Irina

Rrëqeth kolegu i policit të vrarë në Veri: Nuk mund ta besoj se sot do të ishte ndarja dhe bisedat e fundit

Fahri Shala, pjesëtar i Policisë së Kosovës ka treguar se si kanë ndodhur sulmi i sotshëm në veri të Kosovës, ku ishte bashkë me policin që u vra, Afrim Bunjaku.
Shala përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka reaguar për ngjarjen e tmerrshme. Ai shkruan se ata janë sulmuar në mënyrë tinzare nga kriminelët ndërkohë që ishin duke kryer detyrat zyrtare dhe ligjore.

Sot në oret e para të mengjesit derisa ishim duke i kryer detyrat zyrtare dhe ligjore së bashku me Rreshterin tim Afrim Bunjaku, nga kriminelet në mënyrë tinzare u sulmuam dhe në këtë rast u vra Rreshteri Afrim Bunjaku.
Me trishtim të madh dhe zemër të thyer dëshirojmë të përshkruajmë ndjenjat e mia të thella të dhimbjes dhe humbjes për kolegun tonë të nderuar Rreshter Afrim Bunjaku. Ai la pas një ndikim të thellë jo vetëm në jetën tonë profesionale, por edhe në jetën tonë personale.
Kolegu ynë Rreshter Afrim Bunjaku ishte një njeri i jashtëzakonshëm, me një karakter të fortë dhe një përkushtim të paepur ndaj detyrës së tij. Ai punoi me përkushtim në detyrën zyrtare dhe solli një ndryshim të vërtetë në komunitetin tonë dhe në jetën e të tjerëve.
Kujtimet me të janë të pafund, nga momentet e gëzueshme të bashkëpunimit profesional deri te kujtimet personale të ndarë me të gjatë rrugës sonë të përbashkët. Ai ishte një mik i vërtetë dhe një koleg i shkëlqyeshëm.
Vrasja e tij është një humbje e madhe për familjen, kolegët dhe komunitetin në përgjithësi. Ne shprehim solidaritetin tonë me familjen e tij dhe ndjenjat tona më të ngrohta të ngushëllimeve.
Ne besojmë në drejtësi dhe shpresojmë që ata përgjegjës për këtë akt të tmerrshëm do të gjenden dhe do të përballojnë ligjin. Kujtimi i kolegut tim Rreshter Afrim Bunjaku do të vazhdojë të jetë burim inspirimi për të gjithë ne që ndjejmë përgjegjësinë për të vazhduar detyrën tonë zyrtare me integritet dhe përkushtim.
Le të kujtojmë dhe të nderojmë gjithmonë kontributin e tij të jashtëzakonshëm në jetën tonë dhe në detyrën tonë zyrtare. Ai do të mungojë shumë dhe kujtimi i tij do të mbetet gjallë përjetësisht në zemrat tona.
Nuk mund te besoj se sot do te ishte ndarja dhe bisedat e fundit!
Me respekt dhe dhimbje të thella!

Rrëqeth kolegu i policit të vrarë në Veri: Nuk mund ta besoj se sot do të ishte ndarja dhe bisedat e fundit Read More »

Situata në Veri të Kosovës

Situata në Veri të vendit, konkretisht në zonën e fshatit Banjska vazhdon të jetë e tensionuar, grupet kriminale kohë pas kohe po sulmojnë me armë zjarri njësitet policore në teren, të cilat edhe përkundër sulmeve ndaj tyre po vazhdojnë angazhimin duke krijuar perimetër të sigurisë, në interes të qetësimit të situatës, ofrimit të sigurisë dhe sundimit të rendit dhe ligjit në Kosovë.

Sulmuesit profesional në numër të konsiderueshëm, të maskuar e të uniformuar me uniforma të ndryshme, të armatosur me armë të rënda, granata, mjete ushtarake (zolla), disa mjete të blinduara, po shfrytëzojnë hapësira dhe objekte të ndryshme, private, përfshirë në dhe përreth manastirit në Banjska, për të kryer lëvizje, strehim dhe pozicionim për gjuajtje me armë zjarri ndaj njësiteve policore të PK-së.Njësitet policore konform situatës dhe rrezikut të shfaqur nga sulmet sporadike të grupeve kriminale, në vetëmbrojtje të tyre dhe të qytetarëve të asaj zone, janë detyruar t’iu kundërpërgjigjen grupeve kriminale, ku referuar informacioneve të deritanishme, një nga sulmuesit është vrarë.

Referuar situatës dhe rrethanave të krijuara, Policia e Kosovës për shkaqe sigurie ka mbyllur për qarkullim kufitar dy vendkalimet kufitare në veri (Jarinje dhe Bërnjak), andaj fton të gjithë qytetarët që të shfrytëzojnë pikat tjera kufitare për qarkullim si dhe të shmangun daljet dhe lëvizjet e tyre në atë rajon/zonë.

Bashkëpunimi dhe koordinimi i Policisë së Kosovës me institucionet kompetente vendore dhe ndërkombëtare po vazhdon, me qëllim të ruajtjes së rendit dhe sigurisë publike si dhe sjelljes para organeve të drejtësisë së kryerësve të sulmeve të vazhdueshme ndaj zyrtarëve policorë dhe njëherit fton ata që të dorëzohen para organeve të rendit.

KOMUNIKATË PËR MEDIA

Në Mitrovicë Veri sulmohen me armë zjarri njësitet policore, ku si pasojë e gjuajtjeve është vrarë një zyrtarë policorë

Prishtinë, më 24 shtator 2023
Policia e Kosovës (PK) në vazhdën e realizmit të detyrave dhe autorizimeve të saja kushtetuese dhe ligjore, sipas detyrës zyrtare ka të angazhuara njësi patrulluese në nivel vendi, me qëllim të kryerjes së detyrave policore në interes të ruajtjes së rendit dhe qetësisë publike si dhe ofrimit të sigurisë ndaj të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës pa dallim.

Gjatë realizimit të detyrave policore, sot rreth orës 02:34 në Mitrovicë Veri, njësia për ndërhyrje të shpejtë e policisë kufitare ka vërejtur se në hyrje të fshatit Banjskë, në urë janë vendosur dy mjetet të rënda kamion (pa targa) dhe hyrja në këtë fshat përmes urës nuk mund të bëhet, pasi e njëjta është bllokuar.

Njësitë e rendit të Stacionit Policor Zveqan, pas pranimit të informacionit i janë përgjigjur rastit dhe janë nisur me tri njësi në drejtim të lokacionit dhe posa kanë mbërri në afërsi të vendit ku është raportuar bllokada, njësitë policore kanë hasur në rezistencë ku nga disa pozicione të ndryshme janë gjuajtur me arsenal armësh të zjarrit, përfshirë këtu edhe me granata dore dhe zollë, ku si pasojë e gjuajtjeve janë qëlluar me armë zjarri dy zyrtarë policorë.

Njësitet policore në vetëmbrojtje i janë përgjigjur sulmit dhe kanë arritur që ta zmbrapsin sulmin fillestar për të krijuar kushte për dhënien e ndihmës dhe tërheqjen e kolegëve të qëlluar me armë zjarri.

Zyrtarët policorë të plagosur janë tërhequr nga lokacioni dhe janë transportuar në Spitalin Rajonal në Mitrovicë Jugu, ku nga mjeku kujdestar është konstatuar vdekja e njërit nga zyrtarët policor të plagosur rëndë, ndërsa dy zyrtarë të tjerë, njëri i plagosur dhe tjetri i lënduar, sipas mjekëve janë jashtë rrezikut për jetë dhe të njëjtit janë transportuar në SHSKUK për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor.

Të gjitha njësitë policore relevante sipas profileve janë aktivizuar në teren, të njëjtat kohë pas kohe janë duke u sulmuar me armë zjarri nga pozicione të ndryshme, nga grupe të organizuara dhe të armatosura.

Policia e Kosovës në bashkëpunim dhe koordinim me institucionet kompetente dhe organet e drejtësisë, po ndërmerr veprimet e saja me qëllim të ruajtjes së rendit dhe sigurisë publike si dhe sjelljes para organeve të drejtësisë së kryerësve të sulmeve ndaj zyrtarëve policor.

Situata në Veri të Kosovës Read More »

Përfitimet e shumta të gjetheve të dafinës/ Një aleat për shëndetin e trupit tonë

Gjethet e dafinës janë një përbërës shumë i njohur në kuzhinë, falë mënyrave të shumta që mund të përdoren.

Në këtë artikull, ne do të shqyrtojmë rolin e tyre në përgatitjet e kuzhinës dhe do të zbulojmë një sekret që lidhet me përdorimin e gjetheve të dafinës, i cili mund të jetë i dobishëm.

Përfitimet e shumta të gjetheve të dafinës: Një aleat për shëndetin e trupit tonë

Gjethet e dafinës përmbajnë përfitime të shumta për trupin tonë. Një shembull praktik i asaj që nënkuptojmë janë vetitë e tyre diuretike dhe stimuluese të oreksit, të cilat gjenden brenda gjetheve.

Gjethet e dafinës janë bërë përbërësit kryesorë për infuzionet dhe pijet tretëse, pasi ato janë në gjendje të lehtësojnë simptomat që lidhen me ulçerën e stomakut dhe të lehtësojnë dhimbjet. Këto infuzione luajnë gjithashtu një rol kyç në lehtësimin e dhimbjeve të dhimbjeve të barkut dhe reduktimin e fryrjes.

Janë një ilaç tradicional që mund të përdoret për të nxitur mirëqenien e tretjes dhe lehtësimin e sëmundjeve të ndryshme që lidhen me sistemin tretës.

Një mjet organik kundër insekteve

Gjethet e dafinës mund të përdoren si një repelent biologjik kundër një sërë insektesh, informacion që pakkush e di. Era e gjetheve të dafinës është e bezdisshme për mizat, marimangat, mushkonjat, buburrecat dhe afidet, duke i bërë ato një përbërës natyral perfekt pa pasur nevojë për kimikate të shtrenjta.

Gjethet e dafinës si përbërës natyrale

Nëse dëshironi të bëni një ilaç kundër insekteve, mund të zieni 15 gjethe dafine së bashku me 10 karafil në 1 litër ujë. Pasi të jetë ftohur, hidheni lëngun në një avullues dhe spërkateni në zonat e shtëpisë ku keni vënë re praninë e mushkonjave.

Një mënyrë tjetër praktike dhe e shpejtë është djegia e disa gjetheve të dafinës së bashku me nenexhikun në një tigan. Era e prodhuar nga ky kombinim do të jetë e bezdisshme për insektet dhe do t’i mbajë ata larg shtëpisë tuaj.

Përfitimet e shumta të gjetheve të dafinës/ Një aleat për shëndetin e trupit tonë Read More »

Ndjekësi e ofendon me fjalor banal, Beniada i kthehet si kurrë se keni imagjinuar!

Beniada përcjell gjithmonë pozitivitet megjithatë mesa duket ka edhe njerëz që nuk e pëlqejnë modelen dhe së fundmi një ndjekës i ka bërë një koment aspak të përshtatshëm, madje duke përdorur fjalor banal.

Por Beniada nuk ia ka kursyer përgjigjen e madje ja ka publikuar komentin në InstaStory.

“Mua më vjen për të qeshur, edhe pse s’ka asgjë për të qeshur kur lexoj disa mesazhe ofenduese ku njerëzit mundohen të fyejnë dhe përdorin fjalë të shpifura. Si një burrë i martuar me dy fëmijë mund të flasë kështu për një vajzë. Si guxon ti që je baba? Këto fjalë që më shkruan ti mua sot nesër ja shkruan një burrë vajzës tënde. Shpresoj shumë që askush mos t’i përdorë këto fjalë as me gruan tënde as me familjen tënde. Unë kur lexoj këto komente nuk mërzitem fare, vetëm kuptoj ça niveli kemi arritur. Kuptoj nivelin e atij personi. Pra një burrë që shan në Instagram një vajzë tregon si sillet ai me familjen e vet”, shprehet Beniada.

Ndjekësi e ofendon me fjalor banal, Beniada i kthehet si kurrë se keni imagjinuar! Read More »

Tullumbacet me azot/ Eksperti Karamuço paralajmëron qytetarët dhe zbulon dëmet e kësaj droge: Kujdes, çon në paralizë

Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço, ishte i ftuar këtë të shtunë në emisionin “Review”, në Euronews Albania, ku u diskutuan efektet e tullumbaceve me oksid azoti një prej drogërave të kthyera në trend në Shqipëri.

Karamuço tha se efektet e kësaj lloj substance toksike në sistemin nervor janë të pakthyeshme.

Ai nënvizoi se përdorimi i kësaj substance e cila shkakton varësi psikologjike mund të çojnë deri në paraliza të sistemit nervor.

Duke sjellë në vëmendje ndalimin e bërë në Britaninë e Madhe vitin e shkuar ai tha se është mirë që ky lloj debati të bëhet dhe në Shqipëri dhe që adoleshentët të ndërgjegjësohen në mospërdorimin e kësaj substance.

“Britania vendosi kualifikimin e tyre në familjen e drogërave të lehta por të dëmshme, që duhet të hiqen nga tregu, ose më mirë lëndëve toksike të dëmshme që duhet të hiqen nga tregu. Në fillim kur e pamë ne thamë çfarë është kjo lloj droge, ne e kishin oksid azoti, ata e kishin oksid nitrogjeni, por që është e njëjta gjë. Kjo përdoret vetëm në çështjet e shëndetësisë, për dentistët. Ne i shihnim këto tullumbace në party të ndryshme në Shqipëri, por mendonim se ishin për dekor.

Nuk krijon varësi, por është shumë e rrezikshme pasi jep dëmtime të pakthyeshme neurologjike, po ashtu dhe të organeve të tjera. Deri në paralizë.

Këto janë shqetësimet që janë ngritur në Britaninë e Madhe vitin e kaluar. A duhet të vijë ky debat në Shqipëri? Aq më mirë që të fillojë ky debat dhe është një nxitje shumë e mirë kjo”, tha Karamuço

Tullumbacet me azot/ Eksperti Karamuço paralajmëron qytetarët dhe zbulon dëmet e kësaj droge: Kujdes, çon në paralizë Read More »

Del autopsia. 47-vjeçari humbi jetën nga goditjet me kaçavidë

Të tjera detaje kanë dalë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Itali, ku mbeti viktimë një 47-vjeçar shqiptar.

Sipas Rai News.it, ishin goditjet me kaçavidë ato që vranë shqiptarin Ilir Dervishi dhe jo aksidenti me makinën në të cilën udhëtonte 47-vjeçari shqiptar së bashku me bashkëkombasin, Miri Gurrën, i akuzuar tashmë për vrasje.

Autopsia konfirmoi se Ilir Dervishi kishte marrë plagë të thella në trup, dhjetëra goditje dhe ato në kokë i kishin thyer kafkën.

Hipoteza se vdekja ishte për shkak të përplasjes në rrugët e Bolonjës, është rrëzuar.

Gurra nuk ka pranuar të flasë para hetuesve se cila ishte arsyeja që çoi në krimin e rëndë.

Hetuesit ende po punojnë për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Del autopsia. 47-vjeçari humbi jetën nga goditjet me kaçavidë Read More »

Zbardhen prapaskenat e përplasjes së fituesit të BBV me Arbanën dhe Eduardit, zbulohet molla e ‘sherrit’

Vera ka qenë një sezon i ngarkuar për shumë VIP-a, duke shenjuar me aktivitete të ndryshme në fushat ku ata operojnë. Një vëmendje të shtuar nga pasur nga ana e publikut për Luizin dhe Kiarën, që aktualisht janë ndër çiftet më të dashura për ndjekësit.

Luizi ka qenë padyshim këngëtari i sezonit, ku koncertet e tij ishin më të ndjekurat, e për rrjedhojë edhe më të paguara. Gjithashtu, fituesi i Big Brother VIP u bë pjesë për herë të parë edhe kinematografisë, ku luajti si protagonist në filmin, “Në Kuadër të Dashurisë”. Nga ana tjetër edhe për partneren e tij ka qenë një sezon i ngjeshur.

Moderatorja u rikthye në ekranin e Top Channel, për të moderuar “Kepi i VIP-ave”. Xhirimet u realizuan në Turqi, ku Kiara qëndroi për rreth 1 javë. Nga ana tjetër, dyshja ka pasur kontrata të majme edhe me reklamat, kryesisht në rrjetet sociale, duke i shndërruar në personazhet më të marketuar të momentit.

Por, teksa gushti përfundoi, edhe për ta, erdhi një sezon tjetër, ku angazhimi në televizion ishte padyshim qëllimi i tyre. Për shumë muaj me rradhë, Kiara është përfolur si kandidate e mundshme për moderimin e “Për’puthen”, ndaj edhe habia nuk ishte e vogël, kur në rrjet u konfirmua se do të ishte pikërisht Megi Pojani, mikpritësja e këtij formati.
Vetë Kiara e ka shprehur edhe personalisht dëshirën për të moderuar këtë format, megjithatë organizatorët kanë vendosur që momentalisht, ajo mos të jetë pjesë e ekranit, duke preferuar që emrin e saj mos ta përdorin për “Për’puthen”.

Megjithatë Kiarës do t’i besohet një format përmbledhës që do të bëhet për “Dancing with the Stars”. Nga ana tjetër edhe Luizi, që mbetet ndër emrat më të pëlqyera, ka pasur ambicie që të kishte një karrierë televizive, këtë herë jo vetëm si këngëtar. Në rrjet prej kohësh është përfolur se ai do të ishte opinionist në Big Brother VIP 3. Zërat u shtuan pasi vetë Arbër Hajdari konfirmoi se vitin e ardhshëm nuk do të ulej në poltronën e opinionistit.

Megjithatë, një vendim i tillë duket i vështirë. Në rrjet është përfolur se Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj ishin kundër pjesëmarrjes së Luizit në këtë format. Dhe ka qenë pikërisht ky fakt “molla e sherrit” mes fituesit të big Brother dhe çiftit të famshëm. Pak ditë më parë, Luizi i largoi nga Instagrami, bashkë me disa ish-banorë të tjerë, duke sjellë kështu mbylljen përfundimtare të marrëdhënieve mes tyre.

Por në mes të projekteve të lëna përgjysëm dhe “zhgënjimit” nga ekrani, Luizi dhe Kiara kanë vendosur të “arratisen” nga Tirana. Nga rrjetet sociale, kemi parë se çifti ka zgjedhur të kalojë disa ditë pushimesh në Itali. Më konkretisht, ata gjenden në Milano, ku kanë shijuar pak kohën vetëm me njëri-tjetrin, por edhe me prindërit e Kiarës. Luizi ka ndarë me ndjekësit e tij një moment duke filmuar Kiarën, teksa ajo shijon një ndër pamjet më të bukura në Milano, “Piazza D’uomo di Milano”.

“Ndërkohë që Kiara sheh Duomon, unë shijoj pamjen më të bukur në botë, sapo hap sytë”, shkruan ai bashkangjitur videos së publikuar në rrjetet sociale, ndërkohë që videon e ka shoqërua me tingujt e mjeshtrit italian, Andrea Bocelli, “Vivo Per Lei”, duke e bërë këtë moment edhe më romantik.

Në rrjetet e tyre sociale, të dy kanë publikuar poza romantike, por edhe video funny, duke na zbuluar detaje nga këto mini pushime të tyre. Teksa në Tiranë ka nisur intensivisht sezoni i ri televiziv, ata kanë vendosur të arratisen për pak kohë, pasi planet nuk iu ecën ashtu si kishin shpresuar. Prej javësh në rrjet ka qarkulluar edhe lajmi se Kiara dhe Luizi janë në pritje të fëmijës së tyre të parë.

Megjithatë, miqtë e afërt dhe bashkëpunëtorët e kanë përgënjeshtruar këtë lajm, duke u shprehur se objektivat e çiftit aktualisht janë karriera, duke u investuar në drejtime të reja, por edhe në biznes, ndaj edhe për fëmijën ka ende edhe pak kohë. Kjo arratisje e tyre, vjen menjëherë pas “spastrimit” të Instagramit nga ana e Luizit. Pasi largoi Arbanën dhe Edin, “operacioni” ka vijuar me ish-banorë të Big Brother. Luizi u shpreh se do ti vinte rradha edhe Efit, por kjo e fundit ka vepruar e para.

Ka qenë Efi, e cila ia ka hequr ‘followin’ këngëtarit shkodran duke ia vënë “kapakun” aludimeve për miqësinë e tyre. Mëgjithatë, nuk ka mjaftuar kjo pasi, Efi ka reaguar përmes një videoje në rrjetet sociale.

“Duke qenë se u lodha shumë nga kjo historia e Bigut. Doja të ju thoja të gjithëve ju që më ndiqni për arsyet e juaja por që nuk jam unë arsyeja, atëherë me gjithë kënaqësinë e mundshme mund të më hiqni lirshëm sepse kam hallet e mia. Kam aq shumë gjëra në kokën time dhe po vazhdoj jetën time. Kjo histori vetëm po më hap barkun. Ju dua”, ka thënë Efi.

Ndërkohë edhe Mikela ishte një nga personazhet që Luizi e hoqi nga faqja e tij. Ndërsa është pyetur nëse mban konakte me ish-banorët, ajo ka treguar se me të gjithë është në kontakt dhe se gëzon respekt për ta. Në lidhje me Luizin, që ky i fundit i ka hequr “follow”-n, Mikela u shpreh se as nuk e kishte vënë re por ndejkësit e saj e kishin vënë re. Ajo tha se gjithashtu nuk kishte vazhduar ta ndjekë më në rrjete sociale pas veprimit të këngëtarit, por se ishte ndeshur më të në ambientet e “Top Channel”.

“Unë kam respekt dhe kam komunikim për të gjithë banorët. Seç bëjnë heqin e shtojnë nëpër Instagram nuk u kushtoj rëndësi fare, kudo që i shoh i përshëndes. Siç përshëndeta edhe Luizin poshtë, që më kishte hequr para dy ditësh nga Instagrami. Për mua nuk bëjnë sens këto gjëra, me qëllim që të përflitesh. Unë kam respekt për të gjithë”, tha Mikela.

Luiz Ejlli duket se paska bërë në plan të spastrojë të gjithë ish-banorët e “BBV” apo personazhet që kanë lidhje me këtë format nga “Instagram”-i i tij.

“Fatkeqi” ka qenë Krist Aliaj. Këngëtari nuk e ndjek më Kristin në Instagram, ndërsa edhe ky i fundit i është përgjigjur me të njëjtën mënyrë. As Kristi nuk e ndjek Luizin. Veç dinamikave që vetë Luizi ka pasur me disa nga ish-banorët, shumë pikëpyetje ngriti pikërisht largimi i Arbanës dhe i Eduartit. Mesa duket pak relax dhe çaste romantike mes tyre, do t’i japë disi paqe, por edhe energji të reja, për rikthimin në Tiranë dhe angazhimet që i presim.

Zbardhen prapaskenat e përplasjes së fituesit të BBV me Arbanën dhe Eduardit, zbulohet molla e ‘sherrit’ Read More »

33-vjeçarit iu gjetën 522 mijë euro në autobus/ Kush është efektivi që u arrestua dhe personi që lejoi të kalojë në kufi!

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore vendosi në pranga Gledis Lushin, oficer policie me detyrë ndihmës kontrollor në Stacionin e Policisë në Portin e Durrësit, pasi lejoi të kalonte kufirin një person të shpallur në kërkim.

Mësohet se ky person është shtetasi Elidon Çela, i cili rreth 1 vit më parë u kap me 522 mijë euro të padeklaruara në autobusin në emër të kompanisë së tij “Buon Aventura” që vinte nga Bari i Italisë në Portin e Durrësit
Ai u la nga togat e zeza me masë më të butë sigurie pas arrestimit. Por në 14 shtator Gjykata e Lartë riktheu atë në arrest në burg dhe u shpall në kërkim.

Tre ditë më vonë, më 17 shtator Elidon Çela u lejua nga polici Gledis Lushi të kalojë në mënyrë të paligjshme nga porti i Durrësit.

Por Elidon Çela ra në prangat e policisë pasi u rikthye në Shqipëri.

“Janë kursime të familjes”

Në deklarimet e tij, pas arrestimit në tetor të vitit 2022, Elidon Çela është shprehur se paratë ishin kursime të familjes dhe se janë të ardhura të krijuara nga biznesi, madje është treguar i gatshëm të vërë në dispozicion edhe faturat.

Ndërsa gjatë dëshmisë në gjykatë, ai u shpreh: “Ka pushtetarë që i vjedhin shtetit 4 milion euro dhe lëvizin të lirë, ndërsa unë në burg me paratë e mia”.

“Ai po i sillte nga Italia se i ka fitim të 27 viteve. Ka biznes atje, ka punë të ndryshme atje, ka punuar në Itali, ka shitur, ka blerë. Shoferi kishte pretendime se ka pushtetarë tha që ia vjedhin shtetit dhe nuk i lë njeri në burg, 4 milionë euro, jo të më lërë mua në burg për 520 mijë euro që i kam të miat”, tha avokati i Çelës për mediat.

Ai u lirua nga qelia në dhjetor 2022 dhe ndaj tij u vendos masa e sigurisë “detyrim paraqitje”.

Gjyqtarja Anita Mici vendosi lirimin e Elidon Çelës me arsyetimin se lirimi i tij nuk e pengon zhvillimin e hetimit.

33-vjeçarit iu gjetën 522 mijë euro në autobus/ Kush është efektivi që u arrestua dhe personi që lejoi të kalojë në kufi! Read More »