Orikuminews

Njoftim – Ndahet nga jeta ish ushtaraku nga ky fshat i Vlores. Lamtumire Petrit…!

Ndahet nga jeta ne moshen 67 vjecare anetari i shoqates Petrit Menaj.
E papritur por nje atak – rende ja rrembeu jeten. Humbem njeriun e mire, oficerin trim, patriotin dhe atedhetarin e paepur. Petriti lindi ne Drashovice te Vlores ne vitin 1953. Mbas mbarimit te shkolles se larte te oficerave u emerua ne sazan ku punoi disa vite, u transfer us ne karaburun etj.

U shqua per pergatitjen profesionale perperkushtimin dhe kembnguljen ne kryerjen e detyrave. Petriti nuk mund ti duronte padrejtesit e kohes dhe me fillimin e luftes se Kosoves u inkuadrua ne radhet e saj me disa detyra stervitje trupash dhe veprime te tjera operative. Ishte nje mik i ngushte i Ali Ahmetit.

Ishte autor i disa librave, ku libri i tij i fundit u promovua me 22 Tetor 2020 me nje event shume mbreslenes. Petriti I donte shume shoket dhe bashkeluftetaret e tij sidomos ne ,
Nuk te harrojme Petrit
U prehsh me paqe
Shoqata Atdhetare Sazani

Njoftim – Ndahet nga jeta ish ushtaraku nga ky fshat i Vlores. Lamtumire Petrit…! Read More »

Kryeministri Edi Rama këshillon sërish qytetarët: Mbani Maskën

Kryeministri Edi Rama ka këshilluar sërish qytetarët për të mbajtur maskën dhe për të ruajtur shëndetin nga COVID-19.

Në postimin e fundit në Instagram, Rama ka hedhur foto edhe me bashkëshorten Linda Rama, teksa ka shpalosur edhe koleksionin e maskave që përdor gjatë takimeve të përditshme.

Rama është shprehur më herët se maskat i bën vetë, përmes punimeve artizanale, pra nuk i blen, duke i kombinuar me detaje që atij i pëlqejnë, siç është trëndafili i kuq apo ylli dhe shkronjat PS.

Aika këshilluar edhe qytetarët, që ankohen për shpenzimet mbi maskat, që t’i bënë ato vetë.

Reagimi i Ramës vjen sot, pasi shifrat e të infektuarve kanë shkuar në 381, si asnjë ditë tjetër.

Kryeministri Edi Rama fotot në Instagram i ka shoqëruar me mesazhin:

#MbajeMaskën

#RuajShëndetin

#ShpëtoJetë

Kryeministri Edi Rama këshillon sërish qytetarët: Mbani Maskën Read More »

Ardi Veliu shkarkon tre drejtues Policie, kush janë qytetet që ‘zgjohen’ me drejtues të rinj

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, ka bërë ndryshime në disa prej drejtorive lokale në disa qytete të rëndësishme të vendit. E padyshim më i rëndësishëm është ndryshimi i drejtorit të Policisë së Elbasanit, ku në krye është vendosur Alket Shatro, i cili më herët ka mbajtur postin e zëvendësit. Lëvizje ka dhe në Kukës, ku në krye të Policisë është vendosur Alban Çela, ndërsa në Dibër është vendosur Artur Selimi. Nuk dihet ende se pse janë kryer këto ndryshime në Policitë lokale, por padyshim në Elbasan ato mund të justifikohen me ngjarjet e rënda kriminale që kanë ndodhur në këtë qytet.
Të tre drejtuesit e shkarkuar mësohet se janë transferuar në drejtorinë e përgjithshme të Policisë së Shtetit, po nuk janë specifikuar pozicionet që ata do të kenë. ”Skënder Kalemi deri tani Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër transferohet në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe në vend të tij emërohet zëvendësdrejtori i Drejtorisë së Policisë Vlorë Artur Selimi.

Arjan Muça deri tani Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan transferohet në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe në vend të tij emërohet Alket Shatro. Erigert Mitri deri tani Drejtori i Drejtorisë Vendore të DVP Kukës transferohet në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe në vend të tij emërohet Drejtori i DVP Kukës Alban Çela”

Ardi Veliu shkarkon tre drejtues Policie, kush janë qytetet që ‘zgjohen’ me drejtues të rinj Read More »

Vajza që përloti Kuvendin me historinë e saj, Rigerta Loku do të kandidojë në zgjedhjet e 25 prillit

Vajza që përloti Kuvendin me historinë e saj, Rigerta Loku ka njoftuar se do të kandidojë në zgjedhjet e 25 prillit.

Ajo nuk e ka bërë të ditur akoma nëse do të përfshihet në ndonjë parti politike, apo do të kandidojë si e pavarur.

“Pas shumë ftesash e kërkesash të njerëzve të mirë, dua të ndaj me ju vendimin për tu angazhuar në zgjedhjet e 25 prillit 2021.

Është e vështirë, por ndjej përgjegjësinë për të qënë një zë i lirë. Mos harroni për asnjë moment se jeni JU motivi dhe forca ime! Me konsideratë, Gerta”, shkruan në rrjetet sociale Rigerta Loku.

Rigerta është vajza që u kthye në Shqipëri me një diplomë të “La Sapienza-s”, pasi kishte studiuar për Shkenca Politike, por duke mos gjetur asnjë mundësi tjetër në Shqipëri, vendosi të hapte një fermë në vendlindjen e saj, Mirditë!

Ajo tha në një intervistë për mediat se e dërgoi CV-në në disa institucione të pushtetit vendor në Rrubik dhe në Rrëshen, por iu kthye mbrapsht pa asnjë shpjegim. Ëndrrat e saj për të bërë një ndryshim në vendlindje u thyen në mes.

Para ofertës për t’u rreshtuar politikisht, Rigerta Loku dhe bashkëshorti i saj, Leonard Tusha zgjodhën rrugën më të vështirë. Me paratë e kursyera në Itali, ata vendosën të ndërtojnë fermën e tyre larg qytetit dhe politikës dhe gjashtë vite më pas, janë krenarë që ia kanë dalë.

Më psohtë fjalimi i saj në parlament që bëri bujë disa vite më parë:

Vajza që përloti Kuvendin me historinë e saj, Rigerta Loku do të kandidojë në zgjedhjet e 25 prillit Read More »

Surprizohet Kryemadhi/ ‘Mona më e fortë se Maradona’

Gjatë takimit me mbështetës të LSI-së në Durrës, simpatizantë të kësaj force, i kanë bërë një surprizë të veçantë kryetares Monika Kryemadhi.

Një i ri i ka dhuruar kësaj të fundit dy fanella sportive ngjyrë blu, ku te njëra shkruhej “I.Meta, patriot” me numrin një dhe te tjetra “Mona më e fortë se Maradona” me numrin 10, duke simbolizuar kështu ish-yllin e futbollit argjentinas dhe botëror, Diego Armando Maradona.

Për këtë, Kryemadhi tha se do të ishte mirë që t’ia jepnin vetë kreut të shtetit. “Do të dëshiroja që bluzën e Presidentit t’ia jepni ju Presidentit. Jemi këtu ku jemi për shkak të vendosmërisë, idesë dhe vizionit të tij që ka pasur gjithmonë për të rinjtë dhe të rejat. Në misionin e tij për zgjedhje të lira dhe të ndershme me 25 prill nuk ju ka vetëm ju këtu por me qindra dhe mijëra të rinj dhe të reja në gjithë Shqipërinë dhe jashtë saj që do të kthehen për të mbajtur referendumin mbarëkombëtar kundër tranzicionit dhe klikës së shpopullimit të Shqipërisë, të Rilindjes”, – u shpreh Kryemadhi. /NOA/

Surprizohet Kryemadhi/ ‘Mona më e fortë se Maradona’ Read More »

Spartak Ngjela tregon versionin e tij se cfarë po ndodh në Shqipëri

Opinion/

A erdhi më në fund koha e moralitetit në Shqipëri, tani, pas 108 vjetësh që Shqipëria ka qenë një shtet pa drejtësi shoqërore?

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, e dha lajmin që e kemi kuptuar me kohë nga lëvizjet e skemave juridike, mes legjislacionit të ri – ajo e tha hapur:

“Në Tiranë kanë ardhur dosjet e individëve të korrupsionit të lartë shtetëror, dhe ekspertët e FBI-së, si profesionistë në këtë hetim, do të fillojnë hetimet individuale të pushtetarëve të korruptuar”.

Por, ajo e theksoi edhe këtë: “kryetaren e Byrosë Kombëtare të Hetimit, e kemi vendosur ne, duke mposhtur të gjitha përpjekjet e korrupsionit të lartë për ta rrëzuar”.

Ky është fillimi.

Po, ende nuk besojnë të lidhurit me korrupsionin se ky është proces juridik dhe jo një llomotitje politike pa vlerë?!! Rrini, mor’ të shkretë, dhe prisni fatin tuaj në këtë proces!…

l.

Sigurisht, është kuptueshmëri racionale ajo që vjen nga fakti se, të jesh një shtet i padrejtë në 108 vjet rresht, është shenjë e dobësisë historike për një shoqëri. Ky ka qenë në fakt shteti shqiptar: padrejtësi dhe grabitje pushtetarësh.

Po, na duhet ta pranojmë se, të paktën në 100 vjet rresht, padrejtësia që kanë kaluar shqiptarët, nuk ka qenë njohur as në mesjetën e vonë; kurse padrejtësia e terrorizmit shtetëror, në periudhën 1945-1991, nuk ka qenë e njohur as në mesjetën e hershme.

Ky ka qenë fati i mjerimit shekullor të shqiptarëve, sepse e gjithë padrejtësia shqiptare, e ardhur nga krerët sundues shqiprarë, ka qenë imponim nga fqinjët, që janë pushtues të territoreve të gjera shqiptare.

Po pse na ka ndodhur kjo?

Ka qenë destinacion historik, sepse, pas daljes në skenë si shtet i pavarur, në vitin 1912, Shqipëria ka qenë e vetme, dhe Beogradi, me forcë, ka vendosur në pushtet në Tiranë banditët e radhës.

Pse, a nuk rrëzoi Nolin dhe Luigj Gurakuqin Beogradi, për të sjellë në pushtet Ahmet Zogun?

Pse, a nuk eliminoi Beogradi gjithë plejadën patriote dhe intelektuale të Shqipërisë, për të sjellë në pushtet Enver Hoxhën dhe Koçi Xoxen?

Po, edhe pas vitit 1991, serish ka ndodhur e njëjta gjë, sepse pjesa më e madhe e korrupsionit të lartë shtetëror në Shqipëri, është ushqyer nga Beogradi Athina dhe Moska.

Por, për këtë, shumë shpejt, provat do të na i japë hetimi i Byrosë Kombëtate të Hetimit, dhe FBI që do të qëndrojë pas saj. Keni për t’i parë…

ll.

Po, pse na ka goditur kaq rëndë historia ne shqiptarëve?

Mbasi iu drejtova literaturës sime të mbledhur në vite, e gjeta më në fund arsyen e këtij mjerimi shqiptar shekullor: e gjeta në dy gjykime brilante të Senekës dhe Volterit.

Seneka thotë se: në një shoqëri të kalbur “krimi i suksesshëm dhe me fat, është quajtur virtyt”.

Kurse, Volteri na ka thënë se: “frika e ndjek krimin nga pas – ky, është ndëshkimi”.

Ja pra, këto dy gjykime të arsyrs së lartë të qytetërimit, mbajnë ne vetvete historinë e vuajtjes shqiptare në Ballkanin Perëndimor.

Një gjendje kriminale e pandërprerë në 500 vjet, sigurisht që do ta sillte shoqërinë shqiptare në atë gratë sa që, shpesh e më shpesh, ta quante krimin e suksesshëm virtyt.

Dhe, ne vetë e kemi parë sesi krimi i luftës së klasave që bënte Enver Hoxha për terror shtetëror, shoqërisht u quajt moral i lartë kombëtar, domethënë virtyt.

Po, pse, a nuk ishte vetë komunizmi një krim i suksesshëm?

lll.

Fatkeqësia shqiptare vijoi ende në kohë.

Të njëjtën gjë pamë edhe në këta tridhjetë vjetët e fundit që, vjedhja dhe grabitja e shtetit dhe shqiptarëve nga një lukuni ujqërish, është quajtur një gjë normale, kur dëgjohet rëndom se: “po kështu bëhet në të gjithë botën: pushtetari merr për pasurim pasurinë e kombit”. Ky ishtë virtyti i ri i krimit të suksesshëm në Shqipëri.

Po pra, ja, kjo ka qenë gjendja shqiptare, në një arsyetim të shkurtuar historik.

Por kjo ama, është arsyeja kryesore e varfërisë dhe përçarjes shqiprare.

Kurse Volteri thekson se krimin e ndjek nga pas frika e ndëshkimit. Dhe pikërisht kjo ka ardhur tani në Shqipëri, kur jemi në prag të formimit të Byrosë Kombëtare të Hetimit. Byroja sot e ka trembur krimin shtetëror në Shqipëri.

Pse, a nuk e tha hapur dhe ambasadorja amerikane në Tiranë që “korrupsioni i lartë shtetëror desh të rrëzonte kryetaren e sapozgjedhur të Byrosë Kombëtare të Hetimit?”

Domethënë, kjo na jep të kuptuar se janë ekspertët amerikanë të hetimit ata që do të drejtojnë gjithçka. Dhe pikërisht kjo iu jep të drejtën shqiptarëve që presin shpëtimin e Shqipërisë nga zgjedha, të fillojnë besimin se do të shpëtojnë më në fund nga pushtimi amoral e korruptiv i korrupsionit të lartë shqiptar.

Dhe ju do të thoni, ku e gjen ti këtë fakt që flet për shpëtimin e Shqipërisë?

Shumë e thjeshtë: dëgjova që, të gjitha këto, pardje dhe dje, i tha edhe ambasadorja amerikane në Tiranë.

Spartak Ngjela tregon versionin e tij se cfarë po ndodh në Shqipëri Read More »

Ka Mriz Zanash në veri por ka dhe Mriz Pishash në Dukat Nga Edlira Gjoni

Jo vetem njerzit dhe vendet e krahines tone jane te mrekullueshme por edhe ushqimi qe gatuhet ne krahinen tone eshte fantastik. Kete e thekson me se mire Edlira Gjoni e cila me kontributin e saj te gjitheanshem i ben jehone krahines tone duke e promovuar dhe reklamuar jo vetem brenda vendit por deri edhe pertej oqeanit.

Nga Edlira Gjoni:

Me Mrizi i Pishave, rruga Dukat-Llogora dhe Klasën unike 1985!

Kur më merr malli, vjen në tre forma: Njerëzit e mi (motra, babi, gjyshja). Vendet e mia (shtëpia dhe miqtë e ngushtë) dhe Ushqimi që njoh.

Po, po, ushqimi. Dmth ushqimi im, vendçe, ushqimi më i mirë në botë, në Dukat! Ai që më kujton fëmijërinë, nënën, mamin, shoqërinë e vjetër, shtëpinë ku u rrita, zonën që ma bën zemrën mal. Ndaj mezi pres që kur të kthehem, të ha pak kulaç të ngrohtë të sapo dalë nga zjarri. Të mbrujtur nga duar të vërteta, jo nga makineri.

Ta shoqëroj me pak gjalpë të sapo-rrahur deleje. Aromë e shije që nuk di të të thotë: “Epo mjaft tani”! Se edhe po e le, në pjatë vjen yshmeri, me sasinë perfekte të kripës, djathit e vezës, pjekur ngadalë e në çdo petë në zjarr, jo në furrë.

Po ka edhe mish qengji e keci që është aq i njomë, sa duket sikur sapo e kanë marrë nga tufat në stanet maleve mbi lokal. E di si e bën arapashin ky mish? Më të shijshëm sesa mund ta shpjegojë ndonjë roman i tërë. Fakti që mielli i misrit bëhet në fushë e bluhet aty, i bën edhe më të parezistueshme kombinimet.

Po ca tule të pjekura në tel, me qepë vendi po i deshët, ose me piperka e perime që i bëjnë baçat plot?

Kurse uji i malit nuk ka nevojë për koment. As gryka e Çipave. Oxhak në dimër. Freskllëk në verë. Një kafe turke, një gotë raki, një gotë verë se kemi kantina e vreshta fushave,madje nga më të shijshmet.

Shkurt, më ka marrë malli për pak shtëpi dhe ndjehem sikur ulem në tavolinën e cdo shtëpie vendase.

Nuk ka vetëm Mriz Zanash në Veri. Ka edhe Mriz Pishash në Jug.

Fiks fëmijëria që më mungonte tek ushqimi që më pret sapo fillon ngjitja për në Llogara.

E keni djathtas sapo kalon Dukat-Fushën, drejt Llogarasë. Kush shkon para meje, shijojini ato kuleçë, yshmerë, tepsi furre e verë vendi edhe për mua.

Bravo ushqimi bio dhe tradita vendase.

Ka Mriz Zanash në veri por ka dhe Mriz Pishash në Dukat Nga Edlira Gjoni Read More »

Si shkohet te Kullat e Dervish Aliut? Një kilometer ecet në këmbë…!

Kullat e Dervish Aliut në afersi të fshatit Dukat ndodhet një kompleks ndertimor me vlera historike. I ndertuar në fillim të shek. XIX ky ansambël kullash të Dervish Aliut, personazh i njohur si organizator i revoltave fshtare kunder reformave të Tanzimatit në Shqipëri gjate viteve 1847-1848.

Banesa është ndertuar në token e tij nga mjeshtra të ardhur nga Janina. Ajo perfaqeson banesë te tipit Kulle me tipare mbrojtese nga me te arrirat në të gjithë Shqipërinë e Jugut. Si pjesë me të rendësishme te ketij ndertimi permendim kullen e vrojtimit, kullen mbrojtese, divani me kollona guri e harqe, shtëpine e bukës, oden e miqve e banesa të tjera ndihmese. Në banesen e ngritur mbi një truall kulmor janë hapur frengji (vende ku gjuanin luftetaret) nga ku kontrollohet i gjithë territori perreth. Kjo e shnderron këtë ndertim në një keshtjellez të fortifikuar. Kompleksi është shpallur monument kulture në vitin 1979.

Si të shkojmë tek Kullat e Dervish Aliut?

Për të vizituar këtë monument kulture ndiqet rruga që të çon në qender të Dukatit të Vjeter. Pasi arrihet në qender të fshatit merr rrugen që të çon në lagjen “Mazo”. Rruga që të çon deri në qender të fshatit pershkruhet nga makina, me tej rreth 1 km ecet në kembe.

Si shkohet te Kullat e Dervish Aliut? Një kilometer ecet në këmbë…! Read More »