Orikuminews

Kryemadhi: ‘Rama t’i lërë filmat me mjekë që aktrojnë’

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ka deklaruar se qytetarët janë në panik nga Covid 19 për shkak të mungesës së menaxhimit të situatës nga ana e qeverisë.

Ajo akuzoi kryeministrin Rama, që sipas saj duhet t’i lërë aktrimet me filma dhe mjekë në televizione, por t’i bëjë ballë pandemisë.

“Një kryeministër që merret me një gjë të tillë, nuk ekziston. Çështja e akuzave ndaj opozitës nuk është gjë tjetër, veç se largimi i vëmendjes. Për një të sëmurë minimumi duhet mbi 1 mijë euro, ky është paniku që kanë sot qytetarët shqiptarë, – tha Kryemadhi në një bashkëbisedim me gazetarët. – Të akuzosh sot opozitën për menaxhimin e pandemisë, është mungesë inteligjence dhe dashakeqësi. Ajo që unë dua të them, është se gjëja e parë që duhet t’u japim qytetarëve, është besimi dhe shpresa. Kovidi mundet si çdo virus tjetër, por duhet solidaritet dhe nga strukturat e shtetit. Pjesa më e madhe e shqiptarëve janë në panik për shkak të mungesës financiare që kanë për të paguar. Ka reparte dhe mjekë që aktrojnë në filmat multiplikativë të kryeministeit dhe autoambulanca që presin në radhë me pacientë. Rama duhet të merret me rimbursimin e barnave dhe shtimin e testimeve”, – theksoi Kryemadhi.

Kryemadhi: ‘Rama t’i lërë filmat me mjekë që aktrojnë’ Read More »

Njoftim – Ndahet nga jeta B.Dautaj nga ky fshat i Vlorës.

NJOFTIM PËR NDARJE NGA JETA TË BESIJE REMZI DAUTAJ (JANJI).

Me hidh ërim të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta sot në datën 15.11.2020 të Besije Remzi Dautaj (Janji) nga Kallarati.

Va rrimi bëhet nesër, datë 16.11.2020, ora 14:00 në Durrës.

Besijea u lind më 20 korrik 1939 në Kallarat në një familje me ndjenja të larta patriotike dhe atdhetare nga prindërit Remzi Janji dhe Aleme Gjoligu.

Ajo u martua me kallaratasin Abaz Dautaj, me të cilin lindën, rritën, edukuan dhe arsimuan dy djem, Gjergjin ush tarak, Ilirin emi grant në Itali dhe vajzën Mondën (ndarë nga jeta).

Gjatë gjithë jetës Besijea u dallua si një bashkëshorte e denjë, një nënë e mrekullueshme, një gjyshe e stërgjyshe shumë e dashur për nipërit, mbesat e stërmbesat e saj. Kudo që ajo punoi, manifestoi cilësitë më të mira të një gruaje punëtore e përgjegjshme dhe e përkushtuar në shërbim të njerzve. Ajo ishte e dashur me njerëzit, shoqërinë dhe miqësinë e saj e të familjes.
Ajo ishte një gjyshe shumë e dashur për nipat e saj që i kishte rritur vetë, Geraldin dhe Albanin për të cilët deri sa mbylli sytë mendjen e kishte te ta dhe ndihej krenare për arritjet e tyre në jetë.

Besijea, së bashku me bashkëshortin Abazin, shprehnin dashuri të madhe për vendlindjen, Kallaratin dhe njerëzit e tij. Nuk kishte festë a veprimtari në Kallarat, ku ata do të ishin kurdoherë të pranishëm, dashuri të cilën e përcollën me shumë krenari te fëmijët, biles edhe te nipërit e tyre. Shtëpia e tyre në Durrës ishte e hapur për çdo kallaratas.

Sëmundja e rëndë e kohëve të fundit e ndau atë nga familja dhe të afërmit e saj.

Kryesia e Shoqatës Kallarati, në pamundësi pjesëmarrje në përcjelljen e saj për shkak të situatës, i shpreh xha Abazit, djemëve, fisit Dautaj dhe gjithë të afërmve, ngushëllimet më të thella e të sinqerta për ndarjen nga jeta të njeriut të tyre të dashur.

Qoftë i paharruar kujtimi dhe emri i Saj!

U prehtë në Paqe!

Njoftim – Ndahet nga jeta B.Dautaj nga ky fshat i Vlorës. Read More »

Përmbledhje me 30 toponime të fshatit Tragjas

Kjo eshte nje permbledhje e disa toponimeve te fshatit Tragjas.

Toponime kryesore të fshatit janë vendosur me kuptimin apo prejardhjen e emërtimit përkatës. Në përzgjedhjen e zbërthimin e këtyre toponimeve është treguar kujdes për të mbuluar gjithë hapësirën që zë territori i fshatit Tragjas, por toponimet në Tragjas janë të shumta:

Stravoi – emër me prejardhje sllave, por edhe nga greqishtja, që do të thotë kryq.
Përroi i Bubuligës – emër nga fjalët “bubu e liga”.
Maja e Zhurës – nga rërë e trashë, me përmbajtje shtufi dhe zhavorri të imët.
Hauzi – nga gropë që ngjan me një kazan gjigant, me mure prej shkëmbinjsh të thepisur, por që ka hyrje dhe dalje të ujërave, kanione
Vali i Qesarit – emër që ka lidhje me Çezarin e Madh të Romës së lashtë.
Udha e italianëve – me që është ndërtuar prej okupatorëve gjatë Luftës së Parë për qëllime ushtarake në vitet 1915-1919.
Maja e Qivurit – mendohet se ka pasur shumë qivurë.
Qafa e Varreve – ndodhen disa varre të vjetër.
Maja e Viçanit – emër, me prejardhje nga fjala vit, çan rrethimin.
Fushën e Kadiut – ka mundësi të jetë quajtur e Kadiut, sepse ka qenë pronë e tij.
Sofa – prejardhjen nga fjala sofër, por mund ta ketë edhe nga emri Sofi i ndonjë gruaje, qytezë e lashtë.
Maja e Konxhules – lnga ëkundëse, kolovajs.
Erihua – emër që ka lidhje me emrin e Orikumit, që ndodhet në buzë të detit.
Tragjas – Dragjat, Tragiatas, Tragasei, që mund ta kenë prejardhjen nga fjala ilire treg Tregasi – Tragiasi – Tragjasi.
Tragasi – krahinë e Epirit
Kripa e Tragjasit – Poseidoni bërë kripore.
Tregesht – fjala ilire Treg=Tragas.
Gropa e Aliut – Alliret, kanë ikur nga Tragjasi herët.
Gropa e Sulit – E suljotëve të larguar shekuj më parë.
Qafa e Kalisë – Emër i vjetër ilir.
Mali i Qorres – Mendohet se aty janë qorruar njerëz nga vetëtimat.
Bregu i Gomares – Mundet nga Gjon Mara (njeri).
Gropa e Fikut – Ka patu mjaft fiq në këtë gropë.
Lëmi i Llukës – Dikur pa pasur një lëm, që e kish ndërtuar Lluka, por edhe vend që rritet lluka (lloj druri).
Maja e Zezë – Gjatë gjithë kohë ka qenë e zëzë, e frikshme.
Sheshet – Vend i sheshtë, ku ngriheshin stanet gjatë beharit.
Maja e Qytezës – Dikur në lashtësi ka qenë qytezë.
Përroi i Vilave – Mendohet se dikur ka pasur vila (shtëpi), por edhe hardhi rrushi.
Lugu i Drizës – Vend që ka shumë driza.
Gjiniva – Vend që dikur, para lindjes së Krishtit, ka qenë fshat me shumë shtëpi, por edhe Gjin Ivani

Historia e Tragjasit/

Përmbledhje me 30 toponime të fshatit Tragjas Read More »

Perse Albana Osmani nuk flet me Arbana Osmanin! Zbulohet arsyeja

Albana Osmani ishte e ftuar në puntatën e tetë të “Shiko Kush LUAN” në Top Channel. Për herë të parë në emision loja “Paintball” ka si personazhe në tabelë vetëm gazetarë dhe moderatorë dhe këtë herë ajo luhet nga Albana.

“Me cilin nga këta gazetarë/prezantues nuk “flet më me gojë” dhe pse?”,- ishte kjo një pyetjet që i drejtuan moderatores gjatë sfidës dhe na habiti pak me përgjigjen.

Albana “godet në fytyrë” Arbana Osmanin dhe shprehet:

“Kemi bërë qoka “Gëzuar Vitin e Ri” njëherë në 700 vjet. Nuk e di, nuk kemi patur kurrë miqësi dhe nuk e kam kuptuar asnjëherë pse! Ndoshta ngaqë jam më e gjatë dhe i shoh gjërat pak më nga lart.”

Perse Albana Osmani nuk flet me Arbana Osmanin! Zbulohet arsyeja Read More »

42 ngjarje, lindje, v dekje, festa e përvjetore të ndodhura në vite në datë 15 Nëntor

Ngjarje
1492 – Kristofor Kolombi ka marre shënimin e parë për duhanin në ditarin e tij. Duhani në të vërtetë për herë të parë në shekullin e gjashtëmbëdhjetë është sjellë nga Amerika në Evropë dhe pastaj në kontinente të tjera.
1939 – Forcat naziste filluan në Varshavë vrasjen masive të hebrenjve.
1533 – Francisco Pizarro arrin në Cuzco, Peru.
1949 – Vriten Nathuram Godse dhe Narayan Apte për vrasje e politikanit indian Mahatma Gandhi.
1961 – Organizata e Kombeve të Bashkuara miratoi një traktat, i cili ndalonte prodhimin dhe përdorimin e armëve bërthamore.
1966 – Programi Gemini: Gemini 12 bie në Oqeanin Atlantik.
1970 – Lunokhod 1 zbret në Hënë.
1971 – Intel paraqiti në treg mikroprocesorin e parë, 4004.
1983 – U themelua Republika Turke e Qipros së Veriut.
1983 – Republika turke e Qipros së Veriut formohet zyrtarisht, duke u njohur si shtet vetëm nga ana e Turqisë.
1985 – Britania e Madhe dhe Irlanda nënshkruajnë një marrëveshje për t’i dhënë Dublinit një rol zyrtar këshillues në qeverisjen e Irlandës Veriore.
1988 – Këshilli Kombëtar i Palestinës, trup legjislativ i Autoritetit Palestinez, shpalli formimin e një shteti të pavarur palestinez në përmbyllje të konferencës katërditore në Algjeri.
1889 – Brazili shpallet Republikë nga Marechal Deodoro da Fonseca dhe Perandori Pedro i Dyti rrëzohet nga froni përmes një puçi ushtarak, duke i dhënë fund mbretërisë.
1900 – Tahir Dizdari, nëpunës, publicist, gjuhëtar e orientalist shqiptar.
2002 – Hu Jintao zgjedhet sekretar gjeneral i Partisë Komuniste të Kinës.
2003 – Kryeqyteti komercial i Turqisë goditet nga një valë e bombardimeve të fuqishme.
2006 – Filloi veprimin Al Jazeera English lajmet.
2007 – Një ciklon shkatërrimtar i emërtuar “Sidr” godet Bangladeshin, duke shkaktuar vdekjen e të paktën 5.000 personave dhe shkatërrimin e tokave pjellore.
2009 – Populli i Kosovës votoi në zgjedhjet lokale, zgjedhjet e para që nga koha kur vendi shpalli pavarësinë nga Serbia.
Lindje
1738 – William Herschel, astronom anglez
1862 – Gerhart Hauptmann, shkrimtar dhe dramaturg gjerman
1889 – Emanuel II, mbreti i fundit portugez
1893 – Ndok Gjeloshi, veprimtar aktiv Politik dhe Kapiten i forcave Ushtarake Shqiptare
1905 – Annunzio Paolo Mantovani, dirigjent italian
1907 – Claus Graf Schenk von Stauffenberg, oficier gjerman , njëri nga atenatorët (i pasuksesshem) ndaj Hitlerit më 20 korrik 1944.
1912 – Branko Belan, regjisor filmi kroat,kritik filmi romansier.
1932 – Petula Clark, aktore britaneze
1936 – Wolf Biermann, kantautor gjerman
1944 – Joy Fleming, këgëtare gjermane
1945 – Anni-Frid Lyngstad (Frida), pop-këgëtare suedeze (ABBA)
1948 – Eqrem Basha, poet, prozator, skenarist e akademik shqiptar
1949 – Iljaz Prokshi, shkrimtar shqiptar
1954 – Aleksander Kwasniewski, politikan polak
Vdekje
1280 – Alberti Masdh , filozof, teolog gjerman
1630 – Johannes Kepler, matematikan gjerman, filozof, astronom, astrolog dhe specialist i optikës.
1787 – Christoph Willibald Gluck, kompozitor i dirigjent gjerman
1808 – Mustafa IV, sulltan i mbretërisë osmane
1916 – Henryk Sienkiewicz, letrar polak, nobelist
1919 – Alfred Werner, kimist zvicrran
1950 – Agnes Repplier, letrare amerikane
1978 – Margaret Mead, antropolog amerikan
Festa dhe përvjetore
Dita Botërore e Librit

42 ngjarje, lindje, v dekje, festa e përvjetore të ndodhura në vite në datë 15 Nëntor Read More »

Djali puth Live në TV Sindin, vajzën e virgjër të Për’puthen

Sindi Loci, është 22-vjeçarja nga Tirana, që studion violinë në Bukuresht dhe është bërë pjesë e formatit Për’puthen për të gjetur të dashur. Ajo ka trumpetuar në program se është e virgjër dhe se nuk ka patur lidhje të mëparshme.

Gjithashtu ajo ka deklaruar se nuk e ka dhënë as puthjen e parë, por nje djalë ka gjetur një mënyrë tejet origjinale për t’ia rrëmbyer nëpërmjet ekranit.

Djali puth Live në TV Sindin, vajzën e virgjër të Për’puthen Read More »

Hiqej si po lice dhe përfitonte qyl, gjykata e lë në bu rg Elvira …

Elvira Lani është 42-vjeçarja e cila është lënë sot në bu rg nga Gjykata pasi akuzohet për disa vepra penale, “Mash trimi“ dhe “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”. Ajo shtirej si efektive poli cie dhe shkonte në dyqane të ndryshme dhe merrte artikuj me vlerë të madhe parash ose artikuj ushqimorë pa bërë pagesën ose me justifikimin se do të paguante më vonë. Ajo u prezantohej “shenjestrave” të saj si gruaja e një shefi të rëndësishëm të pol icisë.

Mirëpo kush është Elvira Lani dhe pse shtirej si efektive e policisë? ‘Drejtoreshë e Përgjithshme Investigimi ‘Stop Kr imit”, njësi e krijuar prej vetë saj, për t’ju prezantuar klientëve që binin pre e mashtrimit. Ajo mbante edhe një radio të ngjashme me atë të punonjësve të Pol icisë, pasaporta dhe dokumente të ndryshme identifikimi, një distinktiv dhe sende të tjera të kundërligjshme.

Hiqej si po lice dhe përfitonte qyl, gjykata e lë në bu rg Elvira … Read More »

Lufta ndaj COVID-19 dhe bashkëpunimi dypalësh/ Rama, bisedë telefonike me ministrin e Jashtëm italian Di Maio

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një bisedë telefonike me ministrin e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Italisë, Luigi Di Maio.

Bashkëbiseduesit diskutuan për situatën e luftës ndaj COVID-19 dhe bashkëpunimi dypalësh mes të dy vendeve, njoftoi sot Ministria e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Italisë.

Gjithashtu pjesë e diskutimeve ishte edhe perspektiva europiane e Shqipërisë.

Rama dhe Di Maio biseduan edhe për bashkëpunimin mes dy vendeve në kuadër të Presidencës shqiptare të OSBE-së./atsh

Lufta ndaj COVID-19 dhe bashkëpunimi dypalësh/ Rama, bisedë telefonike me ministrin e Jashtëm italian Di Maio Read More »