Irina

Rrëzohet nga pema, humb jetën 64-vjeçari

Fatal ka rezultuar fati i një 64-vjeçari në Korçë, i cili ka gjetur vdekjen e menjëhershme si pasojë e rrëzimit nga pema.

Sipas informacioneve ngjarja sapo ka ndodhur në fshatin Krushovë të Korçës. Viktima, shtetasi me inicialet E.Z., ka qenë duke vjelë arrat, por aksidentalisht ka rënë nga pema duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

Familjarët e kanë çuar në spital, por 64-vjeçari ka mbërritur pa shenja jete. Ndërkohë policia është duke punuar për rastin.

Rrëzohet nga pema, humb jetën 64-vjeçari Read More »

Humbi betejën e rëndë më kancerin, mikesha e Rudina Dervishit tregon merakun e saj të vetëm

Ndarja nga jeta në mënyrë të parakohshme e gazetares së VOA Rudina Dervishi ishte një tronditje për të gjithë ata që e njihnin. Ajo ndërroi jetë në moshën 53 vjeç pas një beteje dy vjeçare me kancerin e gjirit.

Dje mikesha e saj, stilistja Klodi Mengri, ndau për herë të parë kujtime me mikeshën e saj të ndjerë në “Ftesë në 5”.

Ato njiheshin prej 26 vitesh dhe ruanin një miqësi të ngushtë, vitet e fundit në distancë pasi Rudina ishte zhvendosur në SHBA për shkak të punës.

Shumë e prekur, Klodi kujtoi vizitën e fundit në Amerikë, një vizitë jo ashtu siç ato të dyja e kishin imagjinuar…

“Nuk e pranonte në asnjë mënyrë, nuk e pranonte vdekjen. Nuk donte ta pranonte. Unë isha aty. Të gjitha faktet shkencore thoshin që duhet ta pranonte, por ajo priste mrekulli, mrekullia mund të ndodhë gjithë kohës. Atë priste ajo, atë donte, atë kërkonte”, tha Klodi e cila tregoi se mikja e saj i kishte mësuar të ruante ekuilibrin në atë që ne e quajmë drama e jetës.

E pyetur nga Bieta për ndonjë pishman apo amanet të Rudinës, Klodi tha se meraku i saj i vetëm ishin 3 djemtë.

Humbi betejën e rëndë më kancerin, mikesha e Rudina Dervishit tregon merakun e saj të vetëm Read More »

‘Nuk e zhvesha unë Beatrix në BBV’- Albano Bogdo s’pendohet për deklaratën dhe ‘shpërthen’ ndaj kritikuesve: U çuan moralistët, ‘plehrat’ në Shqipëri për…

Albano Bogdo, pavarësisht kritikave për deklaratën e tij emision ku u shpreh se “Alban Ramosaj është ai që i q*** motrën në Big Brother VIP”, nuk është penduar.
Në një video në TikTok, ai shprehet se “nuk e shtriva dhe as nuk e zhvesha unë Beatrix”, ndërsa theksoi se s’ka përse ti kërkojë falje.

“Dil kërko falje publike, dil bëj ashtu, dil kërkoji falje asaj gocës. Për çfarë t’i kërkoj falje? A e futa unë në Big Brother? A e shtriva dhe e zhvesha unë? Për çfarë? Unë raportoj lajm sepse kam një emision satirik. Shoh ndonjë gjë dhe e them aty”, u shpreh ai.

Aktori i humorit theksoi se e vetmja gjë që i vjen keq është për shqetësimin që mund t’i kenë krijuar ata që i quajti “plehra” në Shqipëri.

“Mu çuan të gjithë moralistet e Shqipërisë, që në të vërtetë nuk kanë pikë morali si njerëz. Pikë morali, se unë i njoh më mirë se ju.

U çuan të gjithë moralistat e Shqipërisë dhe më kryqëzuan mua sikur kam bërë 20 vrasje, sikur kam vjedhur 20 banka, a thua sikur kam vjedhur kombin.

Për 1 fjali që thash, për një fjali ku nuk kam gënjyer. Por asaj vajzës jo tek e tek, por për shqetësimin publik që mund të ketë pasur, i kërkoj falje me shpirt për mesazhe që mund ti kenë shkuar.

Vetëm për shqetësimin që mund të ketë pasur nga këta plehra këtu në Shqipëri, të cilët ishin të njëjtët që e shanin para dy vitesh”, u shpreh Albano Bogdo.

Donald Veshaj dhe Beatrix Ramosaj nisën një romancë brenda shtëpisë së Big Brother Vip, që u konsiderua si trekëndëshi i dashurisë pasi aktori ishte në një lidhje me Bora Zemanin.

Ish-çifti dukeshin të dashuruar, por menjëherë pas përfundimit të spektalit u ndanë.

Donald Veshaj u rikthye në krahët e Bora Zemanit, duke nisur edhe bashkëjetesën sërish.

‘Nuk e zhvesha unë Beatrix në BBV’- Albano Bogdo s’pendohet për deklaratën dhe ‘shpërthen’ ndaj kritikuesve: U çuan moralistët, ‘plehrat’ në Shqipëri për… Read More »

Albano Bogdo i kërkon falje Beatrix Ramosajt

Aktori i humorit Albano Bogdo bëri një deklaratë shokuese puntatën e parë të emisionit të tij “Albano Show”.

Në hyrje të emisionin me një gjuhë të shthurur ofendoi rëndë Alabn Ramosajn dhe motrën e tij, Beatrix. Bogdo tha se Alban Ramosaj është ai që “ia kanë q** motrën në Big Brother”.

Kjo deklaratë mori një vëmendje të madhe në media. Publiku, ndjekësit e tij dhe një pjesë e madhe e personazhve VIP “kryqëzuan” aktorin për këtë deklaratë ofenduese.

Një pjesë e mirë i bëri thirrje të kërkojë falje, por Albano nuk e bëri këtë në reagimin e tij të parë.

Por më mirë vonë se kurrë! Në një video-live në Tiktok Albno shprehet:

“Beatrixit i kërkoj falje, për shqetësimin që e nisa unë padashje dhe nuk e dija që do të katandisej në këtë pikë. Një batutë humori të merrte përmasa kaq të jashtëzakonshme, a thua se i kam vrarë një njeri të familjes”.

Albano Bogdo i kërkon falje Beatrix Ramosajt Read More »

Rreziku i acidit urik në organizëm, nutricionistja Hyrida Basha: Ja cilat ushqime na ndihmojnë ta largojmë

Shkaktar i shpeshtë i artritit është teprica e acidit urik në organizëm. Kur veshkat nuk e bëjnë mirë punën e vet dhe nuk mund ta eliminojnë gjithë thartirën e urinës nga organizmi, ajo kristalizohet dhe shtresohet rreth nyjave dhe çon deri në fillim të procesit inflamator.

Acidi urik i lartë në gjak është një formë e artritit. Është e lidhur me dietën, në veçanti me mbikonsumin e mishit, prodhimeve të detit dhe alkoolin. Dieta duhet të jetë mjaft strikte nëse nuk kombinohet me ilaçe.

Dieta që rekomandohet për të ulur acidin urik konsiston në një plan të ekuilibruar dhe të shëndetshëm, për të parandaluar edhe sëmundje kronike të ndryshme.

E ftuar në Vila24 nutricionistja Hyrida Basha na tregoi disa produkte ushqimore të Neranxi-t të cilat do ju ndihmojnë të largoni nga organizmi acidin urik.

“Personat të cilët kanë tepricë të acidit urik në trup, patjetër duhet të ndryshojnë mënyrën e ushqimit. Ushqimi patjetër duhet të jetë i bazuar në pemë dhe perime të freskëta. Frutat e detit, mishi, alkooli dhe sheqeri i përpunuar çojnë deri në rritje të thartirës së urinës në trup. Ndërsa fasulet syzeza, thjerrëzat, gjalpi kikirikut, çaj rozmarinës, arrat e brazilit do ju ndihmojnë ta largoni nga organizmi.
Mos harroni të pini sa më shumë ujë. Është mirë të konsumohen edhe lëngje natyrale” – tha Basha.

Rreziku i acidit urik në organizëm, nutricionistja Hyrida Basha: Ja cilat ushqime na ndihmojnë ta largojmë Read More »

‘Roland Xhaxho, një nga anestezistët-reanimatorët më të mirë’, Tritan Shehu reagon pas vdekjes së 3 vjeçarit: Gjykimi pas përgjigjeve laboratorike

Deputeti Tritan Shehu, anestezist- reanimator dhe kryetar Nderi i Shoqatës së Anestezisë dhe Reanimacionit ka reagur sot lidhur me vdekjen e një tre vjeçari pak ditë më parë në një nga klinikat private në Tiranë ku kishte shkuar për të pastruar gurëzat e 14 dhëmbëve.

Në një status në faqen e tij në facebook, Shehu bën thirrje që gjykimi për rastin të bëhet pasi të dalin përgjigjet laboratorike si dhe konkluzionet e anatomo-patologjisë, teksa shton se mjeku Roland Xhaxho është një nga anestezistë-reanimatorët më të mirë në vend.

Reagimi i Shehut

Humbja e jetes se femijes tre vjecar, refleksion.

Si qytetar, si anestezist-reanimator dhe si Kryetar Nderi i Shoqates se Anestezi Reanimacionit desheroj tu shpreh familjes ngushellimet me te sinqerta e te gjithe keqardhjen time per ate humbje te pa mase!

Ndersa si specialist i kesaj fushe desheroj te theksoj se:

—Rezervohem per tu nxituar ne dhenien e gjykimeve te mia profesionale per shkaqet qe cuan ne ate tragjedi. Per te arritur ne konkluzione sa me te sakta duhet pritur pergjigja e kolegeve te anatomo patologjise, pergjigjet laboratorike, etj. Dhe pa dyshim me tej te gjitha te dhenat duhet te diskutohen me specialiste, se bashku me ato klinike e dokumentacionin perkates.

—Sidoqofte nga ato me te cilat jam njohur deri me sot, mund te them se jane zbatuar normalisht linjat e procesit te anestezise ne kete rast. Fatkeqesisht edhe komplikacionet jane pjese e ketij aktiviteti mjekesor shume kompleks, te ralla e te shume llojeshme keto, per aresye nga me te ndryshmet. Megjithate eshte heret per te bere konkluzione mbi shkaqet e humbjes se jetes.

—Si koleg i Prof Xhaxhos, qe kam punuar ngushtesisht me ate qe prej fillimit te viteve 80-te, e ndjej per detyre te ve ne evidence tiparet e tij.

Prof Xhaxho pa asnje lekundje eshte nje nga anesteziste-reanimatoret me te mire te Shqiperise, me nje eksperience e kontribute gjigande, me njohuri e aftesi shume te gjera, te niveleve me te mira europiane. Eshte nje mjek me nje ndjenje te larte pergjegjeshmerie e impenjimi ne punen e tij profesionale. Fale ketyre cilesive jane shpetuar shume e shume paciente.

Mendoj se keto jane dhe mendimet e kolegeve te tjere anesteziste, me te cilet do te diskutojme se bashku per te arritur ne perfundime sa me te qarta.

Sidoqofte dua te perfundoj duke shprehur nje te vertete te madhe, ate qe mjeku eshte njeriu qe shpeton jete, qofte dhe duke sakrifikuar nga vetja e familja e tij, per kete mision qe ka, vecanerisht reanimatoret.

Mjeku nuk eshte as “vrases” e as keqberes, sic fatkeqesisht disa here induktohen me dashje a pa dashje ne opinion te tilla tipare te deformuara. Edhe ai vuan thelle per ”humbjet”, qe mund te kete gjate ushtrimit te profesionit te tij fisnik.

Edhe nje here ngushellimet me te sinqerta.

‘Roland Xhaxho, një nga anestezistët-reanimatorët më të mirë’, Tritan Shehu reagon pas vdekjes së 3 vjeçarit: Gjykimi pas përgjigjeve laboratorike Read More »

‘E futëm për pastrimin e gurëzave, por ndërhynë në 14 dhëmbë’, babai i 3-vjeçarit që ndërroi jetë pas ndërhyrjes te dentisti: Të hapen kamerat e klinikës, ja e vërteta

Babai i 3-vjeçarit që humbi jetën pas ndërhyrjes te dentisti. Ai foli për emisionin “Me zemër të hapur” në News24, të moderatores Evis Ahmeti, ndërsa theksoi se djalit i kishte bërë 14 dhëmbë.

“Gjendja e gruas është e rënduar. Është lehonë, se djali i vogël është 2 muajsh. Brian i kishte vënë dhe emrin. Kërkoj të drejtën që ai doktor mos të ekzistojë më. Nuk mund ta quaj më mjek, as atë as stafin që ka atje. Shqetësimi ishte mbidoza e narkozës.

Pse vendosët ta dërgonit te kjo klinikë?
Duke marrë miratimin e edhe shumë të tjerëve, se mbahej si dentisti anestezist. Djali kishte për mbushje dhe pastrime. Nuk kam qenë kurrë për konsultë. Kam shkuar personalisht me gjithë të dhënat dhe i kam treguar për problemin. Djali im për herë të parë në klinikë shkeli në 28 tetor, ditë të tjerë nuk ka qenë.

A ka pasur djali probleme me zemrën?
Djali ka bërë një operacion para dy vitesh në zemër. Kam diskutuar dhe me doktorin. Kam marrë dhe një konsultë, një vërtetim nga kardio-pediatri, nga Albert Kroja, që ndiqte Brianin, që thoshte; Briani nuk vuan nga zemra, të bëhet ndërhyrja. Ia thashë doktorit për ndërhyrjen. Më tha nuk ka asnjë problem. Ia kisha dërguar dokumentin më parë.

Çfarë vendosët të bënit në datën 28 për djalin?
E çova për pastrim dhëmballe dhe disa mbushje. Nëq kohën që ky vazhdonte me ndërhyrjen, duke e pyetur disa herë, ai thoshte; po i pastrojmë gurëzat. I kam thënë nëse është mënyra që t’i bëjmë me seanca.

Me kë shkuat?
me nusen, gjyshin dhe kunatin. Djali ishte i qetë. Nuk kishte bërë asnjë kurim në gojë, për infeksion. Analizat i bënim çdo 6 muaj. Analizat i bëri atje në datë 28 shtator. Ia ka bërë analizat në çast. Tha; analizat janë në rregull, do vazhdojmë procedurën. E kam pasur komunikimin me mjekun, Roland Xhaxhon, dhe Ina Xhaxhon, dentisten. Ai më tha se do të zgjaste 2 orë e gjysmë ndërhyrja dhe deri në 1 orë dalja e anestezisë, anestezi të gjeneruar dhe jo totale. U fut në 10 të mëngjesit, 10 pa 5 diçka e tillë, qëndruam gati 2 orë pa folur. Pyeta represionin, te dera disa herë. Procesi tha ishte në rregull. Rreth orës 3 ose 3 e gjysmë doli doktoresha tha se procesi vazhdon në rregull. Kërkuam doktorin personalisht. Në orën 7 ka dalë djali nga klinika. Ne në dhomë kemi hyrë rreth orës 6, ka hyrë nusja. Kur kemi dalë, djali nuk ishte i përmendur. Mjeku ka thënë që djali ka dalë duke qarë, djali ka dalë i përgjumur. E dyta, pjesa e pagesës se është shumë e rëndësishme, në fund më ka thënë për 14 dhëmbë. Pagesa u bë në fund, madje u pagua 300 euro në fillim për anestezinë. Anestezia pagesën e ka, 300 euro në fillim dhe për çdo orë 70 euro. Rreth 370 euro shtesë bëri. Mjekun e telefonova kur filloi t’i hipte temperatura, e kishte fillimisht 38.2, u bë limon i verdhë. Më pas i shkoi 39 e gjysmë. I dhashë vetëm algofrenin që i ka dhënë ai. Nuk ia uli dhe pastaj shkuam në spital që e futën në reanimacion. Është e pavërtetë që djali ka folur. Të shihen kamerat, sa ka qarë dhe të gjitha. Pas operacionit djali nuk ka thënë asnjë fjalë. Më shikonte në sy, nuk është se reagonte. Pas operacionit asgjë, ishte përgjumësh. Briani ishte i qetë. Mjeku 100% e ka ditur çfarë ka bërë, prandaj nuk e hapte telefonin. Mjeku ditën e nesërme ka ardhur në pediatri, rreth drekës. Në spital mjekët na thanë është në gjendje të rënduar nga mëlçia, nga narkoza. Na thanë që po i hiqnin narkozën.

‘E futëm për pastrimin e gurëzave, por ndërhynë në 14 dhëmbë’, babai i 3-vjeçarit që ndërroi jetë pas ndërhyrjes te dentisti: Të hapen kamerat e klinikës, ja e vërteta Read More »

‘Mund të arrijmë 10 mln turistë’, Rama: Nami i madh mos të na kthehet në bumerang

Kryeministri Edi Rama tha se deri në fund të dhjetorit Shqipëria mund të arrijë 10 mln turistë.

Në fjalën e mbajtur në aktivitetin ku u fol për bilancin e turizmit, Rama u shpreh se deri në gusht Shqipëria u vizitua nga 7 mln turistë, ndërsa shtatori u mbyll me 1,1 mln turistë të huaj dhe nëse dhjetori ecën me ritme të mira mund të arrihet shifra e pabesueshme e 10 mln turistëve.

Sipas kreut të qeverisë, suksesi i këtij sezoni është arsye për t’u ndjerë krenarë, por edhe për t’u vënë para përgjegjësisë që kërkesat e lartë që do të vijë vitin tjetër të mos na kthehet në bumerang.

“Bumi i këtij sezoni na vuri para edhe sfida të mprehta që duhet t’i adresojmë menjëherë. Po ashtu duhet të jemi të gjithë të vetëdijshëm, të gjitha nivelet e qeverisje dhe sektorin e sipërmarrjes në turizëm se rreziku që gjithë ky nam i madh dhe i mirë kudo në botë i këtij viti të kthehet në bumerang në vitet në vijim është real. Kemi shumë arsye për të qenë krenarë për punën që kemi bërë dhe të ndihemi të shpërblyer për përpjekjet dhe durimin për të ngjitur shkallët nga një pikënisje jo fort inkurajuese”, tha Rama.

‘Mund të arrijmë 10 mln turistë’, Rama: Nami i madh mos të na kthehet në bumerang Read More »