Irina

Gjykimi i Oltës për Ronaldon, Albi Nako: Vlerësimi më i shëmtuar i një anëtareje jurie

Ronaldo Shakra ishte konkurrenti i radhës që u largua nga spektakli “Dancing With The Stars” mbrëmjen e së premtes. Të ftuar në studion e “Dancing With The Stars Fan Club”, ishin Albi Nako, ish-konkurrentja e DWTS Julka Gramio, Ronaldo Sharka dhe partnerja e tij në kërcim Frenki.

Sërish ishte një mbrëmje me plot debat mes Ronaldos dhe Oltës, ku kjo e fundit e konsideroi valsin që ai kërceu me partneren e tij Frenki, si valsin më të shëmtuar. Kaq ka mjaftuar që të shpërthente dhe Ronaldo.

Ronaldo: Është çështje gustosh. Nuk bie pre e provokimeve të tua dhe një niveli të tillë bisede sepse jemi në televizion e dashur.
Olta: Jo, ne nuk po bisedojmë.

Ronaldo: E dyta, po them një shprehje Olta por të lutem dëgjoje dhe mbaje mend mirë: ‘Për të njohur një njeri, vëre në pushtet dhe del fytyra e tij e vërtetë.” Ajo karrige nuk të bënë ty të flasësh çfarë të duash dhe si të duash, u referohem komenteve të tua për padjeshkën. Ironitë, lëre se nuk të shkojnë fare.

Këto ishin disa nga replikat mes njëri-tjetrit që shkëmbyen mbrëmjen e së premtes. Duke komentuar vendimin e jurisë dhe pikët që i dhanë Ronaldos, Albi Nako shprehet se Olta ka bërë vlerësimin dhe përgjigjen më të shëmtuar të një anëtari të jurisë, sepse ajo duhet të gjykonte nga ana profesionale dhe jo personale.

“Gjatë rrugëtimit, kuptova që është një ndër të paktit persona që e donte kërcimin, ndryshe nga disa konkurrentë pa cituar emra. Olta për mua bëri përgjigjen më të shëmtuar e një anëtari të jurisë sepse duhet të gjykojë nga ana profesionale dhe jo personale”, u shpreh Albi Nako.

Gjykimi i Oltës për Ronaldon, Albi Nako: Vlerësimi më i shëmtuar i një anëtareje jurie Read More »

Drejt një romance? Blerando ‘çelësi’ i zemrës së Shqipe Hysenajt

Shqipe Hysenaj, e cila tashmë është banore në spektaklin “BBVK2”, njihet për karakterin e saj të fortë.
Dihet se ajo kurrë nuk e ul “shpatën”, duke debatuar me këdo që i dilte përpara.

Mirëpo duket se dikush ia ka gjetur “telat e zemrës” Shqipes dhe ai është Blerando, i cili gjithashtu është banor i shtëpisë.
Dyshja shpesh shihen duke kaluar kohë bashkë, ku dukshëm Shqipes i pëlqen afrimiteti me Blerandon. Madje, e pyetur se “sa e do atë nga 1 deri në 10?”, ajo u përgjigj duke thënë se “Blerando e ka derën e hapur në çfarëdo lloj dimensioni, shoqëri apo diçka më tepër”.

Edhe përgjatë ditës së sotme, dyshja janë parë shumë të afërt bashkë, duke na lënë të hamendësojmë se do jenë çifti i parë që do krijohet këtë sezon të BBVK.

Drejt një romance? Blerando ‘çelësi’ i zemrës së Shqipe Hysenajt Read More »

Plas sherri në BBVK, banoret shpërthejnë në ofendime ndaj njëra-tjetrës: Shyqyr kam familje, jo si ti!

Dy banoret e “Big Brother VIP Kosova”, Edona James dhe Vesa Vllasaliu janë përfshirë mbrëmjen e djeshme në një debat të ashpër.

Në bisedë e sipër ato kaluan në ofendime, duke përmendur edhe familjet e njëra-tjetrës.

“Nëse thua edhe një herë ta thyej kokën, ta thyej unë ty. Ti je paranojake, normal që nuk ke burrë”, i tha Edona, Vesës.

Kujtojmë se kjo e fundit ka folur shpesh për ndarjen e saj nga futbollisti Mërgim Berisha në prag të martesës.

Nga ana tjetër, kjo e fundit nuk është ndalur më kaq dhe e ka ofenduar Edonën, duke i përmendur familjen.

“37 vjeçe dhe ende është e pa martuar”, -ia ktheu Vesa duke qeshur dhe duke shtuar, “Shyqyr kam familje, jo si ti! Unë kam edukim, jo si ti!”

E prekur nga fjalët e Vesës, Edona ka shpërthyer në lot.

Ndërkohë banorët i kanë kritikuar vajzat dhe mbi të gjitha Vesën për fjalët e pandjeshme që i ka drejtuar Edonës, e cila ka rrëfyer se ka shumë vite që nuk flet me të atin dhe familjen e tij.

Plas sherri në BBVK, banoret shpërthejnë në ofendime ndaj njëra-tjetrës: Shyqyr kam familje, jo si ti! Read More »

U sulmua nga qeni Pitbull, ndërron jetë i moshuari

Ndërron jetë në spitalin e Durrësit 84-vjeçari që u sulmua nga një “Pitbull” pasditen e 2 nëntorit.

Halil Basha nuk i mbijetoi dot plagëve të rënda të marra në kokë e trup, pasi qeni i racës “Pitbull” doli nga rrethimi i banesës së Armand Lalës dhe sulmoi e kafshoi të moshuarin.

Ngjarja e rëndë u regjistrua në një nga rrugicat e lagjes nr.13 të Durrësit, ku i moshuari kishte shtëpinë dhe fqinj ishte Armand Lala, banor i komunitetit rom nga Berati, që në banesën e marrë me qira mbante 3 qen pit-bull, njëri i bardhë dhe dy me ngjyrë kafe.

U sulmua nga qeni Pitbull, ndërron jetë i moshuari Read More »

Berisha paralajmëron lëvizje ‘ekstreme’ brenda Kuvendit: Nuk përjashtohet…

Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur për gazetarët jashtë ambienteve të Kryesisë pas ngjarjeve të sotme ku deputetët e opozitës nuk u lejuan nga Garda të futen në Kuvend, ku ka bërë me dije se opozita nuk përjashton mundësinë e një greve urie, si formë të aksionit të tyre.

“Opozita nuk përjashton asnjë hap! Opozita do të vazhdojë betejën e saj deri në fitoren e sigurt të kauzës së drejtë”, u shpreh Berisha, ndërsa shtoi se “sot u mbyllen dyert në aktin më të turpshëm, dhe deputetët u futën nga dritarja”.

“Betejën do e vazhdojmë me Ramën. Garda janë rrogëtarë, por zbatojnë urdhra antiligjor. Qytetarët janë të gatshëm për protestë, por po japim shembullin personal. Ata që do i thërrasim në protestë, po i japim shembullin personal”, deklaroi Berisha.
Ndër të tjera ai u shpreh se ndalimi i hyrjes së deputetëve në Kuvend, është sipas tij “atentati më i rëndë ndaj pluralizmit politik”.

Berisha: Akt më të turpshme dhe më të rëndë nuk mund të ketë. Deputetë të opozitës kishim mbledhjen e tyre në sallën e Grupit parlamentar, mund ta përjashtosh nga komisionet por pa i hequr imunitetin nuk e përjashton dot nga mbledhja e Grupit Parlamentar.

Kjo ndodh për shkak të përroit psiqik të një njeriu të lidhur me krimin, me procese penale që përpiqet të mposht opozitës. Sot opozitë është më e fortë se kurrë. U drejtohem qytetarëve, se kjo që ndodh është asgjësimi i parlamentit, dhe të gjithë ju që besoni se një parlament është jetik për liritë tuaja dhe zhvillimin e vendit, kjo skenë është atentati më i rëndë ndaj pluralizmit politik. Opozita po qëndron dhe do qëndroj e gatshme për çdo sakrificë, për të mbrojtur idealet dhe besimin e qyqarëve dhe se përqafuesit të kenë të drejtë të ngrenë komisione parlamentare.

Deputetët kanë propozuar rezoluta dhe rrinë në sirtarët e Lindës dhe nuk vjen në Parlament. Nuk ndalojmë për asnjë. Edi Rama kërkon të imponojë me çdo kush opozitës se kush duhet ta përfaqësoj atë në kundërshtim me rregulloren. Ne e mbrojmë Bylykbashin si përfaqësues tonë në kryesin e Komisionit Zgjedhor, Edi Rama ka tmerr.

Pyetje: Mund të shkojë opozita drejt një greve në Kuvend?

Berisha: Opozita nuk përjashton asnjë hap. Ju e shihni se ajo po bën një betejë. Sot Parlamenti i Shqipërisë funksionon në zoom. Opozita do të vazhdojë betejën e saj deri në fitoren e sigurt të kauzës së drejtë. Sot mbyllen dyert në aktin më të turpshëm, ata u futën nga dritarja.

Betejën do e vazhdojmë me Ramën. Garda janë rrogëtarë, por zbatojnë urdhra antiligjor. Qytetarët janë të gatshëm për protestë, por po japim shembullin personal. Ata që do i thërrasim në protestë, po i japim shembullin personal.

Berisha paralajmëron lëvizje ‘ekstreme’ brenda Kuvendit: Nuk përjashtohet… Read More »

Detaje nga marrëveshja për EMIGRANTËT ilegalë, Meloni: Fluksi mund të arrijë deri në 36 MIJË në vit!

Deri në 36 mijë emigrantë ilegalë mund të strehohen në Shqipëri, sipas një marrëveshjeje të nënshkruar nga kryeministri Edi Rama dhe homologia e tij italiane Giorgia Meloni.

Kampi i parë i emigrantëve ilegalë nga vendet e Lindjes së Mesme, Azisë dhe Afrikës do të ngrihet në Shëngjin. Për transportin dhe akomodimin e tyre do të angazhohet Italia, ndërsa Shqipëria do të marrë përsipër ruajtjen e tyre.

Sipas marrëveshjes, emigrantët do të qëndrojnë në Shqipëri deri sa t’u procesohet kërkesa për azil në Itali.

Meloni tha se ky është një prej disa kampeve që do të ngrihen në Shqipëri, dhe se fluksi mund të arrijë deri në 36 mijë emigrantë në vit, pa përfshirë gratë dhe fëmijët.

“Flasim nëpërmjet flukseve dhe ky fluks mund të arrijë nga 3000 në muaj deri në në 36 mijë persona në vit. Kjo marrëveshje nuk përfshin të miturit dhe gratë shtatzëna”, deklaroi Meloni gjatë konferencës me kryeministrin Edi Rama.

Meloni shpjegoi më tej se një prej qendrave do të ngrihet në Shëngjin.

“Juridiksionit i këtyre qendrave do të jetë italian. Në portin e Shëngjinit ku do të zbarkojnë, do të ndërtohet një qendër pritjeje dhe screening, pastaj do ketë një strukturë tjetër. Pjesa shqiptare do merret me gatishmërinë e kontrollimit. Kemi qëllim të jetë operative në pranverën e ardhshme”, u shpreh Meloni.

Nga ana e tij, Rama tha se Shqipëria i ka borxh Italisë, dhe se këtë marrëveshje nuk do e kishte pranuar me asnjë vend tjetër përveç Italisë.

Detaje nga marrëveshja për EMIGRANTËT ilegalë, Meloni: Fluksi mund të arrijë deri në 36 MIJË në vit! Read More »

Çfarë ndodhi? NATO në alarm, avioni misterioz i nisur nga Greqia futet në hapësirën shqiptare, ngrihet menjëherë helikopteri luftarak

Aviacioni shqiptar dhe NATO u alarmuan ditën e sotme pasi një avion i nisur nga aeroporti i Chanias në Kretë të Greqisë, hyrë në hapësirën ajrore shqiptare, ndërsa bëri disa lëvizje të dyshimta.
Ende mbetet mister arsyeja dhe destinacioni që kishte avioni i ngritur nga aeroporti i Chanias në Kretë të Greqisë.

Menjëherë sapo ka hyrë në hapësirën ajore shqiptare, forcat e NATO-s kanë kërkuar informacion mbi destinacionin e avionit, por nuk ka patur asnjë përgjigje, kjo ka bërë që menjëherë të ngrihet në ajër një helikopter liftarak amerikan që ndodhet në bazën e NATO-s në Greqi.

Lëvizja e dyshimtë e avionit që alarmoi forcat shqiptare dhe NATO u kap nga Flighradar. Ndërkohë që deri më tani nuk ka asnjë informacion as nga autoritetet shqiptare dhe as nga NATO mbi këtë lëvizje të dyshimtë mbi hapësirën ajrore të Shqipërisë.

Sipas të dhënave të Flightradar, avioni misterioz ka bërë disa rrotullime pranë brigjeve shqiptare në zonën mes grykëderdhjes së Vjosës dhe Durrësit. Në momentin kur në trajektoren e tij ka mbërritur helikopteri ushtarak amerikan, avioni ka qenë duke fluturuar në 11 mijë metra lartësi.

Fill pas kësaj ai ka ulur lartësinë në 8 mijë metra, duke sugjeruar se ka pasur një komunikim me helikopterin ushtarak amerikan.

Çfarë ndodhi? NATO në alarm, avioni misterioz i nisur nga Greqia futet në hapësirën shqiptare, ngrihet menjëherë helikopteri luftarak Read More »