Irina

Tifozi shqiptar nënshkruan kontratën e punës më të pazakontë në Suedi: Kur luan Shqipëria duhet të jetë… ditë pushimi

Ka çmenduri dhe mbi çmenduri për Kombëtaren, por rasti i Julian Tereziut dhe rrëfimet e tij, janë të një niveli tjetër.

Aktualisht ky shqiptar jeton dhe punon në Suedi, por në kontratën e punës ekziston një kusht i veçantë: “Kur luan Shqipëria, duhet të jetë ditë pushimi”.

Por nuk është kjo e gjitha, rrëfimet e tij nuk duhen humbur në emisionin “Koha Shtesë”.

“Po, kur hyra në punë e vendosa si pikë në kontratën time në Suedi që sa herë që të ketë ndeshjen Shqipëria, ta kem ditën pushim. Pronari e pranoi këtë kusht, për fatin e mirë është shqiptar dhe ai është tifoz i Shqipërisë.

Pjesa tjetër e stafit te puna jonë është suedez, por nuk hapin kurrë probleme për këtë gjë, unë kur luan Shqipëria e kam pushim, kështu është edhe në kontratë. Këtë vit përshembull, nuk kam bërë fare pushime, asnjë pushim familjar, përveç atyre që kam udhëtuar për Kombëtaren”, tha Tereziu. /Sport Ekspres/

Tifozi shqiptar nënshkruan kontratën e punës më të pazakontë në Suedi: Kur luan Shqipëria duhet të jetë… ditë pushimi Read More »

Shqiptari arrestohet brenda ‘shtëpisë së barit’ në Angli: Më fal, nuk di anglisht…

Ky është momenti kur një shqiptar u arrestua nga policia britanike e cila bastisi shtëpinë pas informacioneve për kultivim droge.

Marisol Bezati, 20 vjeç është burgosur për 18 muaj pasi akuzohet se ktheu pjesën më të madhe të shtëpisë në Peterborough, Cambridgeshire, në një zonë kultivimi për bimët.
Në momentin e ndërhyrjes së policisë, ai trembet dhe struket në divan duke përsëritur vazhdimisht “Më fal, nuk di anglisht”, ndërsa policia i kërkon që të qetësohet

Më pas videoja tregon se si pjesa më e madhe e shtëpisë u shndërrua në një serë për kanabis, vlera e të cilit arrinte 173000 paund.

Shqiptari arrestohet brenda ‘shtëpisë së barit’ në Angli: Më fal, nuk di anglisht… Read More »

Vajza 3-vjeçare theu këmbën dhe u rrah, Ministria e Arsimit: Kopshti ishte pa licencë!

Vajza 3-vjeçare theu këmbën dhe u rrah, Ministria e Arsimit: Kopshti ishte pa licencë!

Ministria e Arsimit ka thënë se kopshti Stinët ku ndodhi thyerja e këmbës së vajzës 3-vjeçare e cila është dhunuar me vizore nga edukatorja, ishte pa licencë.

Reagimi i Ministrisë së Arsimit për ngjarjen e rëndë të dhunimit të një vajze, në një kopsht privat, të pa licensuar.

Ministria e Arsimit nuk toleron asnjë formë të dhunës ndaj fëmijëve në ambientet arsimore, publike apo private. MAS ka ngritur menjëherë Task-Forcën institucionale për verifikimin e subjekteve që ushtrojnë aktivitetin në shërbimet për fëmijët, në bashkëpunim me pushtetin lokal dhe policinë e shtetit.
Ministria e Arsimit dënon me forcë veprimet e dhunshme ndaj fëmijëve dhe kërkon zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, për të marrë masa të menjëhershme dhe të rreptë ndaj përgjegjësve.
Pas transmetimit të ngjarjes së rëndë në emisionin “Stop” në Tv Klan, Ministria e Arsimit dhe Sportit i ka kërkuar menjëherë Policisë së Shtetit dhe Policisë Bashkiake marrjen e masave për mbylljen e menjëherëshme të kopshtit “Stinët”, pasi, nga verifikimet e kryera rezulton se kopshti është në paligjshmëri dhe ushtron aktivitetin i pa licensuar si institucion arsimor parauniversitar privat, në zbatim të ligjit nr.10 081, datë 23.2.2009, “Për licencat, autorizimet dhe lejet në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar dhe ligjit nr. 69/2012, “Për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar.

Ministria e Arsimit dhe Sportit, Policia e Shtetit, Policia Bashkiake, Inspektoriatet, do të ngrenë Task-Forcën për kontrollin e plotë në territor për subjekte që ushtrojnë veprimtarinë në shërbimet parashkollore për fëmijë dhe do të marrë të gjitha masat e nevojshme për të siguruar që institucionet arsimore, publike apo private, të ofrojnë një mjedis të sigurt dhe të mbrojtur për fëmijët, në zbatim të legjislacionit në fuqi.

Dhuna ndaj fëmijëve është një shkelje e të drejtave themelore të tyre dhe nuk do të tolerohet në asnjë rrethanë. Ministria e Arsimit do të jetë e vendosur në luftën kundër dhunës në ambientet arsimore për të siguruar që fëmijët tanë të rriten në një mjedis të sigurt dhe të mbrojtur.

Vajza 3-vjeçare theu këmbën dhe u rrah, Ministria e Arsimit: Kopshti ishte pa licencë! Read More »

‘Vëllai i Mërgimit e ka tradhtuar gruan, kam mesazhe’, Vesa vazhdon me deklaratat e forta

Vesa ka bërë deklarata të forta ndaj ish-partnerit të saj, futbollistit Mërgim Berisha. Sipas Vesës edhe vëllai i futbollistit e ka tradhëtuar gruan e tij me 3 fëmijë e madje i ka shkruar asaj.
“Vëllai i vet normal që flet keq për mua, sepse kam biseda (chat) që më ka shkruar edhe mua”, u shpreh ajo.

“Ai është i martuar me tre fëmijë dhe e ka tradhtuar gruan e tij e më ka shkruar edhe mua. Le të flasin çka të dojnë”, ka thënë Vesa.
“T’i kryejnë edhe borxhet e mia, të mi japin të gjitha gjërat e mia që i kam prej familjes time. Po luftoj për të drejtat e mia”, vazhdon mes tjerash ajo.

‘Vëllai i Mërgimit e ka tradhtuar gruan, kam mesazhe’, Vesa vazhdon me deklaratat e forta Read More »

Gruaja i zë pritë Berishës: Vetëm ti dhe Rama dilni në Tv. S’dimë kush na përfaqëson

Ndërkohë që ish-kryeministri Sali Berisha po mbante një komunikim me gazetarët, pranë ambienteve të Kuvendit ishte një qytetare, e cila u shfaq e revoltuar në përgjithësi me klasën politike.

Ajo iu drejtua ish kryeministrit duke thënë se nuk e dimë kush na përfaqëson, pasi nga mëngjesi deri në darkë në televizor del vetëm Rama dhe Berisha.

Berisha: Nëse je gazetare rri këtu dhe bëj pyetje, po nuk je gazetare, shko në zyrë dhe të pres atje.

Qytetarja: Zoti Berisha, unë nuk e di kush në përfaqëson në parlament. Ne kemi halle. Në televizor ju shikojmë vetëm juve dhe Edi Ramën nga mëngjesi deri në darkë.

Berisha: Hajde dhe ti dil ne televizor, unë nuk kam kundërshtim

Qytetarja: Këtu ka shkelje ligjore qysh nga Presidenca, kryeministri, ministrat.

Berisha: Unë të besoj, por nuk e zgjidhim dot këtu.

Qytetarja: Nuk di kë të takoj

Berisha: Unë nuk jam presidenti, unë jam Sali berisha.

Gruaja i zë pritë Berishës: Vetëm ti dhe Rama dilni në Tv. S’dimë kush na përfaqëson Read More »

Deputetët e Berishës vijojnë revolucionin e karrigeve në Kuvend

Deputetët e Rithemelimit kanë vijuar aksionin e tyre duke penguar zhvillimet e Komisioneve Parlamentare edhe këtë të martë.

Ata nuk kanë lejuar që kolegët socialistë të hyjnë në mbledhjen e komisionit për Sigurinë Kombëtare.

Më herët, deputetët demokratë penguan mbledhjen e Komisionit të Veprimtarisë Prodhuese, duke detyruar socialistët ta anulonin atë.

Këta të fundit kanë vendosur që një pjesë e Komisioneve Parlamentare të zhvillohen online, në mënyrë që evitojnë përplasjet me kolegët e opozitës.

Deputetët e Berishës vijojnë revolucionin e karrigeve në Kuvend Read More »

Kampe refugjatësh, në Shqipëri do të vijnë vetëm burra

Kryeministri Edi Rama firmosi një ditë më parë një marrëveshje me homologen italiane Giorgia Meloni për ngritjen e një qendre pritjeje për emigrantët, e cila do të ndërtohet në Portin e Shëngjinit dhe pritet të hapet pranverën e ardhshme.

Qeveria italiane shpjegoi se nuk bëhet fjalë për emigrantët që mbërrijnë në tokën e saj, por për atë kategori që rrezikohet gjatë lundrimit në det dhe shpëtohet nga anijet e ushtrisë apo Guardia di Finanza-s italine.

Po ashtu nga kjo marrëveshje janë të përjashtuar minorenët, gratë shtatzëna dhe subjektet vulnerabël. Mediat italiane dhe një pjesë e opozitës e kanë “kryqëzuar” këtë marrëveshje. “La Repubblica” shkruan se së pari një marrëveshje e tillë duhet të kalojë në parlament dhe së dyti shkel rregullat italiane dhe konventat ndërkombëtare. Më tej shkruhet se në Shqipëri do të vijnë vetëm meshkujt e rritur.

“Në Shqipëri do të dërgohen vetëm meshkuj të rritur. Të gjitha të metat e marrëveshjes për emigrantët me Tiranën. Zbarkim selektiv, refuzime në një vend të tretë, ndalim arbitrar, garanci dhe të drejta të mohuara.

Marrëveshja dypalëshe me Shqipërinë, kudo që ta shikoni, duket se është një monstruozitet ligjor që shkel rregullat italiane dhe konventat ndërkombëtare duke u mbështetur në një lloj ekstraterritorialiteti të paparashikuar nga asnjë ligj. Një marrëveshje, e cila fillimisht duhet të ratifikohet nga parlamenti.

Gratë, të miturit dhe njerëzit e brishtë do të përjashtohen nga dërgimi në Shqipëri. Konventat ndërkombëtare nuk parashikojnë forma të ekstraterritorialitetit”, shkruan “La Repubblica”.

Kryeministri Edi Rama nënshkroi një ditë më parë marrëveshje me Italinë për të strehuar emigrantët e vendeve të treta në Shqipëri. Kjo marrëveshje është në favor të Italisë, për shkak të mbi ngarkesës që vendi fqinj ka. Në marrëveshje theksohet se emigrantët do të strehohen në Shëngjin, duke nisur nga pranvera e vitit 2024. Ndërkohë që Rama dhe Meloni u treguan të rezervuar në lidhje me detajet e kësaj marrëveshjeje, mediat italiane kanë publikuar detaje thelbësore. Fillimisht ideja për këtë marrëveshje ka ardhur gjatë pushimeve të Melonit në Shqipëri, ku të dy kryeministrat kanë rënë dakord në parim. Por sipas burimeve të Corriere, Italia nuk do t’i jap fonde shtesë vendin tonë për emigrantët e shpëtuar. Marrëveshja nuk do të zbatohet për emigrantët që mbërrijnë në brigjet dhe territorin italian, por vetëm për ata që shpëtohen në det, me përjashtim të të miturve, grave shtatzëna dhe subjekteve vulnerabël.

Kampe refugjatësh, në Shqipëri do të vijnë vetëm burra Read More »

Dhunoi barbarisht 3-vjeçaren, shoqërohet në polici edukatorja e kopshtit privat

Shoqërohet në polici edukatorja e kopshtit privat që dhunoi barbarisht 3-vjeçaren.

Majlinda Dehima është edukatorja që punon në kopshtin privat “Stinët” në zonën e Ali Demit e cila në videon e publikuar në emisionin “Stop” duket se dhunon vajzen me vizore dhe me shpulla. Po kështu dyshohet se vajza 3-vjeçare iu thye këmba.

Prindërit e fëmijës u njoftuan për episodin e rëndë nga një telefonatë nga kopshti, në orën 15:00 shumë pasi e mitura ishte transportuar në pediatri, më 1 nëntor 2023. Nga kopshti i thanë se vajzën e kishte pickuar diçka dhe këmba i ishte fryrë. Duke parë gjendjen e vajzës, mjekët sugjeruan ta çojnë në spitalin e Traumës, ku nga grafia rezultoi se thyerje në pjesën e kofshës.

Nga disa momente të kamerave të sigurisë së kopshtit, të datës 1 nëntor 2023, prindërit dyshojnë që ngjarja të ketë ndodhur rreth orës 10:00 të mëngjesit, pasi aty është episodi i parë që edukatorja shfaqet e shqetësuar në mesin e fëmijëve në dhomën e vizatimeve.

Vajza 3-vjeçare hyn pas pak në dhomë duke qarë, dhe si të mos mjaftonte aksidenti apo dhuna e ushtruar ndaj saj (këtë do e ndajnë hetimet), edukatorja e godet të voglën me vizore, e tërheq nga dora dhe e ul me forcë në një karrige. Duke parë lëvizjet e vajzës së vogël, kuptohet që ajo ka dhimbje, dhe çfarëdo t’i ketë ndodhur, dyshohet të jetë shënuar para se ajo të hynte në dhomën e vizatimit, pra shumë herët në mëngjes, dhe jo në orën 15:00 kur prindërit janë njoftuar se diçka e pickoi në këmbë!

Prindërit thanë në emisionin “Stop” se te Spitali i Traumës oficeri i policisë gjyqësore nuk i mori denoncim dhe askush nuk e referoi ngjarjen. Vetëm pas insistimit të tyre, rasti tashmë u hetua fillimisht nga komisariati numër 1 dhe tashmë materialet i janë dorëzuar prokurorisë së Tiranës, por ndërkohë nuk ka asnjë të ndaluar dhe kopshti privat vijon të jetë i hapur.

Ndërkohë MAS ka urdhëruar mbylljen duke sqaruar se kopshti ishte pa licencë.

Dhunoi barbarisht 3-vjeçaren, shoqërohet në polici edukatorja e kopshtit privat Read More »