre shembull.

FTOJME TE GJITHE SHKRIMTARET TE BASHKEPUNOJNE NE MENYRE VULLNETARE ME SHOQATEN SHQIPERIA.

KUSH DHURON NJE LIBER,KA DHURUAR DIJE!!!

Edlira Kapllanaj

Kryetarja e Shoqatës”Shqipëria” Vlorë falënderon Zotin Vullnet Mato ! Ja pse duhet marrë shembull! Read More »

Rruga Orikum-Himarë do jepet me koncesion dhe do ndërtohet nga paketa “1 miliard ” !

Rruga Orikum-Himarë është projekti i radhës që do të ndërtohet nga paketa ‘1 miliard’, e qeverisë shqiptare. Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, prezantoi projektin dje nga Vlora, gjatë turit “Puna për Shqipërinë që duam, llogaridhënia publike e qeverisë”, ndërsa bëri me dije dhe investimet e tjera, që pritet të zbatohen në këtë qark. “Vlora ka perspektivë zhvillimi nëse ka investime të këtij karakteri që unë po ju them. Ne jemi duke punuar për t’i dhënë zgjidhje përfundimtare edhe problemit të mbetjeve në Vlorë, një investim që do të fillojë shumë shpejt nga qeveria shqiptare. Gjithashtu, bashkia ka sjellë një projekt për trajtimin e ujërave të zeza. Shumë shpejt do të lidhet kontrata për lotin e dytë të rrugës së Lumit të Vlorës dhe do pasohet me kontratën e tretë për të lidhur Selenicën me pjesën Levan-Tepelenë por dhe Qeparoin me pjesën e Kuçit”, u shpreh Gjiknuri.

Në Njësinë Administrative të Orikumit, Gjiknuri ju përgjigj interesimit të qytetarëve për çështjet që kishin të bënin me investimet në energjetike dhe në infrastrukturë. “Mbaruam linjën 110 kilovolt, mbaruam dhe nënstacionin. Po shikojmë për disa fonde edhe nga OSHEE që brenda një viti ky problem të zgjidhet për gjithë zonën tuaj. Siç zgjidhëm atë të madhen ku janë 3 milionë euro të investuara, po bëjmë edhe një projekt për pjesën e Shëtitores, pra pjesa e Radhimës përfshirë dhe rrugën e re drejt Llogarasë”, theksoi Gjiknuri. Ndërkaq, në takimin me banorë të Novoselës, ministri Gjiknuri foli edhe për aeroportin e Vlorës si një vepër e cila do të nxisë ekonominë dhe punësimin në zonë. Gjiknuri paralajmëroi se shumë shpejt pritet të përfundojë kontrata që i hap rrugë ndërtimit të aeroportit të Vlorës. Sipas tij, ky projekt përveç rritjes së punësimit do të sjellë edhe investime të tjera infrastrukturore për zonën. “Po avancojmë edhe me Aeroportin e Vlorës që siç ju e dini do të ndërtohet në Akërni. Shpresoj që për disa muaj ne ta përfundojmë edhe kontratën dhe pastaj ne të fillojmë procesin e lejeve dhe ndërtimin e aeroportit. Ky investim do të sjellë shumë zhvillim dhe jo vetëm punësim për njerëzit këtu pasi do të ketë shumë shërbime. Do të ketë edhe një rrugë të re që të ketë një lidhje më të mirë të aeroportit me autostradën. Ne jemi duke punuar për t’i dhënë zgjidhje përfundimtare edhe problemit të mbetjeve në Vlorë, një investim që do të fillojë shumë shpejt nga qeveria shqiptare”, u shpreh Gjiknuri.

Klosi optimist për turizmin

I pranishëm në takimet e zhvilluar në Vlorë ishte edhe ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi i cili u shpreh optimist që këtë sezon turistik Vlora do të mirëpresë më shumë vizitorë. Ai tha se falë disa ndërhyrjeve që janë bërë në prag të sezonit turistik, pritet një numër më i lartë vizitorësh.“Ajo që kemi bërë gjatë gjithë këtyre kohëve është përgatitja për sezonin turistik. Janë disa arritje në këtë fushë dhe pot ë krahasohet me numrin e turistëve gjithnjë e më tepër shtohet numri. Sot në darkë mbërrin charteri i parë nga Finlanda. Është një arritje në fushën e turizmit në Shqipëri, janë 30 mijë turistë që vijnë për herë të parë në Shqipëri. Duhet që këtë vit sezoni turistik të jetë i mirëmenaxhuar”, nënvizoi ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi.

Rruga Orikum-Himarë do jepet me koncesion dhe do ndërtohet nga paketa “1 miliard ” ! Read More »

Termeti “Shkund” Orikumin dhe fshatrat Dukat, Tragjas e Radhime!

Pak minuta me pare, rreth ores 20:14 nje termet me magnitude 4.8 ka lekundur Orikumin.

Tërmeti u regjistrua në orën 20:14 minuta me epiqendër 17 km nga Orikumi dhe 24 km nga Vlora.

Lëkundjet raportohet se janë ndjerë edhe në Gjirokastër, Tepelenë dhe Memalia.

Nuk raportohen deme ne materiale dhe njerez.

Ky eshte termeti i trete i rregjistruar ne Vlore brenda nje harku kohor te shkurter.

 

 

Termeti “Shkund” Orikumin dhe fshatrat Dukat, Tragjas e Radhime! Read More »