Irina

Alketa Vejsiu mahnit nga Miami, tregon linjat trupore duke notuar me peshkaqenët

Moderatorja shqiptare, Alketa Vejsiu është tepër aktive në rrjetet sociale, ku ndan me ndjekësit pamje nga përditshmëria e saj

Ditën e diel ajo ka ndarë disa detaje nga pushimet e saj, ku si desitanicon të përkryer për t’i kaluar pushimet ka zgjedhur Maldiven.
Nëpërmjet një videoje të postuar, ku shfaqet duke notuar, ajo ka shkruar: “Maldivet më mësuan të notojë me peshkaqenë, njësoj si në jetë.”

Kujtojmë që moderatorja gjithmonë ka treguar se pushimet i kalon me fëmijët e saj dhe është shumë e lidhur me ata.

Alketa Vejsiu mahnit nga Miami, tregon linjat trupore duke notuar me peshkaqenët Read More »

Kush është Milan Radoiçiç, krimineli famëkeq serb, që dyshohet të jetë plagosur

Krimineli serb, Milan Radojiçiç, i dyshuar për pjesëmarrje në sulmin terrorist të 24 shtatorit 2023 ndaj policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit, dyshohet të jetë plagosur.

Media boshnjake ‘Istraga” raporton në platformën X se ai ndodhet në Serbi duke u trajtuar.
Në konferencën për median Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla deklaroi se gjatë sekuestrimit të arsenalit të armëve në këtë fshat kanë gjetur dokumente të “kriminelit që është edhe në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara Milan Radoiçiç. Dokumente këto që dëshmojnë lidhjen apo pjesëmarrjen e tij të drejtëpërdrejtë në këtë aksion. Kjo është lista e armëve apo lejeve zyrtare të institucioneve të Serbisë dhënë Milan Radoiçiçit, ku janë edhe armët të cilat ai posedon”, tha ministri Sveçla.

Ndërkohë Ministri Sveçla i ka kërkuar Serbisë që t’i dorëzojë Kosovës 6 persona që sulmuan Policinë e Kosovës, të cilët po mjekohen në Novi Pazar.

Policia e Kosovës, në aksionin e saj antiterrorist në Banjskë, sekuestroi një automjet të tipit xhip Mercedes, e që i njëjti mbante logo false të KFOR-it.

Sipas gjetjeve të policisë, xhipi i takon kriminelit serb, Milan Radojiçiç, nënkryetarit të Listës serbe, subjektit politik më të madh të serbëve në Kosovë, informon klankosova.

Nga ana tjetër sipas medias kosovare në xhipin e Radojiçiçit u gjetën edhe targa false të automjeteve të forcave paqeruajtëse të KFOR-it. Ende asgjë nuk është konfirmuar zyrtarisht, por ajo çfarë dihet është se dokumente të tij u gjetën në makinat e sekuestruara nga Policia e Kosovës.

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, tha se në bazë të hetimeve të deritashme disa nga pjesëtarët e grupit që sulmuan policinë ishin pjesëtarë të “Brigadës së Veriut” dhe “Mbrojtjes Civile”, organizata këto që Kosova i ka shpallur si terroriste më herët gjatë këtij viti.

Kush është Milan Radoiçiç, krimineli famëkeq serb, që dyshohet të jetë plagosur Read More »

Mijëra qytetarë në varrimin e policit të vrarë, edhe përfaqësues të familjes Jashari

Qytetarë janë mbledhur për t’i dhënë lamtumirën e fundit, policit të vrarë dje në veri të Mitrovicës, Afrim Bunjaku.

Varrimi i heroit të Kosovës do të bëhet në fshatin e tij të lindjes, Samadrexhë të Vushtrrisë.

Në ceremoni është parë edhe Rifat Jashari, si përfaqësues i familjes Jashari.

Afrim Bunjaku u nderua nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani me urdhrin “Hero i Kosovës”.
Nderimin e tij e pranuan dy djemtë e policit të ndjerë.

Mijëra qytetarë në varrimin e policit të vrarë, edhe përfaqësues të familjes Jashari Read More »

Erjon Braçe: Vuçiç të dorëzojë dy terroristët që ka strehuar në spitalin ‘Novi Pazar’

Erjon Braçe, deputeti socialist ka reaguar me një postim në “X” për ngjarjen e ndodhur në veri të Kosovës mëngjesin e së dielës. Braçe akuzon dhe i bën thirrje Presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç që të dorëzojë dy kriminelët e strehuar në Spitalin Novi Pazar në Serbi.

Autoritetet kosovare ende nuk e konfirmojnë një lajm të tillë të publikuar nga deputeti, ndërkohë konfirmimi zyrtar i Ministrisë së Brendshme mbetet ai tre sulmuesve të vrarë dhe një të arrestuari.

Postimi i Erjon Braçes:

VUÇIÇ ka per detyrim ligjor te dorezoje menjehere dy terroristet qe ka strehuar ne SPITALIN E NOVI PAZAR! Kudo ne bote kriminelet qe vrasin POLICE, dorezohen ne vendin ku kryen krimin, nuk strehoen, nuk mbrohen!

Çfarë ndodhi në Kosovë një ditë më parë?

Për rreth 1 ditë një prej komunave në veri të Kosovës, Zveçani ka qenë pre e një sulmi të paprecedentë nga ana grupeve kriminale serbe, të cilët vranë efektivin në detyrë Afrim Bunjakun. Grupe të organizuara me uniforma, të armatosur rëndë mësynë në veri të Kosovës qëlluan në drejtim të policisë së Kosovës, duke vrarë 1 dhe duke plagosur 2 të tjerë.

Në orët e mbrëmjes, ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, tha se tre sulmues janë vrarë, ndërsa gjashtë persona, që dyshohet se ishin në kontakt me ta, janë arrestuar. Pas ngjarjes ka patur një sërë reagimesh të njëpasnjëshme duke nisur nga autoritetet e Kosovës, komuniteti ndërkombëtar, mediat dhe autoritetet serbe.

Dy krerët e vendeve si Kurti dhe Vuçiç kanë sulmuar njëri-tjetrin si shkaktar të situatës së ndodhur. Kurti e ka quajtur grupin të përgatitur ushtarakisht në Beograd, kurse Vuçiç është shprehur se “edhe sikur të na vrasin të gjithëve, Kosovën nuk do ta njohim”.

Erjon Braçe: Vuçiç të dorëzojë dy terroristët që ka strehuar në spitalin ‘Novi Pazar’ Read More »

Lajm i fundit/ Aksident i rëndë në Vlorë

Drejtuesi i mjetit tip Mercedes ka dalë nga rruga dhe është përplasur me pemët e lungomares.

Fatmirësisht nuk ka viktima , vetëm dëmtime fizike te shoferi i automjetit ku është dashur ndërhyrja e zjarrëfikësve për ta nxjerrë nga makina.

Vlorë/Informacion paraprak Sot, rreth orës 16:30, në rrugën “Murat Tërbaçi”, shtetasi M. E., rreth 25 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe si pasojë është përplasur me një pemë, anës rrugës. Shtetasi M. E, aktualisht ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.

Lajm i fundit/ Aksident i rëndë në Vlorë Read More »

‘Tullumbacet’ me azot sjellin të qeshura dhe eufori / Paralajmëron mjekja toksikologe: ‘Mund të sjellë paralizimin e gjymtyrëve’

Përdorimi i oksidit të azotit si një substancë rekreative nga të rinjtë ka tërhequr vëmendjen e mjekëve.

Mjekja toksikologe Esmeralda Thoma u shpreh se përdorimi i kësaj substance përmes tullumbaceve sjell të qeshura dhe eufori, ndërsa me kalimin e kohës ndryshon perceptimi i realitetit, deri në pikën ku përdoruesit nuk mund të dallojnë as ndryshimet atmosferike.

Ajo shtoi se përdorimi i saj mund të sjellë edhe humbje të ekuilibrit, deri në probleme neurologjike ku disa gjymtyrë mund të paralizohen.

‘Tullumbacet’ me azot sjellin të qeshura dhe eufori / Paralajmëron mjekja toksikologe: ‘Mund të sjellë paralizimin e gjymtyrëve’ Read More »

Vuçiç bën si i fortë: ‘Na vrisni të gjithëve, nuk e njohim Kosovën’

“Kurrë nuk do ta njohim Kosovën e pavarur, mund të na vrisni të gjithëve, kurrë Serbia nuk do ta njohim Kosovën e pavarur. Një krijesë që e krijuat duke bombarduar Serbinë. Për të biseduar, do të bisedojmë. Por njohja e Kosovës të harrohet”, është ky qëndrimi i ashpër i Vuçiç adresuar ndërkombëtarëve, pas sulmit nëveri të Kosovës.

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, bën fajtor kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për situatën e krijuar në veri. Vuçiç deklaroi se Kurti la serbët e Kosovës që të kujdesen për veten e tyre dhe i provokoi ato gjithë kohës.“Fajtori i vetëm, edhe pse ata që e ndihmojnë në të janë pak fajtorë, për gjithçka që po ndodh në Kosovë dhe Metohi është Albin Kurti. Ai është njeriu që e zëvendësoi Gjuriqin edhe pse është kundër marrëveshjes së Brukselit. Ai nuk ka te drejte ta beje kete. I la njerezit te kujdesen per fatin e tyre dhe provokoi gjithë kohe. Me vjen keq qe nje pjese e serbeve ra ne ato provokime. Albin Kurti eshte i vetmi fajtor, i vetmi që dëshiron konflikte dhe luftë, askush tjetër nuk dëshiron konflikte dhe luftë, e vetmja dëshirë e tij është të na fusë në luftë me NATO-n”, tha Vuçiç.

Në të njëjtën kohë, Vuçiç ka bërë thirrje që serbët të vetëpërmbahen dhe të mos përshkallëzojnë situatën në veri. Gjithashtu, ai bëri thirrje të plotësohen kërkesat e komunave serbe, sepse sipas tij kjo është mënyra e vetme për të parandaluar më shumë konflikte.

Vuçiç bën si i fortë: ‘Na vrisni të gjithëve, nuk e njohim Kosovën’ Read More »

Humbi jetën tragjikisht në krye të detyrës, vjen reagimi nga familja e efektivit të vrarë në Veri të Kosovës

Familjarët e policit të vrarë kanë thënë se Afrim Bunjaku është zyrtari policor që është vrarë të dielën në veri të Kosovës.

Familjarët kanë thënë se Bunjaku ka qenë toger në Policinë e Kosovës. Ai ka qenë nga Samadrexha e Vushtrrisë.

Reagimi i plotë:
TË VDESËSH PËR ATDHE ËSHTË SIKUR TË RILINDËSH PËRSËRI.*

Të nderuar miq, të dashur familjarë,

Sot, në orët e hershme të mëngjesit erdhi një lajm i kobshëm për familjen tonë Bunjaku nga Samdrexha e Vushtrrisë.

Familjari jonë *AFRIM BUNJAKU* , Rreshter në policinë e Kosovës është vrarë derisa ndodhej në detyrë, në veriun e Kosovës, në mbrojtje të integritetit territorial dhe sovranitetit të venditit gjë të cilën e bëri me nder e krenari deri në frymën e fundit.

E pikëlluar familja Bunjaku nga Samadrexha e Vushtrrisë.

Humbi jetën tragjikisht në krye të detyrës, vjen reagimi nga familja e efektivit të vrarë në Veri të Kosovës Read More »