Irina

Ja në cilat ushqime mund ta gjejmë zinkun e domosdoshëm, mungesa e tij sjell rënie të flokëve dhe impotencë

Zinku është nutrien esencial i cili është i domosdoshëm për funksionim të drejtë të sistemit të imunitetit dhe metabolizmit

Edhe pse na duhen vetëm sasi të vogla, zinku është minerali më i bollshëm në trupat tanë pas hekurit.

Sasi të mjaftueshme zinku mund të merren nëpërmjet ushqimit, posaçërisht është e rëndësishme që t’i përkushtojnë kujdes në sezonin e ftohjeve, viruseve dhe gripit, transmeton Telegrafi.

Sistemi ynë imunitar paraqet një armatë qelizash dhe mekanizmash mbrojtës të nevojshëm për luftën kundër baktereve dhe viruseve të cilët mund të çojnë në infeksione, ndërsa zinku është jashtëzakonisht i rëndësishëm për forcimin e imunitetit.

Cilat janë shenjat e mungesës së zinkut?

▪ ftohjet dhe infeksionet e shpeshta
▪ thatësi dhe vrazhdësi e lëkurës
▪ shërimin e ngadalshëm të plagëve, rënien e flokëve (përfshirë qimet e vetullave dhe qerpikëve)

▪ humbje oreksi dhe humbje peshe e papritur
▪ përshtatje e vështirë e syve me errësirën
▪ sjellje apatike, harrese dhe ndjenja depresive
▪ impotencë dhe infertilitet (të dy gjinitë)

Burimet vegane të zinkut janë thekonet e tharmit nutritiv, të cilat kanë sasi të mëdha zinku nga 6 mg në një lugë supe. Po ashtu, vetëm dy lugë fara kungulli dhe 2 lugë fara luledielli të hedhura mbi ushqimin e kafjallit do të sigurojnë 3,5 mg zink. Shtoni një grusht shqeme për 1.8 mg të tjera.

Tempeh është një produkt soje i fermentuar dhe është një shtesë e shkëlqyer për çdo dietë për shkak të pasurisë së saj me proteina, si dhe 1.8 mg zink për 100 g. Nëse ju pëlqen quinoa ose orizi kaf, qëndroni të qetë duke ditur se do të merrni 1.6 mg zink me çdo porcion. Shtimi i drithërave si quinoa ose orizi kaf në dietën tuaj është një mënyrë e shkëlqyer për të shtuar zink në vaktet tuaja.

Burime të tjera të zinkut janë buka integrale, kuskusi, farat e susamit, fasulet e pjekura, kikirikët, tërshëra, farat e kërpit, spinaqi, qiqrat, thjerrëzat, kërpudhat, arrat dhe tofu.

Ka shumë ushqime bimore që ofrojnë zink, dhe këto janë ushqime që zakonisht konsumohen në një dietë të plotë, me bazë bimore. Nëse ndiqni një dietë vegane, ngrënia e ushqimeve të plota bimore në vend të ushqimeve të përpunuara sa më shumë që të mundeni, do të mbështesë marrjen tuaj të lëndëve ushqyese jetike.

Ja në cilat ushqime mund ta gjejmë zinkun e domosdoshëm, mungesa e tij sjell rënie të flokëve dhe impotencë Read More »

Nafta në çmim rekord/ Vasili: ‘Asnjë vend në rajon nuk i ka aq të larta’

Deputeti i partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka dalë në një deklaratë për mediat ku ka denoncuar rritjen rekord të çmimit të naftës dhe i ka bërë thirrje qeverisë të ulë taksat për të lehtësuar qytetarët.

Vasili tha se vendet e tjera të rajonit, e kanë të paktën 25% më të lirë çmimin e naftës që në Shqipëri shënoi tjetër rekord ditën e djeshme pasi një litër do të shitet me 245 lekë.

“Rritja e çmimit të naftës, çmim i vendosur nga një ba ndë ha jdutësh dhe ma fiozësh. Pasqyra është çmimet në Maqedoni, Kosovë, dhe Mal të Zi, të cilët kanë mundësi shumë më të pakta se Shqipëria por kanë qeveri të përgjegjshme dhe jo një bandë ma fiozësh. Çmimi i naftës në këto vende është të paktën 25% më lirë se tek ne.

Zhvayen qytetarët e thjeshtë, do të shkojë tek pompat e karburanteve dhe do të paguajë për hajdutët e qeverisë. Ka mundësi për ndërhyrje. Prej 7 muajsh, PL ka depozituar propozimin e projektligjit për heqjen e yaksës së qarkullimit dhe karbonit për të lehtësuar çmimin. Mafia e qeverisë e ka bllokuar tërësisht dhe nuk e bën të mundur as shqyrtimin”-tha Vasili.

Nafta në çmim rekord/ Vasili: ‘Asnjë vend në rajon nuk i ka aq të larta’ Read More »

Aktorja e njohur e ‘Portokallisë’ shpë rthen në lot tregon pe ngun më të madh të jetës së saj

Albana Perhati është një nga aktoret më të pëlqyera në skenën e “Portokallisë”, të cilën e shohim çdo të diel për plot 18 vite.

Ditën e djeshme, Perhati ishte e ftuar në studion e emisionit “Ftesë në 5” në Top Channel, ku me lot në sy tregoi pen gun më të madh të jetës, e cila e ka shoqëruar prej vitesh.

Për shkak të pamundësisë fizike i ati nuk e ka parë kurrë duke performuar. Gjatë gjithë karrierës së saj në stolin e publikut të “Portokallisë” i ati nuk ka qenë kurrë.

“Kam edhe një pe ng që se kam thënë kurrë. Fakti që prindërit e mi janë jashtë dhe pamundësia e prindërve të mi për të ardhur në Shqipëri. Dhe se kam pasur kurrë për gjithë këto vite të më shohë duke performuar. Është një nga pengjet e mia. Kurrë nuk ka qenë në sallë të më shikojë live është një pamundësi fizike”, tha Albana.

Aktorja e njohur e ‘Portokallisë’ shpë rthen në lot tregon pe ngun më të madh të jetës së saj Read More »

Arjan Çani: ‘Ky do të ishte kandidati brilant për kryetar të Bashkisë së Tiranës’

Arjan Çani thotë se mjeku Ilir Alimehmeti do të ishte një kandidat “brilant” për kryetar të Bashkisë së Tiranës.

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Çani deklaroi se Alimehmeti është kandidat i duhur për Bashkinë. Ndërsa Enton Abilekaj tha se mediat pranë qeverisë u trembën nga mundësia e kandidimin e tij.

Arjan Çani: Alimehmeti nëse ka mbështetjen totale të Berishës dhe Metës, është super super kandidat. Nga imazhi dhe perceptimi është brilant. Nëse konfirmoht, i shkreti çfarë do heqi se do fillojnë mediat do ti gjejne tmerre, i sajojnë gjëra. Por, si ide, po të isha unë në vend të doktorit, e vija direkt.

Enton Abilekaj: Mediat e qeverisë e panë me panik pjesëmarrjen e tij në protestën e pedagogëve. Ai nuk ka konfirmuar gjë. Por, mediat e qeverisë të trembura e nxorrën si kandidat.

Arjan Çani: ‘Ky do të ishte kandidati brilant për kryetar të Bashkisë së Tiranës’ Read More »

Moderatorja e Top Channel rrëfen momentin e trishtë: ‘Më dukej sikur do vdisja, më…’

Mbrëmjen e djeshme në “Goca dhe Gra” është diskutuar pr oblemet e shëndetit me ndor dhe an kthi.

Ku një nga moderatoret, Fatma ka rrëfyer periudhën e vêshtirë me an kthin.

“Kam patur atak pan iku të shpeshtë ishte një moment i vështirë që humba shumë njerëz të dashur. Më dukej sikur do vdi sja, më merrej fryma”- ka rrëfyer Fatma.

Më tej Dalina ka treguar se shumë vajza të reja, në mungesë të parave për tu ndjekur me një psikolog, e kalojnë ankthin apo dep resionin të vetme.

Moderatorja e Top Channel rrëfen momentin e trishtë: ‘Më dukej sikur do vdisja, më…’ Read More »

Teologu i njohur shpjegon për çfarë përdoren nuskat

Teologu Miron Çako ka folur sot për nuskat dhe hajmalitë, të cilat shumë njerëz besojnë se na mbrojnë nga syri i keq.
I ftuar në “ABC e Mëngjesit”, ai shpjegoi se çfarë janë nuskat, që përdoren si shkrime në letra apo objekte të vogla.

Sipas teologut, këto nuska të mbajnë larg perëndisë dhe ndikojnë te marrëdhënia me të.

“Nuskat janë disa shkrime të futura në një lloj letre apo objekte që njerëzit i mbajnë në karakterin fatsjellës, apo për t’i mbrojtur nga diçka. Por cështja është a funksionon nuska si mbrojtje? Problemi është që njeriu bie shumë poshtë kur beson te nuska. Ky objekt që e ka krijuar vetë njeriu ose një tjetër dhe ja ka dhënë. Pra, është diçka e krijuar nga njeriu. Edhe kjo në qoftë se ne do ta mbajmë, kthehet në një lloj perëndie, edhe të prish marrëdhënien me perëndinë. Fyen perëndinë, i cili është ai që ndikon dhe mbron jetën njerëzore.

Njerëzit thonë: ‘Vajta te x, te magjistari, ose fallxhori. Mbajta këtë nuskën u bëra mirë, por ky është një mashtrim, sepse ti ke hequr lutjen me perëndinë dhe ke vënë komunikimin me një sharlatan që është një magjistar”, tha Çako.

Teologu i njohur shpjegon për çfarë përdoren nuskat Read More »

Përpl asje e fortë në ‘Top Channel’, zbardhen detajet 

Një ditë më parë u përfol se Sokol Balla, drejtori i informacionit dhe autori i emisionit “Top Story”, do të largohej nga “Top Channel”.

Burime nga “Topi” thanë për CNA.al se Sokol Balla ka pasur një përplasje me aksioneren Lori Hoxha, e cila aktualisht po merret me menaxhimit e televizionit.

Detajet e përplasjes mbeten ende të pasqaruara, por mësohet se Balla është shkarkuar nga posti i drejtorit të informacionit. Aktualisht ai mban vetëm pozicionin e moderatorit në emisionin “Top Story”.

Sokol Balla u rikthye pas disa vitesh në “Top Channel”, pas largimit të ish-drejtorit të përgjithshëm Ben Blushi. Balla mori drejtimin e informacionit dhe emisionin ku ishte vetë autor, por me sa duket gjërat nuk kanë shkuar siç duhet dhe së fundi ka pasur përplasje të forta me aksioneren Lori Hoxha.

Nuk dihet se çfarë do të ndodhë në vazhdim me emisionin e drejtuar prej tij, por në daljen e tij të fundit të enjten në mbrëmje, në përmbyllje të programit ku dhe bën fjalën mbyllëse, ai është shprehur:

“Si gjithmonë shprehja duhet të ishte shihemi të hënën tjetër në ora 21:00. Se kanë dalë disa lajme nëpër portale se Sokol Balla largohet nga ‘Top Channel’, unë nuk iki në një televzion tjetër, ose më saktë nuk dua të iki në një televizion tjetër, pasi e konsideroj ‘Topin’ si shtëpinë time, sigurisht në çdo marrëdhënie njerëzore janë dy palëshe, dhe në një marrëdhënie rrihet nëse rrinë dy palët, nëse njëra palë nuk do, tjetri duhet të largohet.

Në këtë rast pala që do të rrijë jam unë. Do të doja shumë që të shiheshim së bashku të hënën në orën 21:00, po edhe nëse nuk shihemi, nga unë Sokol Balla natën e mirë.”- duke nënkuptuar kështu se ai dëshiron të qëndrojë në “Top Channel”.

Balla qartazi ka lënë topin te pala tjetër (Lori Hoxha).

Kjo nuk është hera e parë në fakt që gazetari dhe moderatori i njohur është larguar nga kjo media, por me sa duket së fundmi ka pasur një mosmarrëveshje me një nga aksionerët e “Top Channel”./Shqiperiaime

Përpl asje e fortë në ‘Top Channel’, zbardhen detajet  Read More »

Berisha bën paralajmërimin e fortë, ja çfarë pritet të ndodhë

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar pas vendimit të fundit të bordit, i cili e rriti çmimin e naftës në 245 lekë për litër.

Berisha ka njoftuar pr otesta duke theksuar se në bursë çmimi i naftës ulet, Rama me bordin e tij vendos rritje rekord.

‘Në bursë çmimi i naftës ulet; Rama me bordin e tij vendos rritje rekord! Pr otestë pro testë dhe vetem pr otestë!’, shkruan Berisha në Facebook.

Berisha bën paralajmërimin e fortë, ja çfarë pritet të ndodhë Read More »