Irina

MEGAOPERACIONI/ Artan Hoxha: Kanë 8 muaj që merren, u goditën…

Gazetari investigativ Artan Hoxha ka komentuar rezultatin e operacionit Tempulli duke thënë se ai është realizuar përgjatë 8 muajve të fundit.

I ftuar në një emision televiziv, Hoxha tha se operacioni i policisë ka synuar shpërndarësit e vegjël, por jo ata që i furnizojnë.
“Operacioni që u ekspozua sot përpara publikut dhe mediave është një lëvizje që policia e ka bërë për 8 muaj me radhë. Nuk u kapën brenda një nate 28 grupe, as 230 vetë, sepse nuk kemi mundësi fizike të bëjmë operacione me përmasa kaq të mëdha.

Ky operacion ka filluar në fundin e janarit dhe të dhënat u publikuan sot, ndaj u duk një bilanc kaq i madh. Në deklaratën e drejtorit të Policisë së Shtetit thuhej: Kemi filluar 8 muaj më parë dhe operacioni ka synuar të godasë shpërndarjen me pakicë, që shpërndajnë lëndën narkotike afër shkollave, gjimnazeve apo në lagjet e populluara të qyteteve të mëdha të vendit.

Motoja që kanë trafikantët është “Fëmijët tuaj janë e ardhmja jonë” dhe me sa duket kemi marrë thelbin e saj dhe po godasim aty. Por që të kesh sukses te rrjeti i shpërndarjes, duhet goditur sistemi kapilar që furnizon shpërndarjen.

Kokaina, apo heroina nuk prodhohen në Shqipëri. Pamë edhe disa droga që nuk prodhohen në Shqipëri, përfshirë edhe drogën sintetike. Gjatë këtij viti ka patur një lloj vullneti politik nga jugu në veri që të goditet çdo parcelë” tha Hoxha.

MEGAOPERACIONI/ Artan Hoxha: Kanë 8 muaj që merren, u goditën… Read More »

U sëmur në çerdhe dhe ndërroi jetë në spital, flet babai i 2-vjeçarit nga Burreli: E gjeta të vdekur, djali gëzonte shëndet të mirë, s’ka pasur vrimë në zemër

Një ngjarje e rëndë ndodhi më 11 shtator në qytetin e Burrelit, ku një 2-vjeçar humbi jetën pasi u ndje keq në çerdhen shtetërore nr.2.

Babai i të miturit, ditën e sotme në një intervistë për “Pa gjurmë” ka mohuar që vogëlushi kishte lindur me probleme në zemër.

Renato Hoti tregon se çfarë i tha edukatorja në telefon para se ta dërgonin me urgjencë në spital dhe ku humbi jetën.
Intervista e plotë

Zoti Hoti u tha të paktën që djali ka pasur probleme, ka lindur me probleme në zemër dhe ky ishte dhe shkaku që ndërroi jetë pikërisht në 11 Shtator, ditën që u hapën çerdhet dhe shkollat.

Renato Hoti: Djali me të vërtetë ka lindur para kohe, edhe ka ndenjur në inkubator një muaj, por unë i kam bërë dy herë analiza në Tiranë me skaner, me eko zemre. Doktorët nuk më kanë thënë asgjë, prandaj kjo është një gënjeshtër e madhe.

E qartë, nga të gjitha vizitat që ju i keni bërë djalit që kur e keni sjellë në jetë, asnjëherë nuk keni mësuar nga mjekët se ai mund të kishte një problem shëndetësor të tillë.

Renato Hoti: Jo, jo!
Atë ditë e çuat në mëngjes në kopësht, si ka qenë gjendja e tij shëndetësore?

Renato Hoti: Po, gjendja e tij shëndetësore ka qenë shumë e mirë njëherë, sepse e ka çuar nusja në 08:00 e disa minuta. Unë isha tek puna për vete, nuk kisha mundësi për ta çuar. Edhe unë kam marrë telefonatë nga drejtoresha e kopshtit nga ora 11:15, djali ka shkuar direkt në spital. Atje kur kam shkuar në spital, e kam gjetur pa jetë.

Nga deklaratat që kanë dhënë edukatoret mësuat se çfarë kishte ndodhur në atë kopësht, cfarë shqetësimesh kishin parë fillimisht te djali.

Renato Hoti: Me edukatoren që fola unë, po më thoshte që ka qenë duke fjetur gjumë edhe është çuar nga gjumi duke vjellë. E ka marrë ajo në krahë dhe më ka treguar të vjellat në bluzë.

Pra atë mëngjes kur nëna e ka dërguar në kopsht, ai nuk ka pasur as temperaturë, asgjë.

Renato Hoti: Ai nuk ka pasur as temperaturë, asnjë gjë. Ka qenë shumë aktiv, shumë në rregull. Ai para tre-katër ditësh kaloi një temperaturë, edhe i plasi një dhëmballë. Pati edhe një diarre. Për fëmijët këto janë normale, por jo se ka pasur sëmundje tjetër. Këtë në qoftë se doni ta vërtetoni mund të shkoni te doktori në Burrel, që e ka vizituar herë pas here, e ka kuruar për virozat me ndonjë shurup. Jo që ta kurojnë nga zemra, siç thonë gazetarët.

Ekspertiza mjeko-ligjore çafrë nxorri në fund? Çfarë iu thanë mjekët, cili ishte shkaku i vdekjes?

Renato Hoti: Ata e kanë bërë ekspertizën, edhe nuk kemi parë asnjë gjë jashtë normales. I ka të gjitha në rregull. Tani do presin shkaqet, por tani më thanë që vonon një muaj, një muaj e gjysëm.

Pra ende nuk ka dalë ekspertiza mjeko-ligjore?

Renato Hoti: Jo, Akoma nuk ka dalë, por parametrat fizike i kishte në rregull.

/Albeu.com.

U sëmur në çerdhe dhe ndërroi jetë në spital, flet babai i 2-vjeçarit nga Burreli: E gjeta të vdekur, djali gëzonte shëndet të mirë, s’ka pasur vrimë në zemër Read More »

Sherr me thika mes dy burrave për një grua në Tiranë, kush është ‘Helena’ e Freskut që po lë ‘pa gjumë’ të moshuarit

Dashuria për një grua ka futur në sherr dy të moshuar në Tiranë. Ky është rasti që ka trajtuar emisioni Stop këtë të mërkurë.
Merdan Xhafa 71 vjeç është ankuar për 73-vjeçarin, Fatmir Zika, të dy banues në zonën e Freskut, se ky i fundit e ka goditur me thikë.

Shkak është bërë një zonjë që punon me mirëmbajtjen e shtëpisë së z.Merdan Xhafa. Por mesa duket për këtë zonjë ka shfaqur ndjenja dashurie 73-vjeçari Fatmir Zika.

“Unë jam Merdan Xhafa, pensionist. Me punë kam punuar në Policinë e Shtetit prej 35 vitesh. Jam i divorcuar dhe kam 4 fëmijë, 2 djem e 2 vajza. Kam 1 vit që jetoj vetëm. Ditën e kaloj në mëngjes dal me shokët pimë kafen, blej ato gjërat që na duhen edhe kthehem në shtëpi. Pasdite dal prapë me shoqërinë deri nga ora 20:00-21:00. Edhe kështu e kam kaluar kohën. Nuk jam i aftë për të gatuar. Të dy çunat rrinë në pallat. Unë mbaj mbesat sa të kthehet çuni me nusen nga puna dhe i marrin ata pastaj. Gjatë kohës që unë jam vetëm kërkova një punëtore. Më autorizoi një shoku im për këtë punëtoren dhe e mora në telefon dhe kjo vjen punon 2 orë tek unë. Bën gatimin dhe pastron. E zonjë, shumë korrekte për punë e për të gjitha, kaloj mirë. Fatmir Zika më ka goditur me thikë. As mik as shok nuk e kam unë. Këtë kur ka ardhur para 5-6 vitesh kam pirë me këtë kafe. Punëtores i thashë ti po të duash ta pish kafen sa të jesh punëtore tek unë, kafen do ta paguaj unë. E pinim kafen bashkë. Kur kishte kohë, kur s’kishte kohë ikte. Fatmiri na ndiqte kudo që shkonim. Gjeta numrin e mora në telefon, i thashë dua të pimë një kafe. Po, tha, hajde. Vjen befasisht edhe më qëllon direkt, nxjerr thikën dhe qëllon direkt. E kapa që i bllokova thikën. Të mos i kisha bllokuar thikën, do isha në varr sot. Ndërhyri kamarieri dhe disa çuna të tjerë që ishin aty në lokal edhe ky iku me vrap pastaj. Bëmë kallëzim te policia, e mori kallëzimin oficeri i policisë aty edhe më dërgoi të Instituti i Mjekësisë Ligjore. Vajta atje, më plotësoi dhe ai raportin. Ndihem i kërcënuar sa nuk ka më, ruhem sa s’ka më. Para se sa të vinim te lokali, më tha ti atë nuk do ta mbash më në punë. I thashë si nuk do ta mbaj më në punë? Ç’ke me atë ti? Ajo është punëtore tek unë. Ti çfarë ke me atë zgjidhe me të, jo me mua. Njëfarë interesi ka ai po se çfarë interesi e di ai, nuk flas”.

Por zonja në fjalë mohon që të ketë lidhje me 73-vjeçarin Fatmir Zika, por thotë se punon për bukën e gojës dhe se është e martuar.

Zonja X: Gjithë kjo situatë…,unë nuk e marr dot me mend. Unë jam një zonjë, që kam burrin me diabet, se punoj familje më familje. Ai zotëri na ka rënë më qafë dhe Insh’Allah, Zoti e drejtësia, çoftë në vend këtë hallin tonë! Unë punoj derë më derë, punoj, e shkreta, nxjerr koren e bukës. Jam me shtëpi me qira. Thjesht jemi njohur, shesim vaj, shesim raki. Në çdo kohë. Shkoj në punë, shkoj në tavolinë…, ka qenë vetë z. Merdan. O po, ça ke me mua, ma thuaj, unë jam këtu… Unë e kam familjen të kompletuar. Ai mund të ketë krijuar shumë gjëra, po unë e kam me listë, me defter, i themi ne nga anët tona. Unë dal për bukën e gojës. Punoj natë e ditë! Kthej kokën unë, vjen nga mbas tij dhe e qëllon me grushta dhe pastaj nxjerr thikë nga çanta. Unë ndihem shumë e kërcënuar dhe shumë e ofenduar, sepse në çdo lokal, që ka shkuar, mua më ka përgojuar dhe nuk ia kam për borxh.

Gazetari i Stop bëri ballafaqimin mes dy të moshuarve, Merdan Xhafës dhe Fatmir Zikës. Ky i fundit thotë se ka ndjenja për zonjën dhe se është xheloz që punon në shtëpinë e Merdan Xhafës. Nga ana tjetër, ai mohon që ta ketë goditur me thikë z.Merdan, por me çelës.

Fatmir Zika: Më tha që ti na ndjek kudo që vemi ne. Ti me atë që ke bë çfarë të duash ti. Ka një shoqe ky. Unë kam 4 vjet me të.
Gazetari: A të lidh diçka tjetër me zonjën?

Fatmir Zika: Po patjetër kjo s’ka nevojë për t’u kuptuar. Kur them unë 4 vjet me që e njoh, propozimi i saj ka qenë për mua. Mua më vdiq gruaja. Tha kështu: “Unë do të mbaj ty si Perëndinë”.

Gazetari: Jeni përpjekur që zotërinë ta godisni me thikë?

Fatmir Zika: Kurrë. Unë me thikë? Thikë është kjo?

Gazetari: Po çfarë është?

Fatmir Zika: Çelës.

Gazetari: E shkaktuar nga ty?

Fatmir Zika: Po. Pse do them unë që jo?

Gazetari: Pra ti pranon që ke goditur z.Merdan?

Fatmir Zika: Je burrë apo s’je. Qëndro si burrë në radhë të parë. Burrë me 2 r. Nuk je burrë.

Gazetari: Çfarë të nervozon?

Fatmir Zika: Se gënjen ky.

Gazetari: Dhe ti vendose ta godisje?

Fatmir Zika: Jo kurrë.

Gazetari: Po këto goditjet i ke bërë ti, se e pranove.

Fatmir Zika: E pranova.

Merdan Xhafa: Çfarë të bëra unë ty që më godite ti mua?

Gazetari: A kanë lidhje ndjenja xhelozie?

Fatmir Zika: Unë jo.

Merdan Xhafa: Ka pra, për atë më ra. Mblidh mendjen edhe lem rehat mua.

Fatmir Zika: Pas më ke mua ti, por jo për të keq. Unë të kam vëlla ty, po ti nuk e çmon. Është me pistoletë në xhep ai.

Gazetari: Ku e ka pistoletën?

Fatmir Zika: Nuk e di.

Merdan Xhafa: Pistoletën e kam dorëzuar unë që kur dola në pension.

Fatmir Zika: Nuk e di. Ajo thotë kështu, duan të na ndajnë nga ne të dy. Jam në krahun tënd thotë. Ta dijë mirë ky.

Në celularin e Fatmir Zikës ka plot mesazhe dhe poezi dashurie që ia ka dërguar zonjës.

Sherr me thika mes dy burrave për një grua në Tiranë, kush është ‘Helena’ e Freskut që po lë ‘pa gjumë’ të moshuarit Read More »

Ylli Merja tregon dozat e duhura dhe disa receta përdorimi të qumështit të bletës

Specialisti i bimëve mjekësore Ylli Merja foli për qumështin e bletës, “ilaçin e mrekullive” për shumë sëmundje. Sa duhet të jetë doza e duhur për fëmijët dhe të rriturit si dhe mënyrat e përdorimit.

“Gjithçka që prodhon bleta është bekim për njeriun. Qumështi i bletës një nga sekretet e ruajtura të natyrës” e nis kështu bisedën specialisti i bimëve mjekësore Ylli Merja.

Qumështi i bletës prodhohet nga gjëndrat e bletëve punëtore, ka ngjyrë të bardhë në të verdhë, është si krem, ka shije të thartë dhe pak aromë. Një qumësht cilësor duhet të jetë si lëng veshtullor dhe kur e prekim me majat e gishtave nuk duhet të na kokrrizohet në dorë, shprehet Merja. I cilësuar si superushqim për superfuqi, qumështi i bletës rrit imunitetin dhe trajton një sërë sëmundjesh në organizëm.

Qumështi i bletës përmban:

· Mbi 150 përbërës aktiv biologjik

· Ujë 66 – 69 %

· Aminoacide esenciale 17-19 %

· Yndyrna 3-5 %

· Minerale 2-2.5 % (kalium, kalcium, natrium, zink, hekur, bakër)

· Vitamina 2 % (A, B, B2, B5, B6, B8)

· Hormone, substanca stimuluese

· Enzima

Vlerësohet si nektari i perëndive për nga vlerat e jashtëzakonshme që i dhuron organizmit. I pasur me ushqyes të cilët dhurojnë vetëm shëndet, prej vitesh tashmë është kura natyrale më e mirë e kujdo që kërkon të forcojë trupin dhe mendjen.

Vetitë e qumështit të bletës:

· Rivitalizon trupin dhe e rigjeneron atë

· Frenon plakjen e organizmit

· Ushqen sistemin nervor, lufton parkinsonin

· Përmirëson koncentrimin, kujtesën, largohet frika

· Ndihmon organizmin të luftojë sëmundjet virale dhe bakteriale

· Rrit performancën hormonale

· Rrit nivelin e kolagjenit, forcon kockat

· Forcon imunitetin e organizmit kundër kancerit

· Ndihmon diabetikët në uljen e nivelit të glukozës

· Lufton aneminë dhe infeksionet bakteriale

· Ndihmon në trajtimin e plagëve dhe puçrave

· Aleat në dermatologji, lufton rrudhat

Përdorimi i qumështit të bletës, në dozat e duhura është shumë i rëndësishëm sipas specialistit Merja:

· 5 mgr për çdo kg peshë trupore, vendoset poshtë gjuhës

· Për fëmijët në 0,5 kg mjaltë shtohet 5 gr qumësht blete. Përziejeni mirë dhe fëmija mund të konsumojë esëll 10-15 gr.

· Për të rriturit në 0,5 kg mjaltë shtoni 10cc qumësht blete. Përziejeni mirë dhe konsumohet 25 gr mjaltë me qumësht blete esëll në mëngjes.

Gjithashtu një rëndësi të veçantë i duhet kushtuar dhe ruajtjes së tij për të mos humbur vlerat. Në momentin që merret deri në konsumim të ruhet në frigorifer në temperaturë minus 20 gradë Celsius, këshillon Merja. Ndërsa, në momentin që nis konsumimi, ruhet në frigorifer në temperaturën 4 gradë Celsius.

Specialisti i mjekësisë popullore Ylli Merja ndau dhe disa receta për përdorime të qumështit të bletës në sëmundje të ndryshme dhe në dermatologji.

Për kujtesën, alzheimer, parkinson:

· Në mëngjes vendoset 0,5 gr qumësht blete poshtë gjuhës

· Pini çaj harmonia 3 gota në ditë para buke

· Pini 2 x 4 pika në ditë pas buke vaj harmonia

· Përdorni 20 fije shafran në ditë, në kos ose gjellë

· Vendos poshtë gjuhës në mëngjes esëll qumësht blete (për fëmijët sipas peshës trupore 100 mrg, 200 mgr, 300 mgr / për të rriturit 500 mgr)

· Përdorni rrënjë sanze, hidhni në 1 lugë gjelle kos 1 lugë kafeje rrënjë sanze

· Pini çaj anemie 3 x 1 gotë në ditë para buke

· Pini alkania ngjyruese 1 gotë çaji çdo pasdite

Në dermatologji, për trajtim plagësh, puçrash, akne, rrudha, seborea:

· Në 50 gr krem shtoni 2-3 gr qumësht blete, përziejeni dhe mbajeni në frigorifer. Kremi mund të jetë sipas funksionit të lëkurës dhe problematikës.

Ylli Merja tregon dozat e duhura dhe disa receta përdorimi të qumështit të bletës Read More »

Kishte abuzuar me alkoolin dhe u dërgua në spital, shqiptari rreh mjekët dhe infermierët e urgjencës

Një 33-vjeçar shqiptar ka sulmuar mjekët dhe infermierët në Ankona, Itali. Ai ishte dërguar në spital paski kishte abuzuar me alkoolin, por papritur është tërbuar dhe ka sulmuar mjekët e infermierët.

Mediet italiane raportojnë se shqiptari do të dëbohet nga Italia, por fillimisht duhet të përgjigjet për akuzat “rezistencë dhe kërcënim ndaj një zyrtari publik” dhe “refuzim për dhënien e informacionit lidhur me identitetin e tij”.

I pyetur nga policia, 33-vjeçari nuk ka pranuar të japë të dhënat e tij personale, duke përdorur shprehje kërcënuese ndaj policëve dhe duke i rezistuar aktivitetit të tyre.

Në sajë të përdorimit korrekt të teknikave operacionale, efektivët kanë arritur të frenojnë vrullin e shtetasit shqiptar.

Nga hetimet rezultoi se shqiptarit i ishte refuzuar kërkesa për rinovimin e lejes së qëndrimit.

omisariati i policisë së Ankonës ka dhënë urdhrin për t’u larguar nga territori kombëtar brenda 15 ditëve. /albeu.com

Kishte abuzuar me alkoolin dhe u dërgua në spital, shqiptari rreh mjekët dhe infermierët e urgjencës Read More »

Deklarata e fortë e Spartak Ngjelës

Për të folur për ndryshimet e reja në qeveri dhe lëvizjet e fundit në PD ishte i ftuar në një intervistë televizive avokati Spartak Ngjela.

Ngjela analizoi ndryshimet në kabinetin qeveritar duke i cilësuar si të njëjta me ndërrimet që bënte ish-diktatori Enver Hoxha. Për Ngjelën emrat e rinj në qeveri janë njerëz të panjohur të cilët nuk mund të drejtojnë shtetin.

Avokati shton se në vendin tonë nuk ka opinion publik të ndjeshëm ndaj veprimeve të qeverisë dhe prandaj ndodhin mjaft skandale.

Spartak Ngjela: “Ishte ndërrim drastik me metodën e vjetër, me metodën e Enver Hoxhës, me njerëz të panjohur vetëm Shqipëria e ka këtë ndërrohen ministrat dhe ata që vijnë janë të panjohur.

Njerëz ta panjohur të paidentifikuar si mund të drejtosh shtetin dhe qeverinë me njerëz të panjohur …që te jenë rehat vetë. Të mos kenë konkurrencë në nivelin intelektiv. Ka shqiptarë në katedra në perëndim. Këta kanë Lupen Shupen dhe Tupen…

Nuk e kemi faktin të provuar është SPAK apo është kryeministri apo është disfata e qeverisë. Shoqëria vuan në një moment enigmatik, qeveria është sekret, nuk ka lidhje fare me të vërtetën. Nuk thotë fare asgjë. Nuk ka kontroll të opinionit publik. S’ka opinion publik. Po të kishte opinion publik nuk do ndodhnin këto”, tha avokati.

Ndërsa për situatën e opozitës, Ngjela u ndal tek rikthimi i Bashës dhe lëvizjet e Bardhi-Berisha. Avokati e shikon të pamundur që opozita e përçarë të fitojë përballë qeverisë.

Për të, Basha është me një grusht njerëzish dhe kurrsesi nuk mund të vijë në pushtet. Gjithashtu edhe Berisha me grupimin e tij nuk mund të fitojnë pasi është shpallur non-grata nga SHBA.

Spartak Ngjela:”Opozita në parlament, zihen me njëri-tjetrin. Kanë opozitë me njëri-tjetrin nuk mendojnë fare për zhvillimin kombëtar.

Nuk kanë fuqi të fitojnë. Kur flasim për parti opozitare duhet të jetë konkurrente me pushtet, janë kot. S’ka vlerë. Ku kanë ata, nuk i jep shpresë shoqërisë që merr pushtetin. E mendoni se Basha fiton me grushtin e njerëzve që ka. Ata janë të ndarë. Njëra është parti ligjore, tjetra është lëvizje kot. Kanë hyrë te Meta. Është ndarë PD nga ajo ligjorja sepse Saliun e kanë nxjerrë Non-Grata Washingtoni. Shqipëria aleat ka SHBA-në. Çkërkon ai?! Të shkatërrojë të djathtën?! Ku mund të krijohet e djathtë antimerikane në një vend europian”, u shpreh Ngjela.

Për Ngjelën, lëvizja e Bashës për të nxjerrë jashtë grupit parlamentar të PD-së Berishën në 2021 ishte e saktë, pasi u diktua nga politika amerikane.

Ndërsa ish-kryeministri bëri gabim sipas Ngjelës që e çoi çështjen në një gjykatë franceze kur duhej ta kishte çuar në një Gjykatë Federale në SHBA.

Spartak Ngjela: “Çfarë do bëjnë si mund të vish me Non-Grata në Amerikë. I nxjerr Non-Grata gjithë lëvizjen. Kur SHBA të kanë nxjerrë Non-Grata ti duhet të bësh gjyq në gjykatë federale në SHBA, vajti në Francë, është budallalllëk. Si mund ta marri Blinkenin Franca sepse nuk shkon mirë me një shtetas shqiptar. Duhet të shkonte në një gjykatë federale dhe të rrëzonte dekretin Non-Grata. Nëse dekreti nuk rrëzohet, merr formën e prerë. Kanë shkatërruar opozitën dhe i kanë bërë dëme popullit shqiptar. Non-Grata dhe ai tjetri Basha e kishte të saktë lëvizjen, e hoqi nga grupi parlamentar dhe deklaroi se m’a kërkoi politka amerikane. Për kë luan Berisha?! Për Shqipërinë jo një herë?!”, përfundoi Ngjela.

Deklarata e fortë e Spartak Ngjelës Read More »

Arrestimi i Encës, gazetarja: Nuk ishte e papritur sepse duke nisur që nga 2017…

Gazetarja Klotilda Harka thotë se arrestimi i Encës nuk ishte diçka e papritur pasi duke nisur që nga viti 2017, këngëtarja i ka bërë reklamim në një farë mënyrë lëndëve narkotike.

E ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan, gazetarja Harka shton se Enca ka reklamuar hashashin teksa ka publikuar pamje të miqve të saj duke tymosur lëndë narkotike.

Klotilda Harka: Arrestimi i Encës nuk ishte diçka e papritur sepse duke nisur që nga viti 2017, Enca i ka bërë një lloj reklamimi hashashit në mënyrën e vet duke e ndërthurur me projektet e saj sepse ajo ka realizuar dhe një klip dhe ka ftuar miq të njohur ku shihen duke tymosur hashash.

Rudina Magjistrari: Ndërkohë nuk shohim të merret asnjë masë. Promovohet lirshëm dhe fare hapur.

Glidona Daci: Për përdorim personal, nëse kapesh vetëm me një cigare hashash, e cila nuk e kalon 33 gramë, nuk mund të ndalohesh, pra se është përdorimi personal që nuk e ndalon.

Avokati Kujtim Cakrani: Kodi jonë Penal e ka specifikisht të qartë se kur kapesh me mbjelljen të disa lëndëve kanabis apo çdolloj droge tjetër, ti quhesh kultivues. Si 4 rrënjë, apo 100 t’i kapeshin, vepra penale është e parashikuar dhe ka dënim nga 3 deri në 7 vite burgim. Nuk ka asnjë dispozitë në kodin tonë që na thotë që “meqë ti je përdorues, mund ta kultivosh në shtëpi”. Ligji për mbjelljen e kanabisit për arsye mjekësore kaloi në parlament, pra do të jenë disa kompani që do të kultivojnë në disa zona të acaktuara kanabis. Rasti konkret i këngëtares nuk është rasti i veçuar nga qindra-mijëra të burgosur të tjerë. Ligji nuk ka specifikime të ndryshme ndarje. Kjo do të dënohet sipas dispozitës “kultivim i lëndëve narkotike”.

Kujtojmë se këngëtarja Ruensa Haxhiaj, e njohur me emrin e artit Enca është arrestuar pasi u kap me kanabis të mbjellë në vazo në ballkonin e banesës së saj.

Arrestimi i Encës, gazetarja: Nuk ishte e papritur sepse duke nisur që nga 2017… Read More »

E frikshme! Makina merr flakë në ecje në Vlorë

Policia e Vlorës ka bërë me dije se pasditen e sotme rreth orës 17:00 një makinë tip “Fiat” ka marrë flakë teksa ka qenë në ecje.

Po ashtu mësohet se pronar i mjetit është një 20-vjeçar me inicialet B. A., dhe se për fat të mirë kjo ngjarje ka kaluar vetëm me dëme materiale.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

E frikshme! Makina merr flakë në ecje në Vlorë Read More »