Një aksident i rëndë, ku është përfshirë edhe një automjet policie, ka ndodhur mesditën e sotme në qytetin e Vlorës.
Ngjarja është regjistruar në rrugën Trans ballkanike, ku një automjet i Policisë së Shtetit është përplasur me një mjet tip “Range Rover”.
Si pasojë e përplasjes së fortë, mjeti është rrotulluar disa herë, ndërsa i plagosur ka mbetur një efektiv policie.
Po ashtu, plagë të rënda ka marrë edhe punonjësi i një servisi në qytet, ndërsa të dy janë dërguar për marrjen e ndihmës mjekësore.
Mësohet se, sipas burimeve nga policia, drejtuesi i mjetit tjetër ka qenë nën efektin e alkoolit, ndërsa kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të këtij aksidenti.
Sot po ju sjellim recetën e plotë sesi të përgatisni vetë një kruasan në kushte shtëpie dhe me përbërës që ju gjenden në frigoriferin tuaj.
Përbërësit: 250 gr gjalpë; 300 gr miell; 1 lugë kafeje maja buke; 100 gr çokollatë e shkrirë; 3 lugë gjelle sheqer; 2 vezë; kripë.
Receta dhe përgatitja: Fillimisht përzieni gjalpin me miellin dhe formoni një brumë të cilin lëreni të vijë në frigorifer. Në një tas tjetër shkrini majanë dhe hidhni pjesën tjetër të miellit. Pastaj masa e krijuar do jetë homogjene duke shtuar qumështin, sheqerin, kripën dhe vezët. Përzieni përbërësit me dorë derisa brumi të jetë i butë.
Pastaj mbështilleni brumin me një letër kuzhine dhe futeni në frigorifer. Pas disa orësh me ndihmën e një petësi hapni të dy masat e brumit të cilat i keni bashkuar kur i nxorrët nga frigoriferi. E në mes të brumit hidhni gjalpin. Më pas petën paloseni dhe lëreni në frigorifer për 30 minuta. Nxirreni petën nga frigoriferi dhe ndajeni në trekëndësha të vegjël dhe mbushini me çokollatë.
Lërini për 60 minuta dhe lyejini sipër me vezë dhe futini të piqen në 190 gradë për 20 minuta. Ju bëftë mirë!
Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, ka lënë në burg anëtarët e bandës kriminale të Laert Haxhiut.
Në foton e mëposhtme të shkrepur përpara Gjykatës, duket se e gjithë zona është rrethuar nga efektivë Policie, për të siguruar mbarëvajtjen e procesit.
Kështu gjykata ka vendosur arrest në burg për Artan (Marjus) Tafanin, Lulzim Arapin (Spahija), Bujar Abedinin, Enriko Xhahysën, Klea Gjatën, Maringlen Topuzin, Idriz Manejn, Fatjon Veliun, Ligor Romackan, Bledar Berberin dhe Erisjano Abedinin.
Në kërkim janë shpallur edhe Lorenc Lala, Firdeus Berberi dhe Kristi Bizheku.
Ndërkohë që po procedohet për ekstradimin e Laert Haxhiut i cili është arrestuar në Greqi në maj të këtij viti.
Mësohet se seanca gjyqësore u drejtua nga Gjyqtarja Megi Strakosha, ndërkohë që më herët, Drejtuesi i Prokurorisë së Elbasanit, Kreshnik Ajazi i ka kërkuar Gjykatës masën “Arrest me burg” për 11 të arrestuarit e bandës së Laert Haxhisë.
Anëtarët e kësaj bande që dyshohet për të paktën 6 vrasje, përfunduan në pranga pak ditë më parë pas megaoperacionit policor të koduar “Never Forget”.
Ishte ish-anëtari i bandës së Laert Haxhisë, Artan Tafani, i cili u bë i penduari i drejtësisë dhe zbuloi disa nga krimet e shumta që kjo bandë kishte kryer.
Në deklarimet e tij para organit të akuzës janë zbardhur disa nga ngjarjet kriminale më tragjiket në vendin tonë, të cilat rezulton të jenë kryer nga banda e Laert Haxhisë ku bënte pjesë edhe ai, ndërsa kreu i kësaj bande është në Greqi.
Laert Haxhiu është arrestuar nga autoritetet greke dhe pritet ekstradimi i tij në Shqipëri për të dalë para drejtësisë.
Gjykata lë në burg 11 anëtarët e bandës së Laert
Kërkesa për masën “Arrest në burg” për 10 prej anëtarve:
Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në Vlorë. Mësohet se një makinë ka humbur kontrollin dhe si pasojë ka dal nga rruga. Nga aksidenti ka mbetur e lënduar pasagjerja në makinë, e cila ndodhet në spital për të marrë ndihmë mjekësore.
Njoftimi i policisë:
Vlorë/Informacion paraprak Rreth orës 18:00, në aksin rrugor Vlorë-Kuç, në afërsi të fshatit Drashovicë, shtetasi, 52 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe si pasojë mjeti ka dalë nga rruga. Si pasojë është dëmtuar pasagjeria në këtë mjet, shtetasja, 42 vjeçe, e cila ndodhet në spitalin e Vlorës, jashtë rrezikut për jetën. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Ditën e sotme, pasi ekspertë të kriminalistikës e paralajmëruan në studiot televizive, nga SPAK dolën video (më shumë se një) të atyre që pretendohen se janë vajza të showbizi-it, po flasim për video erotike, e që aludohet se zotërohen nga personazhe të krimit shqiptar.
Në radhë të parë, nëse video-t kanë “rrëshkitur” vërtetë nga SPAK, kjo është një shkelje e rëndë e ligjit, pavarësisht se kush janë personazhet, megjithatë, ajo që njerëzit që tashmë kanë parë një prej materialeve filmike që po qarkullon më së shumti, po komentojnë masivisht është fakti që vajza duket si Luana Vjollca.
Kjo gjë ka detyruar Luanën të reagojë në rrjetet sociale, gjë që moderatorja nuk e bën asnjëherë edhe kur komentohet negativisht apo kritikohet, ndonjëherë edhe pa të drejtë, megjithatë “momente kritike çojnë në vendime kritike” dhe drejtuesja e “Love Island” ka postuar një InstaStory ku sqaron të vërtetën e saj.
Përveçse vërteton edhe njëherë që vajza në video nuk është ajo (falë mungesës së tatuazheve dhe formave të trupit), por këtë duhet të ishe mjaft mendjelehtë ta mendoje në radhë të parë, Luana shkruan ” Është e turpshme të hidhni baltë mbi jetën e një vajze që për gjithçka që ka sot, ka zgjedhur rrugën e punës”.
Festivali i Këngës në Radio Televizionin Shqiptar nis edicionin e 62-të këtë vit dhe do të mbahet në dhjetori. Deri tani janë zbuluar emrat e prezantuesve, Almeda Abazi dhe Xhani Shqerra.
Kryefjala e çdo festivali janë artistët dhe këtë vit siç ka mësuar Kryefjala.com do të ketë shumë artistë të rinj. Megjithatë disa nga emrat “big” janë Vesa Luma e cila do të vijë në një duet me partnerin e saj, Big Basta. Kënga thuhet se do të jetë e zhanrit hip-hop.
Ardit Çuni thuhet gjithashtu se do të jetë një tjetër emër që pritet të bëhet pjesë e këtij show. Këngëtari do të marrë pjesë me një këngë ritmike.
Vesa Smolica, Blerina Braka, Erma Mici, apo edhe Luiz Ejlli (siç u përfol pak kohë më parë në media) janë të tjerë emra që janë përfolur se do të bëhen pjesë e këtij kompeticioni të rëndësishëm, kënga fituese e të cilit përfaqëson Shqipërinë në Eurovision.
Olta Gixhari rikthehet më fuqishëm se kurrë në ekranet shqiptare. Pas eksperiencës së saj në “Big Brother”, emri i aktores është gjithnjë e më shumë në media. Vetëm pak ditë më parë, u konfirmua pjesëmarrja e saj në jurinë e “Dancing with the Stars”. Por teksa të gjithë presin pjesëmarrjen e saj në këtë post, sytë janë te filmi “Në Kuadër të Dashurisë”. Në një intervistë dhënë së fundit, aktorja foli për bashkëpunimin me Luizin në këtë projekt. Gjatë intervistës, ajo tregoi se si është të punosh me ‘armikun e betuar’ në lojë, këngëtarin shkodran.
“Ne kemi folur shumë për filmin të dy gjatë xhirimeve. Unë jam përpjekur gjatë gjithë kohës me lejen e regjisorit, sinqerisht po e them, që ta fus në atmosferë. Si futet një aktor që nuk është aktor në atmosferë? Duke i treguar rrethanat, duke folur me të dhe duke i thënë si mendon ti ta bëjmë këtë dialog, si e ndjen ti. Për mua kishte shumë rëndësi si e ndjente Luizi, si Luiz, dialogun dhe si energji. E merrnim këtë energji, flisja dhe unë për energjinë time, e përpunonim të dy këtë energji dhe ishim gati për xhirim. Marrëdhënia ka qenë shumë politikisht korrekte. Të dy e dinim që na duhej njëri-tjetri. Ai pa mua nuk e bënte dot dhe anasjelltas, as unë pa të, sepse 90% ose 95% të filmit e kemi me njëri-tjetrin dhe nëse nuk do të kishim një harmoni qoftë edhe gjasme të mirë. Unë flas për veten time, por di të them që kishim një marrëdhënie politikisht korrekte, mendoj që ka mjaftuar për të pasur një fjali nga regjisori pas skenës që është edhe në trailer kur ne rrotullohemi, Koloreto tha ‘Ta marrtë dreqi sa bukur gënjeni, gati-gati e besova që e dashuroni njëri-tjetrin’”, tha aktorja.
Megjithatë, më herët kemi shkruar edhe për momentit e tensionit që dyshja ka pasur në sheshxhirim, duke i shfaqur këto përplasje edhe në sytë e kastit. Por përplasjet do të vijonin edhe pas xhirimit të filmit. Shkak për këtë është bërë pikërisht postet boshe të opinionistëve që do të ketë “Big Brother VIP 3”.
Vetë Luizi e ka shprehur edhe publikisht këtë dëshirë, që duket se ka hasur në kundërshtim të Arbanës dhe Eduartit. Megjithatë, një dëshirë të tillë e ka pasur prej pak kohësh edhe Olta. Por pjesëmarrja e saj në jurinë e “Dancing with the stars”, e ka mbyllur mundësinë për ta parë si opinioniste në “Big Brother”. E ftuar në emisionin “Pardon My French” ka qenë Olta Gixhari. Ish-banorja e BBV2 u pyet në këtë intervistë nëse do të donte apo do ta ribënte edhe njëherë atë eksperiencë dhe a nëse do ta pranonte ofertën për të qenë opinioniste?
“Po, do ta ribëja. E kam menduar disa herë këtë pyetje edhe me veten time dhe po do ta ribëja. Nuk jam fare pishman që e kam bërë dhe e kam bërë në kohën e duhur. E kam shijuar shumë por mbetet aty, e kam lënë githçka aty natën e 1 prillit kur unë e mbylla atë derë që askush nuk e besoi sepse ishte edhe dita e gënjeshtrave, por e kam lënë të gjithë si një “eksperiencë të gënjeshtërt”, po e them si metaforë këtë. E kam paketuar dhe e kam lënë aty. U riktheva në personalitetin tim dhe në përditshmërinë time psikologjike”, tha ajo.
A do të pranonte Olta Gixhari një ofertë për në “Big Brother VIP 3” për të qenë opinioniste?
“Jo, nuk besoj nuk e kam në ambiciet e mia këtë pozicion. Është hera e parë që e mendoj dhe mua më është bërë shumë si pyetje edhe nga njerëzit që kanë dëshirë të dinë pak më shumë se çfarë do të bëhet në të ardhmen, por nuk e kam menduar me seriozitet ose me një lloj mendimi brenda”, shtoi Olta. Duket se përplasja, këtë herë mes Oltës dhe Luizit, ka qenë në distancë, për një vend në kolltukun e opinionistit të “Big Brother”.
Të dy protagonistët e edicionit të shkuar, kanë pasur të njëjtin pretendim, por deri më tani emri i Oltës është përjashtuar nga mundësia për ta parë në janar sërish në formatin e njohur. Nga ana tjetër, Oltës i është dhënë një vend në jurinë e “Dancing”, ku do të japë vlerësimet e saj së bashku me Ilir Shaqirin, Valbona Selimllarin dhe Lori Balajn.
Nga ana tjetër, edhe Luizi do të jetë në “Dancing with the Stars”, por vetëm në natën e parë. Fituesi i “Big Brother VIP” do të jetë i ftuari i mbrëmjes së parë, për të qenë në skenë jo si konkurrent. Natyrisht që situata pritet të jetë dinamike, nga përballja që do të ketë me Oltën.
Nga ana tjetër, ende nuk ka informacion se cili do të jetë angazhimi i Luizit në sezonin e ri televiziv. Kjo, për faktin se të shumtë janë zërat që janë kundër pjesëmarrjes së tij në postin e opinionistit të “Big Brother”. Në rrjet është përfolur se krisja e madhe mes tij me Arbana Osmanin dhe Eduart Grishaj ka qenë pikërisht për këtë arsye.
Armiqësia e krijuar mes tyre u bë e njohur për publikun, kur këngëtari vendosi të largojë nga “Instagram”-i çiftin e njohur. Ndërkohë, Olta sapo do të nisë eksperiencën e saj në formatin e kërcimit, që para shumë vitesh e ka provuar edhe vetë si konkurrente. Në intervistën e dhënë, aktorja ka folur edhe për filmin, që pritet të dalë shumë shpejt.
“Jam në gjendje kaq të parehatshme psikologjike sa nuk e di se si do të vishem, nuk e kam një imazh se si e shoh unë veten atë natë. Kam shumë emocione, sigurisht uroj që ta shoh filmin sa më shpejt, që gjithsesi të kem një çlirim sepse nuk e kemi parë ende, por e di që do ta shohim shumë shpejt.
Nuk e di se si do të jetë. Emocionet i kam shumë të mëdha dhe uroj që filmi të pëlqehet dhe të lërë një shije të mirë. Ne jemi mbledhur një grup aktorësh profesionistë dhe jemi munduar që të bëjmë një punë me një dashuri shumë të madhe dhe përkushtim, kjo është e vërtetë. Edhe pse periudha që e kam xhiruar unë nuk ka qenë fort relaksuese sepse ka qenë direkt pas periudhës së shtëpisë që dola dhe akoma nuk isha çmallur me djalin”, u shpreh Olta.
Olta ka treguar gjithashtu se: “Sa kam punuar për këtë projekt, në këtë film nuk kam punuar në asnjë projekt tjetër. Kam punuar dyfish pasi mendoja që kisha përgjegjësi për dy jo vetëm për një. Mendoja që isha me gjysmë energji dhe kjo ishte arsyeja që punoja dyfish për të kapur ritmin tim.
Nuk e di se çfarë kam bërë, sepse ndonjëherë kur e tejkalon dhe nuk është edhe aq mirë që të mbi punosh. Nuk e di. Megjithatë, i fus një mendje të lehtë për të qetësuar veten dhe them okej, nuk do të jetë filmi i fundit edhe nëse ti nuk ke dalë aq mirë do të kesh mundësi ta rregullosh në një film tjetër sepse edhe aktoret e Hollywood-it nuk i kanë të gjitha rolet e shkëlqyera. Uroj që të jem korrekte”.