Irina

Merr fund me sh err marrëdhënia e Semi Jaupajt dhe Ronit! Si e priti këngëtarja lidhjen e re të Bojken Lakos dhe qëndrimi mes dy ‘zja rreve’

Këngëtarët Semi Jaupaj dhe Ron Zaiti janë përfolur gjatë në mediat rozë për një romancë, por asnjëherë nuk e konfirmuan nëse pati diçka mes tyre.

Thashethemet nisën që pas publikimit të këngës “All your lovin”, Semi Jaupaj dhe Ron Zaiti, ku fansat vunë re menjëherë afrimitetin që Semi dhe Roni kishin në videoklip, dhe nisëm menjëherë të komentojnë se “sa bukur duken si çift”.

Pak ditë më pas, disa video dhe foto të këngëtares krah Ron Zaitit u shpërndanë menjëherë në rrjet, duke ndezur kështu dyshimet se mes tyre mund të ketë lindur një romancë. U duk sikur fansat kishin të drejtë, pasi në videot e publikuara Semi dhe Roni dukeshin mjaft afër me njëri-tjetrin.

Dys himet u shtuan edhe më shumë pas një fotoje të shpërndarë me shpejtësi në rrjet, ku Semi dhe Roni duket sikur po shkëmbejnë një puthje.

Mirëpo, teksa ata vetë nuk kanë folur asnjëherë për statusin e marrëdhënies së tyre, së fundmi, u vu re se dyshja nuk ndiqen më në “Instagram”. Qofshin si miq, partnerë, apo ish-partnerë deri para pak ditësh dy këngëtarët ishin në listën e ndjekësve të njëri-tjetrit, por tani jo më.

Teksa nuk dihet se çfarë ka ndodhur mes tyre vetëm pak javë më parë, Ron Zaiti u pyet në “Instagram” nëse ka në plan “Ndonjë bashkëpunim tjetër me Semin?”.

Ndërsa, Roni është përgjigjur duke shkruar se ekziston mundësia në të ardhmen për një tjetër projekt me Semin, të cilën e cilëson si “artiste të mirë”.

“Mbase në të ardhmen. Gjithmonë dua të bëj këngë me artistë të mirë”, shkruante Roni. “Prive” raportoi disa kohë më parë që marrëdhënia e ndërtuar “blic” mes tyre ka përfunduar me kaq.

Të njëjtat kanë shprehur se dyshja kanë zgjedhur të mbeten vetëm shokë. Së fundmi, Semi Jaupaj ka thyer heshtjen duke dhënë për herë të parë një intervistë që pas daljes nga “Big Brother VIP”.
Artistja ishte e ftuar në “Goca dhe Gra” ku ka folur rreth shumë detajeve, mes të cilave edhe për dashurinë. Duke u ndalur te jeta sentimentale ajo tha se është “single” dhe për momentin “nuk ka të dashur”.

Gjithashtu, Semi tha se ruan një marrëdhënie të mirë shoqërore me ish-partnerin e saj, Bojken Lakon. Ajo shtoi se marrëdhënia me ish-partnerin varet nga mënyra dhe arsyeja e ndarjes, por me Bojken ruan një raport të mirë.

“Varet nga mënyra dhe arsyeja si jeni ndarë. Nëse jeni ndarë me zënka jo, por nëse jeni ndarë me mirëkuptim, mendoj mik është pak fjalë e madhe se nuk do pija kafe, por mirënjohja do të ngelet. Unë shokët e mi i kam shumë të afërt, shpenzoj shumë kohë me ta, flas shumë, Bojken nuk mund ta quaj shok të këtij niveli. Kam shumë respekt, e kam shumë xhan dhe më duket njeri shumë i bukur, pra i bukur si njeri. Për dreka darka jo. Nëse do me lidhte puna patjetër, nëse do e shihja do i flisja, nëse do kishte ditëlindjen do e uroja”, tha Semi.

Nga ana e Bojkenit, këngëtari ka nisur një lidhje të re prej muajsh dhe e ka lënë pas historinë me këngëtaren. Ndonëse ai nuk e ka zbuluar se kush është vajza që ia ka marrë zemrën ai nuk fshihet më dhe shfaqet me të publikisht.

Mbrëmjen e djeshme çifti janë fotografuar në momente intime dhe duke shkëmbyer puthje në buzë. E dashura e artistit është e panjohur për publikun, por kjo nuk e ka penguar çiftin të shfaqte dashurinë në publik.

Madje, edhe në një ambient ku ndodhet ish-e dashura e tij. Semi ka postuar në rrjetet sociale një foto me moderatoren dhe menaxherin, ndërsa të gjithë janë kuriozë të dinë se çfarë mendimi ka ajo për lidhjen e re të Bojken.

Dyshimet mbi lidhjen e re u ngritën pasi Bojkeni postoi një foto në rrjetin social “Instagram” ku shfaqej duke mbajtur dorën e një vajze. Edhe pse artisti nuk ka qenë ndonjëherë i hapur për ta bërë publike jetën e tij private, kësaj here ai ka vendosur të na thotë se është duke jetuar një lidhje dashurie.

Disa muaj më parë gjatë një interviste në “Wake Up” i pyetur për foton që publikoi, Bojken fillimisht ironizoi se e bëri për të “promovuar festivalin”, pra për vëmendje ose marketing. Më tej ai shprehu se fakti që ai e ka postuar atë foto në faqen e tij personale do të thotë që “është diçka e mirë”.

“Po shiko tani desha të promovoj festivalin. Nuk kam dëshirë të flas shumë, sepse kështu është si të thuash maja e shpërndarjes së thashethemit dhe lajmit. Deri sa kam vënë diçka në faqen time personale, normalisht ka diçka shumë të mirë që ndihem mirë”, tha ai duke mos dhënë shumë detaje.

Pavarësisht të gjithave, Semi dhe Bojken ruajnë një marrëdhënie të mirë shoqërore. Këtë gjë e ka konfirmuar përsëri vetë Semi, e cila disa muaj më parë postoi në rrjetet sociale një video, ku shihej nën shoqërinë e ish-partnerit të saj.

“Shoku im më i mirë i jetës”, shkruante Semi krahas videos. Romanca mes ish-çiftit nisi në vitin 2011, vetëm tre muaj pas ndarjes së kantautorit nga ish-bashkëshortja e tij, Olesia. Kur nisën të dilnin bashkë, Semi ishte vetëm 19 vjeç, ndërsa Bojkeni 36 vjeç.

Të dy ishin të apasionuar pas rokut dhe kanë punuar bashkë për një periudhë të caktuar kohore kur Semi ishte vokalistja e grupit “Bojken Lako dhe Brezat”. Sa i përket çiftit Bora-Donald, dashur ose padashur, Semi e gjeti veten në mes të historisë së dyshes. Fakti që ishte brenda me ishtë dashurin e shoqes së ngushtë, e përqendroi vëmendjen te ky raport, Semi, shoqja e Borës, ose Semi, shoqja e Donaldit.

Gjatë “reality show’-t, ajo e ka mbrojtur me fanatizëm lidhjen e tyre dhe ka qenë kategorike ndaj çdo veprimi që Donaldi bënte që mund të prishte lidhjen e tyre. Aktori u hodh në krahët e Beatrix vetëm pas daljes së këngëtares. Semi ka deklaruar se lidhja e Donaldit me Beatrix ka qenë sa për lojë teksa nuk e ka sulmuar asnjëherë atë duke qëndruar neutrale.

Tani që Donaldi dhe Bora u ribashkuan, Semi kishte pasur gjithashtu “dorë”. Duke folur për rregullimin e marrëdhënies me Borën, Donaldi tha gjatë “Më lër të flas” se i ka shkruar Semit dhe e ka takuar disa herë. Më pas, ai i kishte shkruar Borës, së cilës mes të tjerash i kishte thënë “ta helmonte” nëse donte, por duhet t’i jepte mundësinë të flisnin.

“Nisi me shumë, telefonata ndaj Semit, se më vinte zor t’i shkruaja, nuk dija çfarë t’i shkruaja. Takova 4- 5 herë Semin. Shumë e lodhshme, o zot i madh sa më ka lodhur. Shumë punë, derisa thotë shkruaji vet se më plase. “Dua të të shkruaj, po nuk di çfarë të them”, i thashë.

Kërkova për të takuar, Bora nuk donte. I thosha “më tako të më dëgjosh, pastaj më helmo”. Para disa ditësh, po shihnim këto bisedat, kur kam parë që i kam thënë më helmo, skandaloze (qesh). Kjo ka qenë domethënë”, tregoi Donaldi.

E ftuar në “Goca dhe Gra”, Semi nuk mund të mos pyetej për çiftin. Ajo tha se tashmë çdo gjë i përket çiftit dhe ajo nuk do të komentojë më situatën e tyre.
“Nuk dua ta flas më këtë gjë. Thash që është gjë shumë personale dhe çfarë u takon atyre, u takon atyre për të folur dhe jo mua më”, tha këngëtarja.

Merr fund me sh err marrëdhënia e Semi Jaupajt dhe Ronit! Si e priti këngëtarja lidhjen e re të Bojken Lakos dhe qëndrimi mes dy ‘zja rreve’ Read More »

Raporti i vajzës së Mark Frrokut me Rudina Dembacajn, çfarë ndodhi që u konfliktua me moderatoren

Rudina Dembacaj dhe Mark Frroku janë një ndër çiftet më të komentuar tashmë në mediat rozë. Përveç dyshes, ajo që tërheq shumë vëmendjen në media është marrëdhënia e aktores me fëmijët e Frrokut.

Vajza e madhe e Markut, Mara Frroku nuk ishte prezente në dasmën e babait me Rudinën dhe kjo për shkak se jeton në SHBA.

Pak ditë më parë, moderatorja zbuloi se me Marën ka marrëdhënie të mira, ndërsa për këtë gjë ka folur së fundmi edhe vajza e Mark Frrokut.

“Si është marrëdhënia jote me Rudinën?”, e pyeti një ndjekës në Instagram, ndërsa Mara ka treguar një konflikt që ka pasur së fundmi me moderatoren.

“Konflikti im me Rudin ishte se kur erdha kësaj here shtova 2 kg nga gatimet e saj. Stop Rud”, u përgjigj ajo, duke lënë të kuptohet se kanë një raport shumë të mirë.

Raporti i vajzës së Mark Frrokut me Rudina Dembacajn, çfarë ndodhi që u konfliktua me moderatoren Read More »

Atdheu shprehet me fjalët më të mira për Beatrix Ramosajn

Atdhe Xheravina ishte së fundmi i ftuar në një emisjon, ku gjatë intervistës u pyet nëse do të kalonte një darkë pasionante apo miqësore me Beatrix Ramosajn.

Atdheu u shpreh me fjalët më të mira për këngëtaren, por tha se darka me të do të ishte miqësore.

“Beatrix është yll, është shumë e bukur dhe ka një super stil, vishet shumë bukur. Më vjen keq nga Antigona, mamaja e Beatrix (qesh) dhe kam marrëdhënie shumë të mira, kështu që po e zgjedh një darkë miqësore më mirë”, u shpreh ai.

Atdheu shprehet me fjalët më të mira për Beatrix Ramosajn Read More »

Zbulohet se çfarë gjendet poshtë varrit të Skënderbeut

Të shumtë janë vizitorët dhe turistët që ndërsa kanë vizituar vendvarr imin e Skënderbeut në Lezhë nuk e kanë ditur se poshtë këmbëve të tyre fshihet edhe një tjetër thesar i çmuar.

Madje as ciceronët nuk e përmendin një fakt të tillë. Kapaku në mes të katedrales së Shën Nikollit nuk hapet prej vitesh duke mbajtur të fshehur edhe pjesë të historisë.

As lezhjanët nuk e dinë se çfarë ndodhet vetëm dy metër poshtë vendit ku janë vendosur imitimet e përkrenares dhe shpatës së Skenderbeut. Këtë e thotë edhe specialisti i monumenteve të kulturës Dedë Margjoni.

Ai shpjegon se ekzistojnë dys hime se krahas strukturës që është e punuar me një nivel të lartë artistik, i fshehur mund të jetë edhe një sorkofag.

Hapja dhe ekspozimi i këtij zbulimi të madh do të ishte një tjetër tërheqje për vizitorët dhe turistët.

Specialisti i monumenteve të kulturës Dedë Margjoni ka edhe sugjerimet e tij sesi mund te realizohet ky qëllim.

Burime nga Bashkia e Lezhës kanë bërë të ditur se do të kërkohet bashkëpunimi me institutin e arkeologjisë që ky vend të hapet dhe të jetë i vizitueshëm, pasi janë të bindur se edhe numri i vizitorëve do të jetë shumë më i madh.

Për këtë veçori që fsheh vendvarrimi i Skënderbeut në Lezhë flet edhe ish Përgjegjësi i Kulturës Kombëtarë në Lezhë, historiani Paulin Zefi.

Sipas tij në vitet 1978-1981, gjatë proçesit të punimeve që u zhvilluan tek Katedralja e Shën Nikollit (Vendvarrimi i Skënderbeut) nga ana e specialistëve të “Ateliesë së Monumenteve të Kulturës” në Tiranë, përveç zbulimit të themeleve të mureve perimetrale të këtij objekti, stratigrafia e pasur antike dhe mesjetare, heqja e suvatimit, zbulimi i rrugës antike Iliro – Romake dhe të tjera gjetje është zbuluar edhe një Kriptë (varr i nëndheshëm).

Gërmimet arkeologjike dhe ndërhyrjet e tjera strukturore nxorën në dritë muraturën origjinale që i përket fazave të para ndërtimore deri në shek.XV-të.

Gjatë gërmimeve në hapësirën e brendshme të Katedrales së Shën Nikollit pranë vendit ku ndodhej altari (i shkatërruar nga osmanët) u zbulua një varr i fshehte dhe një sarkofag prej guri gëlqeror i punuar sipas tipologjisë së sarkofagëve të periudhës së mesjetës.

Ky sarkofag ishte i mbuluar nga një material me trashësi rreth 1.8 m në raport me nivelin e dyshemesë së Kishës.

Ai rezultoi të ishte bosh pra pa asnjë fragment kocke apo relike të tjera. Pozicionimi i sarkofagut nuk ishte sipas aksit të Kishës, lindje – perëndim, por pak i devijuar në aksin veriperëndim – juglindje.

Mendohet se gjatë gërmimit brutal (1478) ka pësuar edhe dëmtime të ndryshme. Specialistët vendosen që pikërisht mbi vendin ku u zbulua ky sarkofag, të vendosej pllaka prej mermeri, përkrenarja dhe shpata ceremoniale prej bronxi (sipas modelit origjinal).

Struktura që shohim sot përfaqëson varrin e heroit kombëtar Gjergj Kastrioti, por realisht ndodhet 2m mbi sarkofagun e zbrazët dhe kriptën e këtij objekti religjioz.

Rikonceptimi i këtij varri simbolik, rihapja e kriptës së Kishës dhe ekspozimi i sarkofagut duke nxjerrë në pah varrin e vërtetë që vazhdon të qëndrojë i fshehur poshtë një kapaku prej betoni, do ti jepte edhe më shumë vlera këtij vendi të shenjtë për Shqiptarët.

/Shqiperiaime

Zbulohet se çfarë gjendet poshtë varrit të Skënderbeut Read More »

Njihuni 8- vjeçarin shqiptar,mekanikun që riparon kamionët e rëndë

Ju me siguri do të mbeteni të magjepsur nga pasioni dhe puna e tij. Ai është 8 vjeç dhe tashmë riparon kamionë të rëndë. Quhet Enloen Kajo me banim në Berat.

Por në fakt nuk duket dhe aq e rastësishme. Gjeneza e familjes së tij ka një historik me kamionët e rëndë. Dhe ja një prezantim i shkurtër:

“Unë jam Arbër Kajo, gjyshi Enloenit, shofer makinash të rënda prej 47 vitesh”.

“Unë Drini Kajo, babai Enloenit dhe punoj në servis me makinat e rënda”.

“Unë jam Bernad Kajo, kam servis kamionash të rëndë dhe jam xhaxhai Enloenit”.

“Unë jam Rome Kajo, xhaxhai Enloenit, punoj si gomist”.

“Unë jam Enloen Kajo, jam 8 vjeç dhe do të bëhem inxhinier mekanik”.

Duke parë familjen e Enloenit, jo rastësisht gjatë ditëve të pushimit ai është gjithnjë në sevis i lyer me graso nga koka te këmbët, duke rregulluar defektet e kamionëve. Servisi i familjes Kajo ë këndi i lojërave por edhe vendi i punës për 8-vjeçarin.

Enloeni: Unë jam në klasë së tretë dhe kam filluar që 2 vjeç e gjysmë të vij te servisi. Unë punoj këtu pasi ndihmoj babin dhe xhaxhain.

Gazetarja: Përse vendose të ndihmosh babait, dhe jo të luash me makina?

Enloeni: Se kam qejf të punoj me makina të madha, jo me makina të vogla. Ato janë shumë të vogla dhe nuk bëjnë më për mua. Kur isha i vogël lozja me to, tani luan vëllain pasi ai është 3 vjec e gjysmë.

Unë kam filluar që 2 vjeç e gjysmë dhe e kam marrë vetë zanatin duke parë.

Gazetarja: Sa të paguajnë?

Enloeni: 5 mijë lekë çdo të shtunë.

Gazetarja: Meriton më shumë?

Enloeni: Sepse jam i aftë dhe unë meritoj 10 mijë lekë çdo të shtunë, sepse jam shumë i aftë.

Aftësitë e të voglit Enloen kanë çuditur të rriturit që vijnë në servis për të kontrolluar automjetet.

Më këtë zotësi, babai i tij thotë se 8-vjeçari ka arritur të sigurojë edhe klientelën e tij besnike.

“Ne kemi dëshirë që ai të vazhdojë me këtë rrugë që ka marrë. Njerëzit fillimisht kur vijnë për problemet e tyre habiten kur shohin djalin e vogël është i lyer komplet me graso. Ata habiten me aftësinë e tij”, thotë Drini Kajo, babai Enloenit.

Babai thotë se do të insetojë për të birin e tij që në të ardhmen ndryshe nga ai të bëhet inxhinier mekanike që të punojë në industrinë e automjeteve më të rëndësishme në botë.

“Unë dua të bëhet një inxhinier i zoti që të punoj për Mercedesin, Volvon, Ferrarin. Ky është plani im”.

Rregulli numër një për Enlonit që do të bëhet inxhinier mekanike është të vizitojë servisin njëherë në javë dhe të vazhdojë të jetë i pari i klasës në mësime. Nëse rezultatet e Enloenit pësojnë rënie, menjëherë babai dhe xhaxhallarët vendosin ta shkarkojnë nga puna./TCh

Njihuni 8- vjeçarin shqiptar,mekanikun që riparon kamionët e rëndë Read More »

Xhensila Myrtezaj rrëfen mëkatin më të madh të saj

Në puntatën e radhës të “Më lër të flas” ishte e ftuar këngëtarja e njohur Xhensila Myrtezaj.

Në pjesën e dytë të emisionit, Xhensila foli rreth familjes së saj dhe pak për planet e së ardhmes.

Në një lojë të zhvilluar gjatë emisionit, vëllezërit Veshaj i kanë drejtuar disa pyetje duke u bazuar në titujt e këngëve të saj, ku një ndër to ka qenë se cili është mëkati më i madh i saj.

Xhensila: Nuk ka njerëz pa mëkate, por e rëndësishme është ti falësh me dashuri, por dashuria në ditët e sotme mungon…i thoni më shumë njerëzve të dua…Dashuria lan çdo mëkat, jo çdo mëkat por…

Xhensila Myrtezaj rrëfen mëkatin më të madh të saj Read More »

Spartak Ngjela bën deklaratën e fortë

I ftuar në një intervistë në Euroneës Albania, avokati Spartak Ngjela ka folur për ngj arjet politike në vend.

Teksa është ndalur tek “l ufta” e Sali Berishës për të ardhur në pushtet deklaroi se kryeministri Rama e ka mbajtur vet Berishën në politikë pasi e ka si domosdishmëri për fitimin e zgjedhjeve.

“E kam thënë dhe është e provuar, Rama e mban Saliun që në Gërdec, isha atje unë kur e ka mbajt.

Nuk e ka mbajtur se ka marrëveshja, e ka mbajtur sepse e ka domosdoshmëri për fitimin e zgjedhjeve”, u shpreh Ngjela.

Spartak Ngjela bën deklaratën e fortë Read More »

Vajza e Mark Frrokut publikon foton me të ëmën e ndjerë dhe tregon marrëdhënien që ka me partneren e babait

Që prej lidhjes me është bërë pjesë e pandarë e mediave rozë. Dhe jo vetëm ish-politikani, por edhe fëmijët e tij.Vajza e tij e madhe, Mara Frroku tashmë është mjaft aktive edhe në rrjetin social Instagram, ku së fundmi ka zhvilluar një bisedë me ndjekësit.

Siç pritje, pyetja që nuk mungoi ishte për raportin e saj me Rudina Dembacajn.

“Konflikti im me Rudinën ishte se kur erdha kësaj here shtova 2 kilogram nga gatimet e saj”, ka shkruar ajo.

Dikush tjetër i shkruan se është kopja e mamasë së saj dhe ajo është krenare për vajzën.

“Kompliment me shumë vlerë për mua”, ka shkruar Mara ku nuk ka lënë pa shpërndarë edhe një foto me të ëmën.
Kujtojmë se Frroku humbi bashkëshorten e tij, nënën e fëmijëve në vitin 2018 si pasojë e një sëmundje të rëndë.

Vajza e Mark Frrokut publikon foton me të ëmën e ndjerë dhe tregon marrëdhënien që ka me partneren e babait Read More »