Kater dite me pare une bera nje status te titulluar “nje realitet ndryshe ” .
Permbajtja e tij kishte te bente me rinovimin e patentes sime te ciles i kishte mbaruar afati zyrtar dhe ta rinovosh ate , duhet te pergatisesh nje praktik te nevojsheme , kryesisht vizita shendetesore etj.
Fill pas statusit tim filluan reagimet , pozitive dhe negative, disa pretendonin se rrethet kane probleme ne shendetesi , kurse Tirana eshte ndryshe etj.
Ajo qe me çuditi me shume ishte reagimi i disa personave midis tyre dhe miq te mi , qe me paralajmeruan se do vuaja per patenten, per shkak te korrupsionit , vonesave burokratike etj .
Te jem i sinqerte u shqetesova disi , ne kete moment nderhyn nje zonje qe eshte friendese me grupin tone dhe quhet Anduela Abazi .
Ajo filloi te replikonte me personat qe ankoheshin per situaten tek patentat .
Midis te tjerash sqaroi se nuk eshte e vertete sa pretendoni , pasi aty nuk ka korrupsion fare dhe koha per te bere aplikimin nuk shkon me shume se pak minuta .
Abazi u prezantua si zedhenese e autoritetit te DPSHTRR , u qetesova disi per faktin se reagoi nje zyrtar shteti , e qe une jam i prirur te besoj verberisht .
Nuk mjaftoi kjo , te nesermen ne ekranin e tv news 24 foli drejtori i institucionit ing.Anis Hoxha me nje artikulim te bukur te gjuhes shqipe , i cili sqaroi situaten e marrjes se patentes , duke pergenjeshtruar sy per sy njerezit qe kane mbjelle kete opinion negativ lidhur me punen e tij.
Egzaktesisht ai tha:” mos bini pre e seksereve , por paraqituni prane zyrave perkatese dhedo merrni nje sherbim te shpejt e korrekt”.
Ok thash me vehte po shkoj sot .
Ne oren 11mbrrita tek drejtoria , parkova makinen ne parkim privat , marre parasysh rrumpallen ne sheshin e asaj drejtorie vite me pare .
Sa kaperxeva porten hyrese me ra ne sy nje hapsire e vizuar dhe e gjelberuar bukur , krejt e lire me ca makina te parkuara me rregull qe mesiguri duhet te ishin te punonjesve te institucionit.
Me pelqeu gjendja si fillim , shpejtova hapat dhe u futa tek salla ku sherbehej per patentat siper deres ishte tabela orientuese .
Ne hyrje qendronte nje roje civil i cili te pyeste ku do shkoje dhe te orientonte drejt sportelit perkates .
Me ra ne sy qetesia apsolute qe zoteronte jo rrumpalle si vite te shkuara , kishte shume pak njerez , zyrtar ne sportele pa pune .
U ula ne ndenjeset moderrne dhe prita radhen , ca si une qendronin ne kembe pa lidhje , per mua eshte munges kulture .
Pa mbushur dy minuta me beri shenje zyrtari perkates .
Ishte ing mekanik se e pyeta djale i ri , i paster , me kemish te bardhe e gravat te zeze.
Brenda 10 minutash pergatiti praktiken provizore qe ma dha ne dore dhe me sqaroi se patenta behet gati per 1 muaj .
Si do ta marr informacionin e pyeta inxhinerin?, mjafton te futesh tek faqja jone zyrtare dhe aty gjeni emrin tuaj .
Te mos harroj, nuk pash njerez te paguanin ryshvet , se zbuloheshin nga sportelet e sherbimit thuajse ishin bosh , haha ironia ime kjo .
Bera ca foto te situates reale , e mendova me pare qe do shkruaja diçka , jo thjesht per te bere reklame asaj drejtorie qe e drejton nje ing djale i ri , se fundja kjo eshte detyra e tyre , por per te kundershtuar ata individe qe me dashakeqsi ose jo, hedhin balte mbi nje institucion ku e verteta eshte krejt ndryshe .
Kete realitet tjeter e pash me syte e mi tek sektori i marrjes se patentave ne Kashar dhe e konsiderova te arsyeshme ta ndaja eksperiencen time pozitive me miq ose jo kudo ndodhen brenda dhe jashte vendit .
Ja kjo eshte Shqiperia qe ndryshon çdo dite dhe sigurisht ka aq shume probleme per te zgjidhur , e rendesishme eshte qe ne qytetaret te zezes ti themi te zeze , te bardhes te bardhe !.
Avokati i njohur Saimir Vishaj deklaron se në burgjet shqiptare ka të dënuar që vuajnë nga sëmundje seksualisht të transmetueshme si HIV-AIDS.
Sipas Vishajt një rast është në burgun e Fierit, teksa ekziston mundësia e një përhapje tek të burgosurit e tjerë.
Në burgjet shqiptare ka të dënuar të cilët janë me sëmundje infektive si HIV /AIDS !!!
Rezikshmëria e tyre qëndron tek transmetimi i infeksioneve te të dënuarit e tjerë ku je rastin konkret kur sëmundja është stad të avancuar rrezikon vdekjen e të dënuari…
I tillë është rasti i një të dënuari në IEVP Fier’, -shkruan Saimir Vishaj.
Një javë pas krimit të dyfishtë që tronditi Peshkopinë, janë zbardhur detaje të reja në lidhje me 26-vjeçarin Qemal Sela, i cili pak orë pas kthimit nga Anglia, ekzekutoi me breshëri kallashnikovi nënën dhe babain.
Vetem pak pas krimit te rende, kur policia e ka arrestuar dhe po e shoqeronte ne komisariat, ai eshte pyetur se po po shkonte me arme ne dore. Ai u ka thënë se ai po shkonte të vriste vëllain dhe dajën e tij. “Nëse nuk do më kapnit ju, unë do vrisja dhe këta dy të tjerët”, – është shprehur Qemal Sela.
Bëhet fjalë për bashkëshortët Flamur dhe Zeqimete Sela, përkatësisht 55 dhe 50 vjeç, mbi të cilët i riu zbrazi një karikator me plumba. Burime të sigurta nga policia e Dibrës dje bënë me dije për “Gazeta Shqiptare” se autori i ngjarjes së rëndë të ndodhur në lagjen “Llixha” të qytetit të Peshkopisë ka deklaruar në momentin e arrestimit se do të vriste edhe vëllain dhe dajën e tij.
Mësohet se ndërhyrja në kohë e patrullës së policisë, e cila ishte afër hotelit 4-katësh ku u vranë burrë e grua, ka shmangur vrasjen e dy familjarëve të viktimave.
Ndërkaq, burimet e mësipërme pohuan se Qemal Sela ka debatuar ashpër me të atin sapo ka mbërritur në aeroportin e Rinasit.
Sipas bluve, emigranti ka refuzuar të udhëtojë me babain që kishte dalë ta priste në aeroport me një taksi të prenotuar që në Peshkopi. Kjo për faktin se ai akuzonte prindërit e tij se kishin prishur të gjitha paratë që ai kishte dërguar nga Anglia përgjatë 7 viteve emigracion për të ndërtuar 2 hotele që shërbenin për personat që frekuentojnë llixhat e Peshkopisë.
Më 11 qershor, Gjykata për Krimet e Rënda në Tiranë caktoi masën e sigurisë “Shtrim i detyrueshëm në spital psikiatrik” ndaj 26-vjeçarit Qemal Sela, pasi dyshohet se ai vuan nga probleme mendore. Aktualisht autori vrasjes së prindërve të tij ndodhet në spitalin e burgut në kryeqytet.
KONFLIKTI BABË E BIR
Mbrëmjen e 6 qershorit, Qemal Sela ka mbërritur nga Londra në aeroportin e Rinasit. “Gazeta Shqiptare” ka mundur të sigurojë “përplasjen” mes babë e bir në aeroport, përplasje kjo që pak orë më vonë degjeneroi në vrasje. Sipas bluve, 55-vjeçari Flamur Sela kishte prenotuar një taksi që nga Peshkopia për të marrë të birin emigrant. Në momentin që 26-vjeçari ka zbritur nga avioni, babai i ka dalë para dhe i ka thënë: “Eja bir se kam marrë taksi për të shkuar në shtëpi”.
Nje banor i krahines tone i cili eshte shume aktiv edhe ne portalin orikuminews ka reaguar i indinjuar kunder parimeve te qeverise e cila sipas tij iken me mendimin se na mbron NATO.
O Shqypni pa ushtri
me djem koke xhela.
dhe turli vajzeri..ne kohen e Veros..ne dinim ta zberthenim dhe mberthenim armen me sy mbyllur..po qisnim edhe 1500m larg madje prej bunkerit..hanim keq por dinim edhe te te kepusnim kockat me dore…dinim edhe te verviteshim ne hekura dhe benim kipin dhe vertikale gjithashtu..po mesova dhe alfabetin mors qe eshte gjuhe me vete…qanim perpara flamurit dhe beheshim heshta ne parakalim..prekeshim per nje fjale po te rendonte ne dinjitet..Qeverriu thote na mbron NATUA..po o molar po…ngrini djemt ne front o langaraqer se humbet nocionin komb o bukeshkale
Nje biznes i cili jep makina me qera eshte hapuar se fundmi ne Vlore nga nje djale nga Dukati. Ai quhet Ali Celoaliaj dhe biznesi i tij mban emrin “Makina me qera Celoaliaj”.
Kohet e fundit ne fshatin Dukat jane kryer disa vjedhje banesash nga njerez ende te paidentifikuar. Keto jane disa foto ne njeren prej dhjetera shtepive ne Dukat fshat e cila eshte hapur nga hajdutet per tu vjedhur.
“E njëjta dorë…shqepin dhe thyejnë…futen dhe shkulin fijat elektrik nga muri që më pas i shesin për bakër..plus orendi të tjera” – Shprehet njeri prej anetareve te shtepise se vjedhur.
Vlorë: Operacioni është realizuar pak metra larg bregut, ndërsa mjeti lundrues, velierë, kishte ngecur në cektinë.
Tre shtetasit e huaj gjermanë janë nxjerrë fatmirësisht pa probleme nga anija me vela. Ndërsa e veshtirë ka qenë nxjerrja në breg e mjetit lundrues, për shkak të motit të keq dhe detit me dallgë.
Tre shtetasit gjerman vinin nga ishulli i Korfuizit,në bordin e anijes me vela. Ata kanë hasur me problematikën e parë sapo i janë afruar portit të Vlorës,për shkak të detit me dallgë. Duke mos njohur edhe zonën,veliera ka ngecur në ceketinë. Fatmirësisht nuk ka patur probleme për tre turistët, është rrezikuar vetëm mjegti lundrues.