Irina

Deklaratë e fortë e deputetes: Nëse nuk dalim me kandidatë të përbashkët, i dorëzojmë zgjedhjet në tavolinë Edi Ramës!

Deputetja e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi, ka qenë e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ku foli për bisedimet që po zhvillohen mes grupit Alibeaj dhe pjesës tjetër të Partisë Demokratike, për të dalë me kandidatë të përbashkët dhe për të mos u përçarë në zgjedhjet lokale.

Çupi tha se dështimi për të dalë me kandidatë të përbashkët, do të ishte dorëzim i zgjedhjeve lokale në tavolinë te Edi Rama.

Dhurata Çupi: Në mbledhje kishte aprovim të përbashkët që ne duhet të japim mesazhin e bashkimit për zgjedhjet vendore. A u mandatua zoti Bardhi? Nuk mendoj se u përdor terminologjia negocim, sepse jemi brenda grupit tonë, por për të gjetur atë që na ndan dhe për të biseduar. Është veprim i vonuar. Ne mund ta kishim që në mbledhjen e parë të grupit këtë vendim bashkimi.

Ylli Rakipi: Çfarë ndodh nëse nuk bien dakord Bardhi me Palokën?

Dhurata Çupi: Bardhi është mandatuar për të përfaqësuar grupin dhe për të rënë dakord. Nuk mendoj se mund të ketë opsion për të mos rënë dakord. Të dalësh me dy kandidatura do të thotë ti japësh zgjedhjet në tavolinë Edi Ramës. Nuk dua ta mendoj opsionin që nuk biem dakord.

Deklaratë e fortë e deputetes: Nëse nuk dalim me kandidatë të përbashkët, i dorëzojmë zgjedhjet në tavolinë Edi Ramës! Read More »

Rrëfehet Armina Mevlani: Një gjë kam mësuar nga Shkëlzeni dhe fisi i tij

Armina Mevlani i jep mundësinë ndjekësve të saj në Instagram, të shprehin mendimin e tyre dhe të bëjnë pyetjet që dëshirojnë. E njëjta gjë ka ndodhur së fundmi dhe padyshim që mesazhet kanë qenë të shumta.

Nisur nga dasma që Armina organizoi me partnerin e saj Shkëlzen Berisha, ka pasur komplimenta të pafundëm. Madje e kanë konsideruar nusen më dashuri në Tropojë. Ndërsa, Mevlani ia ka kthyer:

“Tropojanët janë fantastik! Njerëzit me shpirt të madh. Këtë e kam mësuar dita ditës falë Shkëlzenit dhe fisit të tij”.

Këto fjalë ajo i ka shoqëruar edhe me një foto nga dasma, ku kërceu Vallen e Tropojës e veshur me kostum popullor.

Rrëfehet Armina Mevlani: Një gjë kam mësuar nga Shkëlzeni dhe fisi i tij Read More »

‘Gafa’ e Berishës në mes të konferencës/E ngatërroi apo nuk e njeh?

Ish-kryeministri Sali Berisha ka marrë pjesë në një konferencë të organizuar në kuadër të zgjedhjeve vendore.
Në konferencë kanë qenë të pranishëm edhe disa përfaqësues të partisë së djathtë suedeze, Moderata, e udhëhequr nga lideri i opozitës suedeze Ulf Kristersson.

Por mesa duket, Berisha nuk ka qenë në dijeni se cili është lideri i partisë simotër suedeze, pasi e ka ngatërruar jo një, por dy herë duke e bërë…femër.

“Mbështes plotësisht çështjen e kuotave përderisa ne të arrijmë të dalim jashtë tyre, siç ka dalë partia simotër e Suedisë e cila ka dalë, e udhëhequr nga një zonjë e shquar…urdhëro? Është burrë? Më fal… Ulf, po. E udhëhequr nga zonja Kristersson…është burrë? Më falni! Apoligise”, tha Berisha.

‘Gafa’ e Berishës në mes të konferencës/E ngatërroi apo nuk e njeh? Read More »

Detektivja tregon orarin kur tradhtojnë më shumë shqiptarët

Detektivja Shkënda Lili ka folur për fenomenin e tradhtisë në shoqërinë shqiptare. E ftuar në emisionin “E Diell” ajo deklaroi se janë disa arsye që i çojnë partnerët të dyshojnë te personi që kanë në krah dhe të marrin një detektive për ta ndjekur.

“Kur ka neglizhencë ndaj partneres/it. Mesazhet natën vonë. Kthimi vonë në shtëpi, janë disa arsye që të bëjnë të dyshosh se partneri/ja po të tradhton”, tha ajo.

Lili nënvizoi se ata që i drejtohen më shumë detektivit për të kërkuar ndihmë janë vajzat. “Ndërsa djemtë vijnë kur janë në proces divorci dhe duan provat, ka mbaruar historia e tyre”, shtoi detektivja.

Ajo tregoi një rast një kliente dyshonte se partneri e tradhtonte por shtoi se gjatë ndjekjes stafi kuptoi se ai kishte afrimitet të tepruar me një mashkull.

“Erdhi një zonjë për të ndjekur bashkëshortin dhe nuk doli se kishte marrëdhënie me një femër. Nuk e pamë se kishte lidhje me një mashkull, por vumë re se kishte një afrimitet të afërt me një mashkull, thjesht dyshime. Kam dyshuar, nuk ia kam treguar klientes sime”, tha Lili.

Për detektiven orari kur tradhtojë më shumë shqiptarët është ai zyrtar i punës por edhe orët e vona të darkës. “Gjatë orarit të punës ose në orët e vona. Sepse justifikojmë që jemi në punë”, deklaroi ajo.

Detektivja tregon orarin kur tradhtojnë më shumë shqiptarët Read More »

Aplikimet për Lotarinë Amerikane/ Ambasada e SHBA del me njoftimin e rëndësishëm për qytetarët

Tre ditë më parë, më datë 5 tetor u hapën aplikimet për Lotarinë Amerikane.

Ambasada e SHBA në Tiranë ka dalë sot me një mesazh për qytetarët që janë të interesuar të aplikojnë për Lotarinë Amerikane.

Ambasada i kërkon qytetarëve ta ndjekin në rrjetet sociale, ku do të japë më shumë informacion dhe udhëzime në lidhje me aplikimet, të cilat do të mbyllen në datën 8 nëntor.

“Regjistrimet për Programin e Lotarisë Amerikane 2024 u hapën këtë javë (5 tetor) dhe do të mbyllen të martën, 8 nëntor 2022. Për më shumë informacion, klikoni këtu: https://bit.ly/2l7myjg

Vazhdoni të na ndiqni në Facebook, Twitter dhe Instagram gjatë kësaj kohe, për të marrë udhëzime mbi plotësimin e aplikimit tuaj”, njofton ambasada e SHBA.

Aplikimet për Lotarinë Amerikane/ Ambasada e SHBA del me njoftimin e rëndësishëm për qytetarët Read More »

Presidenti Begaj njofton lëvizjen e rëndësishme, ja çfarë do të ndodhë sot

Presidenti Bajram Begaj do të mbledhë sot Këshillin e Sigurisë Kombëtare.

Mësohet se në fokus të mbledhjes do të jenë sulmet kibernetike nga Irani. Pjesë e mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare do të jetë edhe vetë kryeministri Edi Rama e ministrja e jashtme, Olta Xhaçka, ministri i Mbrojtjes Niko Pelesh si dhe ministri i Brendshëm Bledi Çuçi.

Sot është dorëzuar në Kongresin Amerikan rezoluta që dë non su lmet kibernerike të Iranit ndaj Shqipërisë.

Kongresmenët amerikanë Ritchie Torres, Robert Aderholt, Jim Himes dhe Lisa Mc.Clain kanë dorëzuar rezolutën që kërkon vazhdimin e vendosjes para përgjegjësisë të Iranit që organizoi sulmet si edhe bën thirrje për forcimin e mbrojtjes kibernetike të Shqipërisë.

Presidenti Begaj njofton lëvizjen e rëndësishme, ja çfarë do të ndodhë sot Read More »

Detektivja rrëfen historinë e pazakontë: ‘Erdhi një zonjë kërkoi të ndiqnim burrin, zbuluam se…’

Detektivja e njohur, Shkënda Lili, ka rrëfyer një histori të pazakontë nga puna e saj.

Ajo ka treguar se si një grua shkoi pranë zyrave të saj dhe i kërkoi që të ndiqnin bashkëshortin pasi dyshonte se ai e tradhtonte.

Lila shtoi se ai nuk e tradhtonte gruan e tij me ndonjë grua tjetër, por panë që ai kishte një afrimitet me një mashkull.

“Erdhi një zonjë për të ndjekur bashkëshortin dhe nuk doli se kishte marrëdhënie me një femër.

Nuk e pamë se kishte lidhje me një mashkull, por vumë re se kishte një afrimitet të afërt me një mashkull, thjesht dyshime. Kam dyshuar, nuk ia kam treguar klientes sime”, tha Lili.

Më pas, Shkenda u shpreh se burrat në moshën 50-vjeçare kanë tendencë që të lidhen me vajzat e reja dhe jo të martuara.

Detektivja rrëfen historinë e pazakontë: ‘Erdhi një zonjë kërkoi të ndiqnim burrin, zbuluam se…’ Read More »

Valbona Selimllari i kërkon ndjesë publikisht gazetares së njohur: ‘Të kam paragjykuar’

Gazetarja e njohur, Elona Duro ka performuar në skenën e “Dancing With The Stars”, e cila arriti të marrë goxha vëmendje.

Gjithashtu edhe juria pati komente pozitive për të.

Mirëpo, anëtarja e jurisë, Valbona Selimllari tha se e ka paragjykuar shumë Elonën e për këtë i kërkoi ndjesë. Valbona mendoi se gazetarja nuk do të jepte maksimumin.

“Të kam paragjykuar”, Valbona Selimllari i kërkon

“Dua të të kërkoj ndjesë se të kam paragjykuar, mendoj se nuk do të jepje mjaftueshëm”, nënvizoi Valbona.

“Të kam paragjykuar”, Valbona Selimllari i kërkon

“Të kam paragjykuar”, Valbona Selimllari i kërkon

Valbona Selimllari i kërkon ndjesë publikisht gazetares së njohur: ‘Të kam paragjykuar’ Read More »