Orikuminews

Co-vid-19 merr 5 jetë 24 orët e fundit, 153 raste te reja.Ja si paraqitet situata në spital

Pesë persona kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit në 24 orët e fundit.
Ndërkohë janë shënuar, 153 raste të reja nga 836 testime të kryera.
Në 24 orët e fundit, kanë humbur betejën me COVID19 një 57 vjeçare nga Kruja, një 60 vjeçar nga Bulqiza, një 62 vjeçar nga Lezha, një 67 vjeçar nga Tirana një 82 vjeçar nga Elbasani.
Situata në spitale vijon të jetë e qëndrueshme. Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 178 pacientë, 13 në terapi intensive, nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.
Rastet ditore të identifikuara janë të shpërndara në bashkitë si vijon 57 raste në Tiranë, 15 në Lezhë, nga 11 raste në Krujë, Fier, Pogradec, 8 në Vlorë, 6 në Korçë, nga 4 raste në Lushnje, Mat, Gramsh, Patos, nga 3 raste në Mallakastër, Librazhd, nga 2 raste në Berat, Divjakë, Maliq, nga 1 rast në Durrës, Elbasan, Tepelenë, Malësi e Madhe, Peqin, Memaliaj,
57 qytetarë janë shëruar në 24 orët e fundit, duke e çuar në 6888 që nga fillimi i epidemisë.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale rikujton edhe një herë për masat e thjeshta që duhet të respektojë çdo qytetar në përditshmëri:
-Mbani duart të pastra dhe mos e prekni fytyrën
-Ruani distancën në ambientet publike.
-Kudo kur kjo nuk është e mundur, vendosni maskë apo barrierë mbrojtëse.
-Shmangni grumbullimet me shume njerëz pasi është rrezik për përhapjen e infektimit nga Covid19.
“Një apel për bizneset, institucionet, të zbatojnë me korrektësi protokollet e sigurisë në punë, të miratuara nga autoritetet shëndetësore. Telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga Covid-19.

Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes, për shërbim psikologjik si dhe për çdo informacion tjetër rreth Covid-19”, deklaroi Eugena Tomini

Co-vid-19 merr 5 jetë 24 orët e fundit, 153 raste te reja.Ja si paraqitet situata në spital Read More »

Fshati vetëm me burra, ja përse nuset nuk shkojnë atje

Në shoqërinë tonë shkesi ka qenë protagonisti kryesor që bekonte martesat, sot interneti i ka ndryshuar njohjet.

Megjithatë në fshatin Mushnik të Rrogozhinës ende është e vështirë të gjesh grua, ndaj sot kemi vendosur tju prezantojmë me djemtë e këtij fshati që janë në kërkim të dashurisë së vërtetë.
Zeqir Topi, është 50 vjeç ai thotë se të gjitha vajzat që ka njohur e kanë refuzuar pasi fshati nuk ka rrugë të shtruar me asfalt.

Fshati Mushnik është vetëm 5 km larg nga fshati Gërmenj i cili i gjithë është i shtruar me asfalt. Banorët e zonës thonë se rruga e pashtruar mund të shërojë zemrat e vetmuara të beqarëve.

Në ketë fshat banojnë 15 familje, të gjithë kanë ikur nga këtu prej mungesës rrugës.
Nëse doni të njihni njërin nga djemtë e urtë dhe punëtor të Mushnikut ju lutëm kontaktoni në adresën tonë.

Fshati vetëm me burra, ja përse nuset nuk shkojnë atje Read More »

Lëkundje tërmeti në Shqipëri/ Ja ku ishte epiqendra

Lëkundje tërmeti në Shqipëri.

Lëkundja është ndjerë në Tiranë, por zgjati pak sekonda.

Sipas EMSC, magnituda paraprake vlerësohet të jetë 3, shkalla Rihter. Epiqendra ishte 25 km në veri të Durrësit,, si dhe 34 km në veriperëndim të Tiranës.

Në epiqendër tërmeti ka pasur një thellësi 10 km, çka bërë që edhe pse me madhësi 3, lëkundja të ndihej e të krijonte panik, por fatmirësisht vala zgjati 2 deri në tre sekonda.

Këto lëkundje vijuan pas lëkundjeve të forta, që u ndjenë sot në Greqi.

Tërmeti me magnitudë 5.9, sipas EMSC, goditi sot rajonin e Kretës.

Sipas dëshmive, lëkundjet afër epiqendrës ishin të forta, ndërsa fatmirësisht tërmeti edhe atje ka zgjatur vetëm pak sekonda.

Në epiqendër tërmeti pati një thellësi 45 km, çka kjo e bëri më të ulët intensitetin në sipërfaqje.

Epiqendra e tërmetit ishte 57 km në juglindje të “Iaákleion”, Kretë, zonë me një popullsi mbi 100 mijë banorë.

Kujtojmë se pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit të vitit të kaluar, lëkundjet u pasuan edhe në Kretë. Sipas ekspertëve, vitin e kaluar ishte shkarkuar e njëjta valë sizmike, pasi dy vendet ndodhen në një zonë sizmiologjike. Por duket se edhe pas shumë muajve, energjia e akumuluar ende nuk është shkarkuar.

/NOA.al

Lëkundje tërmeti në Shqipëri/ Ja ku ishte epiqendra Read More »

Mali i Tomorit, destinacioni i preferuar i turistëve edhe gjatë shtatorit

Parku Kombëtar i malit të Tomorit mbetet një nga destinacionet e preferuara turistike nga turistë vendas dhe të huaj në çdo stinë të vitit.

Këto ditë të ngrohta të shtatorit, mali i Tomorit po vizitohet nga të apasionuarit e natyrës, turistë vendas dhe të huaj.

Gjatë fundjavës një grup vizitorësh nga qytete të ndryshëm të vendit kanë shijuar kulinarin dhe peizazhet e mrekullueshme që ky vend ofron.

“Një grup vizitorësh nga qytete të ndryshëm të vendit, në një fundjavë të bukur në Malin e Tomorrit. Duke bujtur pranë Bujtina në Rroshnik, pas shijimit të gatimeve tradicionale dhe verës, përshkuan edhe shtegun Zalli i Dardhës – Qafa e Skurrës – Kalaja e Tomorit, në Malin e Tomorit”, bën të ditur Administrata Rajonale e Zonave të Mbrojtura Berat.

Fillimi i vjeshtës e bënë Tomorin një vend atraktiv për turistë, sepse jo vetëm bukuritë natyrore, pamjet madhështore, shtigjet malore, uji i ftohtë, por dhe shtimi i ngjyrave të vjeshtës e bëjnë këtë vend një parajsë turistike. /atsh

Mali i Tomorit, destinacioni i preferuar i turistëve edhe gjatë shtatorit Read More »

Gjirokastra, gjithnjë e më shumë pasaporta ndërkombëtare shqiptare

“Gjirokastra është bërë gjithmonë e më shumë pasaporta ndërkombëtare shqiptare e pashmangshme për miqtë, vizitorët, partnerët ndërkombëtarë”.

Kështu u shpreh kryetari i bashkisë së Gjirokastrës, Flamur Golemi i cili priti grupin e miqësisë Francë-Shqipëri të parlamentit francez, kryesuar nga kryetarja e këtij grupi, mikeshë e Shqipërisë, deputetja Mireille Clapot.

Grupi i miqësisë Francë-Shqipëri i parlamentit francez, kryesuar nga kryetarja e këtij grupi, mikeshë e Shqipërisë, deputetja Mireille Clapot, me pjesëmarrjen e zëvëndëskryetarit të këtij parlamenti, Marc Le Fur, kanë ardhur për vizitë pune në Shqipëri me ftesë të kryetares së grupit të miqësisë Shqipëri-Francë në Kuvendin e Shqipërisë, Mirela Kumbaro, njëkohësisht deputete e qarkut të Gjirokastrës.

“Hapja e degës së Aleancës Franceze në Gjirokastër, binjakëzimi i Gjirokastrës me qytete të ngjashme franceze, zhvillimi i projekteve në kornizën e programeve të Agjencisë Franceze të Zhvillimit, ishin pistat kryesore që diskutuam, edhe me kolegët frankofone të qytetit tonë. Nuk do të ndalemi se prezantuari e promovuari Gjirokastrën dhe projektet e reja të muzealizimit e infrastrukturore që po e bëjnë atë destinacionin kryesor të turizmit shqiptar”, u shpreh kryebashkiaku Golemi./atsh

Gjirokastra, gjithnjë e më shumë pasaporta ndërkombëtare shqiptare Read More »

Ogerta Manastirliu: Bëhu superhero mbaj maskën çdo ditë

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka ndarë një fotografi me dy vajzat e saj, me rastin e nisjes së vitit të ri shkollor.

Ajo thotë se është emocion dhe përgjegjësi për çdo prind, rifillimi i shkollës.

“Në shkollë të sigurt! Emocion dhe përgjegjësi për çdo prind, për të bërë gjithçka ka në dorë, që ky rifillim i shumëpritur të mos cenojë shëndetin dhe mirëqenien e fëmijëve tanë, të familjeve dhe të gjithë komunitetit! Jep edhe ti kontributin tënd për shkolla të sigurta! Bëhu superhero mbaj maskën çdo ditë”, shkruan Manastirliu.

Teksa uron suksese, ministrja kërkon që të ruhet distanca dhe të bëhet kujdes për higjienën.

Ogerta Manastirliu: Bëhu superhero mbaj maskën çdo ditë Read More »

Zi në politikën shqiptare, ndahet nga jeta një prej politikanëve më të vjetër në vend!

Zi në politikën shqiptare, ndahet nga jeta një prej politikanëve më të vjetër në vend.

Sabit Brokaj ka ndërruar jetë në moshën 78-vjeçare në orët e fundit, si pasojë e një ataku kardiak.

Sabit Brokaj ka qenë deputet në Kuvendin e Shqipërisë që nga viti 1991.

I ndjeri ishte dhe ministër i Shëndetësisë i Shqipërisë në vitin 1991 si dhe ministër i Mbrojtjes i Shqipërisë gjatë viteve 1997 – 1999.

Brokaj ishte një prej mjekëve më të njohur në vend, si dhe ka ndjekur gjendjen shëndetësore të ish-diktatorit Enver Hoxha. /noa.al

Zi në politikën shqiptare, ndahet nga jeta një prej politikanëve më të vjetër në vend! Read More »

Njoftim per ndarje nga jeta te Enver…

NJOFTIM PËR NDARJE NGA JETA TE ENVER STRATIT.
Kryesia e Shoqatës Kallarati njofton bashkëfshatarët e saj se, sot në Tiranë u nda nga jeta në moshën 90 vjeçare, veterani Enver Dule STRATI.
Varrimi datë 11.09.2020. Homazhet për përcjelljen e tij do të bëhen në orën 12:00 te Hotel “Internacional” prapa ish Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve, Tiranë.
Enveri u lind më 29 prill 1930 në Kallarat, në një familje të varfër, por me ndjenja të theksuara patriotike dhe liridashëse. Ai u rrit dhe edukua nga prindërit e tij po më ndjenjat patriotike. Pushtimi fashist e gjeti në Qishbardhë–Xhyerinë, ku jetonte me bagëti familja e tij. Gjatë Luftës Antifashiste, megjithëse i vogël, u aktivizua si korrier për marrjen e trakteve dhe komunikatave në Vlorë. Për 43 vjet rresht punoi me përkushtim e devotshmëri në sektorë të ndryshëm të pushtetit, partisë dhe të ekonomisë në Vlorë e Fier.
Enveri së bashku me bashkëshorten Hanushen lindën, rritën, edukuan e arsimuar pesë djem të denjë për familjen dhe shoqërinë.
Më 1990 Enveri doli në pension, por për asnjë çast nuk e ndërpreu aktivitetin e tij patriotik dhe shoqëror. Enveri ka dhënë një kontribut mjaft të vlerësuar për vendlindjen, Kallaratin. Ai ishte një nga aktivistët më të shquar të shoqatës Kallarati e gazetës së saj dhe në mënyrë të veçantë të degës së Fierit fillimisht e vitet e fundit asaj të Tiranës.
Enveri gjithashtu ka kontribuar edhe në Organizatën e Veteranëve të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, Dega Fier dhe Tiranë.
Me pasion e këmbëngulje për të lënë kujtim pasardhesve të familjes dhe në përgjithësi kallaratasve diçka nga jeta dhe historiku i familjes, por edhe i fshatit, ku u lind, ai në vitin 2010 botoi librin “Historiku i Kallaratit”.
Libri “Historiku i Kallaratit”, do të jetë një kujtim dhe thesar i paçmuar që Enveri u la gjithë kallaratasve, pasi aty secili mëson të kaluarën e fshatit, kontributin për liri, çlirim kombëtar e demokraci në periudha të ndryshme të historisë, përbërjen e mëhallave të fshatit, figura të shquara të kulturës, sportit, zhvillimin ekonomik të kohës së kooperativës bujqësore dhe atë të sektorit privat, marrëdhëniet me fshatrat fqinj, etj.
Kryesia e Shoqatës Kallarati i shpreh bashkëshortes Anushes dhe fëmijëve, Besnikut, Arturit, Viktorit, Agronit dhe Kastriotit ngushëllimet më të sinqerta dhe pamundësinë e pjesëmarrjes në përcjelljen e tij për në banesën e fundit, për shkak të respektimit të kufizimeve ndaj epidemisë së koronaviruesit!
U prehsh në Paqe!

Njoftim per ndarje nga jeta te Enver… Read More »