Orikuminews

Babai e mbante të lidhur prej tre ditësh, ulërimat e adoleshentit në Berat alarmojnë fqinjët

U desh më shumë se dy orë policisë së Beratit dhe forcave zjarrfikëse për të neutralizuar dhe arrestuar 42-vjeçarin Miri Duro, i cili mbante peng prej 3 ditësh djalin e tij 17-vjeçar.

Ngjarja është regjistruar në lagjen “30 vjetori” në qytetin e Beratit, ku 42-vjeçari i divorcuar, Miri Duro, jetonte së bashku me djalin adoleshent Albert Duro.

Pas divorcit ish-bashkëshortja është larguar në Itali, duke e lënë djalin në kujdestari të të atit.
Mirëpo 42-vjeçari për shkak të problemeve psikike ushtronte dhunë ndaj të birit, dhe prej 3 ditësh e mbante atë të lidhur dhe pa ushqim.

Kanë qenë të bërtiturat e 17-vjeçarit që kanë tërhequr vëmendjen e fqinjëve, të cilët kanë njoftuar policinë.

Pas marrjes së denoncimit, policia me ndihmën e zjarrfikësve ndërhynë në banesë dhe shpëtuan 17-vjeçarin, i cili u dërgua për kontroll në spital dhe ndodhet në gjendje të rënduar psikike.

Por 42-vjeçari Miri Duro sapo pa forcat zjarrfikëse të mbërrinin pranë banesës së tij, hipi në tarracën e shtëpisë duke refuzuar të zbresë, dhe gjatë gjithë kohës kërcënonte dhe godiste me mjete të forta forcat e policisë.

Pas dy orësh në tentativë për t’u arratisur, ai u prangos nga policia.

Babai e mbante të lidhur prej tre ditësh, ulërimat e adoleshentit në Berat alarmojnë fqinjët Read More »

Miu ha 16 mijë euro ! Nisin hetimet

Policia e Indisë njoftoi se një mi ishte futur në një bankomat përmes një vrime në pjesën e pasme dhe kishte filluar t’i hante paratë.

Deri në momentet kur u gjet, miu kishte ngrënë para në vlerë rreth 16 500 euro.

Mugdha Jyoti Mahanta, kapiten i policisë në qytetin Tinsuki, theksoi se kur përgjegjësit e shërbimit teknik kishin vajtur më 11 qershor të rregullonin bankomatin e prishur të Bankës Shtetërore të Indisë, brenda tij gjetën një mi të ngordhur dhe rreth 1,3 milionë rupi (rreth 16 500 euro) të grimcuara.

Miu ishte futur në bankomat përmes një vrime të vogël.

Banka theksoi se kishte kërkuar kryerjen e hetimeve.

Miu ha 16 mijë euro ! Nisin hetimet Read More »

Tragjasasi që u hoq padrejtësisht nga puna nuk ndalet. “Prezanton” ata që e pushuan-Shpresa e fundit Kryeministri!

Qysh ne Shkurt te vitit 2017 Zoti Arben Shytaj nga Tragjasi eshte larguar padrejtesisht nga puna ne te cilen punonte ne AKU. Ai ka ndjekur te gjitha rruget e mundshme ligjore duke bere ankesat e tij deri edhe te Ministri i linjes por nuk ka gjet zgjidhje per padrejtesine qe i eshte bere. Ai shprehet se ka ardhe momenti qe ti drejtohet kryeministrit.

Statusi i i plote i Arben Shytaj :

Besoj se e njihni dhimbjen dhe revolten qe te shkakton padrejtesia: Qysh ne tetor i kam shkruar ministrit te bujqesise, asnjehere nuk me thirri, edhe sot e cdo dite e pres, te ulem para tij dhe eksperteve qe ka.

Por ndoshta jo si ata qe me pushuan, po i prezantoj: shefja ing pyjesh dega mobileri, e cila beri propozimin, pergjegjese kryesore per inputet bujqesore ne shkalle vendi, 4 vjet pune asnjehere diskutuar problematika.

I dyti ish eprori direkt veteriner, prej 4 vitesh pergjegjes sektori i pikave te hyrjes beri kalimin nga shkelje e rende ne shkelje shume te rende, pse i thosha une me do qejfi thoshte ai.

I treti ,kryetari i komisionit te disiplines, mesues fiskulture, drejtor i inspektimit, u be noter i largimit kriminal nga puna,

Tjetri , drejtori i madh fare ing elektrik, nuk me priti asnjehere.

I fundit ministri inginier teknolgjie, i cili i quan spekulim problemet e renda.

Keta edhe sikur te mos kene lidhje interesash, jane komplet te paditur pasi jane jashte profili. Vazhdoj te mendoj se kontrabanda e pestcideve nuk ka mbeshtetje politike.
Shpresa e fundit kryeministri.

Tragjasasi që u hoq padrejtësisht nga puna nuk ndalet. “Prezanton” ata që e pushuan-Shpresa e fundit Kryeministri! Read More »

Knut Fleckenstein godet Bashën: “Sinjale të qarta, Gjermania pro negociatave”

Ne ndryshim me ato cka deklaroi Lulzim Basha gjate fjales ne seancen e Kuvendit, raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian, socialdemokrati gjerman, Knut Fleckenstein, paralajmeron se Gjermania do te shprehet pro dhenies se statusit kandidat per Shqiperine. Nuk jepen negociata me vënie kushtesh për kampe refugjatësh, do të ishte e padrejtë thotë në intervistë me Deutsche Wellen, raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian, socialdemokrati gjerman, Knut Fleckenstein.

Deutsche Welle: Zoti Fleckenstein po afrohet finalja e debatit disa javor, do të hapen apo jo negociatat e anëtarësimit BE – Shqipëri?

Knut Fleckenstein: Nuk mund të them saktë, sepse nuk jam anëtar i Këshillit të BE-së, por di që diskutohet, se ç’formë duhet të ketë vendimi përfundimtar, kjo vlen si për Shqipërinë ashtu edhe për Maqedoninë.

Pse po diskutohet ende, ku ka rezerva?

Ka disa rezerva, sidomos nga pala franceze, që Bashkimi Europian duhet të reformohet njëherë vetë më parë, pastaj të bëhen hapa të tjerë. Mendoj se ky është një argument i gabuar, sepse negociatat nuk zgjasin disa ditë, por me vite dhe në këtë kohë mund të kryhen reformat tona të nevojshme për të pranuar vende të tjera.

Si vendos Gjermania? A është pro hapjes së negociatave?

Kam sinjale shumë të qarta nga Zyra e Kancelares dhe nga fraksioni se Gjermania do të thotë një “po” të qartë për negociatat.

Ka edhe një dokument të publikuar së fundmi, se negociatat do të vijnë, por me kushte. Cilat janë këto kushte?

E kam të vështirë të përfytyroj kushte, por natyrisht, nëse mund të flitet për kushte, do të ishte që procesi i vetingut të vazhdojë e që të tregohet, se kjo reformë në drejtësi nuk është thjesht për fillimin e negociatave, por për vetë vendin. Nëse është vetëm kjo, atëherë mund të rehatohem e të buzëqesh.

Por a mund të jetë një kusht tjetër, thënë ndryshe një dëshirë e BE-së, që Shqipëria të pranojë kampe refugjatësh në territorin e saj?

Për këtë nuk kam informacion, por edhe pyetja juaj të thotë, se në këtë samit do të trajtohen çështje të ndryshme, e ardhmja e eurozonës, si ta rregullojmë çështjen e migrimit, dhe për çështjen se si të biem dakord për hapat e tjerë në lidhje me Ballkanin Perëndimor. E në këtë kontekst mund të ketë gjithmonë kompromise mes 28 vendeve të Bashkimit Europian, cilat dalin përtej kufijve të territorit në fjalë. Nuk mund ta përjashtoj, por as nuk e përfytyroj dot, se nuk i njoh detajet.

Ka një plan për ngritjen e kampeve të refugjatëve jashtë BE-së, në media është përmendur Shqipëria dhe Libia. A është Shqipëria ndër këto vende, zyrtarisht qeveria nuk ka pranuar asgjë…

Në të vërtetë nuk njoh emra shtetesh që do të pyeten. Por për këtë vetëm mund të bësh kërkesë. Nuk e besoj, se kjo do të bëhej kusht për hapjen e negociatave, kjo do të ishte plotësisht e padrejtë.

Vetingu ka filluar të veprojë, si e gjykoni zhvillimin e tij deri më tani?

Komisioni Europian, Parlamenti Europian dhe unë vetë shohim një përparim të mirë në këtë proces. Ne e shohim si shpresëdhënëse atë që është filluar. Interesante është se edhe partitë popullore mendojnë kështu, ashtu si socialdemokratët, Të Gjelbrit dhe liberalët. Ka një miratim të gjerë në Parlament dhe Komision dhe shpresoj që edhe Këshilli i BE-së ta vlerësojë këtë.

Vetingu zhvillohet, por paralelisht pati skandale që përfshinë qeverinë, akuzat e ngritura ndaj ish-ministrit të Brendshëm Tahiri, përmendja e vëllait të Ministrit të Brendshëm, Xhafaj në çështjen e drogës, sigurisht askush nuk dënon kolektivisht e vendosin gjykatat, po më e pakta a nuk është kjo një performancë e shëmtuar për një qeveri që trumbeton me të madhe luftimin e krimit të organizuar…

Po, sigurisht që nuk është gjë e mirë, por për këtë janë prokurorët dhe gjykata që të shohin, nëse një ministër, si çdo qytetar tjetër ka shkelur ligjet, dhe nëse është kështu, ai duhet të largohet, nëse jo, nuk ka dënim kolektiv. Për këtë është e nevojshme reforma në drejtësi, që të vendosin gjykata të pavarura dhe të mos ketë vendime favoresh.

Opozita e quan qeverinë Rama të kapur nga krimi dhe se është e korruptuar, qeveria e quan opozitën të dështuar, si mund të flitet për bashkëpunimin e shumëkërkuar, kur pozicionet janë kaq larg njëra-tjetrës?

Nuk dua të përzihem në politikën e brendshme në Shqipëri, por në fund vetë njerëzit duhet ta dinë në zgjedhjet e ardhshme, se kujt i besojnë dhe kujt jo. Ne nuk shpërblejmë qeveritë, nuk bëhet fjalë se do t’i japim Ramës një titull nderi. Por për atë që njerëzve në Shqipëri t’u hapet një perspektivë e vërtetë, jo vetëm fjalë, por veprime konkrete për një të ardhme europiane.

Knut Fleckenstein godet Bashën: “Sinjale të qarta, Gjermania pro negociatave” Read More »

Dalin emrat, ja kush janë tre shqiptarët që prenë hekurat e burgut dhe u arratisën në Greqi

Mediat greke publikuan detaje të reja për bandën shqiptare që ka terrorizuar rajonin e Atikës me grabitje të banesave luksoze. Fjala eshte për një grup kriminal të përbërë nga 5 persona, 3 prej të cilëve u arratisën të martën nga një qeli paraburgimi në Athinë.

Sipas policise, shqiptarët janë identifikuar si: “Panajot Mahmutaj, Radjon Harizi, Endrit Tahiri, Marjus Dedolli dhe Gertian Vrushaj. Të gjithë janë të moshës nga 27 vjeç deri në 47 vjeç.

Prej tri ditësh, policia është vënë në kërkim të 3 shqiptarëve të arratisur. Autoritetet kanë paralajmëruar banorët për rrezikshmërinë e tyre.

Shqiptarët gjendeshin në paraburgim dhe akuzoheshin për 72 grabitje në banesa luksoze dhe mësohet se kanë përfituar deri në 400 mijë euro nga aktiviteti kriminal. Madje dy prej tyre janë përfshirë edhe në trafik droge.

Dalin emrat, ja kush janë tre shqiptarët që prenë hekurat e burgut dhe u arratisën në Greqi Read More »

Sali Berisha: “Lungo-halja e Orikumit”. Banoret i pervishen-“Edhe kur jeshe ti Lungo-mavri ishte..” !

Ish-kryeministri Sali Berisha ka bere nje status ne facebook ku ka publikuar dy foto nga vija bregdetare e Orikumit e cila ne fakt le shume per te deshiruar sidomos tani ne fillimin e sezonit turistik.

Ja postimi i plote i ish-kryeministrit :

Nje miremengjes per piktorin deshtak nga turisti dixhital!

Lexoni mesazhin dhe shiko fotot e tij Edvinin. sb

“Rruga e orikumit. Turizmi elitar i Rames. Banoret e quajne Lungo-halja.”

Shume banore te krahines nuk kane qendruar indiferent per kete postim te ish kryeministrit. Njeri prej tyre ka komentuar duke thene se -“Lungo hallja eshte vertet o sal Po ama dhe kur jeshe ti lungo mavria ish,, Po ska gje se mba populli, kush ja var..”.

Sali Berisha: “Lungo-halja e Orikumit”. Banoret i pervishen-“Edhe kur jeshe ti Lungo-mavri ishte..” ! Read More »

Plas në orikuminews për guroren në Radhimë. Komentuesja-“Oh që edhe kanceri nuk un afrohet e tu mari..”!

Nje foto e nje gurore ne Radhime e postuar diten e sotme ne orikuminews eshte bere shkak per diskutime te shumta te cilat kane nxitur debat. Komentuesit jane te ndare ne mendime sa i perket kesaj teme.

Pjesa me e madhe e tyre jane kunder shkaterrimit te natyres ne kete menyre ndersa disa te tjere mendojne se me keto gure jane bere shume punime edhe per krahinen tone dhe se ai vend ka qene i studiuar per gurore qysh ne kohen e Enverit. 

Ja disa prej komenteve ne kete teme :

Klikoni me poshte per te dhene mendimin tuaj per kete ceshtje ne facebook !

https://www.facebook.com/Orikuminews/photos/a.315575458857273.1073741828.315547155526770/530345877380229/?type=3&theater

Plas në orikuminews për guroren në Radhimë. Komentuesja-“Oh që edhe kanceri nuk un afrohet e tu mari..”! Read More »

Lista me 30 toponime të fshatit Tragjas !

Kjo eshte nje permbledhje e disa toponimeve te fshatit Tragjas.

Toponime kryesore të fshatit janë vendosur me kuptimin apo prejardhjen e emërtimit përkatës. Në përzgjedhjen e zbërthimin e këtyre toponimeve është treguar kujdes për të mbuluar gjithë hapësirën që zë territori i fshatit Tragjas, por toponimet në Tragjas janë të shumta:

Stravoi – emër me prejardhje sllave, por edhe nga greqishtja, që do të thotë kryq.
Përroi i Bubuligës – emër nga fjalët “bubu e liga”.
Maja e Zhurës – nga rërë e trashë, me përmbajtje shtufi dhe zhavorri të imët.
Hauzi – nga gropë që ngjan me një kazan gjigant, me mure prej shkëmbinjsh të thepisur, por që ka hyrje dhe dalje të ujërave, kanione
Vali i Qesarit – emër që ka lidhje me Çezarin e Madh të Romës së lashtë.
Udha e italianëve – me që është ndërtuar prej okupatorëve gjatë Luftës së Parë për qëllime ushtarake në vitet 1915-1919.
Maja e Qivurit – mendohet se ka pasur shumë qivurë.
Qafa e Varreve – ndodhen disa varre të vjetër.
Maja e Viçanit – emër, me prejardhje nga fjala vit, çan rrethimin.
Fushën e Kadiut – ka mundësi të jetë quajtur e Kadiut, sepse ka qenë pronë e tij.
Sofa – prejardhjen nga fjala sofër, por mund ta ketë edhe nga emri Sofi i ndonjë gruaje, qytezë e lashtë.
Maja e Konxhules – lnga ëkundëse, kolovajs.
Erihua – emër që ka lidhje me emrin e Orikumit, që ndodhet në buzë të detit.
Tragjas – Dragjat, Tragiatas, Tragasei, që mund ta kenë prejardhjen nga fjala ilire treg Tregasi – Tragiasi – Tragjasi.
Tragasi – krahinë e Epirit 
Kripa e Tragjasit – Poseidoni bërë kripore.
Tregesht – fjala ilire Treg=Tragas.
Gropa e Aliut – Alliret, kanë ikur nga Tragjasi herët.
Gropa e Sulit – E suljotëve të larguar shekuj më parë.
Qafa e Kalisë – Emër i vjetër ilir.
Mali i Qorres – Mendohet se aty janë qorruar njerëz nga vetëtimat.
Bregu i Gomares – Mundet nga Gjon Mara (njeri).
Gropa e Fikut – Ka patu mjaft fiq në këtë gropë.
Lëmi i Llukës – Dikur pa pasur një lëm, që e kish ndërtuar Lluka, por edhe vend që rritet lluka (lloj druri).
Maja e Zezë – Gjatë gjithë kohë ka qenë e zëzë, e frikshme.
Sheshet – Vend i sheshtë, ku ngriheshin stanet gjatë beharit.
Maja e Qytezës – Dikur në lashtësi ka qenë qytezë.
Përroi i Vilave – Mendohet se dikur ka pasur vila (shtëpi), por edhe hardhi rrushi.
Lugu i Drizës – Vend që ka shumë driza.
Gjiniva – Vend që dikur, para lindjes së Krishtit, ka qenë fshat me shumë shtëpi, por edhe Gjin Ivani

Historia e Tragjasit/

Lista me 30 toponime të fshatit Tragjas ! Read More »