Irina

Deklarata e fortë ndaj Ganiut, Zhaklina ‘mesazh’ Anita Haradinajt

“A e ke parë ndonjëherë veten në pasqyrë?”, ishte kjo deklarata e Anita Haradinajt për banorin e “BBVK2”, Gani Gërmia, në “Prime-n” e kaluar, që nuk u prit aspak mirë nga publiku.

Të shumtë ishin ata që “kryqëzuan” këtë koment, ndërsa së fundmi një reagim ka bërë edhe opinionistja e sezonit të fundit të “BBVA”, Zhaklina Lekatari.

Ajo ka bërë një postim ironizues për Anitën në rrjetin social “Instagram”, ku shkruan: “Nuk e shoh të përshtatshme të komentoj emisionet e tjera, mbi të gjitha kur nuk paguhem për të dhënë opinion, por di të them që: La classe non e’ acqua.”.

Shprehja “La classe non e’ acqua”, përdoret për të thënë që klasi, pra mënyra e sjelljes së një personi, është një karakteristikë e rrallë dhe nuk gjendet si uji.

Deklarata e fortë ndaj Ganiut, Zhaklina ‘mesazh’ Anita Haradinajt Read More »

Habit Fation Kuqari: Nuk kam qenë kurrë i lidhur me…

Si çdo javë rubrika “Trotuar” trajton tema të cilat prekin diskutimet e përditshmërisë sonë. Tema e kësaj jave kishte të bënte për çiftet me diferencë të madhe moshe, dashuri apo interes?

Gjatë bisedës në studio, Fation Kuqari u shpreh se nuk ka pasur kurrë një lidhje dashurie me një vajzë më të madhe se ai.

Ish-konkurrenti i “Për’puthen” shprehet se po të ishin vetëm 2-3 vite diferencë nuk ka problem, por po flet për diferencë më të madhe.
“Në radhë të parë, unë i kam femrat të jenë si beba, jo të jenë si mami. Unë realisht i dua femrat më të vogla se vetja, nuk kam pasur asnjëherë lidhje me dikë më të madhe. Jam me idenë që, domethënë ndihesh i çik inferior kur është femra i çik më e madhe, vjen natyrshëm kjo te mashkulli. Vjen natyrshëm, nuk është çështje fuqie. 2-3 vite besoj se nuk është diferencë, po themi distanca të mëdha. 2-3 vite mua më duken shumë normale në një lidhje, si nga mashkulli si nga femra, po flasim për çështje shumë më madhore”, tha ish-konkurrenti i “Për’puthen”.

Habit Fation Kuqari: Nuk kam qenë kurrë i lidhur me… Read More »

Nxehen gjakrat brenda Kuvendit/ Koçi: Dash, mos e kruaj me mua

“Më dhunove. Më dhunove. Çfarë kam bërë unë. Më thuaj, pse e mbyllët derën. Nuk ka ndodhur kurrë më parë një gjë e tillë. Si ka mundësi?”. Kjo ishte pyetja dhe “vërshimi” i deputetit të PD-së, Sula drejtuar socialistëve.

Debati në Komisionin e Ligjeve ishte i fortë pasi deputetët e PD-së u futën brenda disa nga dera dhe të tjerët nga dritarja, pasi me urdhër të kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla garda mbylli dyert duke i lënë pas hekurave.

“Mos u kruaj shumë me mua” ishte përgjigja e Petro Koçit drejtuar Dashnor Sulës. Përballë tensionit dhe kaosit, drejtuesja e komisionit të Ligjeve e mbylli komisionin.

Pjesë nga debati

Dashnor Sula: Turp i zi, turp i zi!

Petro Koçi: Mos u kruaj shumë me mua…

Dashnor Sula: Kruhem me ty e me kë të më dojë qejfi. Të kesh turp ti pra, se s’ke as moral. Je hajdut, s’ke turp. Mbylle gojën, na mbyllni derën si qen aty.

Petro Koçi: Ça bëmë ne këtu që bërtet? S’ta mbylla unë derën.

Nxehen gjakrat brenda Kuvendit/ Koçi: Dash, mos e kruaj me mua Read More »

Sqarimi shkoi keq! Tre të shtëna me armë zjarri

Mbrëmjen e djeshme rreth orës 22:30 minua në Prishtinë janë dëgjuar të shtëna armësh.

Policia ka njoftuar se një person i dyshuar pas një mosmarrëveshje që kishte pasur me një tjetër person, kishte shtënë disa herë me armë dhe më pas ishte larguar nga vendi i ngjarjes.

Policia njofton se ka gjetur dhe sekuestruar tre gëzhoja të fishekëve.

Sqarimi shkoi keq! Tre të shtëna me armë zjarri Read More »

Soni Malaj, banore zyrtare në BB VIP 3? Këngëtarja: Edhe mami thotë…

“Jam natyrë introverte, jam shumë e mbyllur, shumë private”

Soni Malaj ka zbuluar një ditë më parë nëse do të pranonte që të bëhej pjesë e edicionit të tretë të “Big Brothr VIP”. E ftuar në rubrikën “Mos i bjer me top” në “E Diell”, këngëtarja e njohur tha se ‘do ishte shumë e mërzitshme’.

“Jam natyrë introverte, jam shumë e mbyllur, shumë private. Do isha shumë e mërzitshme sepse në shtëpi dhe mami thotë na lodhe. Nuk është e vërtetë. Nuk ndodh. Mua më pëlqen, por…”, tha Soni Malaj.
Gjatë kësaj interviste, këngëtarja foli edhe për kantautorin e dashur për publikun, Flori Mumajesi.

“Ne jemi persona të rritur, kemi qenë të rinj, ka qenë një lidhje, ka kaluar, kemi kaluar në marrëdhënien e parë, kemi qenë për shumë vite shokë me njëri-tjetrin. Nuk mund të mësosh dikë të dashurojë, dashuria varet kur qëllon, mua më ka qëlluar vonë, mbi të 20-tat. Është një moment në jetë që vjen një person, ke një kimi të jashtëzakonshme, prandaj kam bërë këngën “Shpirti im binjak”, sepse ai është shpirti im binjak”, tha Malaj.

Soni Malaj, banore zyrtare në BB VIP 3? Këngëtarja: Edhe mami thotë… Read More »

Iu ndalua hyrja në Kuvend, shpërthen Alizoti: Jemi afër një dikature, po ndiqen epshet e Ramës

Deputeti i Partisë Demokratike, Tomor Alizoti, komentuar ndalimin e hyrjes së deputetëve në Kuvend nga Garda e Republikës, duke e cilësuar si aNë një intervistë televizive Alizoti është shprehur se “jemi afër një diktature, ku dëshira e kryeministri prevalon mbi ligjin”, ndërsa theksoi se “Garda nuk mund të marrë urdhra që janë në kundërshtim me Kushtetutën”.
“Shteti i së drejtës është ai që kufizon epshet e liderit. Kjo është dëshira e Edi Ramës. Kjo që ndodhi sot është antiligjore”, u shpreh ai.

Tomor Alizoti u shpreh se opozita ka bërë dhe po e bën detyrën e saj, ndërsa theksoi se kjo “nuk është një betejë për Berishën, por për Shqipërinë”.
Sa i përket zhvillimit të mbledhjeve të komisioneve online, ai tha se janë shkelje të ligjit, pasi sipas tij ato bëhen vetëm në gjendje të jashtëzakonshme.

“Kryesia e Kuvendit është një vend ku deputetet dhe opozita kanë zyrat nuk ka lidhje me komisionet. Ndalimi i deputetëve të hyjnë në zyrën tij nuk mund ta ndalojnë garda. Jemi afër një diktature, ku dëshira e kryeministri prevalon mbi ligjin. Garda nuk mund të marr urdhra që janë në kundërshtim me Kushtetutën. Shteti i së drejtës është ai që kufizon epshet e liderit. Kjo është dëshira e Edi Ramës. Kjo që ndodhi sot është antiligjore. Ky nuk është një sitëm i së drejtës por po merr pamje diktatoriale. Demokracia funksionon aq sa hapësirë ka opozita.

Shqipëria nuk është shtet i së drejtës, nëse do ishte, Garda nuk do merret urdhra, se thonë tani që do i heqin nga puna. Nuk është për të zbatuar epshet e Kryeministrave. Opozitarizmi i jep lirinë popullit. Opozita e ka bërë dhe po e bën detyrën e saj. Kjo është një beteje për Shqipërinë dhe jo për Berishën. Kjo është detyrë ndaj njerëzve. Nuk ka rrugë tjetër, po kthehemi në 90’. Ne nuk jemi më republikë parlamentare, në momentin që deputetet nuk i lejon të hetojnë, te marrin pjesë në reformën zgjedhore, të ngrenë komisione. Bërja e mbledhjeve online janë shkelje të ligjit, pasi ato bëhen vetëm në gjendje të jashtëzakonshme, nuk jemi në këtë situatë. Është një shkelje, duhet shuar në aksione të forta për të mbrojtur demokracinë në vend”, tha deputeti demokrat.

Iu ndalua hyrja në Kuvend, shpërthen Alizoti: Jemi afër një dikature, po ndiqen epshet e Ramës Read More »

Me plagë në kokë dhe trup, shqiptari në Greqi transportohet me urgjencë në spital

Një 40-vjeçar shqiptar është dërguar në spitalin “Papageorgiou” i plagosur me thikë në kokë dhe në bark, pas një sulmi në Selanik.

Sipas burimeve policore, autori dyshohet të jetë një bashkatdhetar.

Viktima është goditur dy herë me thikë në kokë dhe dy herë në bark dhe është dashur t’i nënshtrohet një operacioni për të stabilizuar shëndetin e tij.

Policia greke ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Me plagë në kokë dhe trup, shqiptari në Greqi transportohet me urgjencë në spital Read More »

Luana Vjollca ka kohë që është larguar nga Top Channel, por nuk do ta besoni veprimin që bëri Sara Hoxha ndaj saj

Moderatorja e njohur Luana Vjollca, me finalen e madhe mbylli dje sezonin e parë të formatit të dashurisë ‘Love Island Albania’, ku fitues u shpallën çifti Arlind dhe Ueda.

Urimet për suksesin e këtij formati të drejtuar nga Luana nuk kanë munguar. Por një që na i tërhoqi të gjithëve vëmendjen ishte ai i Sara Hoxhës një prej drejtueseve të televizionit ‘Top Channel’, me të cilën Luana prej kohësh i ka shkëputur punët.

‘Suksese’, komenton ajo në postimin e Luanës nga finalja e madhe.

Luana Vjollca ka kohë që është larguar nga Top Channel, por

Duket se vajzat vazhdojnë të ruajnë një raport të mirë edhe pse tashmë prej kohësh janë ‘rivale’ në punë.

Luana Vjollca ka kohë që është larguar nga Top Channel, por nuk do ta besoni veprimin që bëri Sara Hoxha ndaj saj Read More »