Irina

Përdh*nimi i 26-vjeçares në Vlorë, motra e agresorit: ‘Nuk dua t’ju bëj ju mediave të pasur dhe s’kam asgjë për të komentuar për rastin. Ju si gazetarë referojuni deklaratave zyrtare, se mediat po përhapin thashetheme…’

Policia dhe Prokuroria e Vlorës kanë nisur hetime të thelluara për rastin e përdhunimit të 26 vjeçares nga shtetasit Albi Ceno, Oltjan Tahiri, Gentjano Mehmeti dhe një 36 vjeçar me inicialet V.K, këta dy të fundit rezultojnë në kërkim.

Hetimet, veç përdhunimit, po kryhen dhe për disa episode të ndodhura në ambientet e Spitalit të Vlorës.

E reja që u drogua dhe përdhunua nga tre të rinjtë, edhe përse në gjendje të rënduar shëndetësore, është kërcënuar nga familjarët e personave të arrestuar që të mos jepte asnjë deklaratë pranë grupit hetimor.

Nga ana e Spitalit Rajonal të Vlorës nuk është dhënë asnjë leje e posaçme për familjarë apo persona të tjerë që nuk kanë lidhje me stafin mjekësor, për t’u futur në sallën e reanimacionit ku qëndronte vajza e përdhunuar.

Sipas familjarëve të 26 vjeçares, mesditën e së martës në sallën e reanimacionit ka shkuar shtetësja Anisa Ceno dhe i ka bërë presion vajzës që të “kyçte” gojën para grupit hetimore.

Kjo e fundit rezulton se është motra e shtetasit të arrestuar Albi Ceno, dhe njëherësh këshilltare e Partisë Socialiste në Bashkinë e Vlorës.

Nisur dhe nga ky lajm, disa media kanë raportuar qëllimisht se vajza e përdhunuar kishte ndryshuar dëshminë duke u shprehur se “kishte shkuar me dëshirë” me tre djemtë. Mirëpo, 26 vjeçarja ka reaguar vetë sot dhe ka thënë se nuk ka ndryshuar asnjë gërmë dhe se nuk i fal përdhunuesit.

Anisa Ceno këshilltare në Bashkinë e Vlorës, motra e njërit prej të arrestuarve është kontaktuar nga mediat për t’i dhënë mundësinë që të sqaronte pozitën e saj, por zonja në fjalë ka refuzuar, duke u shprehur se mediat janë duke përhapur “thashetheme” dhe duhet t’i referoheshin vetëm deklaratave zyrtare.

“Nuk dua t’ju bëj ju mediave të pasur dhe s’kam asgjë për të komentuar për rastin. Ju si gazetarë referojuni deklaratave zyrtare, se mediat po përhapin thashetheme”, u shpreh këshilltarja socialiste në një komunikim në celular.

News bomb shkruan se Policia e Vlorës në funksion të hetimeve të nisura nga Prokuroria ka sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë, të cilat janë në funksion 24/7 në Spitalin e Vlorës.

Nga këqyrja e tyre, do të faktohet nëse ka pasur dhe cilët janë personat që janë futur në sallën e reanimacionit dhe kanë kërcënuar 26 vjeçaren. Ky hetim është kërkuar dhe nga vetë Drejtoria e Spitalit të Vlorës, për të parë nëse familjarët e personave të arrestuar janë futur në ambientet e brendshme, ku hyrja e paautorizuar është kategorikisht e ndaluar.

Përdh*nimi i 26-vjeçares në Vlorë, motra e agresorit: ‘Nuk dua t’ju bëj ju mediave të pasur dhe s’kam asgjë për të komentuar për rastin. Ju si gazetarë referojuni deklaratave zyrtare, se mediat po përhapin thashetheme…’ Read More »

26-vjeçarja fundos djemtë që e përdh*nuan në grup: ‘Më detyruan të pija drogë. Me një prej tyre isha në një lidhje, nuk e dija që ishte i martuar’

E reja e cila u përdhunua në grup mbrëmjen e së shtunës (21 tetor) në një hotel në Vlorë nga i dashuri i saj dhe shokët e tij, ka rrëfyer detaje nga ngjarja e rende.

Ajo ka treguar në emisionin “Me zemër të hapur” të moderatores Evis Ahmeti, se ishte në një lidhje dashurie prej 2 vitesh me një nga përdhunuesit, por nuk e dinte se ai ishte i martuar.

Mbrëmjen e ngjarjes së rëndë, 26-vjeçarja tregoi se ai e kishte ftuar të darkonin dhe pasi kishin pirë alkool, partneri i saj kishte thirrur shokët e tij t’i bashkoheshin në tavolinë.

“Shkova thjesht të konsumoja një darkë, nuk e dija që do vinin persona të tjerë. Ishte ora 21:00 e darkës. Kisha 2 vite me atë person. E dija që ka qenë me dikë tjetër, por mendoja se ishte ndarë. Më kanë dhënë lëndë narkotike, me detyrim çdo gjë”, tregoi ajo.

E reja shtoi se nuk ka ndryshuar dëshminë e saj “sepse nuk u falet”, pavarësisht kërcënimeve në drejtim të saj.

Rrëfimi i 26-vjeçares: “Jo nuk është e vërtetë që është ndryshuar dëshmia, aspak. Më ka ardhur mami i një personi nga ata, dhe një shok i një personi nga ata. Më kërkuan të ndryshoj dëshminë, më kërcënuan dhe të tërheq padinë.

Do shkoj të vërtetoj a më ka ndryshuar dëshminë. Unë kam dhënë emrat e dy persona. Kisha një lidhje me njërin prej tyre, por nuk e dija që isha i martuar. Shkova thjesht të konsumoja një darkë, nuk e dija që do vinin persona të tjerë. Ishte ora 21:00 e darkës.

Kisha 2 vite me atë person. E dija që ka qenë me dikë tjetër, por mendoja se ishte ndarë. Më kanë dhënë lëndë narkotike, me detyrim çdo gjë.

Nuk kisha mundësi të kërkoja ndihmë, nuk mbaj mend se çfarë la ndodhur dhe abuzim seksual. Nuk e mbaj mend emrin e vendit ku më kanë gjetur. Se mbaj mend kur më kanë çuar në hotel. E kam marrë vesh mbasi dola nga narkoza, bënë mjekët ekspertizën dhe më thanë që isha abuzuar.

Unë nuk e ndryshoj dëshminë që jam abuzuar seksualisht. “Ke bërë një akuzë dhe ke denoncuar djalin tim. Do të dalësh nga ky spital dhe ai mund të dalë nga burgu, ai ka shoqëri pas, duhet të marrësh masa, tërhiq denoncimin ose jetën tënde. E pret një foshnje 7 muajshe në shtëpi dhe ke bërë një krim të rëndë ke denoncuar një prind që ka fëmijë në shtëpi”, më tha nëna e një prej tyre.

Një shok ka bërë të njëjtin presion. Fakti që ata kanë hyrë brenda është përgjegjësia e mjekëve.

Janë dhënë dy dëshmi për këta personave, se nuk u falet. Varet në çfarë gjendje më kanë gjetur mua efektivët kur kanë marrë deklarimet. Ai më mori në telefon, do dalim të hamë diçka. Më tha thjesht do të rrimë, pimë alkool më pas erdhën dy shokët e tij, Oltjan dhe Gentianin. Piva gotën e fundit më pas nuk mbaj mend më gjë.

Përdhunimi:

Oltjan Tahiri, Albi Ceno dhe Gentjano Mehmeti akuzohet se përdhunuan në grup 26-vjeçaren. Dy prej tyre ndodhen në qeli, ndërsa i treti është në kërkim.

Gjithashtu policia po punon për kapjen e 36-vjeçari me inciale V.K., banues në Vlorë, pasi ky i fundit akuzohet për veprën penale “Nxitja për përdorimin e drogës”.

26-vjeçarja u gjet në rrugë pa ndjenja nga një punonjës i hotelit më 22 tetor dhe u dërgua në spital.

26-vjeçarja fundos djemtë që e përdh*nuan në grup: ‘Më detyruan të pija drogë. Me një prej tyre isha në një lidhje, nuk e dija që ishte i martuar’ Read More »

Krim i tmerrshëm, nëna mbyt tre fëmijët me litarin e palestrës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Massachusetts, SHBA.

Lindsey Clancy akuzohet se ka vrarë tre fëmijët e saj. Së fundmi, janë zbardhur edhe detaje shokuese në lidhje me vrasjen e trefishtë.

Gruaja dyshohet se përdori një litar palestre për të mbytur tre fëmijët e saj, Cora 5 vjeç, Dawson 5 dhe Galan 8 muajshe brenda shtëpisë së tyre.

Autoritetet kanë kërkuar akses në pajisjet elektronike të Clancy, duke përfshirë celularin, tabletin dhe laptopët e saj.

Avokati thotë se Clancy vuante nga depresioni pas lindjes dhe u përpoq të vriste veten pasi mbyti tre fëmijët e saj.

Në shënimet e saj u gjet një listë me medikamente dhe mendime të shkruara që flisnin për vetëvrasje.

Clancy, e cila punonte si infermiere, ndodhet e shtruar në një spital psikiatrik dhe të enjten do të dalë para Gjykatës./Albeu.com

Krim i tmerrshëm, nëna mbyt tre fëmijët me litarin e palestrës Read More »

Flet vajza e përdh*nuar në grup: ‘Kisha lidhje me O…. Dolëm për kafe, ai solli shokët. S’e dija që ishte i martuar! Më hodhën lëndë narkotike!’

Në emisionin “me Zemër të Hapur” të gazetares Evis Ahmeti është trajtuar rasti i 26-vjeçares nga Vlora e cila dyshohet se u abuzua seksualisht nga disa persona ditën e djeshme.

Ajo u shpreh se nuk është në gjendje të rikujtojë apo konfirmojë nëse është abuzuar seksualisht nga dy personat që tani janë shoqëruar nga policia, ndërsa zbuloi se me njërin prej tyre kishte marrëdhënie intime prej rreth 2 vitesh.

E reja tregoi se nuk mban mend si ka përfunduar në spital, por zbuloi se brenda ambienteve të spitalit mamaja dhe shoku i një prej personave që ajo ka përmendur në polici e kanë kërcënuar për të tërhequr denoncimin.

Në dëshminë e saj ajo rrëfen se doli për kafe me personin të cilin njihte prej 2 vitesh dhe më pas në lokal erdhën edhe shokët e tij. Ajo u shpreh se nuk dinte që ai ishte i martuar dhe kishte gjithashtu një fëmijë të vogël.

Intervista e plotë

Vajza: Nesër do shkoj përsëri në polici

Gazetarja: Është e vërtetë që keni ndërruar dëshminë?

Vajza: Jo, nuk është e vërtetë, jo nuk është e vërtetë fare aspak.

Gazetarja: Ju vet si person keni dhënë vetëm një herë dëshmi apo dy herë?

Vajza: Dëshmia është dhënë dy herë dhe është dhënë e njëjta deshëm, që atyre personave nuk ju falë.

Gazetarja: A ka ardhur dikush nga familjarët e tyre?

Vajza: Po, po më ka ardhur mamaja e njërit prej personave nga ata dhe një shoku i njërit prej tyre.

Gazetarja: A janë takuar me afër në spital në gjendjen e rëndë që ke qenë ti? Çfarë të kanë kërkuar, të kanë kërkuar të ndryshosh dëshminë?

Vajza: Po më kanë kërkuar të ndryshoj dëshminë, por edhe më kanë kërcënuar. Të tërheq dëshminë, të tërheq denoncimin.

Vajza: Nesër do shkoj përsëri në polici

Gazetarja: Është e vërtetë që keni ndërruar dëshminë?

Vajza: Jo, nuk është e vërtetë, jo nuk është e vërtetë fare aspak.

Gazetarja: Ju vet si person keni dhënë vetëm një herë dëshmiapo dy herë?

Vajza: Dëshmia është dhënë dy herë dhe është dhënë e njëjta dëshmi, që atyre personave nuk ju falë.

Gazetarja: A ka ardhur dikush nga familjarët e tyre?

Vajza: Po, po më ka ardhur mamaja e njërit prej personave nga ata dhe një shoku i njërit prej tyre.

Gazetarja: A janë takuar me afër në spital në gjendjen e rëndë që ke qenë ti? Çfarë të kanë kërkuar, të kanë kërkuar të ndryshosh dëshminë?

Vajza: Po më kanë kërkuar të ndryshoj dëshminë, por edhe më kanë kërcënuar. Të tërheq dëshminë, të tërheq denoncimin.

Gazetarja: Po pse, ajo është një e vërtetë që ka ndodhur, pse?

Vajza: Nuk kam qenë në gjendje të kthej përgjigje.

Gazetarja: Atëherë ti ke kërkuar të shkosh vetë nesër?

Vajza: Do shkoj ta verifikoj vetë, edhe më kanë folur për të shkuar atje.

Gazetarja: Këta persona që ti ke dhënë janë 3 apo 4?

Vajza: Këta janë 2 persona, unë 2 personave ju kam dhënë emrat!

Vajza: O…. dhe A…Ne spital ka ardhur mamaja e A… për të bërë kërcënim

Gazetarja: Do të thotë se 2 prej tyre përjashtohen sepse janë dhënë 4 emra!

Vajza: Po, po, O… dhe A….

Gazetarja: Me cilin prej tyre kishe një lidhje intime?

Vajza: Është e vërtetë, me O… dhe ky emër është dhënë në çdo pyetje edhe në polici.

Gazetarja: Ti e dije që O… është i martuar dhe ka një fëmijë?

Vajza: Nuk e dija, s’më ka thënë.

Gazetarja: Po atë natë që ndodhi ngjarja, ti ke shkuar për të konsumuar thjesht një pijë ose ndonjë darkë me të?

Vajza: Po, thjesht kaq!

Gazetarja: Ti nuk e dije që do vinin edhe persona të tjerë apo më vonë?

Vajza: Jo, jo…

Gazetarja: Ju shkuat për të pirë një kafe, ka qenë ora sa e darkës?

Vajza: Ka qenë ora 9 e 30 e darkës.

Gazetarja: Ishe në dijeni që ky thirri shokët?

Vajza: Jo unë nuk kam qenë në dijeni, ai ndoshta ka qenë

Gazetarja: Sa kohë kishe që frekuentoheshe me?

Vajza: 2 vjet…

Gazetarja: Nuk kishit pyetur ndonjëherë se a ishte i martuar, i fejuar apo me fëmijë?

Vajza: E dija, por nuk ishte ndarë, nuk ishte.. . Si çdo person e kupton!

Gazetarja: Ti çfarë ke thënë, ke thënë që keni pirë lënde narkotike së bashku? E ke pirë me dëshirë lëndën narkotike apo je detyruar?

Vajza: Jo me detyrim çdo gjë…

Gazetarja: Po ndërkohë që ata të detyruan të pije lëndën narkotike, nuk kishe mundësi që të kërkoje ndihmë?

Vajza: As në një vend, jo… Alkooli dhe lëndët narkotike janë pirë te lokal…Më pas nuk mbaj më mend, se çfarë ka hedhur në pijë.

Gazetarja: Po për abuzimin, mban mend kane këta të dy apo edhe persona të tjerë?

Vajza: Kane qenë O…. A….. dhe G…. mbaj mend që janë qenë këta persona tek lokali, më pas nuk mbaj më mend asgjë!

Gazetarja: Do të thotë ti nuk je në dijeni dhe nuk mban mend nëse je abuzuar seksualisht apo jo?

Vajza: Jo nuk e mbaj mend më pas e kam….

Gazetarja: Po pse ke thënë që je abuzuar, ku je gjendur ti?

Vajza: Nuk e mbaj mend

Gazetarja: Mban mend që të kanë çuar në ndonjë hotel?

Vajza:Jo, jo, jo…

Gazetarja: Pra ti je e pasigurt nese je abuzuar seksualisht apo jo?

Vajza: Jo, jo, nuk e mbaj mend…Më pas e kam ashtu…

Gazetarja: Po pse ke thënë që je abuzuar ku je gjendur vet ti?

Vajza:Nuk e mbaj mend emrin e vendit se ku!

Gazetarja: Mban mend që ke shkuar në hotel, te kujtohet ndonjë episod?

Vajza:Jo , jo ,jo ,jo …

Gazetarja: Pra ti je e pasigurt nese je abuzuar seksualisht apo jo?

Vajza; Nuk e flas dot!

Gazetarja: Mund të me thuash po ose jo, ka ndodhur abuzim seksual me ty?

Vajza: Më pas e kam marr vesh pasi kam dalë nga narkoza!

Gazetarja: Po si e more vesh, flas me mjekun u be ndonje ekspertize?

Vajza: Po, po, po…bënë doktorat të gjitha dhe më thanë këtu… këtu…

Gazetarja: Po ti vet brenda vetes tende e beson që je abuzuar?

Vajza: Ëëëëë… nuk e di!

Gazetarja: Ti nesër çfarë do dëshmosh në polici?

Vajza: Ate çfarë kam dëshmuar që në fillim ate do mbaj deri në fund!

Gazetarja: Po cilën? Ate q eke thene se je abuzuar?

Vajza: Po, për personat…

Gazetarja: Nga deshmia që ti ke dhënë thuhet se je abuzuar seksualisht, nderkohe që je shume e pabindur nese eshte e vertete apo jo qe kane abuzuar me ty?

Vajza: Po eshte e vertete edhe kjo!

Gazetarja: Qe kane abuzuar?

Vajza:Po eshte e vertete edhe kjo gje…

Gazetarja:Çfare mban mend nga biseda qe bere me mamanë e njerit prej ketyre, çfare te tha konkretisht?

Vajza:Ka ardhur njera prej mamave, ka ardhur mamaja e A….Nderkohe kur une kam dale nga narkoza nga keto te gjitha , kam qene shume pak ne gjendje, kane ardhur atje me kane prekur keshtu D… D… D…me njeh? Jo i kam thene nuk te njoh, jam mamaja e A…ka thene jam mamaja e njerit prej shokeve te tu, i cilit i thash une!Jam mamaja e A… me tha, po i thash une… Ke bere nje akuze tha dh eke denoncuar djalin tim A… e njeh A… me tha mua, A… eshte shoku O… Po I thash e njoh. Me tha mua duhet te heqesh denoncimin sepse ti do dalesh nga ky spital me tha mua, mos sot neser do dalesh, po I thash, edhe ai tha mund te dal nga burgu, por ai ka shoqeri pas tha, po i thash une , atehere duhet te maresh masa tha ose hiq denoncimin ose jeten tende kaq…Ok I thash une , por une nuk te njoh ty i thash , une tha jam mamaja e A… ai ka nje goce nuk me kujtohet a goce a çun 7 muajsh ne shtepi dhe e pret nje femije ne shtepi tha. Ti ke bere nje krim shume te rende tha se ke denoncuar per nje prind qe ka nje femije 7 muajsh ne shtepi tha dhe po e pret dhe mund te maresh masat per keto gjera. Pasi iku mamaja e A… erdhi shoku i O…nderkohe te njejtin presion ka bere edhe shoku…

Gazetarja: Po si kanë hyrë brenda këta kur ty nuk të lejonin familjarët në reanimacion?

Vajza: Ajo është përgjegjësia e mjekëve… O… ka lokal vet, nuk e di se ku ndodhet por thjesht e di që ka, në lokalin e këtyre çunave nuk kam vajtur asnjëherë. Janë dhënë dy deshmi për këta persona, janë dhënë të njëjtat deshmi, nderkohe që njërin prej këtyre e kanë ndryshuar dhe kanë thënë se kanë hequr dorë prej denoncimit. Denoncimi nuk është hequr baret në çfarë gjendje e kanë mar rata, në çfarë gjendje më kanë gjetur mua.

Gazetarja: Si u gjende bashkë me ta për të pirë lëndën narkotike?

Vajza: Me pare me kanë marre në telefon që do dalim te hame apo te pime diçka, kur kemi ikur kemi qenë vetëm ne të dy. Me pas pasi vajta atje që te pime alkool, ndonjë gje keshtu, ndenjem atje pastaj ka thirrur shoket e tij A.. dhe G…Mbaj mend që një moment kane ardhur atje jane ulur, pine nga një gote dhe gota e fundit qe kam pire pastaj nuk mbaj me mend… Balkanweb

Flet vajza e përdh*nuar në grup: ‘Kisha lidhje me O…. Dolëm për kafe, ai solli shokët. S’e dija që ishte i martuar! Më hodhën lëndë narkotike!’ Read More »

I zbuluan se ka qenë e martuar, konkurrentja e Përputhen shpërthen në lot

Një takim mes Vedatit dhe Albës ka ndodhur në programin e dashurisë Pëputhen.

Takimi në fillim nis i qetë, por më pas konkurrenti ka plasur bombën duke dëshmuar se ishte në dijeni që vajza e cila ishte në takim me të kish patur një martesë më parë.

‘Unë e di që Alba është nga Struga me origjinë dhe unë atje kam njerëzit e mi, i dhash emër mbiemër dhe e pyeta personin se a kishte informacione rreth kësaj familje.

Personi më tregoi se Alba se ka patur një martesë më para gjë që nuk e kishte deklaruar më parë në emision, është shprehur Vedati’.

Menjëherë Alba ka shpërthyer në lot.

I zbuluan se ka qenë e martuar, konkurrentja e Përputhen shpërthen në lot Read More »

E pazakontë, plas sherri në shtëpi, burrë e grua rrahin njëri-tjetrin

Një konflikt që ka degraduar në dhunë fizike ka ndodhur mes një çifti në Korçë.

Burrë e grua, për motive të dobëta kanë dhunuar me sende të forta njëri-tjetrin. Të dy janë shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme proceduriale.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasen M. K., 37 vjeçe dhe shtetasin E. L., 42 vjeç, banues në Korçë (bashkëjetues), pasi kanë ushtruar dhunë fizike ndaj njëri-tjetrit”, njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

E pazakontë, plas sherri në shtëpi, burrë e grua rrahin njëri-tjetrin Read More »

Kush është personazhi që po çmend shqiptarët

Big Brother Vip Kosova’, edicioni i dytë ka vetëm 4 ditë që ka nisur dhe ndjekësit e këtij ‘reality-shoë’ e kanë tashmë një emër të preferuar për të fituar çmimin e madh

Bëhet fjalë për Gani Gërmian, i cili sipas ndjekësve po ‘sfidon’ në lojë edhe fituesin e ‘Big Brother Vip Albania’ edicioni i dytë, Luiz Ejlli

Energjia, humori dhe vetëbesimi janë tre tiparet që i bëjnë dy personazhet e ngjashëm, po a do të ketë edhe Ganiu të njëjtin fat si Luizi?

Emri i tij i vërtetë është Visar Dërmaku, por njihet se Gani Gërmia. Ai është i njohur si njëri prej gazetarëve më provokativ në Kosovë por edhe si humorist dhe aktor.

Në këto 4 ditë lojë, Gërmia ka tërhequr vëmendjen e shikuesve me humorin dhe energjinë e tij, ndërsa nuk kanë munguar as strategjitë.

Mendoni se aktori do të jetë pretendent për të fituar çmimin e madh të ‘Big Brother Vip Kosova’ edicioni i dytë?

Kush është personazhi që po çmend shqiptarët Read More »

Berisha: Unë rrëzova diktaturën, do rrëzoj dhe Edi Ramën. S’bëhet fjalë të largohem nga PD

Sali Berisha i ka cilësuar krejtësisht politike akuzat që rëndojnë ndaj tij dhe dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezit.

Ai ka përjashtuar si opsion largimin nga funksionet e tij politike, ndërsa ka theksuar se do i shkohet të vërtetës deri në hallkën e fundit që është Gjykata e Strasburgut.

“Sot nuk është vetëm SKAP. Është një sistem, ka një Konventë Europiane të të Drejtave të Njeriut. Konventa Europiane e të Drejtave të Njeriut ju njeh të gjithë qytetarëve shqiptarë të drejtën e drejtimit në Strasburg.

Ka një gjykim publik pastaj për të gjitha gjërat dhe publiku është një gjykatë në vetvete. Është gjykata e ligjit, por është dhe publiku, është Strasburgu. Do të luftohet për të vërtetën deri në fund,” – u shpreh Berisha.

Sipas tij nëse gjendet një dokument i vetëm që vërteton fajësinë, ai nuk do të jetë më ai që është, por nënvizoi se nuk mund të pranojë asgjë të bazuar në gënjeshtra.

“Jeta ime është betejë për të vërtetën. 32 vite më parë, Sali Berisha ka qenë kardiolog, ndjehej kalorës ose princ në atë profesionin e tij, isha shumë i pasionuar pas shkencës, udhëtoja jashtë, brenda, kisha punime të publikuara në gjithë botën që janë dhe sot, pra vendimi im pa kthim për të luftuar diktaturën ishte betejë për të vërtetën, nuk ishte betejë për privilegje, unë i kisha, isha njeri i privilegjuar,” – u shpreh Berisha.

Berisha: Unë rrëzova diktaturën, do rrëzoj dhe Edi Ramën. S’bëhet fjalë të largohem nga PD Read More »