Orikuminews

Greqia kërkon fillimin e bisedimeve mbi marrëveshjen për detin shqiptar

Greqia kërkon rifillimin e negociatave për një Marrëveshje mbi Detin dhe me Shqipërinë, pas anullimit nga Gjykata Kushtetuese më 2010 të marrëveshjes së nënshkruar me 2009 dhe dështimit të dy tentativave të tjera në 2017 dhe 2018. Ministri i jashtëm grek, Dendias e dha këtë njoftim në muajin qershor. Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë i kërkon qeverisë dhe diplomacisë sonë për ta vlerësuar drejt e në kohën e duhur këtë moment të ri përcaktues në marrëdhëniet me Greqinë fqinje. Kjo kërkon gjithashtu të jemi të përgatitur me kohë, me alternativa të përditësuara konkrete dhe bindëse, të bashkërenduara me të gjitha institucionet më të larta dhe instancat e tjera përkatëse.

Greqia më 6 gusht ajo përfundoi negociatat me Egjiptin ndërsa më 8 Qershor e ka nëshkruar me Italinë; ndërkohë, është në proces bisedimesh me Izraelin, Qipron, Libinë, etj. Disa ditë më parë, liderët më të lartë grekë dhe turq shprehën në parim gatishmërinë për rifillimin e bisedimeve ndërmjet tyre lidhur me përcaktimin e Zonave Ekskluzive Ekonomike në Detin Egje dhe në Mesdheun Lindor.

Njoftimi i plotë nga Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë

Nisur nga rëndësia dhe referenca e veçantë që ka për vendin tonë, Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë po ndjek me vëmendje dhe përparësi demarshet më të fundit intensive të diplomacisë greke lidhur me përcaktimin e Zonave Ekskluzive Ekonomike detare me disa vende. Së fundmi, më 6 Gusht ajo përfundoi negociatat për një Marrëveshje të tillë me Egjiptin ndërsa më 8 Qershor e ka nëshkruar me Italinë; ndërkohë, është në proces bisedimesh me Izraelin, Qipron, Libinë, etj.

Po ashtu, disa ditë më parë, liderët më të lartë grekë dhe turq shprehën në parim gatishmërinë për rifillimin e bisedimeve ndërmjet tyre lidhur me përcaktimin e Zonave Ekskluzive Ekonomike në Detin Egje dhe në Mesdheun Lindor.

Në këtë kuadër, në Qershor dhe disa ditë më parë, Ministri i Jashtëm grek, Zoti Dendias ka pohuar publikisht se Greqia do të kërkojë rifillimin e negociatave për një Marrëveshje mbi Detin dhe me Shqipërinë, pas anullimit nga Gjykata Kushtetuese më 2010 të Marrëveshjes së nënshkruar me 2009 dhe dështimit të dy tentativave të tjera më 2017/2018.

Më këtë rast, duke marrë shkas nga mungesa e transparencës publike mbi këtë çështje me ndjeshmëri të jashtëzakonshme politike dhe publike, KASH i kërkon qeverisë dhe të diplomacisë sonë për ta vlerësuar drejt e në kohën e duhur këtë moment të ri përcaktues në marrëdhëniet me Greqinë fqinje. Kjo kërkon gjithashtu të jemi të përgatitur me kohë, me alternativa të përditësuara konkrete dhe bindëse, të bashkërenduara me të gjitha institucionet më të larta dhe instancat e tjera përkatëse.

Për këtë qëllim, nevojitet të fillojnë sa më shpejt në formatet e duhura konsultimet, shkëmbimi i ideve dhe mendimeve profesionale mbi alternativat paraprake me grupet e ekspertëve, pa paragjykime partiake, politike apo të tjera, në fushat juridike, ekonomike, ushtarake, teknike, të sigurisë, etj.

Mbi atë bazë, mund të bëhet mbi kritere më objektive përzgjedhja dhe krijimi i një ekipi të ri negociator gjithëpërshirës, kompetent dhe i specializuar për këto çështje.

Padyshim që njohja me përmbajtjen e marrrëveshjeve që Greqia ka bërë e po bën me vendet e lartpërmendura është me rëndësi të dorës së parë. Gjithsesi, kërkohet kujdes për të shmangur kopjimin dhe referencat mekanike, duke mbajtur mirë në konsideratë kushtet dhe rrethanat tona si dhe specifikat teknike, tregtare, të së drejtës ndërkombëtare të detit, etj.

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë thekson me këtë rast se debatet, diskutimet dhe sugjerimet e ndryshme mbi një marrëveshje të mundshme nuk ka përse të bëhen me nxitim.

KASH thekson se negociatat e ardhshme për këtë Marrëveshje, me një problematikë të gjerë aspektesh tejet të koklavitura dhe konkrete, janë me rëndësi të madhe për interesat e vendit tonë; po aq të rëndësishme janë ato për marrëdhëniet dhe bashkëpunimin dypalësh me Greqinë fqinje. Gjithashtu, përcaktimi dhe ecuria e këtij procesi mund të ketë ndikimin e vet dhe në procesin historik të negociatave për anëtarësimin e vendit tonë në Bashkimin Europian. Dihet tashmë se sheshimi i problemeve ekzistuese me vendet fqinj është një ndër kushtet kryesore politike dhe diplomatike, për çdo vend kandidat për anëtarësim ne BE.

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë shpreh bindjen dhe besimin se qeveria dhe diplomacia shqiptare do të intensifikojnë punën dhe përgatitjet përkatëse, duke e shoqëruar këtë proces me transparencën dhe informimin e duhur publik, natyrisht brenda rregullave dhe etikës diplomatike.

Së fundi, meqenëse në Këshillin tonë ka ambasadorë të njohur, profesorë dhe ekspertë me njohje dhe përvojë të gjatë në trajtimin e çështjeve komplekse të së drejtës ndërkombëtare mbi Detin, KASH është i hapur dhe shprehet i gatshëm të japë ndihmesën e vet në këtë proces./lajmifundit

Greqia kërkon fillimin e bisedimeve mbi marrëveshjen për detin shqiptar Read More »

Moti/ Lajm i mirë për pushuesit

Ditën e sotme do të ketë sërish reshje shiu. Meteoalb parashikon se sot do të ketë shira në veri dhe verilindje të vendit.

Ndërsa, në bregdet do të mbizotërojë një mot me diell. Ndërkohë, temperaturat maksimale do të shkojnë në 38 gradë.

Parashikimi:

Vendi ynë mbetet në ndikimin e kthjellimeve deri pas mesditës, kur vranësira kalimtare shfaqen nëpër territor. Pasditja zhvillon vranësirave në skajin Verior-Verilindor, ku do te ketë reshje te karakterit lokal. Temperaturat e ajrit rriten në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 15°C deri në 38°C . Era do fryjë mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Perëndimor -Veriperëndimor duke krijuar ne det dallgëzim 2 – 3 ballë.

Moti/ Lajm i mirë për pushuesit Read More »

Moderatori Ardit Gjebrea më në fund ka nisur pushimet: ‘Pas 46 të dielave në studio, më në fund kjo është e para çlodhje që e prisja kështu’ (foto)

Pas një sezoni të ngarkuar në ekran, moderatori Ardit Gjebrea më në fund ka nisur pushimet.

Ditën e sotme ai ka ndarë një fotografi me të shoqen, Anilën, duke zbuluar se në krahët e saj e gjen çlodhjen.

“Pas 46 të dielave në studio, më në fund kjo është e para çlodhje që e prisja kështu”, shkruan Arditi, i cili shihet i buzëqeshur.

Arditi dhe Anila kanë rreth 30 vite martesë, e cila duket se vijon të jetë e konsoliduar.

Ata janë prindër të djalit Jon dhe të vajzës Ana. /noa.al

Moderatori Ardit Gjebrea më në fund ka nisur pushimet: ‘Pas 46 të dielave në studio, më në fund kjo është e para çlodhje që e prisja kështu’ (foto) Read More »

Vajza e Luan Hajdaragës emërohet zyrtarisht ambasadore e Shqipërisë në Athinë

Megi Ajtyresa, ish -kryetarja e Forumir Rinor Socialist, mikeshë me të bijën e ish-ministrit të ndjerë socialist, Luan Hadaraga, e ka uruar atë sot publikisht për postin e Ambasadores së Shqipërisë, në Greqisë.

“Tu priftë e mbara Luela Hajdaraga Gila”.

“Proud of you smart and beautifull lady” – ka shkruar ajo në mesazhin e urimit, që do të thotë – “krenare për një zonjë të bukur dhe të zgjuar”.

“Ti i ke të përcaktuara në ADN gjurmët në të cilat do të ecësh, prandaj të mbetet vetëm të jesh vetvetja”.

“Jam e bindur që ta bësh krenare familjen tënde dhe Shqipërinë në misionin tënd”, – ka qenë mesazhi i Megi Ajtyresa.

Pak ditë më parë ministri në detyrë i Punëve të jashtme, Gent Cakaj, shkarkoi nga detyra ambasadoren shqiptare në Greqi, Ardiana Hobdari, si dhe tërë stafin e ambasadës sonë në Athinë.

Shkarkimi i tyre erdhi pas skandalit të vjedhjes së rreth 100 pasaportave.

Zërat se vajza e ish-ministrit Hajdaraga do të zërë vendin e saj, janë zyrtarizuar sot, teksa Luela Hajdaraga Gila ka marrë zyrtarisht konfirmimin për të nisur punën diplomatike si ambasadore e Shqipërisë në Athinë. Ndaj saj kanë shkuar edhe urimet e para të miqve më të ngushtë.

/NOA.al

Vajza e Luan Hajdaragës emërohet zyrtarisht ambasadore e Shqipërisë në Athinë Read More »

Aleksandër Çipa kritikë të ashpër këngëtares: E madhe Aurela e Vlorës sime më trishton rënia në ‘kovaçanen’ e fjalë mballosjes, për tekstin e këngës së fundit

Këngëtarja Aurela Geçe ka publikuar këngën e re të titulluar “Lento lento” teksa ka ardhur me një version ndryshe nga sa jemi mësuar ta shikojmë deri më sot, dhe kjo është komentuar jo pak.

Gazetari Aleksandër Çipa ka shprehur zhgënjimin e tij teksa vlerëson këngëtaren shqiptare si një artiste të përmasave të mëdha, por që me këngën e fundit thotë ai, ka rënë në varfërinë e së thjeshtës pa përmbajtje dhe me zhargon limpenik fjalësh.

Çipa shprehet se nuk do donte ta gjente këtë variant tëk Aurela ndërsa pohon krizën e teksteve që ka hyrë në muzikën shqiptare së fundmi.

Reagimi i plotë:

E madhe Aurela e Vlores sime!
E talentuara Artiste e Laberise dhe Shqiperise sime, Aurela Gaçe! Ti e di se sa e çmoj artin dhe talentin tend interpretues. Eshte e tepert te shtoj kompliment, sepse ende nuk e kam gjetur fjalen shteruese. Por sot, bashke me urimin per kengen e re, dua te ta çoj kritiken publikisht.

Kush ta beri kete tekst? Pse duhet te bjere nje artiste e detajeve dhe e peshes kuptimore, ne te gjitha elementet e saj, ne varferine e se thjeshtes pa permbajtje e ne zhargon gati lumpenik fjalesh?!?! Kete nuk dua dhe nuk do te doja ta gjeja tek krijimet e tua, te cilat kane udherrefyer dhe kryesojne shije brezash dhe artistesh te rinj ne kete vend.

Kriza e teksteve te kenges shqipe ka kohe qe ka uzurpuar dhe banalizuar pjesen me te madhe te produksioneve muzikore dhe prurjet e disa breza kengetaresh te te gjitha zhanreve dhe preferencave muzikore. Kjo krize nuk eshte e vetme. Ne kete krize gjenden shume fusha, perfshi edhe timen, ku gjendem profesionalisht. Por perhere kemi pasur nje pervoje sharmante dhe sqimatare ndaj teksteve te kengeve tona madje, ne nje koheshtrirje nje shekullore.

Aurela e shtrenjte, sikur nivelin e tekstit te refrenit tend, ta kishe mbajtur se paku ne vleren asociative te ” lento- lento-s”, do te mbetej me e bukur dhe nuk do te na linte ne shijen e zhargonit te Çoles. Kur mendoj se tekste te kengeve te tua i kane shkruar poete gjuhebukur si Xhevahir Spahiu, Ilirian Zhupa etj, etj, etj, me trishton renia ne ” kovaçanen” e fjale mballosjes, per tekstin e kenges se fundit.

Aleksandër Çipa kritikë të ashpër këngëtares: E madhe Aurela e Vlorës sime më trishton rënia në ‘kovaçanen’ e fjalë mballosjes, për tekstin e këngës së fundit Read More »

Balla: Ata që janë kundër listave të hapura, janë në anën e gabuar të historisë dhe kundër popullit të vet

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaroi sot se “ata që janë kundër vendimit pa kthim tashmë të hapjes së listave, kanë vendosur të jenë në anën e gabuar të historisë dhe të jenë kundër popullit të vet”.

Në një event artistik në Sarandë, Balla theksoi se “listat e mbyllura ishin pengesë për përfaqësimin më të mirë të komuniteteve në parlament”.

“Pak ditë më parë Kuvendi i Shqipërisë mori një vendim historik me hapjen e listave të kandidatëve për deputetë, në mënyrë që çdo qytetar të zgjedhë jo vetëm partinë, por edhe deputetin që do. Është fakt i pakundërshtueshëm se listat e mbyllura kanë penguar fuqizimin e ndikimit të votuesve në përzgjedhjen e kandidatëve dhe kufizimin e arsyeshëm të fuqisë së udhëheqjes apo të kryetarit të partisë në përcaktimin e deputetëve”, tha ai.

Balla u shpreh krenar që edhe në këtë vendim të rëndësishëm, Partia Socialiste, si gjithmonë, u vendos në anën e duhur të historisë, të zhvillimit demokratik dhe të përsosjes së plurarizmit dhe në anën e duhur të popullit shqiptar, të zgjedhësve shqiptarë, të cilëve me këtë votë ne u japim mundësinë të zgjedhin, jo vetëm partinë, por dhe deputetin që duan.

“Ata që janë kundër vendimit pa kthim tashmë të hapjes së listave, kanë vendosur të jenë në anën e gabuar të historisë dhe të jenë kundër popullit të vet. Kjo do të thotë të mos kesh besim te populli yt dhe të tregosh se nuk e meriton besimin e tij për sa kohë nuk je në gjendje t’i japësh mundësinë që të bëjë zgjedhjen e vet”, tha ai./atsh

Balla: Ata që janë kundër listave të hapura, janë në anën e gabuar të historisë dhe kundër popullit të vet Read More »

Ngjela zbulon çfarë po planifikon politika amerikane për zgjedhjet e 2021

Avokati Spartak Ngjela ka ngritur pyetje nëse do të miratohet ligji për Vettingun e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e vitit 2021.

Me anë të një postimi në të bërë në llogarinë e tij në Facebook, Ngjela shkruan se edhe nëse politikanët shqiptarë do të përpiqen ta pengojnë, politika amerikane nuk do ta lejojë.

“Nëse ky do të bëhet pengesë, politika amerikane duhet të veprojë si me Saliun. Duhet t’ia thotë hapur atë që ka në dosje për korrupsionin e tij, ose ato fakte që tregojnë për shitjen e interesit kombëtar prej tij,” shkruan ai në postim.

Sipas Ngjelës, nëse vendoset Vettingu për kandidatët për deputetë në zgjedhjet e vitit 2021, “asnjë nga këta që janë liderë të Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike, nga forca e ligjit, nuk do lejohet të hyjë në zgjedhje.”

Postimi i plotë:

Të gjithë kandidatët për t’u zgjedhur deputetë, të cilët do të kërkojnë të marrin pjesë në garën zgjedhore të vitit 2021, duhet të vetohen. A do të miratohet ligji për vetingun e kandidatëve për deputetë?

Ja kjo është pyetja kyç.

Dhe pyetja e dytë që vjen menjëherë pas kësaj, është:

A do ta pranojë Rama këtë?

Shenjat janë se nuk po dëshiron ta pranojë; dhe, për këtë, sipas zakonit të tij infantil, do të hidhet degë më degë që ta shtyjë sa më shumë në kohë, deri në prag të zgjedhjeve, sepse ai vetë del i zbuluar dhe nuk e kalon dot vetingun.

Po në rast se e pranon? Atëherë nuk jemi përpara një abuzimi nga ana e tij.

l. Ja, na duhet ta theksojmë hapur: kjo është periudha konkrete antikorrupsion që Shqipëria e ka domosdoshmëri për të vijuar procedurën drejt Bashkimit Evropian.

Por, e gjithë kjo përpjekje shekullore e shqiptarëve po tentohet të bllokohet nga korrupsioni i lartë shtetëror që, pasi i ka vjedhur shqiptarët, kërkon t’i lëre ata edhe pa atdhe.

Rama nuk do ta pranojë ligjin për vetingun e kandidatëve, por ai ligj tani rrjedh nga Kushtetuta. Kuptohet, nëse Rama nuk e pranon, Saliu dhe Rama do të bashkohen kundër ligjit të këtij vetingu. Po, ku e pyet më politika amerikane Saliun: përse ta dojë!

Ajo ia tha hapur Saliut çfarë kishte për t’ia thënë kur, me dhunë force politike, e zhguli nga çadra dhe e futi në Parlament, pikërisht për të votuar ligjin e parë të vetingut. Dhe pastaj, po politika amerikane, duke iu përgjigjur marrëzisë së tij për dalje nga Parlamenti, e mbylli situatën në dy ditë, dhe i mobilizoi zëvendësuesit që erdhën më pas dhe e plotësuan Parlamentin.

ll. Po Rama?

Nëse ky do të bëhet pengesë, politika amerikane duhet të veprojë si me Saliun. Duhet t’ia thotë hapur atë që ka në dosje për korrupsionin e tij, ose ato fakte që tregojnë për shitjen e interesit kombëtar prej tij.

Gjykimi real është ky: nëse vendoset vetingu për kandidatët për deputetë në zgjedhjet e vitit 2021, asnjë nga këta që janë liderë të Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike, nga forca e ligjit, nuk do lejohet të hyjë në zgjedhje.

Ja, kështu duhet të kompletohet vetë SPAK-u, sepse jo vetëm këta, por askush që e di se ka prona të paligjshme në pronësi të tij apo të të afërmve të tij, nuk do të pranojë të kandidojë.

Dhe Shqipëria shpëton nga një bandë shekullore që po e drejton atë kundër interesit kombëtar, që nga viti 1924.

Ngjela zbulon çfarë po planifikon politika amerikane për zgjedhjet e 2021 Read More »

Vjen njoftimi i rëndësishëm për emigrantët shqiptarë

Emigrantët shqiptarë që kanë vite që punojnë edhe jetojnë në Greqi mund të përfitojnë nënshtetësinë greke.

‘Gazeta Shqiptare’ zbardh kategoritë e individëve që kanë të drejtë aplikimi si dhe ata që nuk mund të marrin nënshtetësi. Përkatësisht personat që nuk kanë leje qëndrimi ose kanë një leje qëndrimi të përkohshme nuk kanë të drejtë të aplikojnë për nënshtetësi helene. Gjithashtu, iu humb e drejta e aplikimit për këtë të fundit edhe individëve që kanë marrë dënime me burg që janë më shumë se 6 muaj, për lloje të caktuara krimesh, ose dënime që janë më shumë se 1 vit për krime që janë kryer me dashje.

Aplikimi

Ndërkohë mund të aplikojnë për nënshtetësinë greke personat që kanë mbi 7 vite qëndrimi të përhershëm dhe të ligjshëm në Greqi si dhe ata që kanë mbi 3 vjet qëndrim të përhershëm dhe të ligjshëm në Greqi me kusht që të jenë martuar me një nënshtetas/e grek/e dhe të kenë fëmijë me të.

Edhe individët që kanë më shumë se 3 vite qëndrim të përhershëm dhe të ligjshëm nëse kanë një fëmijë në moshë të mitur që ka nënshtetësi greke mund të marrin nënshtetësi. Përjashtohen nga aplikimi ata që e kanë fituar nënshtetësinë, sepse kanë frekuentuar një shkollë greke.

Për nënshtetësinë helene mund të aplikojnë edhe refugjatët apo personat që janë pranuar si individë pa nënshtetësi nga autoritetet greke, me kusht që të kenë mbi 3 vite qëndrim të përhershëm në këtë shtet.

Dokumentacioni

Kandidatët e interesuar për të marrë nënshtetësinë greke duhet të dorëzojnë një “deklaratë natyralizimi” pranë bashkisë së vendbanimit të tyre; një aplikim për natyralizim si dhe një leje qëndrimi. Respektivisht kjo e fundit mund të jetë: leje qëndrimi afatgjatë ose leje qëndrimi e brezit të dytë; leje për bashkëshortët/et e nënshtetasve grekë ose të BE-së, ose një prind i një nënshtetasi grek në moshë të mitur; leje për një refugjat politik ose me mbrojtje të përkohshme; si dhe leje qëndrimi e dhënë si person pa nënshtetësi. Gjithashtu, kandidatët duhet të dorëzojnë edhe pasaportën e tyre.

Nëse individi ka lindur jashtë vendit nevojitet një certifikatë lindjeje, e vërtetuar dhe e përkthyer në greqisht, ndërsa nëse ka lindur në Greqi, i duhet të paraqesë një certifikatë lindjeje greke. Është e domosdoshme që aplikantët të dorëzojnë edhe auditimet e taksave personale për vitet e fundit, numrin e sigurimeve shoqërore (?.?.?.?.) si dhe dokumente të tjera që vërtetojnë lidhjet e mia me Greqinë dhe grekët. Emigrantët shqiptarë në Greqi mund të bëjnë aplikimin për nënshtetësinë greke pranë Drejtorisë së Gjendjes Civile të Administratës së Decentralizuar të zonës ku jetojnë.

Tarifat

Të interesuarit për nënshtetësinë greke duhet të paguajnë 700 euro për aplikimin për herë të pare dhe 200 euro për aplikimin për herë të dytë dhe për të gjitha aplikimet vijuese. Ndërkohë personat e deklaruar si refugjatë apo pa nënshtetësi do të paguajnë vetëm 100 euro për aplikimin për herë të parë dhe për të gjitha aplikimet vijuese. Në projektligjin e ri që është paraqitur në parlament taksa prej 700 eurosh, parashikohet të ulet dhe të bëhet 550 euro. Pas aplikimit, kandidatët duhet të presin rreth 1 vit për të marrë përgjigje nëse aplikimi i tyre është pranuar apo jo.

Kontrolli online

Gjithë personat që kanë aplikuar për nënshtetësinë greke dhe duan të pyesin se në ç’fazë ndodhet aplikimi i tyre, tashmë mund të telefonojnë direkt në drejtorinë e nënshtetësisë të Ministrisë së Brendshme. Të interesuarit mund të telefonojnë nga e hëna në të premte (me përjashtim të pushimeve zyrtare), dhe nga ora 10:00 deri në orën 13:00, në numrin e telefonit: (+30) 2131361919. Po ashtu ka dhe një mundësi tjetër.

Të interesuarit mund të klikojnë në faqen zyrtare të Ministrisë së Brendshme greke, ku në fund djathtas te kutia rozë, me emrin “POREIA KTISIS ITHAJENIAS – Ecuria e marrjes së nënshtetësisë) dhe të ndjekin udhëzimet. Fillimisht ata duhet të klikojnë shërbimin ku e kanë dorëzuar aplikimin në bazë të qarkut, më tej numrin e dosjes, emrin dhe mbiemrin e tyre si dhe të shkruajnë simbolet e verifikimit në fund fare e pastaj shtypin “ANAZITISI”.

Marrja e nënshtetësisë
Prej disa kohësh, Greqia ka lehtësuar procedurat për të gjithë emigrantët shqiptarë që marrin nënshtetësinë greke. Tashmë procedura për kryerjen e shkëputjes nga leja e qëndrimit, mund të kryhet automatikisht. Në momentin që një emigrant shqiptar merr nënshtetësinë greke, kjo paraqitet në gazetën qeveritare. Para funksiononte në këtë mënyrë: emigranti duhej të shkonte në Qendrën e Emigracionit ku dhe kishte marrë lejen e qëndrimit, dhe bënte shkëputjen nga kjo leje në mënyrë që të merrte nënshtetësinë. Por kjo ishte një procedurë që zgjaste 2-3 javë. Tashmë procedura është lehtësuar dhe bëhet automatikisht. Megjithëse heqja e lejes së

qëndrimit mund të duket një veprim i thjeshtë, në fakt, njerëzve u kushtonte shumë, sidomos të rinjve të brezit të dytë që mund të kishin shans për të shfrytëzuar programe studimi jashtë shtetit, dhe nuk pajiseshin në kohën e duhur me këtë dokumente greke. Kjo sepse nuk mund të paraqiteshin direkt në zyrat e shtetasve të huaj dhe emigracionit, por duhej që më parë të linin një takim, e cili mund të realizohej edhe pas disa muajsh.

Ndërkaq edhe mbajtësit e “kartës së homogjenit”, duhej të paraqiteshin në polici për të anuluar kartën e tyre. Pra, gjithë kjo procedurë sillte një zvarritje të panevojshme, në një kohë që gjithçka mund të zgjidhej në mënyrë elektronike nga shërbimet administrative greke.

Kategoritë aplikuese për nënshtetësi greke

Kur mund të kryhet aplikimi:

Pas 7 viteve qëndrimi të përhershëm dhe të ligjshëm në Greqi.

Pas 3 viteve qëndrimi të përhershëm dhe të ligjshëm në Greqi me kusht që të jem martuar me një nënshtetas/e grek/e dhe të kem fëmijë me të.

Pas 3 viteve qëndrimi të përhershëm dhe të ligjshëm nëse kam një fëmijë në moshë të mitur që ka nënshtetësi greke (nuk aplikohet për ata që e kanë fituar nënshtetësinë sepse kanë frekuentuar një shkollë greke).

Pas 3 viteve qëndrimi të përhershëm dhe të ligjshëm në Greqi, nëse jam refugjat ose jam pranuar si person pa nënshtetësi nga autoritetet greke.

Dokumentacioni

Një “deklaratë natyralizimi” pranë bashkisë së vendbanimit.

†Një aplikim për natyralizim.

Një leje qëndrimi e llojeve të mëposhtme si:

Leje qëndrimi afatgjatë ose leje qëndrimi e brezit të dytë,

për bashkëshortët/et e nënshtetasve grekë ose të BE-së, ose një prind i një nënshtetasi grek në moshë të mitur, një refugjat politik ose me mbrojtje të përkohshme, si person pa nënshtetësi

Pasaporta.

Nëse keni lindur jashtë vendit, një certifikatë lindjeje, e vërtetuar dhe e përkthyer në greqisht/ Nëse keni lindur në Greqi, një certifikatë lindjeje greke.

Auditimet e taksave personale për vitet e fundit.

Numri i sigurimeve shoqërore (?.?.?.?.).

Dokumente të tjera që vërtetojnë lidhjet e mia me Greqinë dhe grekët.

Kush nuk ka të drejtë aplikimi

Ata që nuk kanë leje qëndrimi ose kanë vetëm leje të përkohshme.

Ata që kanë marrë dënime me burg që janë më shumë se 6 muaj, për lloje të caktuara krimesh, ose dënime që janë më shumë se 1 vit për krime që janë kryer me dashje./Gsh.al

Vjen njoftimi i rëndësishëm për emigrantët shqiptarë Read More »