Irina

Vlorë/ 23-vjeçarja humb kontrollin e mjetit dhe përplas 6 makina të parkuara

Një 23-vjeçare ka mbetur e plagosur pas një aksidenti që ndodhi në mesditë në qytetin e Vlorës.

Rreth orës 12:55, në lagjen “Isa Boletini”, Vlorë, shtetasja H. M., 23 vjeçe, duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe si pasojë është përplasur me 6 automjete të parkuara, ku janë shkaktuar dëme materiale.

Shtetasja H. M, aktualisht ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.

Vlorë/ 23-vjeçarja humb kontrollin e mjetit dhe përplas 6 makina të parkuara Read More »

I riu godet me thikë shokun dhe largohet nga vendngjarja

Një konflikt midis dy të rinjve ka ndodhur rreth një orë më parë në lagjen nr. 13 që përkon me zonën e plazhit të qytetit të Durrësit.

Mësohet se njëri prej tyre është plagosur dhe ndodhet jashtë rreziku për jetën.

Sipas burimeve, ngjarja ka nisur pas një debati banal i cili ka agravuar në përplasje fizike dhe njëri prej personave ka rrëmbyer një mjet prerës thikë dhe ka qëlluar personin tjetër në krah.

Sakaq, autori është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes pas konfliktit, i lënduari ka marrë ndihmën mjekësore.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë të cilat po krehin zonën dhe po marrin të dhënat për autorin.

Ndërkohë që të dhënat nga grupet hetimore bëjnë me dije se forcat ‘Shqiponja’ janë vendosur në ndjekje të autorit. Deri më tani nga Drejtoria Vendore e Policisë Durrës nuk ka asnjë të informacion në lidhje me ngjarjen./abcnews.al

I riu godet me thikë shokun dhe largohet nga vendngjarja Read More »

Makth për grekët/ Arrestohet ‘skifteri’ shqiptar në Athinë, vodhi dhjetëra shtëpi (emri)

Një shqiptar i kthyer në tmerrin e banorëve të Athinës është arrestuar në Greqi, teksa akuzohet për një sërë vjedhjesh.

Mateo Sinanllari është arrestuar pas kryerjes së një sërë vjedhjesh në zonat e pasura të kryeqytetit grek, të cilat mediat vendase i kanë konsideruar “spektakolare”.

Ai hynte në shtëpitë që do grabiste pa lënë gjurmë dhe arrinte të merrte shumë të mëdha parash dhe sende me vlerë.

“Policia greke ka publikuar të dhënat dhe foton e Mateo Sinanllarit, me qëllim njohjen e tij prej viktimave të cilët kanë rënë pre e akteve të tij”, sqaron prokuroria e Athinës.

29 vjeçari mbahet në burgun e Korridhalosë në pritje të gjykimit të tij.

Makth për grekët/ Arrestohet ‘skifteri’ shqiptar në Athinë, vodhi dhjetëra shtëpi (emri) Read More »

‘Meta më shpëtoi jetën’/ Rrëfimet ish-drejtuesi i lartë i Policisë: Azem Hajdarin s’e vrau pushtetit, Berisha akuzoi Nanon, por atë e eliminuan…

Ish-drejtuesi i lartë i Policisë, Mit’hat Havari, ka folur mbi librin e tij, “Mes dy epokash”, ku ka rrëfyer histori të jashtëzakonshme të jetës së tij, përfshirë atë familjare, burgosjen në komunizëm dhe postet e rëndësishme që mori më pas.

I ftuar në News24 , në emisionin “Kjo Javë” me gazetaren Nisida Tufa, ai ka ndarë disa nga ekstraktet që gjenden në libër, ku ndër të tjera flet për raportet me disa nga figurat më të rëndësishme politike.

Mes të tjerash tregon dhe episodin kur Ilir Meta i ka shpëtuar jetën, por e pa e ditur këtë.

Ai thotë se Meta e kishte telefonuar dhe i kishte kërkuar që të dalë nga zyra dhe të shkonte në mbështetje të policisë, pasi kishte një protestë… ndërkohë që dy persona të cilët e dinin që ndodhej ende në zyrë, kishin shkuar për ta vrarë.

Pjesë nga intervista:

Përplasja me Sali Berishën

-Me Berishën nuk kam pasur përplase sy për sy. Një herë më këshilloi dhe më tha që janë kryer ca veprime të nxituara në Elbasan, por gjë konkrete nuk më tha. Pastaj më ka vlerësuar kur më transferoi në Tiranë Shef Kabineti. I kam shkruar këto. Më pas ka pasur dhe raste të tjera, që nuk është se nuk i kam pritur nga ai, sepse ashtu është si person. Ai ka shpifur kundër meje. E kam akuzuar publikisht, dhe ai ka heshtur. Mendoni ju që të kishte një provë dhe të mos e bënte publike? Berisha që është tani, asnjë ndryshim nga ai atëherë. Ka qenë pranë Byrosë Politike, nuk e thirrën, por ka shkruar vetë. Asnjëherë nuk e kam takuar më, vetëm në një kafe. Tentuan të më emëronin prefekt të Tiranës dhe nuk u realizuar vetëm nga ai.

Përplasja me Azem Hajdarin në stadiumin e Shkodrës

–E kam njohur personalisht, kam pasur marrëdhënie njerëzore për të. Kishte rezerva për Berishën, nuk e donte atë. në atë kohë ai i kishte lëshuar frerët, dhe me një grup njerëzish negativë, shëtiste Shqipërinë. Atë bëri edhe atë ditë në stadium në Shkodër. Erdhi me provokoi. I thashë ‘do ta paguash këtë’. Për të shmangur dhe ndonjë vrasje, sepse kisha dhe disa truproja me vete, sepse jeta ime ka qenë në rrezik gjithë kohës… por i mbajta me dorë, dhe i thash ‘këtë që bëre do ta paguash’. Dhe e pagoi, me heqje imuniteti, u diskretitua. Historia e tij është me hije.

Dita e vrasjes së Azem Hajdarit

-Isha i qartë që Hajdarin nuk e vrau pushteti, sepse Berisha akuzoi Nanon. Por ai e dinte që vranë tropojanët e vet.

Njohja me Fatos Nanon

-Se kam njohur Fatos Nanon, por një gjë ndihem mirë. Ai ka qenë i dënuar politik, 100%. Nëse do ishte i dënuar për korrupsion, Berisha nuk do ta bënte President, dhe këtu del zbuluar Berisha. Unë e respektoj se më ka vlerësuar punën.

Pse hezitonte Petro Koçi në atë kohë dhe nuk zbatonte porosinë e kryeministrit për prezantimin në detyrën e re?

-Më ka thirrur Majko në kryeministri dhe në sy të Kocit më tha ‘komandant, drejtor i policisë së kryeqytetit?’, ‘Po i thash unë’… të nesërmen prishi emërimin. Pas tre ditësh unë prisja, asnjë gjë. Koçi ishte nën presionin e diktaturës, i bënin presion. Majko më mori në telefon dhe më tha ‘urime’, i thash ‘jo sepse s’më kanë njoftuar’. Më pas më tha të shkoja të takoja Koçin.

Njohja me Ilir Meta

-Meta është inteligjent, e dinte që vetëm unë mund ta bëja këtë detyrë… i shkuan tre veta në zyrë për t’i thënë që të mos më emëronin, por ai u tha më jepni një emër tjetër dhe ata nuk folën.

Njohja me Edi Ramën:

-Në librin e tij ‘Kurbani’, atij njeriu nuk i del nga goja fjala e mirë për njerëz. Kur tha që ‘s’të duroj dot karizmën tënde’… ai nuk guxon dot të thotë një fjalë të mirë për tjetrin. Unë kam reaguar, pas librit të tij ku më kishte përmendur, sepse ai tentoi të rrëmbente kontributet e Parkut Rinia.

Kalimi në krye të Policisë së Ndërtimit në Tiranë

-Kishin vendosur një ditë të shtune që të më ekzekutonin në zyrë. Atë ditë Meta më ka shpëtuar nga atentati pa dijeni e tij. Më tha nesër ka protestë ai ‘kafsha’, për Berishën. I thash ‘pse s’më latë atje, isha mirë’. Tha ‘hajde të mbështesësh policinë’. Shkova aty te kryeministria. Atë ditë Kastrioti bashkë me një kriminel tjetër shkojnë te policia e ndërtimit, sepse e dinin që isha aty. Më pas karambolohet ky dibrani dhe i bie pistoleta këtij Zhupës, dhe kështu u zbulua atentati.

‘Meta më shpëtoi jetën’/ Rrëfimet ish-drejtuesi i lartë i Policisë: Azem Hajdarin s’e vrau pushtetit, Berisha akuzoi Nanon, por atë e eliminuan… Read More »

Sara Hoxha flet për ‘sherrin’ me Dafinën: Kam ndejtur me të dhe më ka bërë të ndihem mirë por nuk e di pse…

Sara Hoxha ka folur për herë të parë për krisjen e raportit miqësor mes saj dhe bashkëshortit Ledri Vula me këngëtaren Dafina Zeqiri.

Megjithëse nuk e pati aspak të lehtë të komentonte mbi situatën, Sara në një intervistë tha se gjithçka nisi nga një koment i Ledrit në postin Dafit. Mesazhi në dukje aspak tendencioz, mori më shumë vëmendje nga mediet të cilat kujdesen t’i hiperbolizojnë gjërat për klikime.

“Nga gjithë këto zhurma që bëhen që gjërat transmetohen me idenë që të bëjnë sa më shumë klikime, sa më shumë bujë. Unë nuk kam dashur të flas për këtë temë, por kam qenë shumë okay me Dafinën apo gjithë ish të dashurat e Ledrit. I kam takuar apo nuk i kam takuar, unë nuk kam aty pse të bëhem xheloze apo të mbaj mëri.

Unë kam ndenjur edhe me Dafinën dhe ajo është sjellë aq mirë me mua saqë më ka bërë edhe mua të ndihem me të vërtetë mirë. Nuk e di çfarë ndodhi, vërtetë që nuk e di. Nuk e di pse ajo u mërzit aq shumë. Ka qenë një koment që Ledri ka bërë tek një post i Dafinës. Unë, e mora si shaka. Domethënë, unë si partnerja e Ledrit nuk e mora me idenë që ai po e ngacmon apo diçka e tillë. Vërtetë që nuk e di pse u mërzit, pse foli për njerëz mosmirënjohës sepse unë Dafinën nuk e kam shfrytëzuar kurrë. Ne kemi qenë, jo shoqe, por shumë të afërta. Madje edhe shumë më të afërta seç duhej. Madje shpesh mendoja se ajo është shumë e mirë dhe ti nuk ke se si sillesh ndryshe kur ajo sillet shumë mirë”- tha Sara.

E pyetur nëse kishte diçka për t’i thënë, Sara u shpreh: “Jo, jo. Unë mendoj se çdo njeri ka arsyet e veta dhe nëse ajo e mendon ashtu, lëre ta mendoj ashtu. Unë nuk jam këtu për t’i shpjeguar asaj që gjerat nuk është ashtu siç e mendon ajo. Ajo duhet të ketë persona të tjerë rreth e rrotull që t’ja thonë diçka të tillë”- përfundoi Sara, duke i uruar artistes gjithë të mirat.

Sara Hoxha flet për ‘sherrin’ me Dafinën: Kam ndejtur me të dhe më ka bërë të ndihem mirë por nuk e di pse… Read More »

Shkencëtarët ngrenë alarmin: Shqipëria në rreth të kuq, rreziku vjen nga deti dhe qielli

Vitet e fundit, për shkak të ndryshimeve të klimës, edhe Mesdheu është kthyer në një zonë rreziku sa i përket stuhive të forta që sjellin shkatërrim në tokë me erëra të forta dhe shira të rrëmbyeshëm.

Ato njihen si “Medicane”, pra shkurtimi i fjalës “Uraganë të Mesdheut” dhe shpesh quhen edhe ciklone, që vitet e fundit kanë nisur të shfaqen shpesh edhe në këtë rajon, ku përfshihet edhe Shqipëri, e cila ka një vijë të gjatë bregdetare në Adriatik dhe Jon.

Shkencëtarët kanë vërejtur ndryshimet nga viti në vit dhe shprehen se periudhat në vijim do të jetë të vështira në këte rajon sa i përket stuhive që do të sjellin probleme me përmbytjet. Rasti më i fundit ishte Greqia, ndërsa më herët kemi patur përmbytje masive edhe në Itali si edhe reshje shumë të dendura edhe në vendin tonë.

Çfarë janë “Medicane”

Medicane është emri i shkurtër për uraganet mesdhetare ose ciklonet tropikale mesdhetare. Ashtu si ciklonet tropikale, ata mund të zhvillojnë re spirale si edhe në mes, një sy ku nuk ka re, por një erë shumë të fortë.

Sidoqoftë, ato janë zakonisht më të vogla në diametër se ciklonet tropikale, kanë shpejtësi më të ulët të erës dhe jetëgjatësi më të shkurtër. Ato formohen gjithashtu mbi Detin Mesdhe perëndimor dhe qendror, mbi ujëra me temperatura sipërfaqësore shumë më të ulëta se oqeanet tropikale.

Sezoni i Medicane fillon zakonisht në vjeshtë dhe zgjat deri në pranverë. Formimi i tyre kërkon praninë e ajrit të ftohtë në atmosferën e sipërme të shoqëruar me një ulje të ulët.

Ky konfigurim rrit paqëndrueshmërinë atmosferike përgjegjëse për stuhitë që më pas mund të organizohen në Medicane.

Përveç erërave të forta, Medicane gjenerojnë stuhi dhe sasi të mëdha reshjesh që çojnë në përmbytje dhe rrëshqitje të dheut.

Shkencëtarët ngrenë alarmin: Shqipëria në rreth të kuq, rreziku vjen nga deti dhe qielli Read More »

Operacioni në Gjermani, 23 shqiptarë të arrestuar

Policia gjermane ka bërë bilancin e një operacioni të nisur në tetor të një viti më parë kundër kultivimit të marijuanës.

Pas fillimit të hetimit, oficerët ishin në gjendje të gjenin një pronë komerciale në zonën industriale Hasselt të Dyseldorfit si një e ashtuquajtur “qendër logjistike” dhe vend fjetje për “punonjësit”.

Gjatë kontrollit në maj, policia sekuestroi 110 kilogramë marijuanë dhe para të gatshme në vlerë prej 16 mijë eurosh. Aty u gjet dhe një 27-vjeçar shqiptar i cili më pas u arrestua.

Falë bashkëpunimit të mirë me zyrën e prokurorit publik, u identifikua gjithashtu një pronë komerciale në Düsseldorf-Heerdt, në kufijtë e qytetit të Neuss. Aty, oficerët mundën të konfiskonin 1100 bimë kanabis. Aty janë gjetur dhe arrestuar edhe dy shtetas shqiptarë të moshës 33 dhe 35 vjeç.

Sipas raportit të LKA NRË, rendimenti mesatar i plantacioneve të kanabisit për korrje ishte rreth 100 kilogramë kanabis, që rezulton në një rendiment vjetor prej 300 kilogramësh me tre korrje të mundshme. Prandaj, vlera e shitjes së të ardhurave vjetore duhet të jetë rreth 1,350,000 euro.

Një plantacion i brendshëm kanabisi me 2200 bimë u zbulua në Dessau (Saksonia-Anhalt) në tetor 2022. Aty dolën indikacionet e para të një bande që vepronte në nivel kombëtar.

Hetimet u kryen më pas edhe në Saksoninë e Ulët, Rhineland-Pfalz dhe Baden-Ëürttemberg. Aty u sekuestruan gjithsej tetë plantacione kanabisi me rreth 11,200 bimë. Gjithashtu, u arrestuan edhe 20 shqiptarë të tjerë.

Operacioni në Gjermani, 23 shqiptarë të arrestuar Read More »

Denoncimi/ Nipi nxjerr hallën nga banesa: Largohu se të hodha nga dritarja

Dramat familjare me pronat mbeten një nga problemet më madhore të shqiptarëve, që të shtyrë nga varfëria dhe pamundësia ligjore për t’i dhënë zgjidhje detyrohen të bëjnë ‘vetëgjyqësi’.

I tillë është dhe rasti i denoncueses Fahrije Hysa. E moshuara jeton në kushte ekstreme në një bodrum në Tiranë. Ajo nuk lejohet të futet në shtëpinë ku ka jetuar më herët nga nipi.

‘Jetoj këtu në këtë bodrum. Po vuaj shumë, nuk kam mundësi për asgjë. Jam në kushte shumë të vështira sepse nipi nuk më lejon të futem në shtëpi.

‘Ai më ka goditur, më ka rrahur, më ka keqtrajtuar. Fut qiraxhinj brenda dhe mua nuk më lejon të futem brenda. Jetoj me djalin e sëmurë, më ndihmoni se po vuaj shumë’.

Për të vërtetuar fjalët e zonjës bëjmë ballafaqimin e saj me nipin dhe kuptojmë shpejt se ka të drejtë. Nipi agresiv menjëherë kalon në ofendime.

‘Nuk kam para të të jap. Duhet të merren me një bajgë si puna jote. Nuk kam se çfarë të të bëj. Po të them mos më acaro se të kap për fyti dhe të hedh nga dritarja. Mos më acaro mos më çaj k***n’.

Duke parë situatën e tensionuar vendosim të ndërhyjmë, por Majdieli tregohet agresiv dhe ndaj gazetarit të Piranjave, Eraldo Harlicaj dhe operatorit Nertil Mataj. Ky i fundit goditet nga nipi i Fahrie Hyses./Syri.net

Denoncimi/ Nipi nxjerr hallën nga banesa: Largohu se të hodha nga dritarja Read More »