Irina

Kiara flet për bashkëjetesën me Luizin: Do donim ta mbanim një kamer gjithë kohës…

Në një intervistë ekskluzive për “Shqipëria Live”, moderatorja Kiara Tito ka folur në lidhje me emisionin e ri “Fan Club DwTS” dhe për jetën e saj personale.

Ajo tha se njerëzit duan shumë detaje për jetën e tyre private.

“Shumë persona na kërkojnë që të bëjmë vlog për të parë se si jemi jashtë shtëpisë së Big Brother. Do donim ta mbanim një kamer gjatë gjithë kohës, por s’mundemi. Luizi është shumë i përkushtuar dhe gjëja më e rëndësishme është që më përkrah në çdo hap që unë ndërmarr. Është e rëndësishme për një çift që të përkrahim njëri-tjetrin, siç bëjmë ne të dy. Gjithçka shkon shumë mirë”, tha Kiara.

Kiara thotë se diçka që e ka habitur te Luizi është durimi që ai ka me moderatoren.

“Më ka habitur, ka një durim të jashtëzakonshë. Se në femrat dihet si jemi, vonohemi për tu bëgërë gati, për të shkuar diku. Ai vjen gjithmonë me mua kur ka kohë të lirë dhe nuk më thotë asnjëherë asgjë, është për tu habitur.”

Kiara flet për bashkëjetesën me Luizin: Do donim ta mbanim një kamer gjithë kohës… Read More »

KLSH zbulon abuzime të frikshme te agjencia që administron pronat e sekuestruara

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka zbuluar abuzime në Agjencinë e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara. Sipas një auditi të bërë në agjencinë e drejtuar nga Adrian Koni, KLSH ka nxjerr në pah disa problematika në këtë institucion që administron pasuritë e bllokuara, të krijuara nga veprimtari kriminale.

Sipas KLSH-së, Agjencia për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara nga krimi i organizuar, apo korrupsioni menaxhonte në fund të dhjetorit të vitit të kaluar prona me vlerë gati 140 milionë euro.

Por, mosinventarizim sipas kërkesave të ligjit, shkelje të rënda në procedurat për shitjen e tyre, abuzime me kontratat e punonjësve dhe punësime të dyshuara nepotike e korruptive kanë rritur riskun e tjetërsimit të këtyre pronave dhe rikthimit të tyre në zotërim tek personat e dënuar nga drejtësia.
Sipas KLSH-së, mungesa e zbatimit të kritereve ligjore, mungesa e krijimit të një baze të dhënash në lidhje me një informacion të përgjithshëm për të gjitha pronat e sekuestruara e të konfiskuara, mungesa e regjistrimit dhe monitorimit të të gjithë objekteve të sekuestruara dhe të konfiskuara të dhëna me qira, janë tregues i qartë që objektivat e krijimit të sistemit nuk janë arritur e për rrjedhojë niveli i riskut në lidhje me mbarëvajtjen e punës për administrimin e pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara është i lartë.

Më konkretisht, raporti thekson se në pesë procedura prokurimi për shitjen e pronave të konfiskuara nga gjykatat është gjetur diferencë e madhe mes fondit limit të përllogaritur dhe vlerës së kontratës fituese. Sipas KLSH, kartelat e pasurive të sekuestruara dhe konfiskuara në fund të dhjetorit të vitit të kaluar nuk përmbajnë ekstraktet bankare dhe kartelat e inventarit të pasurive sipas administratorëve të tyre, nuk gjenden procesverbalet dhe mungon organizimi e dokumentimi i veprimeve kontabël të aktivitetit të administratorëve që janë ngarkuar për këto prona. Për të gjitha këto shkelje, KLSH rekomandon në raport që kryeadministratori i agjencisë të shkarkohet nga Shërbimi Civil.

KLSH zbulon abuzime të frikshme te agjencia që administron pronat e sekuestruara Read More »

‘Nami’ me drogë në Vlorë, zbulohen 4900 rrënjë

Detaje të reja kanë dalë nga droga e gjetur në Vlorë ditën e sotme.
Mësohet se në fshatin Bishan kanë shkuaer forcat e policisë të shoqëruar dhe nga FNSH, të cilët bënë të mundur dhe gjeten e kanabisit.
Deri më tani janë gjetur 4900 rrënjë kanabisi, ndërkohë që në një magazinë janë gjetur dhe një sasi e madhe droge në proces tharje.
Po ashtu në magazinë u gjetën dhe 2 armë zjarri, ndërsa policia deri më tani ka shoqëruar disa persona.

‘Nami’ me drogë në Vlorë, zbulohen 4900 rrënjë Read More »

Megi Pojanit i ndodh e papritura në tapetin e kuq

Megi Pojani ka qënë një ndër personazhet publik që ka kaluar në tapetin e kuq të premierës së filmit, “Në Kuadër të Dashurisë”, duke shkëlqyer me veshjen e saj, me një fustan të kuq.
Ndërkohë që ka patur mjaft komente pozitive, duket se moderatorja e “Për’puthen”, nuk është aq e lumtur me paraqitjen e saj në tapetin e kuq dhe kjo për shkak të një camcakëzi.

Pojani ka bërë një postim në profilin e saj të Instagramit, ku shihet në një video, teksa përtypet, duke ngrënë camcakëz.

“Çfarë të them unë, duhet të ftohem në 10 tapete të kuq që t’i kap stilin. Më duhet një skuadër si fillim, t’i kem në kufje dhe të më thonë se duhet të heq camcakëzin, të mbaj trupin drejt dhe të mos hallakatem shumë. Jo se nuk rregullohet por taksirati im që më ndodhin të gjitha para kamerave. Dhe vërtet një minutë e mbajta, se e kapërceva pastaj, paska qënë minuti i lavdisë“, shkruan Megi bashkangjitur postimit të saj në “InstaStory”.

Pavarësisht këtij incidenti të vogël me camcakëzin, Megit nuk ia prishi bukurinë asgjë, e cila dukej e mahnitëshme.

Megi Pojanit i ndodh e papritura në tapetin e kuq Read More »

‘Dashnori i vjehrrës së Luizit’, Salsano zbardh detaje nga filmi: Çfarë më tha bashkëshortja

Salsano Rrapi një nga aktorët e kastit të filmit “Në Kuadër të Dashurisë”, ka qenë në një intervistë në “Wake Up”, për të treguar emocionet dhe eksperiencën e tij në prodhimin e parë filmik të Top Channel Films.

Ai është një ndër aktorët më të përfolur për një skenë pikante në film, në rolin e dashnorit të vjehrrës së “Luizit”, e pazakontë, por që të bën të qeshësh pafund.

Salsano Rrapi: Unë u kënaqa, e shijova, qesha sepse nuk e kisha parë filmin, e dija skenarin, por kisha realizuar pjesët e mia dhe të gjithë ata që ishin pjesë të filmit nuk e kishin parë në fakt.

Blendi Salaj: Atë po mendoja që Ndriçim Xhepa as nuk e di që personazhi i tij ka një jetë pas vdekjes, personazhi i tij rilind pas vdekjes (qesh).

Salsano Rrapi: Nëse ka ndonjë gjë edhe shqetësuese gjatë xhirimeve, por edhe vlerësuese, ka qenë sepse Ndriçmit iu desh të rinte dy ditë në arkivol, për të xhiruar atë skenë të filmit, sepse mund ta kishim bërë edhe me një manekin, por ai e pranoi si profesionist i mirë që është, që në kohën që luhej për çdo gjë tjetër, ai duhej të ishte në arkivol.

“Erjona është kritikja ime e parë dhe e fortë. E shijoi shumë dhe qeshi shumë. Është një natyrë që qesh. Nuk e ruan veten se është në një sallë të madhe apo në lokal. edhe atje qeshi. Shumë e knaqur nga filmi”, tha ndër të tjera Salsano.

‘Dashnori i vjehrrës së Luizit’, Salsano zbardh detaje nga filmi: Çfarë më tha bashkëshortja Read More »

Çfarë po na paralajmëron Dua Lipa? Merr vendimin drastik në Instagram

Dua Lipa ka fshirë të gjitha postimet nga Instagrami. Brenda natës 1,500 fotografi u fshinë madje ajo ndryshoi edhe foton e saj të profilit nga kopertina e albumit Future Nostalgia në një imazh blu kaleidoskopik të paparë kurrë më parë.

Veprimi i papritur nuk ka ende një shpjegim nga ylli i muzikës, por thuhet se ajo po përgatitet për publikimin e albumit të saj të ri.

Në gusht të këtij viti, Dua njoftoi për albumin e saj të tretë, i cili pritet të bëhet publik në vitin 2024. 28 vjeçarja ka lënë të kuptohet se ky album do të jetë më pak personal se të tjerët.

Çfarë po na paralajmëron Dua Lipa? Merr vendimin drastik në Instagram Read More »

Sherr për tokën, babë e bir shkojnë të vrasin dy vëllezërit

Konflikti mes dy familjeve mund të përfundonte me një bilanc tragjik, por fatmirësisht u ndal në kohë.

Policia njofton se 4 persona nga Vau i Dejës ishin duke u konfliktuar me njëri-tjetrin në fshatin Barbullush dhe policia arrestoi një prej tyre dhe shpalli në kërkim një tjetër, të cilët me armë zjarri kërcënuan dy vëllezër.

I arrestuari është Kujtim Gegaj dhe në kërkim është djali i tij, pasi të dy kanosën vëllezërit Gj. M., 37 vjeç, dhe Gj. M., 35 vjeç.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Kanosja” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit.

Sherr për tokën, babë e bir shkojnë të vrasin dy vëllezërit Read More »