Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot deputetët në Elbasan, ku ka mbajtur dhe një fjalim në të cilin ka bërë të qarta objektivat për sezonin e ri politik. Në hyrje të fjalës së tij, Rama është shprehur se ky ka qenë një vit i vështirë, por sërish ka kërkuar që të vijohet e të punohet përpara.
Rama ka kërkuar refletkim nga të gjithë dhe ka pyetur deputetët nëse ai është më i mirë dhe meriton një mandat të tretë.
PJESË NGA DEKLARATA
Këtu jemi mbledhur që tu ftoj në një reflektim të thellë dhe të shpejt, sot dua që ta nisim dhe ta kryejmë në javët e ardhshme bashkarisht. Dua një reflektim se si duhet të vijojmë betejen tonë, si skuadër dhe si do ta kurorëzojmë këtë mandat për të merituar një mandat tjetër nga qytetarët tanë.
Po e nis nga vetja dhe jo pa qëllim publikisht me zë të lartë, që kam priviligjenin të drejtojë shtëpinë tonë të përbashkët. A jam unë kryeministri më i mirë që mund të jem për ta, po ju jeni deputetët më të mirë që mund të kenë qytetarët? A është kjo që kemi bërë më e mira? Shqiptarët sot nuk e kanë një alternativë më të mirë, se sa unë dhe sa ju, këtë ata e dinë. Shumica e tyre nuk e diskuton, por kjo nuk më mjafton fare dhe atyre jo e jo.
“Ne e dinim se do të ndryshonim lojën. Kemi pritur ndryshimin e qeverisë për 30 vjet, shumë njerëz nuk e kanë besuar, por tani është realitet. E thamë se do të shkruanim historinë dhe e shkruam. Mafia, nuk do të sundojë më ne Malin e Zi”.
Eshtë deklarata e bërë dje pas mbylljes së kutive të votimit nga Dritan Abazovic, politikanit 34-vjeçar të Malit të Zi, që ditën e djeshme, triumfoi në zgjedhje.
Po kush është djaloshi me emrin shqiptar Dritan?
Aktualisht drejton lëvizjen civile “Bardh e Zi” dhe pretendon të çojë në opozitë politikanin Milo Gjukanovic, për të cilin, u sponsorizua edhe vetë kryeministri Edi Rama duke e mbështetur në zgjedhje.
Abazovic (34 vjec) ka gradën doktor të shkencave politike dhe ka rreth një dekadë në politikë. Që nga prilli 2017 është president I lëvizjes qytetare URA. Lindi në Ulqin ku mbaroi shkollën fillore dhe të mesme, dhe më pas shkoi në Sarajevë, ku u diplomua në fakultetin e Shkencave Politike.
Abazovic wshtë anëtar i parlamentit që nga viti 2012. Ka një varg kualifikimesh jashtë vendit duke përfshirë SHBA, Luksemburg, Austri, Belgjikë, Spanjë e Slloveni.
Në prag të zgjedhjeve, ishte i vetëdijshëm se i kishte ardhur koha. “Askush të mos ketë dilema: qeveria e re do të varet nga lista Bardh e Zi” tha ai para zgjedhjeve.
Lufta e tij me Gjukanovic është e hapur. Milo, më parë e ka konsideruar si “bastard” gjatë një argumenti në parlamentin e Malit të Zi. Fyerja ishte si pasojë e një polemike për pyetjet e Abazovic mbi “huatë miliona dollarëshe të marra nga kompanitë e Gjukanovic” në kohën kur ai nuk e kishte qeverinë. Kryeministri e mohoi këtë. Më pas e konsideroi partinë e Abazovic si një parti të formuar për të mbrojtur interesat e “mafies mediatike”.
Abazovic më herët kishte deklaruar se Mali i Zi meritonte të udhëhiqej nga një qeveri ekspertësh. “Porpozimi ynë është të mos ketë politikanë në qeverinë e ardhshme. Ata duhet të jenë në parlament, ekspertët në qeveri.
Shumë debat është bërë edhe për mendimet e tij për Kishën.
“Jam i sigurt se Mali i Zi ka nevojë për ligjin për Fenë. Por ai duhet të jetë ligj modern dhe evropian. Duhet të kemi marrëdhënie të barabartë me të gjitha bashkësitë fetare, për t’i sjellë në të njëjtin nivel. Kjo qeveri nuk donte ta bënte një gjë të tillë” tha ai para zgjedhje.
Sa i përket marrëdhënieve me Serbinë, Abazovic tha para zgjedhjeve: Ne duhet të ndërtojmë një plitikë të mirë të fqinjësisë, vecanërisht me Serbinë sepse është më afër nesh. Por edhe me vendet e tjera të rajonit”.
Partitë e opozitës pro-serbe e kanë akuzuar më parë Abazovic për veprime kundër kishës orthodokse serbe.
Sa fitoi Abazovic?
Dritan Abazovic dhe Bardh e Zi ka fituar 4 mandate. Ai e konsideron veten një “kingmaker” që do të thotë se nga mandatet e tij do të varet dhe fati i qeverisë së ardhshme.
Milo Gjukanovic ka fituar zgjedhjet, por koalicioni i drejtuar nga ai, ka një mandate më pak sesa koalicioni opozitar. Shqiptarët kanë marrë vetëm dy mandate.
Ndaj katër deputet e shqiptarit Dritan Abazovic do të kenë në dorë të ardhmen e qeverisë së re në Malin e Zi. Duhet parë nëse Abazovic do të mbajë fjalën se nuk do të bëjë qeveri me Milo Gjukanovic.
Në zgjehdjet e djeshme në Malin e Zi votuan 410 mijë qytetarë, ose gati 75 përqind e zgjedhësve.
Të dhënat historike, shumë gjetje arkeologjike dhe 19 monumente kulture evidentojnë se Krahina e Dukatit ka qenë ndër më të zhvilluarat dhe të civilizuarat në Shqipërinë e Jugut. Kjo vërtetohet nga gjetjet në shtatë qytete antike të cilat janë mjaft të pasura me vepra arti, arena, objekte kulti, varre monumentale, etj.
Në zonën e Orikumit ndodhen disa objekte kulti, siç janë:
Kisha Ortodokse në Lagjen e Thilpat (Dukat),
Kisha Ortodokse në Orikum,
Xhamia e Thilpatit në Dukat, e cila sot është pa minare,
Xhamia e Mazos (sot është krejt e shkatërruar), Xhamia e Gjon Bitit e shkatërruar,
Teqeja e Sheheve, një Teqe familjare dhe që është jashtë funksionit në lagjen Karroll,
Vendi i quajtur bregu i Xhamise në Rradhimë,
Xhamia e Tragjasit të Vjetër.
Ndërtesë historike e cila ka qenë dhe është muze historik është kulla e Dervish Aliut në Dukat.
Kërkimet arkeologjike kanë qenë të kufizuara në Orikum për shkak të rëndësisë strategjike që paraqet kjo qendër arkeologjike, që në të njëjtën kohë është përdorur (vazhdon të pëdoret edhe në ditët e sotme) si bazë ushtarake detare. Qendra arkeologjike ndodhet në një kodër të ulët shkëmbore gëlqerore në fundin e një skele druri që ndan një lagunë të vogël nga gjiri (Pasha-Liman). Një kanal, tani i shndërruar në një kënetë, lidhte lagunën me detin.
Bypass-i Vlorës eshte një ndër veprat më të rëndësishme të infrastrukturës rrugore në jug të vendit dhe deri tani janë realizuar më shumë se 50% e punimeve dhe vijon puna me ritme të larta, në mënyrë që kjo vepër të jetë në një kohë sa më të afërt në dispozicion të qarkullimit të automjeteve.Ky eshte një investim strategjik për Rivierën Shqiptare dhe Njesine Administrative Orikum, që do të sjellë më shumë turizëm, ekonomi, punësim. Ne afersi te hyrjes per ne fshatin Tragjas, ne piken ku bashkohet me rrugen Orikum-Tragjas eshte bere “Rrethrrotullimi i Tragjasit’ i cili lidh Bypass-in e Vlores me rrugen Orikum_tragjas.
Nje pjese e udhetareve dhe banoreve te zones kane filluar te perdorin rrugen e asfaltuar te Bypassit per vajtjen dhe kthimin nga fshati Tragjas. Tashme ofrohen dy mundesi per te banoret e zones per te shkuar ne fshatin Tragjas dhe anasjelltas,rruga ekzituese e cila del te Ura e Izvorit dhe rruga e re e bypass-it e cila del ne pjesen jug-lindore te Orikumit.
Progresi fizik i punimeve është rreth 50%, ndërsa në rrethrrotullimin në km 0, kanë përfunduar shtresat asfaltike, sinjalistika dhe punimet e gjelbërimit.
Po ashtu ka përfunduar shtresa e parë asfaltike në 9 km gjatë gjithë gjatësisë së projektit. Ka përfunduar montimi i trarëve tek Ura 1, si dhe montimi i trarëve dhe betonimi i soletës tek ura 5.
Bypass-i i Vlorës po ndërtohet me standardet më të mira dhe parametrat më të lartë të sigurisë. Rruga lidh autostradën Levan-Vlorë me rrugën nacionale bregdetare Vlorë-Sarandë, duke ndikuar edhe në lehtësimin e fermerëve, për daljen më shpejt në tregje, të prodhimit bujqësor dhe nxitjen e agroturizmit. Vepra është financim i BERZH, BEI dhe BE-së. Rruga e re me gjatësi 29 km vlerësohet një ndër segmentet me impaktin më të lartë turistik që do të ndikojë ndjeshëm në lehtësimin e trafikut në qytetin e Vlorës. Ajo nis nga Rrethrrotullimi, në fund te autostradës Levan-Vlorë. Në çdo 1.5 kilometër të kësaj rruge është parashikuar vendpushimi për automjetet. Me përfundimin e disa projekteve të rëndësishme infrastrukturore, e gjithë zona do të kthehet në një superdestinacion turistik, me infrastrukturë të nivelit europian.
1-Radhima eshte fshat i rrethit te Vlores, rreth 13 km larg qytetit, qe lidhet me rrugen automobilistike kombetare Vlore-Sarande. 2-Radhima eshte vendosur ne nje koder dominuese ne afersi te detit Adriatik dhe e rrethuar me ullinj. 3-Banoret e fshatit ne vazhdimesi jane marre me blegtoribujqesi; me kultivimin e ullirit, vreshtave, grumbullimin dhe perpunimin e valanidhit, etj. 4-Ka klime te bute dhe gjendet rreth 150 m mbi nivelin e detit. 5-Radhima nga J kufizohet me Tragjasin, nga V me Vloren e Kaninen, nga L me malin e Mazharit qe eshte vazhdim i vargmalit te Cikes (fshatrat Lapardha e Mazhar), kurse nga P me detin Adriatik. 6-Disa nga prodhimet e mjeshterite e meparshme (ne kohet e lashta), qe vertetohen me dokumenta jane rritja e linit, derrit, prodhimi i mushtit (veres), perpunimi (berja ne tezgja) i shajakeve, etj. 7-Megjithese fshat bregdetar nuk eshte marre ndonjehere me gjuetine e peshkut. 8-Ne Radhime pervec blegtorise dhe bujqesise klima ka lejuar te rritet mire ulliri, vreshtat, agrumet, dru frutore si fiku, molla, dardha, ftoi, mani, kumbulla, arra, etj. 9-Ne Radhime gjithashtu rriten valanidhi, mercinia, kocimarja, perralli, xina, shqopa, verria, vidhi, lofata, etj. 10-Klima lejon kultivimin e llojeve te ndryshme te zarzavateve duke perfshire edhe domaten e hershme.
Blegtoria ka qënë aktiviteti ekonomik më i rëndesishëm i zonës tone, sidomos bagëtitë e imëta, rritja e dhive dhe deleve. Si sektor në zhvillim blegtoria zë vendin kryesor në Njesine Administrative te Orikumit.Në këtë sektor janë punësuar një numër i konsiderueshëm personash. Pozicioni gjeografik, relievi fushor dhe malor ka bërë që numri i krerëve të kafshëve produktive të vijë në rritje. Kjo rritje dhe zhvillim i blegtorisë ka ardhur si rezultat i kërkesave në rritje për produkte blegtorale dhe për konsumin e madh të mishit.
Në këtë zonë rriten gjedhë, lopët për qumësht, dele, dhi, pula, gjela deti, kuaj, bletë, derra. Tufat e deleve kullosin në zonat e Ravenës (zona e Karaburunit), në luginën Tragjas-Orikum-Dukat Fushë, në zonën e Valtos (zonë e mëparshme lagunore) dhe pjesërisht në Radhimë.Tufat e dhive gjatë dimrit kullosin në vargmalin nga Dhërmiu deri në kepin e Gjuhëzës (zona Rrëzë Kanalit-Karaburun). Shumë pak dhi mbahen në fshatra sidomos në Dukatin e Vjetër. Siç shihet edhe nga grafiku më poshtë Dukat Fushë ka numrin më të madh të gjedhëve (lopë) dhe të leshtave (dele), ndërsa Dukat Fshat ka numrin më të madh të dhirtave (dhive) dhe derrave.
Ndërsa, përsa i përket rritjes së shpendëve, Dukat Fusha ka numrin më të madh pulave, të shpendëve të fushës, të ujit dhe të detit.
Disa nga problemet kryesore që sektori i blegtorisë përballon në zonë ka të bëjë me përmirësimin racor në gjedhët e imta, përmirësimin e strukturës së të ushqyerit, krijimin e kushteve të përshtatshme higjeno-sanitare etj.Zona njihet për prodhim të konsiderueshëm të qumështit. Për vitin 2008 prodhimi i qumështit ka qenë si më poshtë: Lopë: 3.099.600 l qumësht Dele: 1.029.000 l qumësht Dhi: 800.550 l qumësht Shpendë: 2.860.000 kokrra vezë Si pasojë e këtij prodhimi në territorin e bashkisë punojnë 4 baxho për përpunimin e qumështit, të cilat sigurojnë prodhime dhjathi shumë cilësor dhe gjalp. Statistikat jane te vitit 2008
Në vijim të debateve pas vendimit të kryeministrit grek për të zgjeruar edhe me 6 milje hapësirën bregdetare, ish-zv/komandanti i Forcave Detare, Artur Meçollari, thotë se Shqipëria e ka zgjeruar vijën e saj bregdetare me 12 milje.
Sipas tij, nëse ne shqetësohemi se Greqia mund të vijë deri në Himarë, pse grekët nuk shqetësohen se mund të shkojmë deri në Korfuz.
Ai thekson se shtrirja detare bëhen vetëm në hapësirën ndërkombëtare të detit dhe jo tek vendet fqinj.
“Kur brigjet e dy shteteve gjenden përballë ose ngjitur me njëri-tjetrin, asnjë nga dy shtetet nuk ka të drejtë, përveçse kur ka një marrëveshje ndërmjet tyre, për ta shtrirë detin territorial përtej vijës mediane”, shkruan ai.
Kujtojmë që Meçollari u shkarkua nga detyra pak kohë më parë pas planeve për ceremoni celebrimi në anijen e Rojës Bregdetare.
Reagimi i plotë:
Nje interpretim per zgjerimin e detit territorial te Greqise dhe nenin 15 te UNCLOS 1982
Ne trembemi se me zgjerimin e detit territorial të Greqisë në 12 milje detare ujërat greke vijnë deri në Himarë.
PO GREKET PSE NUK TREMBEN QE NE E KEMI DETIN TERRITORIAL 12 MILJE DETARE DHE NUK KEMI VAJTUR NE KORFUZ?
Cili është kuptimi i nenit 15.
1) zgjerimi i detit territorial nuk mund te shtrihet pertej vijes delimituese dhe jo nuk mund te zgjerohen nga shteti bregdetar nese nuk ka nje vije delimituese. Shprehja “pervec rastit kur ka nje marreveshje midis tyre”, ka kuptimin qe deti territorial mund te shtrihet pertej vijes delimituese nese shteti fqinje ta lejon nje gje te tille me marreveshje. Pra te jep det territorial nga deti i tij me marreveshje.
Le te marrim rastin konkret. Ne vitin 2008, Shqipëria shfuqizoj gjerësinë e detit territorial 12 milje, e cila nënkupton ZERO, nese nuk e ke te deklaruar. Ne vitin 2012 rikthyem me ligj gjerësinë e detit territotial 12 milje detare, por nuk i morëm asgjë Greqisë, pasi zgjerimi i detit territorial behet brenda vijës delimituese ne drejtim te detit ndërkombëtar. Mire ne qe shqetesohemi se Greqia do na vij ne Himare po e zgjeruan detin 12 milje detare, po greket pse nuk shqetesohen se ne kemi shkuar ne Korfuz pasi e kemi 12 milje detare?
UNCLOS 1982, Neni 15
Delimitimi i detit territorial ndërmjet Shteteve me brigje përballë ose ngjitur. Kur brigjet e dy Shteteve gjenden përballë ose ngjitur me njëri-tjetrin, asnjë nga dy shtetet nuk ka të drejtë, përveçse kur ka një marrëveshje ndërmjet tyre, për ta shtrirë detin territorial përtej vijës mediane çdo pikë e së cilës është e baraslarguar nga pikat më të afërta të vijave bazë nga të cilat matet gjerësia e detit territorial të secilit prej dy Shteteve. Megjithatë, dispozita e mësipërme nuk zbatohet kur, për shkak të ndonjë titulli historik ose rrethanave të tjera të veçanta, është e nevojshme që delimitimi i detit territorial të dy Shteteve të mos bëhet sipas mënyrave të mësipërme.