Irina

Ekzekutoi gruan nga xhelozia, gjendet i vetëvrarë burri i Klodit në Itali

Është gjetur i vdekur autori i dyshuar i vrasjes së Klodiana Vefës, e cila u vra të enjten në darkë afër banesës së saj. Ngjarja ndodhi në provincën e Firences. Alfred Vefa, burri, i 36-vjeçares me origjinë shqiptare është gjetur i pajetë në një zonë të izoluar të San Casciano në Val di Pesa. Sipas policisë, e cila e kërkonte prej orësh, ai vrau veten duke u qëlluar me të njëjtën armë me të cilën kishte vrarë ish-bashkëshorten.

Rreth orës 4 të mëngjesit të së shtunës, në një zonë të izoluar të komunës San Casciano në Val di Pesa, një qytetar ka denoncuar një makinë të dyshimtë, të parkuar dhe të braktisur. Karabinierët që ndërhynë konstatuan se ishte makina e Alfred Vefës. Çifti prej kohësh jetonin të ndarë, ndërsa ishin në proces divorci. Mendohet se çifti kishte përplasje xhelozie, që kishin sjellë dhe ndarjen, ndërsa lanë pas dy fëmijë.

Ekzekutoi gruan nga xhelozia, gjendet i vetëvrarë burri i Klodit në Itali Read More »

Adriatik Lapaj thirrje qytetarëve: Jepni firmat për lëvizjen ‘Shqipëria bëhet’, për 15 vite heq dorë nga postet publike

Adriatik Lapaj, aktivisti i lëvizjes “Shqipëria bëhet” është ndalur sot për një bashkëbisedim me qytetarë të Pogradecit.

Gjatë fjalës së tij, Lapaj shprehu bindjen e tij se Shqipëria bëhet, por duhet vendosmëri. Mes të tjerash ai iu bëri thirrje qytetarëve që të bëhen pjesë e kësaj lëvizje, ndërsa i ftoi ata që të firmosin.

“Shqipëria bëhet, por duhet vendosmëri. Këtu populli është marre peng. Do të realizojmë këtë mision, për në është historike. Nuk janë të gjithë njësojë. Ata që kanë marrë peng këtë vend, dhe ata që janë pengje. 15 vjet heq dorë nga çdo post publik, por vetëm të vijnë të firmosin, të bëhen pjesë e lëvizjes dhe të kthejmë gjë iniciativë në mision.”, tha ai.

Adriatik Lapaj thirrje qytetarëve: Jepni firmat për lëvizjen ‘Shqipëria bëhet’, për 15 vite heq dorë nga postet publike Read More »

Megaoperacioni me 15 urdhër-arreste, zv.drejtori i Policisë Tiranë hedh në dritë detaje të reja: Artan Tafani kishte rolin e ekzekutorit, u identifikua falë …

Alket Shatro, zv.Drejtor i Policisë së Tiranës i ftuar në studion e emisionit “Open” ndau detaje në lidhje me shkatërrimin e bandës së Leart Haxhiut dhe arrestimit të Artan Tafanit, tashmë i penduari i drejtësisë.

Shatro tregoi se si u bë e mundur identifikimi, shpallja në kërkim, si dhe arrestimi i Artan Tafanit.

Në lidhje me rolin e Tafanit në bandën kriminale, zv.drejtori i policisë tha se ka qenë ekzekutori, ndërsa Haxhiu ishte personi që jepje urdhër se kush do ekzekutohej, sakaq shtoi se e bënte për qëllime financiare, apo për të eliminuar ata që kishte konflikte.

“Nga vjedhja me dhunë një pikë valutore në Astir, Tiranë, u bë e mundur identifikimi dhe shpallja në kërkim e autorit. Ai u identifikua për shkak të informacionit në inteligjencën policore, veshjet, në garazh u gjet një makinë. Më pas u bë një kërkim i një shkalle të gjerë pasi kishte një ‘background’ (të shkuar) kriminale, u bë operacion i gjerë e jo vetëm në Tiranë, por edhe në qarqe. U organizua operacioni dhe u bë e mundur kapja e tij në një hotel në rrugën Lushnjë-Fier. Artan Tafani është anëtar i grupit të Leart Haxhiut dhe ka rolin e ekzekutorit, në shumicën e vrasjeve. Haxhiu është kryesori në këtë grup kriminal pasi jepte urdhër vrasje. Ai kishte përfitime financiare por edhe për shkaqe konfliktesh.”, u shpreh Shatro.

Megaoperacioni me 15 urdhër-arreste, zv.drejtori i Policisë Tiranë hedh në dritë detaje të reja: Artan Tafani kishte rolin e ekzekutorit, u identifikua falë … Read More »

Gjinekologia shqiptare: ‘Tamponi që mbahet me orë të tëra është vdekjeprurës’

Gjinekologia Enriketa Kroi, ka qenë e ftuar në emisionin e mëngjesit “Wake Up”, ku ka komentuar një zakon që femrat e bëjnë shumë shpesh kur janë me ciklin menstrual, përdorimin e tamponit.

Ajo tregon se tamponi nuk është aspak i shëndetshëm, pasi në fund të ditës është thjesht një trup i huaj në trupin tonë dhe se shumë vajza harrojnë ta heqin, gjë e cila më vonë shkakton probleme të shumta me shëndetin. Sipas saj këto raste janë të shumta në ditët e sotme.

“Unë e kuptoj që kollajlliku na bën ne femrave që për hatër të një veshje delikate, të bukura që na bën të ndihemi mirë, gjatë ciklit menstrual të përdorim disa elementë të cilat na japin komoditet në jetën e përditshme. Problemi është që shpesh herë, këto tamponë harrohen brenda, ndodh rëndomë, shpesh herë nuk kuptohet, ikën ai filli i tamponit, pacientja kur shkon në tualet mendon që e ka nxjerrë dhe vetëm pas disa ditësh ndjen një erë shumë të rëndë nga poshtë sepse është gjak i ndenjur. Drejtohet tek mjeku për të bërë një vizitë, nuk mendon se ka një tampon atje.

Të gjitha gocat dhe femrat e dinë që ai tampon mbi 8 orë ose 12 orë nuk mund të mbahet sepse jep diskomfort në rrugët vaginale. Problemi është se shpesh herë shumë prej tyre nuk e kuptojnë që tamponi ka ngelur brenda sepse ka ikur fija dhe kur ikën fija, tamponi ngelet brenda dhe ajo nuk e kupton.

Problemi qëndron se këto janë trupa të huaj dhe dashur padashur ti ke vendosur një trup të huaj brenda trupit tënd. Po kur harrohen garza gjatë procedurës rutinë të gjinekologut? Harrohen brenda në vaginë, gjatë lindjeve vaginale shpesh herë ne tamponojmë kur kemi lindje të vështirë dhe harrohen këto garza.

Në të gjitha këto raste vagina pëson trauma të vogla dhe nëse at ka baktere të vaginës që janë rëndomë në vaginë, për shembull stafilokoku është banor normal i vaginës, puna është që nëse nga vagina, kalon në gjak, në disa rrugë që nuk janë të tij, ai patjetër që fillon çliron toksina që goditin gjithë organet e trupit, e para është zemra, është mëlçia, veshkat”, tregon gjinekologia Enriketa Kroi

Gjinekologia shqiptare: ‘Tamponi që mbahet me orë të tëra është vdekjeprurës’ Read More »

Arlind Qori: ‘Edi Rama po të dojë, mund të fitojë dhe zgjedhjet brenda PD-së. Këta kanë marrë fund’

Drejtuesi i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori duke komentuar fitoren e Partisë Socialiste në Bashkinë Kukës thotë se me këtë rezultat, Rama po të dojë fiton zgjedhjet brenda Partisë Demokratike.

Qori shkruan se fitorja e PS-së në Kukës sidomos pas skandalit Gjici tregon se opozita e vjetër është e pafuqishme të ngjallë shpresë.

“Fitorja e thellë e PS në Kukës, sidomos pas skandalit Gjici, tregon se opozita e vjetër është tejet e pafuqishme për të ngritur krye dhe ngjallur shpresë. Mes drejtuesve të copave të PD po krijohet bindja disfatiste se, po të dojë, Edi Rama u fiton edhe zgjedhjet brenda partisë. Ndërkaq korrupsioni i qeverisë thellohet dita-ditës.

Vendi dhe koha po thërrasin për një opozitë të re, serioze, parimore dhe me potencial. Të tillë që bazohet në shtyllat e demokracisë, zhvillimit të qëndrueshëm, shtetit social dhe luftës kundër oligarkisë.

Që kjo të ndodhë, nevojitet që çdo qytetar i ndershëm të reflektojë thellë dhe të pyesë veten se çfarë mund të bëjë për ta nxjerrë veten dhe vendin nga pusi ku po e zhyt batërdia qeveritare.

Ndaj ftoj çdo qytetar që prej vitesh refuzon zgjedhjen e të keqes më të vogël, por edhe çdo socialist e demokrat që i ka ardhur në majë të hundës keqqeverisja, poshtërimi e gënjeshtra, që të bëhen pjesë e Lëvizjes BASHKË. Një hap i vogël sot është një impuls i fortë për të na zgjuar nga letargjia dhe pesimizmi politik”- shkruan Qori.

Arlind Qori: ‘Edi Rama po të dojë, mund të fitojë dhe zgjedhjet brenda PD-së. Këta kanë marrë fund’ Read More »

E turpshme/ Tifozët grekë të Olympiakos mbështesin terroristët: Kosova është Serbi

Një ngjarje e papritur mori vëmendje në Greqi. Këtë të mërkurë po luhet ndeshja e kampionatit mes Olympiakos të Pireut dhe Aris të Selanikut.
Ajo që ka rënë në sy ka qenë një banderolë e madhe e tifozëve të Olympiakos në mbështetje të serbëve të vrarë në Kosovë. Nuk kanë munguar edhe koret nga tribunat: “Kosova është Serbi”.
Tifozët e Olympiakos janë ndër më të dhunshmit në Greqi. Edhe në të kaluarën ata kanë shprehur të tilla mesazhe politike. Greqia ende nuk e njeh Kosovën.

E turpshme/ Tifozët grekë të Olympiakos mbështesin terroristët: Kosova është Serbi Read More »

Momenti kur grupi i sulmuesve serbë largohen nga Kosova drejt Serbisë

Të tjera pamje kanë dalë nga ngjarja e rëndë e shënuar ditën e djeshme në veri të Kosovës, ku terroristë serbë kanë hapur zjarr mbi policinë e Kosovës, duke lënë një efektiv të vdekur.
Në videon e mëposhtme shihët sesi serbët pas të shtënave janë larguar nga Manastiri maleve për në Serbi.

Ata janë larguar me autoblind nga Manastiri, ndërsa më pas maleve janë larguar në këmbë për në Serbi.

Momenti kur grupi i sulmuesve serbë largohen nga Kosova drejt Serbisë Read More »

‘Rreziku është shumë i lartë’, çfarë po paralajmëron Klodiana Lala

Këtë fakt e konfirmoi edhe gazetarja Blerta Dalloshi e cila shtoi se policia e Kosovës nuk ka kapacitetet e duhura për të monitoruar të gjithë vijën kufitare të vendit.

Përmes një lidhjeje Skype, ajo konfirmoi po ashtu se janë arrestuar dhe dy anëtarë të tjerë të grupit kriminal serb.
Klodiana Lala: Ajo është një polici e papërgatitur për të bërë luftë me formacione luftarake. Policia shqiptare, uroj të mos ketë më përplasje të tilla sepse tensioni dhe rreziku aty është shumë i lartë. Nuk është lejuar askush të kalonte në fshatin Banjskë sepse policia besonte se grupi mund të kishte minuar dhe tokën. Zgjidhja ideale do të ishte politike.

Blerta Dalloshi Berisha: Janë 702 km vijë kufitare e Kosovës, më shumë se gjysma është vetëm me Serbi. Ushtria e Kosovës nuk ka të drejtë të ruajë kufirin me Serbinë.

-KFOR kontrollon pikat apo edhe kufirin e gjelbër? Edhe malin, pyjet…

Blerta Dalloshi Berisha: Po flas për komplet zonën e gjelbërt, gjithë njësia e Kosovës nuk ka gjasë ta monitorojë.

-Po nuk e ruajti dot Jugosllavia! Në kohën e Jugosllavisë, UÇK ka futur armë sa ka dashur.

Blerta Dalloshi Berisha: Në veri gjithçka është ndryshe.

Klodiana Lala: Këtë thashë dhe unë, që policia nuk ka kontroll mbi veriun.

Blerta Dalloshi Berisha: Me marrëveshjen e 2016-ës ka qenë qëllimi me integru strukturat paralele.

-Duan të integrohen serbët e Kosovës?

Blerta Dalloshi Berisha: Nuk besoj. Ata dolën prej institucioneve, shumica prej tyre e kanë keqpërdor pozitën e policit në veri. Shumë gra kanë filluar ta lajmërojnë policinë për dhunën në familje, është shtuar besimi. Një lajm i fundit është që janë arrestuar dhe dy persona, e konfirmoi dhe zëvendësdrejtori i Policisë në veri të Kosovës. Kryeministri, e keni vërejtur se ka hezituar ta quajë agresion sepse do të duhej të çojë ushtrinë në aksion, nuk mundet kjo.

‘Rreziku është shumë i lartë’, çfarë po paralajmëron Klodiana Lala Read More »