Irina

E rëndë në Greqi, gruaja shqiptare goditet me thikë nga partneri i saj rumun

Një 44-vjeçare shqiptare, e cila u sulmua dje nga partneri i saj po trajtohet në spitalin “Gennimatas”. Gjithçka sipas policisë ka ndodhur pak pas orës 20:30 të së mërkurës, në rrugën Agios Meletiou, në Patisia. Nuk dihet pse sulmuesi e ka sulmuar gruan.

Burri me origjinë rumune ka sulmuar me një objekt të mprehtë partneren e tij 44-vjeçare nga Shqipëria, duke e plagosur në shpinë, krah dhe këmbë. Viktima është dërguar në spitalin “Gennimatas”, ku po trajtohet, ndërkohë që po kryhen hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit.

E rëndë në Greqi, gruaja shqiptare goditet me thikë nga partneri i saj rumun Read More »

55-vjeçari gjendet pa shenja jete në afërsi të banesës së tij, ja dyshimet e policisë

Një 55-vjeçar është gjetur pa shenja jete në afërsi të banesës së tij ku jetonte i vetëm.

Ngjarja ndodhi mëngjesin e sotëm në fshatin Guri i Kuq në Pogradec.

Sipas informacioneve paraprake, në trupin e 55-vjeçarit nuk janë konstatuar shenja dhune.

Dyshohet se ai ka ndërruar jetë për shkaqe natyrore.

Njoftimi i policisë:

Mëngjesin e sotëm, në fshatin Guri i Kuq, Pogradec, në afërsi të banesës ku jetonte i vetëm, është gjetur i pajetë, pa shenja dhune, shtetasi R. T., rreth 55 vjeç, i cili dyshohet të ketë ndërruar jetë për shkaqe natyrore.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

55-vjeçari gjendet pa shenja jete në afërsi të banesës së tij, ja dyshimet e policisë Read More »

E rëndë në Itali, shuhet në aksident i riu shqiptar (emri)

Një shqiptar me emrin Aldo Gjoka ka humbur jetën ditën e sotme në Itali. 29-vjeçari Gjoka gjeti vdekjen pranë Torre Specchia teksa po udhëtonte me makinë. I riu është përplasur me një makinë, një Jaguar, i cili drejtohej po nga një 44-vjeçar me origjinë shqiptare.

Për shkak të goditjes jashtëzakonisht të dhunshme, makina ka përfunduar në një parmak ndërsa Aldo Gjoka është përplasur me murin rrethues të një prone private. Nga përplasja e fortë motori i Gjokës mori flakë. Disa shoferë kalimtarë kanë lajmëruar shërbimet e urgjencës duke telefonuar qendrën operative 118 dhe policinë.
Përpjekjet për ta shpëtuar të riun ishin të kota pasi ai praktikisht vdiq menjëherë. Lajmi për vdekjen e djalit u përhap me shpejtësi në rrjetet sociale. Gjoka jetonte në Leçe me familjen e tij prej disa vitesh.

E rëndë në Itali, shuhet në aksident i riu shqiptar (emri) Read More »

‘Jam i licencuar për të luftuar me xhindet’/ Flet hoxha që kreu ritualin me kaçavidë për t’i hequr magjinë gruas në Mat

Një rast i pazakontë ka ndodhur në Mat ku një 48-vjeçar ka ushtruar dhunë në mënyrë të përsëritur ndaj bashkëjetueses së tij, më pas ka thirrur në banesë një hoxhë për t’i hequr asaj magjinë.

Në pamjet e publikuara nga policia e Matit, dukej 37-vjeçari Kujtim Popaj i cili me anë të një kaçavide, godiste gruan me pretendimin se do i hiqte asaj magjinë.

Kujtim Popaj, hoxha që kreu ritualin ishte në një lidhje telefonike për Shqipëria Live, nga ku pretendoi se videoja është montazh dhe rituali i tij kishte qëllim heqjen e “xhindit” nga 33-vjeçarja.

“Vetëm një herë kam pasur takim me ta. Kam fakte që vetëm njëherë jam takuar në banesën e tyre. Unë e kam njohur me emrin Toni personin në fjalë dhe më thoshte gruaja ime ka magji. Shkova në shtëpinë e tij. Kur shkova ishte në gjendje shumë të keqe, ishte në ndikim të xhindeve. S’jam niveli juaj, jam ambasador, Kujtim Popaj. Kam fakte që ishte sulmuar nga xhindi. Nuk e di nga ka dalë ajo video. Videot janë montime, nuk i pranoj. Ne këndojmë me ndihmën e Allahut. Nuk ka pasur nevojë për ndihmë mjekësore. Kishte shkuar në nivelin më të lartë të xhindit. Jam i licencuar prej kupolës së Bagdatit për luftimin e xhindit. Unë nuk punoj me pagesë, punoj në shërbim të popullit.”-tha në një lidhje telefonike hoxha Kujtim Popaj. TCh

‘Jam i licencuar për të luftuar me xhindet’/ Flet hoxha që kreu ritualin me kaçavidë për t’i hequr magjinë gruas në Mat Read More »

Aksident në Vlorë, makina përplas 48-vjeçarin këmbësor

Një 48-vjeçar, këmbësor, është përplasur sot në Vlorë nga një automjet. Policia bën me dije se aksidenti ka ndodhur rreth orës 10:15, në aksin rrugor Vlorë – Kotë, automjeti tip “Ford”, me drejtues shtetasin E. Z., 44 vjeç, banues në Tiranë, ka aksidentuar shtetasin J. D., 48 vjeç, këmbësor.

48-vjeçari është dërguar për mjekim në Spitalin Rajonal Vlorë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Me drejtuesin e automjetit po kryhen veprimet procedurale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Aksident në Vlorë, makina përplas 48-vjeçarin këmbësor Read More »

Hanin në restorante dhe ‘bënin namin’ për cilësinë e ushqimit që mos paguanin faturën, turistët britanikë bëhen viralë

Fotoja e një çifti britanik që hëngrën në të paktën tre taverna në një fshat të Kretës dhe më pas kanë “bërë namin” për cilësinë e ushqimit duke mos paguar faturën, është publikuar nga Daily Mail.

Burri dhe gruaja përfunduan vaktin e tyre në të paktën tre restorante në ditë të ndryshme dhe më pas filluan të ankoheshin me zë të lartë për cilësinë e ushqimit në mënyrë që mos paguanin.
Vendndodhja e fundit që ata “goditën” është restoranti Ariadni Apartments”, shton gazeta britanike.
Sipas Daily Mail, e cila kërkon informacion nga lexuesit e saj për të identifikuar çiftin, fotoja është postuar në një grup në Facebook nga një anëtar i acaruar i stafit në Ariadni Apartments, “restoranti i të cilit është i famshëm për picat, ushqimet e detit dhe pjatat tradicionale greke”.

Personi paralajmëroi biznesmenët vendas që të “ruhen” nga çifti që refuzon të paguajë faturën pas përfundimit të vaktit, një “taktikë” që ata e kanë zbatuar tashmë në tre taverna./Albeu.com

Hanin në restorante dhe ‘bënin namin’ për cilësinë e ushqimit që mos paguanin faturën, turistët britanikë bëhen viralë Read More »

Shqipëria e 3-ta në botë për rritjen e fluksit të turistëve! Rama: Tirana la pas Ibizën dhe Dubain

Sipas të dhënave nga Google, Shqipëria renditet e treta sa i takon destinacioneve me rritjen më të madhe të këtij sezoni turistik.

Ndërsa Tirana është e dyta për nga numri i vizitorëve, duke lënë pas shumë qytetet të konfirmuara prej dekadash në turizëm si Ibiza dhe Dubai.

Lajmi është bërë i ditur nga kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në Facebook.

“Edhe sipas të dhënave nga vetë GOOGLE, Shqipëria renditet e treta sa i takon destinacioneve me rritjen më të madhe të këtij sezoni turistik, ndërsa Tirana jonë e dyta që lë pas plot prej qyteteve të stërkonfirmuara prej dekadash në turizëm”.

Ndërkohë, dy ditë më parë, Shqipëria rezultoi e para në Europë për rritjen e fluksit të pasagjerëve në Rinas, me 119%.

Shqipëria e 3-ta në botë për rritjen e fluksit të turistëve! Rama: Tirana la pas Ibizën dhe Dubain Read More »