Dhërmiu është kthyer në një nga vendet më të lakmuara në Shqipëri.
Ndaj dhe biznesmenë të shumtë, janë vërsulur për të përfituar, duke blerë toka dhe duke investuar.
Por jo të gjithë dorëzohen para tyre. Ky është rasti i këtij të moshuari, që thotë se i kanë ofruar 5 milionë euro për t’i blerë tokën, por ai nuk ka pranuar. Dhe në vend të hoteleve që do të ngriheshin në tokën e tij, ai ka mbjellë fruta nga pothuajse të gjitha llojet.
Ndahet nga jeta në moshën 89 vjeçare ‘Mjeshtri i Madh’, Lutfi Hoxha, aktor i dhjetëra roleve në teatër dhe kinematografi.
Lajmin e ka bërë të ditur Teatri “Aleksandër Moisiu” ditën e sotme nëpërmjet një njoftimi:
“Qofsh i dritës engjëll i mirë e i bardhë. Me hidhërim të thellë njoftojmë ndarjen nga gjiri ynë artistik i xhevahirit të fundit të plejadës së Artë të Teatrit “Aleksandër Moisiu”. Lutfi Hoxha e jetoi këtë jetë në skenë, aty ku dha gjithçka”
Për shumë dashamirës të filmit shqiptar, Hoxha është babai i Tilit në filmin “Shoku ynë Tili’.
Shumë fansa të tij kanë hapur fanpage në Instagram për të mbështetur këngëtarin në periudhën kur ishte pjesë e BBV dhe pas përfundimit të spektaklit.
Dhe mbyllja e një fanpage në Instagram me emrin e këngëtarit, ka revoltuar Luiz Ejlli, i cili ka reaguar në një postim në rrjetet sociale
Teksa përdori thënien e At Zef Pllumit “Ne nuk e duam njëri tjetrin, kemi mllef, lakmi dhe xhelozi për njëri-tjetrin”, Luiz Ejlli u shpreh se kjo është arsyeja pse shqiptarët nuk ecin përpara.
Një 29-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në një aksident tragjik në Itali. Viktima është Aldo Gjoka. I riu shqiptar ka lindur në Tiranë, por prej shumë vitesh ishte banor në Leçe.
Aksidenti i rëndë ndodhi në Torre Specchia, në Salento. Gjoka ishte duke udhëtuar me një motor kur u përplas me një makinë. Mediat italiane shkruajnë se vijojnë hetimet për të zbuluar rrethanat dhe shkaqet e plota të aksidentit.
Sipas verifikimeve paraprake, pas përplasjes, shqiptari ka përfunduar në murin e një prone private. Ndërsa makina përfundoi me barrierat mbrojtëse. Si pasojë e përplasjeve u shkatërrua edhe një shtyllë e ndriçimit.
Shqiptari humbi jetën menjëherë në vendin e ngjarjes. Motori i tij ishte pothuajse i shkatërruar tërësisht në pjesën përpara.
Pas përplsjes mjeti mori flakë menjëherë e për pasojë u shkatërruan dokumentet e drejtuesit të tij, dukee bërë fillimisht të vështirë identifikimin e viktimës.
Aldo Gjoka njihej në zonën ku banonte si Aldino. Pas vdekjes së tij ka pasur shumë reagime në rrjetet sociale. Ai njihej për zemërgjerësinë dhe ishte i respektuar nga të gjithë. Ai la pas prindërit dhe një motër.
Kohët e fundit produksionet e saj muzikore kanë qenë disi më të rralla, ashtu sikurse edhe daljet e saj në publik. Megjithatë, në rrjetet sociale, ajo është gjithnjë prezente, duke na treguar anën e saj më të mirë.
Flasim pikërisht për Jonida Maliqin, që shpesh herë ka shërbyer edhe si ikonë mode. Të gjithë e dimë tashmë pasionin e saj për modën dhe të bukurën, duke mbajtur prej vitesh vendin si një prej artisteve të veshura më me stil. E në fakt edhe nëse na ndesh ta shohim në të përditshmen e saj, pamja është e njëjtë.
Paparaci ynë ka mundur ta fotografojë këngëtaren gjatë angazhimeve të përditshme që ajo ka si kryefamiljare. Ashtu si duket edhe në foto, Jonida, bashkë me mikun e saj, sapo ka qenë duke dal nga ambientet e një pastrami kimik, teksa është ndeshur me paparacin tonë.
E veshur me një fustan të zi të gjerë, dhe si gjithnjë me aksesorë luksoz, artistja duket në një formë fizike perfekte. Duket se vera për të ka qenë e gjatë dhe me plot ditë edhe mund të dallohet, ka marrë goxha ngjyrë. Kur vjen puna për “look”-un e saj. Jonida gjithnjë tregohet shumë e kujdesshme, por pse jo edhe e pakursyer.
Sa i përket jetës private, gjithçka vijon të mbetet ende një mister sa i përket Jonidës. Prej më shumë sesa 2 vitesh, Jonida është shfaqur kudo vetëm. Në daljen e saj të fundit mediatike ajo ka folur për jetën e saj, por natyrisht duke mos zbuluar asgjë të re.
“Mendoj që askush nga ne nuk mund të jetë i lumtur për një kohë të gjatë. Po kam pasur momente të lumtura por edhe të trishta, e rëndësishme është t’i nisësh gjërat me pozitivitet. Duhet të kesh forcën për ti përballuar gjërat kur përjeton disfata. E rëndësishme është që të jesh diskret me jetën personale, më herët gjithçka që kam dashur kam shprehur dhe nuk e kam vrarë mendjen, por tani që jam nënë mendoj të jem më shumë private. Jeta nuk është vetëm Instagram, por e rëndësishme është që unë jam në paqe me veten. Nëse varesh nga një qenie tjetër je e groposur… Mendoj se mund të dashurosh disa herë në jetë, po r më bukur kur je e pjekur. Vlerësoj shumë meshkujt që respektojnë femrën”, u shpreh Jonida këtë verë.
Por teksa në jetën e saj private vijojmë ta shikojmë vetëm, miqtë nuk i mungojnë asnjë ditë. Madje as në ditë si këto, ku veshjet nga Pastrimi Kimik i marrin së bashku.
I ftuar së fundmi në “Wake up, Iliri bëri një kërkesë të papritur lidhur me sezonin e tretë të “Big Brother Vip Albania”.
I pyetur se kë do të rikthente përsëri në shtëpi, ai u shpreh se do të donte përballje me dy personazhet më të fortë: Donald Veshajn dhe Luiz Ejllin.
Mirëpo tani ai ka habitur fansat me një foto të postuar në rrjetet e tij sociale.
Në foton në fjalë Iliri shihet në krah të ish-rivalit të tij, Donald Veshaj dhe Luizit, duke i bashkangjitur shkrimin: “Tu prit kuçedrat”.
Qeveria shqiptare ka miratuar vendimin që heq Agjencinë Shtetërore të Blerjeve të përqendruara nga Ministria e Brendshme. Pra blerjet nuk do të kryhen më nga kjo agjenci që varej nga Ministria e Brendshme, por është krijuar një shoqëri aksionare “Operatori i Blerjeve të përqendruara”, me kapital 100% shtetëror.
Sipas këtij vendimi, nga sot Ministria e Brendshme nuk do të bëjë më tendera.
Në VKM-në e siguruar nga “BalkanWeb” thuhet se Këshilli i Ministrave ka vendosur krijimin e shoqërisë aksionare shtetërore “Operatori i Blerjeve të Përqendruara”, SH. A. për kryerjen e procedurave të veçanta të prokurimit publik, në emër dhe për llogari të Kryeministrisë, ministrive dhe institucioneve të varësisë.
Bëhet fjalë për një propozim të ministrit të Brendshëm dhe ministrit të Financave dhe Ekonomikë, për krijimin e kësaj shoqërie aksionare, me kapital 100% shtetërore, me emërtimin Operatori i Blerjeve të Përqendruara (OPB) për ofrimin e shërbimeve të prokurimeve për autoritetet/ entet kontraktore, në përputhje me kërkesat e legjislacionit përkatës në fuqi.
Sipas këtij vendimi, autoriteti publik që përfaqëson shtetin si pronar të 100% të aksioneve të shoqërisë aksionare, është ministria përgjegjëse për ekonominë.
VKM përcakton se kapitali fillestar i regjistruar për krijimin e shoqërisë aksionare të jetë 20.000.000 lekë dhe përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit. Ministria përgjegjëse për ekonominë transferon këtë shumë pranë kësaj shoqërie menjëherë pas regjistrimit të saj në Qendrën Kombëtare të Biznesit.