Irina

Gazetarja shton dyshimet për shtatzëninë e Kiarës, ja çfarë i tha Luizi

Mbrëmjen e djeshme u mbajt në Pallatin e Kongreseve premiera e filmit “Në kuadër të dashurisë”. Gazetarja e “Top Albania Radio”, Albana Ruci ka intervistuar çiftin Luiz dhe Kiara teksa parakalonin në tapetin e kuq. E ftuar sot në “Ftesë në 5”, Albana tha se ka dyshime që Kiara është vërtet shtatzënë.

“Unë i pyeta nëse kanë në plan të sjellin një fëmijë dhe Luizi ma anashkaloi me lezet siç di ai. Nuk e di nga i keni nxjerr këto tha, por janë lajme portalesh. Kjo hedhja direkt në sulm mund të fshihte diçka. Mbrëmë po mbanin shumë beba në duar”, tha gazetarja.

Gazetarja shton dyshimet për shtatzëninë e Kiarës, ja çfarë i tha Luizi Read More »

Habit agronomi: Në lokalet shqiptare po hamë mish nga Zelanda

Disa ditë më parë fermeri Alban Cakalli ka bërë një hartë shumë të veçantë ku tregon për zonat e Shqipërisë ku rriten më shumë perime apo fruta të caktuara. Nuk mbetet pas as blegtoria, e cila po ashtu është e përfshirë në këtë hartë.

Harta ka pasur shumë impakt, është shpërndarë shumë në rrjetet sociale dhe ka marrë shumë komente dhe sugjerime nga qytetarë që jetojnë në zona të ndryshme të vendit.

Zef Gjeta, agronom tha në emisionin GoogMorning Albanians në Euronews Albania se në vendin tonë po vihet re gjithnjë e më shumë mungesa e bagëtive të imëta. Kjo sipas tij ka bërë që në lokalet shqiptare të shërbehet mish i importuar nga Zelanda e Re.

Habit agronomi: Në lokalet shqiptare po hamë mish nga Zelanda Read More »

Virozat e vjeshtës/ Mjeku Kalo paralajmëron qytetarët: Jo vetëmjekim, kujdes me antibiotikët

Mjeku Tritan Kalo ka dhënë disa këshilla për qytetarët, të cilët mund të preken nga virozat e stinës së vjeshtës.

Me anë të një statusi në rrjetet sociale, Kalo thotë se qytetarët nuk duhet të marrin ilaçe në farmaci pa u konsultuar paraprakisht me një mjek.

Ai deklaron se duhet pasur kujdes me përdorimin e antibiotëve, pasi shprehet se ata nuk janë antiviralë.

Mjeku thekson se në asnjë rast nuk duhet bërë vetëmjekim, teksa thekson se përdorimi i shpeshtë i antibiotikëve ul efektshmërinë e tyre për shkak të rritjes së rezistencës bakteriale.

Këshillat e mjekut Tritan Kalo:

Javë të mbarë bashkëkombas brenda dhe jashtë trojeve arbërore… Rikujtesë… Vjeshta bashkëshoqërohet përpos infeksioneve të tjera stinore virale apo bakteriale, edhe me prekje të shpeshta të tonsilave/anginave apo bajameve sikundër i njeh ato populli… Luhatjet e temperaturave e rikthimet në bankat e shkollave me shtimin e kontakteve të përditëshme jetësore, e mundësojnë shfaqjen dhe përhapjen e këtij infeksioni… Mos vraponi direkt në farmaci për të filluar mjekimin e tyre pa u konsultuar paraprakisht me një mjek… Në mbi 70% të tyre, infeksionet tonsilare janë të origjinës virale, çka nuk e justifikon aspak fillimin e një antibakteriali/antibiotiku në kësi rastesh… Antibiotikët nuk janë antiviralë…

Nëse do të kemi të kombinuara tre elementë: 1- temperaturë e lartë mbi 38 gradë celcius, 2- prania e pusit/qelbit mbi tonsila, dhe 3- rritjen e gjëndrave limfatike nën nofulla, të ndjeshme në prekje, bëhet e justifikueshme fillimi i një antibiotiku… Meqënëse streptokokët janë shkaktarët e tyre më të shpeshtë, një antibiotik i familjes së madhe të beta-laktaminave e cefalosporinave është i mjaftueshëm… Ka rëndësi kohëzgjatja e marjes së këtij antibiotiku, prej jo më pak se 7 ditë, por jo më shumë se 10 ditë e bashkëshoqëruar me probiotikë, ulës të temperaturës (alternimi i Paracetamolit me Ibubrufen), dezinfektantë të fytit (aerosole Jodex, Golapiol, etj.), vitaminoterapi (Vitaminë B komplex, C, etj.)…

Marrja vend e pavend e antibiotikëve/antibakterialëve sidomos këto vitet e fundit gjatë pandemisë së Covid-19, ka favorizuar uljen e efektshmërisë së tyre për shkak të rritjes së rezistencës bakteriale… Antibiotikët janë “një thesar i rëndësishëm i njerëzimit” në betejat e tij kundër infeksioneve bakteriale, ndaj duhet bërë shumë kujdes me një thesar të tillë të kaqvlertë… Jo vetëmjekim…

Virozat e vjeshtës/ Mjeku Kalo paralajmëron qytetarët: Jo vetëmjekim, kujdes me antibiotikët Read More »

Vajza nga Italia humb kontaktet me familjen në Shqipëri! Nëna e saj kërkon ndihmë: Kushdo që ka informacion të më kontaktojë

Një e re italiane ka humbur kontaktet me familjen e saj nga Tirana. Përmes rrjeteve sociale, e ëma Arianna Lombardo Moderini Meriggi, njofton se Olga ishte me pushime në Tiranë dhe po qëndronte në zonën e Astirit.

Sipas Ariannës, Olga duhej të ishte kthyer në vendin fqinj të dielën në mbrëmje, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur, pasi për asnjë moment nuk është paraqitur në Rinas për t’u nisur për në Itali.

Rasti i zhdukjes së saj është denoncuar në Policinë e Shtetit, por nëna e Olgës kërkon ndihmën e të gjithëve për ta lokalizuar, pasi çdo lloj ndihme të atyre që e kanë parë apo kanë komunikuar me të do të shërbente.

Të gjithë që dinë një informacion për vendndodhjen e Olgës, me flokë bionde dhe me sy të kaltër mund të kontaktojnë direkt policinë, ose të drejtohen pranë ambasadës italiane në Tiranë.

Vajza nga Italia humb kontaktet me familjen në Shqipëri! Nëna e saj kërkon ndihmë: Kushdo që ka informacion të më kontaktojë Read More »

Shqiptari tregon si u evakuua nga Izraeli: Në avion morëm dhe amerikanë me vete

Arbër Kallxhia, njëri prej shqiptarëve të evakuuar nga Izraeli, mbrëmë në orët e vona ka mbërritur në Tiranë. Ai ndodhej në Izrael kur ndodhi sulmi.

Kallxhiu ka treguar arsyet pse ka shkuar në Izrael e po ashtu edhe përjetimet e tij në momentin e sulmit.

Blendi Fevziu: Për çfarë shkove në Izrael?

Arbër Kallxhia: Kam qëndruar rreth 1 vit në Izrael. Ika për punë. Kisha ca miq që punonin atje dhe me ftesë së tyre shkova atje. Kisha vizë 3-mujore dhe më pas aplikova për leje qëndrimi. Më parë punova barist, më pas jam marrë me impiantet e gazit. Jetoja 10 km larg Tel Aviv. Unë isha në gjumë kur ndodhën bombardimet, isha në shtëpi. Një ditë më përpara kishte festa, ishte edhe Vit i Ri dhe njerëzit ishin shumë të qeshur. Nuk kishte fare tensione. Orët e para të mëngjesit filluan alarmet, kishin rënë 10-15 herë të tjera dhe isha mësuar me to. Duhet të futesh në streha kur bie alarmi. Kishim filluar duke i nënvlerësuar këto alarme. Por atë ditë, sistemi i mbrojtjes së Izraelit u bllokua. Bombat filluan duke rënë në qytet. Ishte ora 7 e mëngjesit dhe filluan bombardimet. Në fillim isha përgjumshëm, u mundova të gjeja një palë pantollona në bodrum dhe qëndrova në bodrum dhe pastaj filluan raketet, u bënë alarmet më serioze, zhurmat e shpërthimi. Për 3 orë, 3 mijë raketa kanë rënë. Njerëzit u alarmuan, kalamajtë në gjendje shoku në bodrum. Qëndrova në bodrum.

Blendi Fevziu: Si vendose të ktheheshe?

Arbër Kallxhia: Doja të kthehesha që atë ditë por ishte e pamundur ngaqë kishte shumë terroristë. Nuk kishte shërbim transporti. Nga ora 9 filloi bombardimi i dytë dhe pastaj filloi kaosi, ankthi dhe duhej të pritja ditën e nesërme që të ikja. Familja komunikoi me ambasadën shqiptare. Në një moment, më merr ambasadorja, pastaj online porosita një taksi që më erdhi dhe ika në aeroport, aty kishte shumë shqiptarë. Aty kemi marrë 9 amerikanë me vete. Ne ishim 40-50 veta atje. Këto rroba kisha që i kisha lënë tek shtëpia. Tani kam ankth akoma.

Shqiptari tregon si u evakuua nga Izraeli: Në avion morëm dhe amerikanë me vete Read More »

80 vjeçari arrestohet nga policia në banesë

Goditje të njëpasnjëshme nga Policia, kundër veprimtarisë kriminale të armëmbajtjes pa leje. Si rezultat i një hetimi të ndjekur në bashkëpunim me Prokurorinë, konstatohet dhe goditet një tjetër rast në këtë fushë. Sekuestrohen një armë zjarri kallashnikov dhe fishekë luftarak. Për poseduesin e tyre, për shkak të moshës, prokurori kërkoi caktimin e masës së sigurisë “Arrest në shtëpi”.

Në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme të Policisë, kundër veprimtarisë kriminale të mbajtjes pa leje të armëve të zjarrit, si dhe pas një hetimi të ndjekur proaktivisht, në bashkëpunim me Prokurorinë e Elbasanit, për goditjen e një tjetër rasti në këtë fushë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Librazhd kanë kryer kontrolle në banesën e shtetasit Q. Sh., në fshatin Koshorisht.

Gjatë kontrolleve në këtë banesë, u gjetën të fshehura 1 armë zjarri kallashnikov dhe disa fishekë luftarak, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Për pronarin e kësaj banese, shtetasin Q. Sh., 80 vjeç, prokurori i rastit, për shkak të moshës, kërkoi caktimin e masës së sigurisë “Arrest në shtëpi”. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

80 vjeçari arrestohet nga policia në banesë Read More »

Si  u kapën trafikantët duke shkëmbyer drogën në Lagunën e Patokut,detaje

Është vënë në pranga ditën e sotme shefi i komisariatit të Laçit, Dritan Meta, i dyshuar si mbështetës i grupit të trafikantëve që u kapën në muajin gusht duke shkëmbyer drogë në Lagunën e Karaburunit.

Në sajë të këtij operacioni janë shpallur në kërkim edhe disa persona, mes të cilëve ai që njihet si ‘baroni’ i drogës në Fushë Kuqe, Gëzim Çela.

Por si ra në rrjetën e policisë ky grup i strukturuar kriminal?

Operacioni anti-drogë u zhvillua nga policia shqiptare në bashkëpunim me Gurdia di Finanza në muajin gusht. Në një konferencë për mediat zëvendës drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Sokol Bizhga tha se operacioni nisi pasi strukturat monitoruese në terren, vunë re lëvizjen me shpejtësi të një gomonie, nga laguna e Patokut me drejtim jug-perëndimin. Gomonia është afruar pranë një tjetër mjeti lundrues tip veliere dhe më pas trafikantët që ishin në këto mjete lundruese, kanë shkëmbyer lëndë narkotike.

Në operacion u përfshinë avionët e Frontex-it dhe të GDF-së, ndërsa nga deti u përfshinë mjetet e Policisë Kufitare dhe mjetet e GDF-së, të cilat kanë bërë rrethimin e veleries. Trafikantët e drogës që ndodheshin në velerie, sapo kanë konstatuar se ishin rrethuar nga policia, i kanë vënë zjarrin mjetit lundrues dhe kanë tentuar të largohen me një barkë të vogël shpëtimi, por janë kapur në flagrancë.

Operacioni zhvillohej paralelisht edhe në tokë në zonën e Kurbinit

Në të njëjtën kohë me ndërhyrjen nga deti, efektivët e Repartit Special “RENEA” kanë ndërhyrë nga toka, në ambientet e një restoranti në lagunën e Patokut, ku po qëndronin disa shtetas që dyshohet se kishin lidhje me tentativën për të trafikuar lëndë narkotike.

Në vijim të veprimeve, në bashkëpunim me SPAK-un, u bë arrestimi për veprat penale ‘Trafikimi i lëndëve narkotike”, “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizatat kriminale” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe e municioneve luftarake”.

Nga ky operacion u sekuestruan:

2 armë zjarri pistoleta, të markave “Glock” dhe “Zastava”;

200 fishekë pistolete model 54;

një automjet tip “Audi”;

4 aparate DVR për ruajtjen e pamjeve filmike;

45 000 euro, 250 000 lekë, 500 paund, 50 franga, 2 000 lira, 25 celularë;

Sasia 23 kg lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa, e gjetur në afërsi të velierës së djegur;

1 mjet lundrues tip gomone, bashkë me GPS-in;

Në kuadër të megaoperacionit policor të koduar “Flakë në det” u arrestuan: Arlind Ismailukaj, 47 vjeç, banues në Tiranë; Armando Mema, 37 vjeç, banues në Tiranë; Nerim Çela, 40 vjeç, banues në Fushë Kuqe, Laç; Besnik Brokeri, 51 vjeç, banues në Vlorë; Kyrylo Ponomarenko, 39 vjeç, banues në Ukrainë; Kostiantyn Biellon, 44 vjeç, banues në Ukrainë.

Nerim Çela, është nipi i Gëzim Çela

Si  u kapën trafikantët duke shkëmbyer drogën në Lagunën e Patokut,detaje Read More »

Plagos shqiponjën dhe e lidh në gardhin e tokës, nis hetimi për autorin

Një shqiponjë, e cila ishte vendosur në portën e një copë toke në fshatin Buhal…u clirua nga policia në Përmet.
Shqiponja, ishte e plagosur dhe ishte varur në portë me qëllim balsamosjen të gjallë. Ka qenë një qytetare e cila ka pikasur e para këtë pamje të rëndë, që më pas ka njoftuar policinë.

Shqiponja po merr ndihmë të specializuar mjekësore nga veterineri, e ndërsa uniformat blu kanë nisur punën për identifikimin e autorit.
Njoftimi:

“Përmet, Shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmet, specialistët e Agjencisë së Zonave të Mbrojtura dhe një veteriner, i shkojnë në ndihmë një shpendi (shqiponjë) që ishte keqtrajtuar në fshatin Buhal, rast për të cilin Policia u njoftua nga shtetasja S. L.

Vijon puna për identifikimin e shtetasit që ka plagosur dhe ka lidhur shpendin, në një portë, me qëllim balsamosjen të gjallë.

Plagos shqiponjën dhe e lidh në gardhin e tokës, nis hetimi për autorin Read More »