Irina

Përdh*nimi/ Shfaqet në Tv 26-vjeçarja nga Vlora: Autorët të marrin atë që meritojnë

Vajza 26-vjeçare nga Vlora, e cila akuzoi tre persona se kanë abuzuar seksualisht me të në gjendje të droguar dhe të pavetëdijshme, u shfaq në emisionin investigativ “Piranjat”, ku i qëndroi deklaratave të saj.

E pyetur nga gazetarët e “Piranjat”, 26-vjeçarja rrëfeu se kishte pasur një lidhje 2-vjeçare me njërin prej të arrestuarve. Ai dhe dy miqtë e tij i kanë dhënë të pijë alkool dhe e kanë droguar pa dijeninë e saj dhe më pas kanë abuzuar me të.

Në kamerat e sigurisë së hoteli, vajza shihet në gjendje të rëndë, bën lëvizje të pakontrollura, dukshëm nën efektin e alkoolit dhe drogës.

26-vjeçarja pranoi se është kërcënuar nga familjarët dhe miqtë e të arrestuarve, të cilët i kanë kërkuar të tërheqë denoncimet, por është e vendosur t’i shkojë deri në fund të vërtetës së saj.

“Kam shkruar një letër. Ndihem shumë e emocionuar. Po e lë ta lexoni ju,” i tha ajo Dojna Memës në studion e emisionit.

Letra e saj:

“Kam vendosur të dal sonte këtu, pa fytyrë, për shkak të opinionit të njerëzve, por jo se jam me faj. Çfarë ka ndodhur e kam treguar, aq sa kam qenë e vetëdijshme.

Nuk gënjej sepse akoma e kam para syve çdo gjë. U zgjova në spital dhe nuk pashë nënë time, por nënën e dikujt tjetër. Edhe pse isha e përgjumur, nuk më pyeti se si jam, por më tha: ‘Tërhiq çdo gjë që ke thënë’.

Normal që kam frikë sepse e di që ata kanë njohje, kanë lekë dhe njohin njerëz, ndërsa unë vij nga një familje e thjeshtë që jeton në fshat.

Por nuk do shkelin kurrë dinjitetin tim, siç u munduan të ma shkelin. Do vazhdoj të them të vërtetën, kokën do ta mbaj lart edhe për ata që më shajnë, edhe për ata që më kërcënojnë.

Kurrë nuk do të ndodhë me dëshirë ajo gjë prandaj do të bërtas për të vërtetën time.

Përdhunuesit të marrin atë që meritojnë dhe unë atë që meritoj. Këto ditë kam marrë me mijëra mesazhe mbështetëse nga njerëz që nuk i njoh. I falënderoj.”

Përdh*nimi/ Shfaqet në Tv 26-vjeçarja nga Vlora: Autorët të marrin atë që meritojnë Read More »

E nxorri babai nga ‘Grande Fratello’, Heidi Baçi ‘afrohet’ me Arbana Osmanin, synon ‘Big Brother’

Ish-konkurrentja e spektaklit “Big Brother” në Itali, Heidi Baçi, është gati të hyjë në versionin shqiptar të “reality shoë”-t. Është kjo çfarë shkruajnë mediat italiane në ditët e fundit.

Dalja e Heidi Baçit nga shtëpia e “Big Brother” është ende një nga temat më të nxehta të edicionit të ri të “reality shoë”-t në “Canale5” të drejtuar nga Alfonso Signorini. Vendimi i saj ndau dashurinë e publikut për dinamikën e programit dhe shumë e mbështetën vendimin e saj për të braktisur transmetimin. Një përdorues në “X” ka treguar se Heidi nisi të ndjekë shoqen më të ngushtë të prezantueses së “Big Brother”-it shqiptar. Është fjala pikërisht për Xhemi Shehun. “Heidi filloi të ndiqte shoqen më të mirë të prezantueses së ‘GF Albanese’, Arbana.

Në Shqipëri të gjithë flasin se si u trajtua situata dhe do të donin t’i jepnin një shans Heidi-t për të jetuar përvojën që donte aq shumë pa presion.”, shkruan ai. Duke qenë se “reality shoë” në Shqipëri nuk ka nisur ende, por do të nisë së shpejt, ka një probabilitet të caktuar që ne të mund të shohim edhe Heidin mes konkurrentëve të radhës.

Heidi ishte në qendër të disa diskutimeve pasi falë përballjes së babait të saj Gentit, ajo vendosi të largohej nga programi, duke i dhënë fund të gjitha marrëdhënieve me aktorin Massimiliano Varrese. Pavarësisht vëmendjes këmbëngulëse dhe nganjëherë ngacmuese të aktorit 47-vjeçar, Heidi ka pretenduar gjithmonë se nuk kishte asnjë interes për të, por me shumë mundësi u shty nga autorët e programit që të luante së bashku dhe të krijonte një lojë në program.
Mirëpo, përballja me të atin e shtyu atë të hapte sytë dhe pas një të qare të gjatë, Heidi vendosi të largohej nga programi në mes të natës. Duke u rikthyer në episodin e fundit të programit, Heidi zbuloi se pas këtij vendimi për t’i thënë lamtumirë realitetit nuk kishte asnjë manipulim nga ana e babait të saj, por se ai i kishte hapur sytë ndaj manipuluesit të vërtetë të shtëpisë: Massimiliano Varrese. Më tej, ajo pranoi se dalja e saj varej nga gjendja shëndetësore e nënës së saj, e cila nuk ishte shumë mirë. Megjithatë, duket se për të bota e argëtimit ende nuk i ka mbyllur dyert.

E nxorri babai nga ‘Grande Fratello’, Heidi Baçi ‘afrohet’ me Arbana Osmanin, synon ‘Big Brother’ Read More »

E dini për çfarë flet ‘teoria e thonjve të kuq’? I kujton djemve mamanë…

Platforma “TikTok” është plot me këshilla dhe truke që të informojnë për jetën e përditshme.

Një shembull është “teoria e thonjve të kuq”, e cila thekson idenë se kjo nuancë e përjetshme është një mjet për vëmendje në çdo kohë dhe vend

Teoria e thonjve të kuq u shfaq në fillim të vitit 2022 kur eksperti i marrëdhënieve me publikun Robyn Delmonte vuri re efektin dhe shkroi në “TikTok”: “E di që djemtë tërhiqen nga thonjtë e kuq dhe jo vetëm për qasjen romantike. Lidhja me ngjyrat nis që në fëmijëri, ndaj për shumë burra, kjo nuancë manikyri u kujton thonjtë e mamave të tyre.”

Përdorimi i ngjyrës së kuqe në situata të tjera, padyshim në buzë ose në veshje, tërheq njësoj vëmendjen.

Si lidhet kjo me çështjen e vetëbesimit?

E kuqja shpesh lidhet me dashurinë, romancën dhe pasionin në shumë kultura. Por, ekspertët thonë se ngjyra e gjakut, të kujton vitalitetin dhe energjinë dhe se të gjitha këto lidhje mund të ndikojnë në mënyrë të pandërgjegjshme te individët në aspektin mendor.

“Unë mendoj se teoria e thonjve të kuq është një gjë reale, sepse psikologjikisht, ne e lidhim të kuqen me pasionin, dashurinë dhe fuqinë,” thotë estetista Mazz Hanna.

E dini për çfarë flet ‘teoria e thonjve të kuq’? I kujton djemve mamanë… Read More »

Ku ndodhet Meta?- Avokat Gjokutaj zbulon nëse ka komunikuar me të: Mbrëmë kam parë disa foto…

Avokat Genc Gjokutaj ka zbuluar sot se komunikon rregullisht me kreun e Partisë së Lirisë Ilir Meta, ndërsa është shprehur se nuk e di ku ndodhet ai, por shton se mbrëmë ka parë disa foto të tijat me disa miq në Shqipëri.

Në emisionin “Kjo Javë” në News24, Gjokutaj shprehet se ndaj Metës janë aktivizuar persona me të kaluar të dyshimtë për t’i përpiluar kallëzime, por shton se nuk është marrë në pyetje dhe se nuk flitet për ndonjë letërporosi.

“Ndaj zotit Meta janë aktivizuar më herët disa që s’dua t’u përmend emrat. Janë vënë njerëz me të kaluar të dyshimtë për të përpiluar kallëzime. Meta është prej gati 5 vjet është në sulm permanent. Meta nuk është pyetur. Hetimet kanë vazhduar. Nuk flitet për letërporosira.

Berisha dhe Meta janë aleatë të një koalicioni, dhe në çfarëdolloj situate të gjendjen, nuk kërkojnë ndihmë. Futja e zotit Meta në këtë betejë të Berishës do të ishte e tepër dhe e rekomandoj të mos marrë pjesë.

Meta çdo muaj shkon takon fëmijët, shkon për arsye shëndetësore. Meta nuk ka cilësi në proces, nuk i është bllokuar dalja jashtë vendit.

Është hapur ky muhabeti i Berishës dhe tashmë është krijuar perceptimi.

Me Metën komunikoj telefonisht, është shumë mirë. Nuk më duhet se ku ndodhet. Ai ka ardhur, ka ikur. Do iki, do vijë prapë. Mbrëmë kam parë disa foto me disa miq në Shqipëri, nuk e di tani”, tha ai

Ku ndodhet Meta?- Avokat Gjokutaj zbulon nëse ka komunikuar me të: Mbrëmë kam parë disa foto… Read More »

Edi Paloka: O shqiptarë, po s’u ngritët sot për Sali Berishën, s’do ketë më kush t’ju mbrojë. Do t’ju marrin jetën

Edi Paloka, pas thirrjeve për të rrëmbyer armët, por që nuk e dëgjoi askush, këtë radhë iu ka bërë një tjetër apel shqiptarëve, që të ngrihen për të mbrojtur Sali Berishën.

“O shqipe, kuptojeni se po nuk reaguat sot, do të jetë vonë kur e keqja t’ju ketë ardhur në derën e shtëpisë.

Do ju marrin lirinë, shtëpitë, pronat dhe jetën e nuk do ketë se kush t’ju mbrojë.

Nuk do ketë as kush të ngrejë zërin e jo t’ju dalë në krah!

Kështu filloi dhe në ‘46 …,” shkruan Paloka.

Prej ditësh, ata pak njerëz që i kanë mbetur në krah Sali Berishës, po përpiqen të ngrejnë popullin për ta mbrojtur, duke iu bërë thirrje të përditshme.

Por sa më shumë flasin këta, aq më shumë e braktisin Berishën.

Edi Paloka: O shqiptarë, po s’u ngritët sot për Sali Berishën, s’do ketë më kush t’ju mbrojë. Do t’ju marrin jetën Read More »

Menaxheri: Dhomën Nr.201 e pagoi Albi Ceno, 3 të tjerë hynë tek dera e pasme…

Njeriu që ka porosituar dhe paguar dhomën nr.201 në hotelin “Fjortes” në Vlorë, ku për 40 minuta u përdhunua nga tre meshkuj vajza 26-vjeçare me inicialet D.M, është Albi Ceno.Ky personazh që tashmë ndodhet i arrestuar është njeriu që ka paguar dhomën dhe më pas ka çuar vajzën në katin e dytë, ku ndodhej dhoma e hotelit.

Ndërsa nga dera e pasme e hotelit, ku nuk ka pasur kamera, kanë hyrë dy shtetas të tjerë në dhomë, që janë Gentjano Mehmeti dhe Oltjan Tahiri.

“Ora News” ka mësuar se futja e tyre brenda në dhomë është bërë pa dijeninë e sportelistit dhe vetë menaxherit të hotelit, i cili ka deklaruar në polici se Tahiri dhe Mehmeti, nuk janë regjistruar në rregjistrin e prenotimeve të vizitorëve në hotel.

Sipas menaxherit, ai nuk ka njohje me asnjë nga personat që vizituan hotelin e tij, po ashtu vajzan D.M ishte hera e parë që e shikonte në këtë hotel.

Për 40 minuta me rradhë 26-vjeçaria është përdhunuar nga tre personat, ndërsa në dëshminë e tij, dhënë në polici i arrestuari Albi Ceno, ka deklaruar se vajza i kishte ngacmuar vetë.

Ceno, tregon se edhe pse vajza D.M i ka ngacmuar sërisht ajo nuk ka mundur të kryejë marëdhënie seksuale me tre djemtë, pasi nuk ishte në gjëndje fizike për shkak të situatës ku ndodhej.

Menaxheri


Në dëshminë e siguruar nga “Ora News”, Albi Ceno, djali i një biznesmeni të njohur në qytetin e Vlorës, ka treguar se në datën 21 Tetor 2023 rreth orës 02:00 ka shkuar tek lokal “Barakuda” në Zvërnec, pasi e kishte ftuar shoku i tij, Oltjan Tahiri për të pirë një gotë.

Albi tregon se kur ka shkuar aty ka gjetur Oltjanin, një vajzë dhe një djalë të cilët ai nuk i njihte. Ata kanë qenë të ulur të tre së bashku, në një tavolinë dhe po pinin alkool.

Albi thotë se ka qëndruar rreth gjysëm ore i ulur së bashku me ata, duke konsumuar alkool dhe një cigare hashash. Rreth orës 02:45, Albi është larguar së bashku me D, ndërsa të tjerët kanë qëndruar tek lokal “Barakuda”.

Ai thotë se në momentin që kanë shkuar në Vlorë, vajza D, ka vjellë në makinë dhe kanë takuar shokun e Albit, Gentjano Mehmeti, të cilin e ka marrë në makinë dhe kanë shkuar tek Hotel “Fjortes”.

Albi sqaron se ka marrë një dhomë tek hotel “Fjortes” dhe ka çuar vajzën, pasi gjendja e saj ishte e keqe. Në momentin që e ka çuar në dhomë, i ka blerë “Limon Soda” dhe “Schveps”, duke e ndihmuar për të bërë dush në banjo.

Vajza më vonë është shtrirë në krevat, dhe e ka ngacmuar me duar por D. ka ndaluar pasi nuk ka qenë në gjendje.

Albi shprehet se vajzën në dhomën e hotelit e ka çuar Gentjano, ndërsa ai ka blerë “Limon Sodën” dhe “Zhvepsin” tek bari i hotelit dhe më pas është ngjitur dhe ai në dhomë.

Ai deklaron se në dhomë ka qëndruar me vajzën dhe Gentianon më vonë, aty ka ardhur edhe Oltjani.

Në atë moment, ai dhe Gentjani janë larguar në drejtim të banesës së tyre, ndërsa D. e kanë lënë me Oltjanin, pasi ishte e njohura e tij.

Menaxheri: Dhomën Nr.201 e pagoi Albi Ceno, 3 të tjerë hynë tek dera e pasme… Read More »

E rëndë, bie në kontakt me energjinë elektrike humb jetën 18-vjeçari

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e sotme në qytetin e Durrësit, ku një 18-vjeçar ka humbur jetën pasi ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.

Burime bëjnë me dije se 18-vjeçari shërbente si marinar në një anije tregtare.

Të njëjtat burime konfirmojnë se 18-vjeçari ishte shetas i huaj.

Menjëherë pas ngjarjes stafi i ekupazhit kanë lajmëruar autoritetet dhe menjëherë është nisur Guardia di Financa, e cila ka marrë trupin e pajetë të 18 vjeçarit duke e sjellë në Portin e Durrësit dhe më pas drejt morgut ku pritet edhe t’i bëhet autopsia.

E rëndë, bie në kontakt me energjinë elektrike humb jetën 18-vjeçari Read More »

I mituri goditi me karrige mësuesen që i përmendi të atin e vdekur, sociologia: Është e papranueshme! Situata erdhi deri në këtë pikë për shkak…

Sociologia Entela Binjaku, në një intervistë për “Panorama TV”, teksa ka folur për ngjarjen e rëndë në Lezhë ku një 16-vjeçar goditi me karrige mësuesen se i përmendi të atin e vdekur, është shprehur se situata erdhi në këtë pikë për shkak të trajtimin në mënyrën jo të duhur nga ana e mësueses.

Sociologia u shpreh se ngjarja mund të ishte shmangur nëse “ mësuesja do të thërriste drejtorin, punonjësin e sigurisë, dhe nxënësi të ishte i rrethuar me më shumë mirëkuptim”.

Ndër të tjera ajo u shpreh se “në sistemin tonë arsimor ka edhe mësues që nuk janë as psiqikisht të përgatitur për adoleshentët dhe të vendosin autoritetin më nxënësit”.

Entela Binjaku: Është ndjerë i prekur në pikat e tij të dobëta. Ndonjëherë ndodhin në shkollat tona të tilla raste. Në rastin tonë situate merr përmasa më të mëdha, se ajo që e prodhoi këtë situatë ishte një mënyrë jo e duhur nga ana e mësuesit, ku preku aty ku i mituri u ndje më i lënduar duke shkaktuar një çast agresiviteti.

Sjellja është e dënueshme, por qe të gjejmë burimin që pati për pasojë këtë sjellje do trajtuar me kujdes, në cdo nivel arsimor, për shkak të vështirësive të ndryshme emocionale. Ne kemi vënë re që ka një grup nxënësish që parapëlqejnë të jenë në një botë që ju vjen përmes rrjeteve sociale për padrejtësitë që përjetojnë duke mos u shprehur.

Në situata që marrin përmasa të mëdha njerëzit vendosen në skaje, pro dhe kundër. Nuk mendoj se komentet “ja bëri mirë” janë të justifikueshme. Mendoj se situata nga ana e mësuesit nuk duhet të shkojë në të tilla ekstreme, të thërriste drejtorin, punonjësin e sigurisë dhe të mos shkonte deri këtu. Nxënësi të ishte i rrethuar me më shumë mirëkuptim.

Kjo nuk është rruga për t’ju mësuar nxënësve që të reagojnë kaq furishëm, e kaq dhunshëm. Prandaj kërkojmë ekspertizë nëpër shkolla, për ndihmë te punës së mësuesit. Në sistemin tonë arsimor ka edhe mësues që nuk janë as psiqikisht të përgatitur për adoleshentët dhe të vendosin autoritetin më nxënësit.
Sa i përket fjalëve që mësuesja ka thënë ndaj të miturit, “Betohem për kockat e babait tim që më ka vdekur dhe babait tënd që është aty tek i imi që do të të ngel”, sociologia tha se janë të papranueshme.

“Është e papranueshme. Ka mësues që janë të mbi lodhur për shumë faktorë. Këtë fjalor nuk mund ta komëntoj sepse është e papranueshme. Jam e keq ardhur që një nxënës 16-vjeç, që ka humbur prindin është bërë objekt ë një mediatizimi të madh, e që duhet të ishte në shkollë, tashmë shkon në sistemin e drejtësisë”, tha ajo.

Ç’ndodhi në klasë

Ngjarja ndodhi në orën 10:30 minuta, të së mërkurës (25 tetor) në ambientet e gjimnazit “Hydajet Lezhë” në Lezhë.

Mësohet se mësuesja e matematikës, Majlinda Palushi, pësoi lëndime serioze në krahun e saj nga goditja me karrige. Ajo u dërgua menjëherë në urgjencën e Spitalit Rajonal të Lezhës, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Nga të dhënat paraprake të policisë bëhet me dije se nxënësi dhe mësuesja kishin bërë një debat fillimisht pasi mësuesja i kishte thënë që do ta ngelte në klasë.

Raportohet se mësuesja është betuar duke përmendur të atin e saj që nuk jeton më, ashtu si edhe babai i adoleshentit, gjë që besohet se ka nxitur dhe reagimin e dhunshëm.

“Betohem për kockat e babait tim që më ka vdekur dhe babait tënd që është aty tek i imi që do të të ngel”, është shprehur ajo sipas burimeve të Neës24. Pasi i ka përmendur babain që nuk jeton më, 16-vjeçari është rebeluar dhe ka marrë karrigen dhe goditur mësuesen para nxënësve të tjerë.

Pas ngjarjes, “Në praninë e psikologut, prindit dhe mbrojtësit ligjor, specialistët për Hetimin e Krimeve të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, bënë arrestimin e shtetasit G. P., 16 vjeç, banues në Lezhë, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Goditjet për shkak të detyrës”.

I mituri goditi me karrige mësuesen që i përmendi të atin e vdekur, sociologia: Është e papranueshme! Situata erdhi deri në këtë pikë për shkak… Read More »