Irina

U gjet i vdekur në ekuipazhin e anijës/ Kush ishte 18-vjeçari që ndërroi jetë

etaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Durrës, ku një marinar ndërroi jetë pasi ra në kontakt me energjinë elektrike.

Mësohet se viktima është 18-vjeçari Anri Mikeladze, shtetas gjeorgjian, i cili ishte pjesë e ekuipazhit e një anijeje tregtare që po lundronte pranë portit të Durrësit.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur vetë pak minuta pasi anija tregtare ishte nisur nga poarti, teksa ekuipazhi lajmëroi autoritetet pasi gjeti trupin e pajetë të 18-vjeçarit.

Trupi menjëherë u dërgua në Portin e Durrësit dhe më pas drejt morgut ku pritet edhe t’i bëhet autopsia.

Sipas raportimeve, ai ra në kontakt me rymën teksa ishte duke punuar në anije dhe ka ndërruar jetë menjëherë.

U gjet i vdekur në ekuipazhin e anijës/ Kush ishte 18-vjeçari që ndërroi jetë Read More »

Mbrojtja ndaj ish-kryeministrit/ Pas avokat ‘bishës’, reagon sërish Shkëlzen Berisha: Tani gjykata i caktoi patronazhisten e Ramës

Shkëlzen Berisha, djali i ish-kryeministrit Sali Berisha, ka reaguar sërish pasi GJKKO vendosi që si avokat mbrojtës për ish-kreun e qeverisë të caktojë Valentina Todoreskun, pasi Rabije Cenalli dhe Jalldis Kastrati u tërhoqën nga çështja.

Në statusin e tij Shkëlzen Berisha me ironi shkruan se gjykatësja ka goditur serish, ku pas avokatit ‘bisha” i ka caktuar babit të tij si avokate mbrojtëse patronazhisten e kryeministrit Rama.

Gjykatesja e Rames, godet serisht! Pas avokat “bishes” cakton per avokate te Berishes, patronazhisten e Rames!

Kujtojmë që një ditë më parë Shkëlzen Berisha ironizoi edhe caktimin e Artan Simonit si avokat mbrojtës për babain e tij, pasi vetëm dy ditë më parë avokati kishte bërë një status ku u interpretua se kishte lidhje me Sali Berishën.

Menjëherë pas reagimt Artan Simoni u largua si avokat mbrojtës për Shkëlzen berishën dhe u caktuan dy avoktat Valentina Todoreskun, pasi Rabije Cenalli, edhe këto të dorëhequra mbrëmjen e sotme.

Mbrojtja ndaj ish-kryeministrit/ Pas avokat ‘bishës’, reagon sërish Shkëlzen Berisha: Tani gjykata i caktoi patronazhisten e Ramës Read More »

Avokatja e ish-kryeministrit bën bujë në media me postimet e saj në ‘Facebook’: ‘Sali Berishës po i vjen ora e arrestimit’

Valentina Todoresku është zgjedhur avokatja e re e ish-kryeministrit Sali Berisha, në lidhje me dosjen “Partizani”, ku Berisha akuzohet për korrupsion nga SPAK.
Duket se zgjedhja e saj për të përfaqësuar Berishën ka shkaktuar shumë bujë në media, për shkak të disa postime të Todoreskut në Facebook.

Më konkretisht në 21 dhjetor të vitit 2021, avokatja ka shkruar se “ Sali Berishës po i vjen ora e arrestimit.

Yuri Kim ia kërkon hapur Arben Krajës: SPAK të veprojë tani.

Avokatja e ish-kryeministrit bën bujë në media me postimet e saj në ‘Facebook’: ‘Sali Berishës po i vjen ora e arrestimit’ Read More »

Elsa Lila rrëfen arrestimin: Shkaku ishte vetëm sepse njihja 2 prej grupit

Këngëtarja Elsa Lila që prej më shumë se dy dekadash jeton në Itali, e cilëson si ngjarjen më të rëndë në jetën e saj arrestimin e para disa muajve në shtetin italian, e dyshuar si pjesë e një grupi të trafikut të drogës.

Elsa Lila qëndroi dy muaj në paraburgim në Itali dhe më pas u provua pafajësia e saj dhe u la e lirë.

Në një intervistë për emisionin Opinion, Elsa Lila tregoi se shkaku i arrestimit të saj ka qenë njohja me 2 prej shqiptarëve që ishin pjesë e rrjetit të drogës, me të cilët ishte takuar në disa raste

“Për mua mbetet kjo mbetet pikëpyetje shumë e madhe nga momenti që jam e pafajshme dhe nuk kam asnjë lidhje. Sistemi i drejtësisë italiane sidomos në rastin e grupazheve është një sistem i mbrapshtë.

Ata në filim bllokojnë grupin i cili dyshohet për diçka dhe më pas ky grup krasitet deri kur mbetet bërthama kryesore dhe ata që nuk kanë lidhje lirohen. Në këtë lloj sistemi grupazhi që mori brenda shumë njerëz qëllova edhe unë.

Unë duke qenë personazh publik në Romë, dy prej shqiptarëve që unë njihja, mesa duket merreshin me aktivitet për të cilat unë nuk isha në dijeni. Telefoni im ka qenë i vetmi objekt i sekuestruar, nga apartamenti im procesverbali ka qenë shumë i varfër.

Më pas pas disa muajsh këto objekte më janë rikthyer pasi nuk përbënin asnjë provë kundër meje pasi ishin pa asnjë lloj lidhje me këtë lloj grupazhi.

Pasi unë gjatë gjithë këtyre 2 muajve në të cilat vuajta jolirinë time dhe zhdukjen nga shoqëria… Hallka që më lidhte ishte njohja.

Për mua është mister i jashtëzakonshëm. Unë isha parë duke ngrënë darka apo dreka me këta persona, isha parë duke i frekuentuar. Këto ishin provat kryesore.

Nëpërmjet avokatit im, i cili u gjet pas arrestimit tim, më është dhënë nga shteti italian, më shpjegoi dhe më tregoi më vonë që ndërkohë atë natë në shtëpitë e gjithë këtyre personazheve të tjerë, në procesverbalet e sekuestrimeve ishin shumë të pasura me elementë të jashtëligjshëm, janë gjetur para, armë, lëndë narkotike. Ndërkohë që në shtëpinë time nuk është gjetur asgjë.

Celulari im nuk ka pasur asnjë lloj marrëdhënie telefonike as me këtë grupazh as me këta persona.

Ishte ngjarja më e rëndë që më ka ndodhur më jetën time dhe që nuk ja uroj askujt sepse ja që ndodhka që të jesh i pafajshëm dhe të përfundosh në një histori absurde. Kush më njeh nga afër e di shumë mirë se si jetoj, i njeh shumë mirë principet e mia, vlerat e mia. Ishte thjesht një absurditet”, tha ajo.

Të shumta kanë qenë edhe pyetjet e publikut në momentin e arrestimit të Elsa Lilës, se me çfarë jetonte këngëtarja shqiptare pasi prej vitesh nuk ishte aktive në muzikë.

Edhe këtyre dyshimeve, Elsa Lila u ka dhënë përgjigje.

“Në atë periudhë kisha AIR BNB timin personal, i cili është një aktivitet që në Romë më lejonte mua që të kisha një jetesë shumë të mirë krahas punëve të tjera artistike që bëja, sepse kam punuar shumë në studio”, u shpreh Lila.

“Pjesëmarrja në grevën e urisë së PS”, Elsa Lila: Nuk e bëra për politikë

Elsa Lila ka treguar më shumë edhe mbi marrëdhënien e saj me politikën në Shqipëri dhe pjesëmarrjen e saj në grevën e urisë nga Partia Socialiste ne vitin 2010. Ajo tha se nuk e bëri për politikë dhe se ajo ka qenë një nga eksperiencat e saj më të mrekullueshme

Në vitin 2010 ju u përfshitë në grevën e urisë së Partisë Socialiste për çështjen e zgjedhjeve të 2009. Cne kjo lidhje dhe çfarë raporti keni sot më Ramën dhe Partinë Socialiste?

Elsa Lila: Pjesëmarrja ime në atë grevë urie ka qenë spontane. Kthehesha nga Vlora nuk dija çfarë ndodhte në Tiranë atëherë. Shoh tendat, informohem çfarë po ndodhte dhe më tregojnë që po ndodhte ky lloj aksioni i PS. Pyes nëse kishte gra më thanë që kishte 6 gra dhe pyes nëse kishte artistë dhe më thanë që jo. Disa artistë kishin fimros një peticion kundra grevës së urisë, dhe unë si një shpirt i lirë mendova që të jap kontributin tim si artiste duke e menduar të drejtë atë kauzë dhe kërkova që të futem dhe u gjenda aty me 204 pjesmarës të tjerë. Ka qenë një nga eksperiencat më të mrekullueshme.

Po ju e dinit çfarë kishte ndodhur me votat apo thjesht patë protestën dhe ju bashkuat?

Elsa Lila: Unë besova atë version informacioni.

Keni raporte me politikën?

Elsa Lila: Dhe në atë kohë nuk e bëra për politikë, nuk jam marrë ndonjëherë me politik edhe këtë e kam demonstruar pas asaj greve urie.

Gjithashtu këngëtarja foli edhe për marrëdhënien me vajzën e saj dhe bashkëshortin ku u shpreh se kanë një marrëdhënie shumë të mirë.

Ndër të tjera lidhur me situatat e vështira në jetën e saj Elsa Lila shprehet:

“Po t’i përmbledhim nga ky këndvështrim duket më keq se familja Kenedi, por unë nuk e shoh kështu sepse e shoh jetën time nga brenda pasi në këtë miks ka pasur momente brilante të cilat balancojnë momentet e vështira. Jeta ime ka qenë e vështirë, por ka qenë edhe e bukur. Unë besoj se të gjitha këto vështirësi që unë kam përjetuar, reflektohen shumë qartë në muzikën time dhe kjo është një nga armët e mia më të forta. Ka qenë terapia ime kjo”.

Elsa Lila rrëfen arrestimin: Shkaku ishte vetëm sepse njihja 2 prej grupit Read More »

Pajtohen motrat Libohova, shfaqen bashkë pas 5 vitesh

Rreth 2 vite më parë, AlbEu.com ju bëri të ditur se dy ikonat e ekranit shqiptar, motrat Libohova nuk flasin prej vitesh. Pas këtij lajmi u vu re nga ndjekësit se vazhdimisht motrat shmangnin njëra-tjetrën në gëzime familjare, emisione apo edhe në Festivalin e Këngës.

Por më në fund vjen lajmi i mirë.

MOTRAT LIBOHOVA JANË PAJTUAR.

Disa orë më parë, Irma dhe Eranda kanë ndarë në InstaStory pas shumë vitesh një video bashkë, në shoqërinë e njëra-tjetrës e gjthashtu familjarëve të tjerë./albeu.com/

Pajtohen motrat Libohova, shfaqen bashkë pas 5 vitesh Read More »

Luiz Ejlli përfundon në spital

Fituesi i ”Big Brother Albania Vip 2”, këngëtari Luiz Ejlli duket se pas kthimit nga Kosova në Shqipëri nuk ka qenë mirë me shëndet. Ai është shfaqur i shtrirë në spital ku ka filmuar edhe një mesazh për ndjekësit e tij.

Ai shihet i shtrirë në krevatin e spitalit, me vigonin në krahun e tij, duke marrë serum teksa ka falënderuar infermierët që i kanë qëndruar pranë gjatë gjithë kohës. “Nuk më kanë lënë vetëm asnjë sekond”, thotë Luizi.

Luiz Ejlli përfundon në spital Read More »

‘Nuk na ka përgatitur njeri për të ndenjur në Shqipëri’/ Big Basta rrëfehet për rikthimin e tij, projektet e reja muzikore dhe jo vetëm

“Unë u riktheva dhe së bashku me Vesën kemi vendosur të rrisim pasionin tonë sa i përket muzikës”

Këngëtari i njohur, Big Basta, ishte sot i ftuar në emisionin “Live from Tirana”. Në kulmin e karrierës së tij këngëtari vendosi të largohej në Zelandën e Re së bashku me familjen e tij, këngëtaren Vesa Luma dhe djalin e tyre. Përse kjo zgjedhje e këngëtarit?

“Doja të isha aty ku fillon bota. Ne që të vegjël jemi përpunuar për t’u larguar nga Shqipëria, që kur mësojmë gjuhët e huaja. Nuk na ka përgatitur njeri për të ndenjur në Shqipëri. E kuptova duke qëndruar andej se sa e rëndësishme ishte Shqipëria. Në Zelandën e Re kanë një politikë të jashtëzakonshme, të thonë që do ta duash shumë vendlindjen tënde. Ne si popull kemi të mirat dhe të këqijat tona si çdo popull tjetër. Unë u riktheva dhe së bashku me Vesën kemi vendosur të rrisim pasionin tonë sa i përket muzikës si dhe duam që djali të perfeksionojë gjuhën shqipe. Të rrijë me gjyshërit dhe njerëzit e tij të afërm”, tha Big Basta.

Advertisements

Pjesë nga intervista:

Rikthimi në Shqipëri, a ka ndryshuar diçka në vend për Big Basta-n?

Advertisements

Jemi viti 2023, Shqipëria është vend i bukur. Unë jam repist dhe repistat duhet të jenë opozitar të përhershëm. Shqipëria i përshtatet çdolloj brezi.

Big Basta ka sjellë një këngë me Renis Gjokën të titulluar “Një hap përpara” e cila bëri bujë me fjalët emocionuese të reperit në këngë ku “dënonte” politikën e ashpër në Shqipëri. A identifikohet Big Basta si një reper që i këndon ‘halleve’ të shqiptarëve?

Mendoj se edhe në dekadat në vazhdim prapë do të ketë vlerë çdo germë e këngëve të mia. Shpesh kam bërë edhe këngë që janë komerciale, nuk i kam shijuar në maksimum, shijoj kur bëj vargje të vërteta. E shoh veten shumë mirë të pozicionuar në këtë zhaner, më jep jetëgjatësi. Sa më e vjetër bëhet vera aq më e shijshme bëhet, të njëjtën gjë dua edhe unë me këngët e mia.

Si ka ndryshuar tregu muzikor në Shqipëri sipas artistit?

Në tërësi ka ndryshuar shumë. Tani ka rrallë artiste të zhanrit rrok. Hip Hopi ka fituar si kulturë, është e përhapur në Shqipëri. Ka artistë të mirë por ka edhe kalimtarë. Nga ana cilësore është shumë lartë. Një nga të preferuarit e mi është Lyrical Son. Ka edhe të tjerë, ka artistë të rinj që janë shumë të mirë. Po ecin me hapat e duhur.

‘Nuk na ka përgatitur njeri për të ndenjur në Shqipëri’/ Big Basta rrëfehet për rikthimin e tij, projektet e reja muzikore dhe jo vetëm Read More »