Orikuminews

I hoqi kokën babait. Policia e Shtetit në Kosovë e mbyll të dyshuarin në Psikiatri

Policia e Shtetit në Kosovë, mbylli për momentin në spitalin psikiatrik, autorin e dyshuar të ngjarjes ku humbi jetën babai i tij dje në Prishtinë pranë Universitetit AAB.

M.RM, shihet nga hetimi si autor i ekzekutimit të frikshëm të të atit duke i hequr kokën me sëpatë, ngjarje e ndodhur dje pasdite në Fushë Kosovë.

Policia tha sot se për ta ditur saktë nëse i arrestuari është me problem psikike, është lëshuar një kërkesë për t’i bërë një ekzaminim psikiatrik, për të zyrtarizuar se ka probleme mendore.

Pamje në vendngjarje
Megjithatë policia pohon se është vërejtur se i dyshuari ka probleme psikike, ndaj është futur për trajtim të detyrueshëm psikiatri.

Fillimisht policia gjeti dje trupin e 72 vjeçarit. Më tej u gjet edhe koka e të ndjerit, në një kazan mbeturinash. Aty përreth u gjet dhe sëpata me të cilën ishte kryer ngjarja e rëndë.

Familja ka prejardhje nga Presheva dhe jetonin në një shtëpi me qira në Fushë-Kosovë.

I hoqi kokën babait. Policia e Shtetit në Kosovë e mbyll të dyshuarin në Psikiatri Read More »

Revoltohet Aurela Gaçe: Mos e rr..ni fare…!

Nuk është pritur aspak mirë, madje është shoqëruar me protesta nga artistët akti normativ, që qeveria shqiptare vendosi dje, duke mbyllur klubet e natës, diskotekat dhe ‘lounge-bar’-et.

Në fakt qeveria ka paralajmëruar se do të gjobitjen me 3 milionë lekë, për cilindo sipërmarrës, që nuk zbaton këtë vendim, pasi për hapjen e tyre nuk ishte marrë asnjë vendim më parë.

Por është pritur me protesat dhe është protestuar në forma nga më të ndryshmet ky vendim, pasi është vendosur të ndalohet muzika për çfarëdolloj aktiviteti pas orës 20:00, gjë që nëse shkelet do të gjobitet me 1 milionë lekë, edhe nga artistë dhe këngëtarë.

Në këtë sezon veror, e vetmja mundësi që këngëtarët, instrumentistë dhe baristë etj, të ushtrojnë aktivitetin e tyre, është pikërisht koha e mbrëmjes, deri vonë.

Një ndër të revoltuarat me vendimin e qeverisë ishte edhe këngëtarja e mirënjohur Aurela Gaçe. Ajo fillimisht, përmes një statusi, përmendi pjesë nga teksti i një prej këngëve më të njohura të saj, ndër vite. – “Fati ynë shpresë dhe marrëzi. Na jep një ëngjëll të na mbrojë o Zot”, shkroi këngëtarja vlonjate, referuar fatit të artistëve që sipas këtij vendimi të qeverisë do të mbeten sërish të papunë, edhe pas hapjes nga izolimi.

Por e njohur si një vajzë rebele, ajo ndoshta e ka tepruar pak me messazhin tjetër të përcjellë, për të kundërshtuar këtë vendim. “Mbaje me shkum”, ka qenë mesazhi në bluzën e saj shoqëruar edhe me një brisk rroje, dhe ka sqaruar ironikisht se, “bluzën nuk e ka për ta shitur, i krijoj për vete”.

Këngëtarja e mirënjohur, ndryshe me këtë mesazh ka dashur më troç t’iu thotë kolegëve “mos e rr..ni fare”, por vazhdoni aktivitetin tuaj. /NOA.al

Revoltohet Aurela Gaçe: Mos e rr..ni fare…! Read More »

Zbardhet takimi Rama-Kim, diskutime për marrëveshjen e 5 Qershorit

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë u pa sot në zyrën e Kryeministrit Rama.

Zyra e shtypit e Ambasadës ka publikuar detaje të bisedës mes tyre.

Marrëveshja politike, e ndërmjetësuar edhe nga ndërkombëtarët, ka zënë një vend të rëndësishëm në këtë takim.

“Ambasadorja Kim u takua me Kryeministrin për 2 orë për të diskutuar një gamë të gjerë çështjesh, përfshi pritshmëritë e qarta dhe të mirënjohura të SHBA në lidhje me marrëveshjen e 5 qershorit të Këshillit Politik”, sqaron zyra e shtypit.

Këshilli Politik rinisi punën ditën e djeshme, këtë herë për të diskutuar ndryshimet kushtetues në një nivel më të lartë përfaqësimi politik.

Por opozita jashtë Parlamentit është shprehur kundër diskutimeve për çëshjte të tjera nga ato që janë dakordësuar në marrëveshje.

Nga ana tjetër, Kryeministri Rama tha se hapja e listave nuk është një alternativë, por angazhim përballë qytetarëve. /k.k/noa.al/

Zbardhet takimi Rama-Kim, diskutime për marrëveshjen e 5 Qershorit Read More »

Mësoni emrin e qytetit më të ri në Shqipëri, “pagëzohet” të Premten

Ditën e premte më datë 24 korrik ora 11:00, Këshilli Bashkiak i Urës Vajgurore, do të votojë për ndryshimin zyrtar të emrit të bashkisë Ura Vajgurore, e cila do të quhet Bashkia Dimal. Për banorët e këtij qyteti ky shihet si moment, i cili shënon një kulmim të rëndësishëm ekzistencial për komunitetin e atjeshëm.

Ndryshimi i emrit nga Bashkia Ura Vajgurore, në Bashkia Dimal ka qenë një ide e hershme, e cila mori formë, kur kryetarja e Bashkisë, Juliana Memaj nisi interesimin për qytetin e lashtë të Dimalit, duke ngritur edhe një grup pune për rijetëzimin e qytetit antik, grup pune që përbehet nga arkeologe, gazetarë, regjisorë, intelektualë dhe banorë të zonës.

Pas një fushate të gjatë për informimin në lidhje me këtë sit arkeologjik, aktiviteteve të shumta shkencore dhe me karkater edukues, si edhe pas konsultimeve publike me komunitetin, nisma do të marrë formë institucionale.

Është hera e parë, që pas vitit 1992, kur u krijuan 36 rrethet e para në Shqipërinë paskomuniste, kur merret një vendim i tillë nga një bashki në vend.

Emrin Ura Vajgurore, qyteti e mori mes viteve 1946-1947, kur në këtë lokalitet u vendosën depozitat e mëdha të nënprodukteve të naftës të cilat përpunoheshin në Kuçovë.

Vendimi i këshillit bashkiak nuk ka si qëllim ndryshim kufijsh, por nisma synon që të zhvillojë këtë zonën përmes turizmit historik dhe përmes sitit të Dimalit, një nga qytetërimet më të vjetra të ilirisë, i cili daton nga vitet 200 para erës sonë.

Mësoni emrin e qytetit më të ri në Shqipëri, “pagëzohet” të Premten Read More »

Shkoi në burg t’i çonte ushqime familjarit , zbulohet fisheku i çiftes, arrestohet 57-vjeçari në Vlorë

Shkon t’i cojë ushqime një familjari neë paraburgim e Vlores, por perfundon edhe vete ne pranga.

Policia e Vlores ka arrestuar ne flagrance shtetasin V. K., 57 vjeç.

“Gjatë kontrollit të ushqimeve dhe rrobave pranë paraburgimit IEVP Vlorë, i është gjetur në posedim të tij një fishek arme gjahu, të cilën dyshohet se do t’ia dorëzonte një prej familjarëve të tij në këtë institucion”- njofton policia.

NJOFTIMI

Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin V. K., 57 vjeç, banues në Vlorë, pasi gjatë kontrollit të ushqimeve dhe rrobave pranë paraburgimit IEVP Vlorë, i është gjetur në posedim të tij një fishek arme gjahu, të cilën dyshohet se do t’ia dorëzonte një prej familjarëve të tij në këtë institucion.

Shkoi në burg t’i çonte ushqime familjarit , zbulohet fisheku i çiftes, arrestohet 57-vjeçari në Vlorë Read More »

“Të doli boja, sille shpejt marrëveshjen e 5 qershorit për votim o ditëzi! ”, deputeti Maliqi shpërthen ndaj Ramës..

Deputeti i opozitës, Lefter Maliqi përmes një reagimi në ‘Facebook’ nuk i ka kursyer ironitë për kryeministrin Edi Rama, ndërsa thekson se ky i fundit ka frikë nga zgjedhjet.

Teksa shtron disa pyetje për Ramën, Maliqi shton se kryeministri e ka shtyrë miratimin e ndryshimeve në reformën zgjedhore në 23 korrik.

MESAZHI I MALIQIT
Kalores i Rilindjes doje te ishe “Skenderbe” por dole “Petkin” dhe “Çaplin”.Pse ke frike o Trim?? Ku ke gabuar kaq shume qe ke frike nga zgjedhjet?? Kush po te mban peng?? Ku i ke 1 milion shuplakat?? Pse mban peng Gj.Kushtetuese? Pse mban peng Reformen zgjedhore ? Pse mban peng institucionet e kapura dhe reformen ne Drejtesi?Ty kush po te mban peng? (krimi,oligarket,bandat etj??) Dil nga bunkieri merr fryme thelle…Skandal:Rama nuk heq dore nga mashtrimi,aktrimi,genjeshtrat.Premtimi i Ramziut se me dt 23 Korrik ne Parlament do votohej marreveshja e 5 Qershorit e realizuar ne Rezidencen Amerikane e ka shtyre perseri dhe nuk eshte ne rendin e dites ne Parlament per dt 23 .

A e kupton qe mire shqiptaret i ke genjyer,mashtruar,varferuar,cpopulluar etj etj por si i genjen Nderkombetaret,a se kupton qe te doli boja,a se kupton qe po bie ne grope te thelle? Po pse me krim, droge, mashtrim, aktrim, pabesi do qendrosh akoma ne pushtet.Sille shpejt marreveshjen per votim o ditezi, se as timon as tepsi spo mban dot, po te dridhen duart e kembet.Mbahu o burre se sje as i pari as i fundit qe e peson rende.Ike plaku Mere por mos i thello me rende gabimet se spo sheh me nga syte dhe spo mbush nga trute, e ke nga mbingopja👎…
(BalkanWeb)

“Të doli boja, sille shpejt marrëveshjen e 5 qershorit për votim o ditëzi! ”, deputeti Maliqi shpërthen ndaj Ramës.. Read More »

Çfarë po ndodh te rrepet e Izvorit në Tragjas! Kërkohet ndihmë urgjent! Brenda 15 ditësh…

Rrepet e Izvorit ne fshatin Tragjas jane duke u thare me nje shpejtesi te pazakonte ! Dy prej rrepeve jane thare brenda 15 ditesh totalisht ndersa rrepet e tjere kane nisur te thahen pjeserisht.

Nga banoret e zones nuk dihet ende arsyeja e tharjes se rrepeve shekullore por mendohet qe shkaku te jete ndonje semundje ose ndonje problem me sistemin rrenjesor te tyre!

Banoret e fshatit jane shume te shqetesuar per kete fakt dhe kerkojne ndihmen e institucioneve dhe te specialisteve te fushes per te nderhyre me qellim parandalimin e ketij fenomeni dhe ruajtjen e rrepeve shekullore te cilat jane te shpallura si monument natyre.

Rreth rrepeve te Izvorit:

Në qendër të fshatit Tragjas, në krahun e djathë të tij,buzë lumit të Izvorit gjenden Rrepet e Izvorit.7 Rrepet e Izvorit mendohet të jenë mbjellë para 250 vjetësh për tu përdorur si vendpushim nga udhëtarët. Në rrepet e Izvorit organizoheshin takime dhe kuvendet e popullit

Përmasat e rrapit më të madh janë: lartësia 60 m, diametri maksimal 2 m, perimetri i trungut 10 m dhe kurora e rrapit ka një diametër pre 40 m. Në rrepet e Izvorit organizoheshin takime dhe kuvendet e popullit. Rrepet e Izvorit janë lehtësisht të dallueshëm nga rruga kryesore.

Çfarë po ndodh te rrepet e Izvorit në Tragjas! Kërkohet ndihmë urgjent! Brenda 15 ditësh… Read More »

“Pusho shqip”/ Darzezë dhe Seman në Fier, destinacionet turistike të relaksit dhe adrenalinës

Ministër i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi ka publikuar sot një video nga bukuritë e plazhit Darzezë dhe Seman pranë Fierit, si ftesë për vizitorët vendas dhe turistët e huaj.

“Plazhet e Adriatikut, Darzezë dhe Seman pranë Fierit, relaks dhe adrenalinë”, shprehet ministri Klosi në videon e publikuar.

Plazhet e Darzezë dhe Seman po kthehen gjatë viteve të fundit në të preferuarit e shumë turistëve të huaj, pasi janë plazhe të virgjëra me rërë të pastër dhe ujë të kthjellët.

Darzeza, Semani, Ndërnënasi dhe Pish Poro në vijën bregdetare të Fierit janë plazhe ranore me shtrirje të konsiderueshme që të ofrojnë qetësi dhe argëtim në të njëjtën kohë.

18 km në perëndim të qytetit të Fierit, shtrihet plazhi i Semanit, me gjatësi 7 km. Pjesë vijës bregdetare të Fierit janë po ashtu edhe plazhi i Darzezës 13,7 km, plazhi Ndërnënas 8 km, dhe plazhi Pish Poro 9,5 km.

Hapësira pa fund bregdetare me rërë të imët kurative, plazhe familjare me ujëra të ngrohta dhe të cekëta të pasura me gjallesa ujore janë ato që të ofron kjo pjesë e Adriatikut.

Ndërkohë gatimet tradicionale me prodhime vendase dhe çmime të përballueshme mbeten joshja e pushuesve në bregdetin e Fierit.

Vija bregdetare e Fierit nuk ofron vetëm plazhe, por edhe vende fantastike për aventurë, eksplorim, peshkim apo sporte ekstreme. /atsh

“Pusho shqip”/ Darzezë dhe Seman në Fier, destinacionet turistike të relaksit dhe adrenalinës Read More »