Orikuminews

50-vjeçari bënte kërdinë duke u marrë paratë burrave të fshatit, ja si vepronte ai

Prej kohësh një 50 vjeçar mbante në lokalin e tij jo vetëm pijet për klientët por edhe disa pajisje elektronike të lojërave të fatit. Shtetasi P.V banues në fshatin Aliaj të Koplikut në Malësinë e Madhe përveçse me lokalin e tij fitonte para edhe përmes lojërave të fatit.

Një pjesë e mirë e burrave dhe djemve të fshatit por edhe fshatrave të tjerë shkonin aty për të provuar fatin duke lënë kështu paratë e tyre.

Pas një kontrolli policia e Malësisë së Madhe ka konstatuar se pajisjet e lojërave të fatit nuk kishin dokumentacionin e duhur dhe se ky aktivitet nga 50 vjeçari P.V ushtrohej në mënyrë të paligjshme.

Në këtë mënyrë policia bllokoi 6 pajisjet elektronike të lojërave të fatit për shkak të aktivitetit të kundërligjshëm që ushtrohej aty. Më të gëzuara janë gratë dhe vajzat sepse burrat dhe djemtë e tyre të paktën në atë fshat nuk kanë mundësi që të shkojnë e të lënë paratë tek lojërat e fatit.

Ja njoftimi i policisë për këtë rast: Më datë 13.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për shtetasin P.V., vjeç 50, banues në fshatin Aliaj, pasi dyshohet se në Koplik, në ambientet e një lokali, ushtronte aktivitet të kundërligjshëm të lojërave të fatit. Në cilësinë e provës materiale u bllokuan 6 pajisje elektronike pa dokumentacion. Neni 197 i Kodit Penal.

50-vjeçari bënte kërdinë duke u marrë paratë burrave të fshatit, ja si vepronte ai Read More »

“Furtunë” te Hipotekat dhe ALUIZNI, shkarkohen 6 drejtorë

Kryeministri Edi Rama ka shkarkuar 4 drejtorë rajonalë të Hipotekave dhe dy të ALUIZNI-it.

Në një takim të zhvilluar në Tiranë me drejtuesit rajonalë, kreu i qeverisë ka evidentuar performancën e dobët të drejtorëve. Nuk dihet ende se cilët nga drejtorët janë shkarkuar.

Ai e ka konsideruar të tepërt qëndrimin e tyre në detyrë kur rezultatet nuk janë optimiste.

“Furtunë” te Hipotekat dhe ALUIZNI, shkarkohen 6 drejtorë Read More »

Kujdes, moti merr kthesë sot! Në këto vende se mund të vriteni nga rrufetë

Ditën e sotme moti ka nisur të përkeqësohet. Jo vetëm që temperaturat kanë rënë ndjeshëm, por edhe reshjet e shiut kanë pushtuar pjesën më të madhe të vendit.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të pësojnë një rënie të lehtë në orët e mëngjesit dhe mesditës duke variuar nga 13 në 32°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare, me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi Perëndimor duke ruajtur në det dallgëzimin deri 2 ballë.

Një rrezik i pranishëm janë edhe rrufetë. Në foton më sipër mund të shikoni zonat më të rrezikuara nga rrufetë si: Tiranë, Elbasan, Mat, Dibër, Mirditë, Librazhd.

Rrufetë janë një rrezik natyror i pashmangshëm dhe këshillohet që gjatë kohës me mot të keq, të qëndrohet brenda në banesë.

Kujdes, moti merr kthesë sot! Në këto vende se mund të vriteni nga rrufetë Read More »

Meta, Berisha dhe Mediu me urgjencë në Gjermani për të instruktuar Adriatik Llallën

Frika e shndërrimit të Adriatik Llallës në bashkëpunëtor të drejtësisë së re, për të rryfyer krimet e tutorëve të tij politikë në këmbim të shpëtimit nga burgu, ka alarmuar tre kokat e krimit dhe të politikës në Shqipëri.

Sali Berisha, Ilir Meta dhe Fatmir Mediu janë nisur pak orë më parë me urgjencë drejt Gjermanisë, ku është arratisur ushtari i tyre, Adriatik Llalla.

Treshja në fjalë kanë zbarkuar në Gjermani, për të instruktuar Adriatik Llallën që të mos i dorëzohet drejtësisë së re dhe amerikanëve.

Për të mos rënë në sy, Berisha dhe Mediu janë nisur bashkë, ndërsa Ilir Meta është nisur pak më vonë. Që të tre kanë lënë një vend takimi në Gjermani, ku po mësojnë Llallën se si ti shmanget drejtesisë./Pamfleti

Lexo edhe:

Zhduket Adriatik Llalla/ Makthi i Ilir Metës dhe i Sali Berishës se ai mund të kthehet në “i penduar” i rrezikon jetën ish-kryeprokurorit

Meta, Berisha dhe Mediu me urgjencë në Gjermani për të instruktuar Adriatik Llallën Read More »

Lirim Nezha i “përvishet” Mithat Avarit – Kam respektuar mendimin tënd por këtë herë nuk durova dot ..!

Me poshte eshte nje mendim i Zotit Mit’hat Havari ne lidhje me faktin nese duhet apo jo ta jape dorehqejen Ministri Fatmir Xhafa. Zoti Havari ben nje analogji me rastin e Presidentit Klinton ku sipas tij Amerika zgjodhi presidentin Klinton edhe pse vellai i tij merrej me droge. Por me kete status nuk bie dakord Zoti Lirim Nezha i cili shprehet se i ka respektuar mendimet e Zotit Havari por kete here nuk ka duruar dot pa reaguar !

Satusi i Zotit Mit’hat Havari

“Edhe vëllai i Bill Clintonit Rogeri merrej me drogë , por America zgjodhi Billin president të saj dhe po të shkonin pas ideologjis komuniste të luftës së klasave që predikon PD , Amerika nuk do ta kishte president Clintonin një nga më të aftët e historis së SHBA!.”

Reagim nga Lirim Nezha:

Une uroj qe ky status te jete thjesht provokativ,per debat,por jo nje argument pro Xhafes dhe Xhafajve.Sepse do te mjaftonte nje fakti i vogel fare qe Xhafa ta kishte lene portofolin e ministrit te brendshem.Do te mjaftonte vetem fakti qe nje here e ka paraqitur doreheqje per perfolje te tile dhe Majko nuk e ka pranuar. Me pas ka mohuar qe vellai i tij te kete qene i denuar. Pastaj i plas skandali,del vendimi i formes se prere dhe vellai minister nuk dinte gje!!!E sikur te mos mjaftonte kjo,pikerisht ne diten qe publikohet vidio pergjimi,ne shkelje te hapur te ligjeve,vellai degdiset ne Itali te kryeje denimin.

Dhe pas te gjitha ketyre Shqiperia duhet te vazhdoje te kete minister te brendshem Fatmir Xhafen?!Nuk besoj se Fatmirit eshte e nevojshme t’i provohet implikimi per te ikur,sepse nese do te ndodhte kjo do te duhej te shkonte pas hekurave.Une besoj se moralisht ka rene dhe as nuk me duket e udhes qe t’i ofrohet e tille mbrojtje,jo vetem nga ju,por nga nje shpure e tere mediatike e angazhuar per kete qellim.
Nuk kam dashur kurre te debatoj me ju per keto tema,kam respektuar mendimin tend sikurse vazhdoj ta respektoj,por pas ketij statusit te sotem se si me erdhi se brendshmi reagimi dhe nuk durova dot.Me ndje per kete…!
Te pershendes gjithsesi!

Lirim Nezha i “përvishet” Mithat Avarit – Kam respektuar mendimin tënd por këtë herë nuk durova dot ..! Read More »

Orikum/Mesuesja e arteve Klodiana Havari organizim spektakolar me rastin e 1 Majit! Femijet e Shkolles 9 vjecare Balil Pelari dhane disa mesazhe te rendesishme!

Pas cdo eventi te madh fshihet nje njeri i vogel por me peshe te madhe. Klodiana Havari mesuesja e arteve ne shkollen 9 vjecare “Balil Pelari ” Orikum dirigjoi sot ne Diten Nderkombetare te Femijeve aktivitetin argetues dhe sensibilizues te planifikuar per kete qellim.

Femijet e te gjitha moshave performuan sot me talentin e tyre dhe protestuan por me nje ndryshim nga te rriturit. Protesta e tyre u be me lojera festive. Sot keta femije i thane STOP dhunes, abuzimit por sidomos angazhimit te tyre ne pune kur jane ende te mitur.

Aktiviteti u mbyll me nje dasme me te cilen nxenesit treguan se njohin me se miri zakonet dhe ritet e trasheguara brez pas brezi.Fustani i nuses ishte po aq i bardhe sa shoqeria qe ata kane me njeri- tjetrin dhe rrethi i unazes ishte po aq i florinjte sa sjellja dhe shkelqimi i tyre ne shkolle.Nje falenderim i vecante shkon per parukerite Manushaqe Bello dhe Arzika Musaraj per kontributin e tyre ne realizimin e saj.

Marieta Xhemali

 

Orikum/Mesuesja e arteve Klodiana Havari organizim spektakolar me rastin e 1 Majit! Femijet e Shkolles 9 vjecare Balil Pelari dhane disa mesazhe te rendesishme! Read More »

Restaurohet Q.Sh. Orikum ! Dy banorë të krahinës kontribuan për këtë ndryshim rrënjesor !

Drejtori i ri i Qendres Shendetesore Orikum Endrik Haxhiraj pak dite pas emerimit ne kete detyre ka bere perpjekje te shumta me qellim kryerjen e disa punimeve, restaurimin dhe rregullimin e Qendres Shendetesore Orikum nga nje Qender e lene pas dore ne nje Qender me standarte dhe kushte shume te mira per pritjen e pacienteve te krahines por edhe vizitoreve e turisteve te huaj.

Pas nje pune te madhe dhe shume perpjekjesh nga Drejtori i Qendres Doktor Enriku, me ne fund Qendra shendetesore Orikum eshte restauruar duke u kthyer nga nje germadhe e harruar ne nje Qender Shendetesore me standarte normale. Per kete ndryshim rrenjesor kane kontribuar banoret e krahines Zoti Muharrem Jazoj dhe Zoti Teki Xhemalaj.

Mbeshtetjen e tyre e kane dhene gjithashtu edhe Doktor Myzafer Islamaj dhe Doktoresh Bruna Mersini nga Spitali Rajonal Vlore.

Ky eshte statusi i faqes se Qendres Shendetesore Orikum :

Me shumë punë e dëshirën e mirë arritëm që për dy javë i ndërruam faqen Q.SH. Orikum.
Falenderojmë për kontributin krahinorët z.Muaherrem Jazoj dhe z.Teki Xhemalaj dhe i urojmë sa më shumë suksese në punën e tyre.
Falenderojmë drejtorin e shëndetësisë Vlorë dr.Myzafer Islamaj dhe dr.Bruna Mersini të Spitalit Rajonal Vlorë.

Ja si shprehet Drejtori i ri i Qendres Shendetesore Orikum Zoti Enrik Haxhiraj : 

Nga një gërmadhë dhe e harruar, në një qendër shëndetësore model, duke na prezantuar sa më mirë për pushuesit e shumtë të zonës sonë.
Teki Xhemalaj Muharrem Jazoj Myzafer Islamaj Bruna Mersini Ju faleminderit për ndihmën dhe përkushtimin.

Restaurohet Q.Sh. Orikum ! Dy banorë të krahinës kontribuan për këtë ndryshim rrënjesor ! Read More »

Shikoni një video të rrugës së re të Kaninës. Kushtoi 250 milion lekë !

Qershori që shënon nisjen e fluksit të vërtetë të pushuesve në brigjet e Jonit do ta gjejë Kaninën e Vlorës me një rrugë të rikonstruktuar. Aksi që sipas banorëve mban peng potencialet e zhvillimit të zonës, po rikonstruktohet me një fond prej 250 milion lekësh.

E cilësuar si ballkoni i Vlorës apo fshati i bejlerëve, Kanina është një prej atraksioneve turistike në qytetin jugor.

Me Kalanë, shtëpitë e familjeve të mëdha të zonës por dhe bukuritë natyrore, zona ka potenciale të mëdha zhvillimi që ndër vite janë mbajtur peng nga rruga e degraduar që të çon në fshat.

Por situata pritet të ndryshojë. Falë një investimi 250 milionë lekë, rruga po i nënshtrohet rikonstruksionit, dhe kryebashkiaku i Vlorës Dritan Leli thotë se ajo do të jetë gati në qershor.

Dritan Leli: Mendoj se është një nga projektet e rëndësishme për destinacionin më të rëndësishëm turistik në qytetin e Vlorës, siç ëhstë Kanina vetë dhe kalaja e Kaninës.

Rruga sjell zhvillim, ndaj banorët e zonës shprehen optimistë për të ardhmen që e shohin të lidhur me turizmin kulturor.

Mbi kodrinë përballë detit, shumë pranë qytetit të Vlorës, Kanina është fshat i madh historik me afro 4500 banorë, ku pas rrugës presin zgjidhje edhe për furnizimin me ujë të pijshëm dhe problematika të tjera që mbajnë larg turistët.oranews

Shikoni një video të rrugës së re të Kaninës. Kushtoi 250 milion lekë ! Read More »