Irina

Ish-Kryeministri Sali Berisha feston ditëlindjen, sfidat e kryetarit të PD në këtë 78 vjetor

Ish-kryeministri Sali Berisha feston sot ditëlindjen e tij të 78-të. Kjo ditë e gjen Sali Berishën më të motivuar për të mbrojtur të vërtetat që ai vetë beson dhe me misionin për të marrë pushtetin, pas dy mandatesh në opozitë.

Mbështetësit e tij dhe aktivistë të Partisë Demokratike kanë nisur urimet prej orëve të para të këtij 15 tetori, duke ndarë foto që kanë realizuar me të më parë dhe i urojnë jetë të gjatë.

Kjo ditëlindjen e gjen realisht më të motivuar doktorin, pasi ka marrë drejtimin e PD dhe synon një fitore të bujshme në zgjedhjet lokale të pranverës 2023. Është hera e parë që opozita futet në garë për pushtetin vendor.

Gjashtë vite më parë kur në krye të selisë blu ishte Lulzim Basha, partia më e madhe opozitare nuk votoi Reformën Territoriale dhe ndarjet e reja të bashkive, ndërsa në vitin 2019 nuk u nxori asnjë kandidat duke i bojkotuar lokalet.

Po ashtu, kjo ditëlindje e gjen Sali Berishën përballë një sfide të madhe siç është bashkimi i Partisë Demokratike, shkruan newsbomb.al. Që prej dorëheqjes së Lulzim Bashës, kjo forcë politike është e ndarë në dy grupime që vetëm ditët e fundit kanë pranuar të negociojnë. Dhe kjo jo për bashkim, por për të dalë me një kandidat të përbashkët në zgjedhje.

Ish-Kryeministri Sali Berisha feston ditëlindjen, sfidat e kryetarit të PD në këtë 78 vjetor Read More »

Shkencëtarët kanë zbuluar se si të përcaktojnë gjininë e një fëmije

Shkencëtarët kanë zbuluar se si mund të përcaktoni gjininë e fëmijës.

Disa prindër presin një vajzë, disa një djalë, dhe gjinia e fëmijës është sigurisht e rëndësishme.

Kur lind një fëmijë, ai trashëgon gjysmën e materialit gjenetik nga nëna dhe gjysmën tjetër nga babai. Nënat kanë dy kromozome seksuale x, ndërsa baballarët përmbajnë një kombinim të xy. Gjatë konceptimit, nëse fetusi trashëgon një kromozom x nga babai, do të jetë një vajzë, dhe nëse trashëgon një kromozom y, do të lindë një djalë.

Koha e konceptimit dhe gjinia e fëmijës

Në shumicën e rasteve, cikli tek femrat zgjat 28 ditë, dhe ovulimi ndodh në gjysmë të ciklit, në ditën e 14-të. Ndodh kur një spermatozoid me një kromozom x ose y arrin vezën dhe e fekondon atë.

Duke marrë parasysh të gjitha këto fakte, shkencëtarët besojnë se:

1. Nëse doni një vajzë, duhet të kryeni marrëdhënie katër ditë para ovulacionit, në mënyrë që spermatozoidet, të cilat janë më të ngadalta, të arrijnë vezën deri në ditën e ovulacionit. Është shumë e rëndësishme që të praktikoni marrëdhënie vetëm katër ose pesë ditë para ovulacionit dhe më pas të bëni një pushim.

2. Nëse planifikoni një djalë, praktikoni marrëdhëniet sa më afër ditës së ovulacionit dhe një ditë para ovulacionit. Në këtë mënyrë, spermatozoa e shpejtë me kromozomin y do të jetë e para që do të arrijë vezën dhe do ta fekondojë atë.

Shkencëtarët kanë zbuluar se si të përcaktojnë gjininë e një fëmije Read More »

‘Ja pse tradhtojnë vajzat’, Capital T bën deklaratën që djemtë nuk e pëlqejnë

Reperi shumë i dashur për publikun, Capital T ka dhënë së fundmi një intervistë për “Zë me Mirën” me Mira Kazhanin. Gjatë intervistës, ai ka folur për tradhtinë. Reperi ka zbuluar se nuk ka tradhtuar asnjëherë në aspektin e marrëdhënieve seksuale, por u tregua i sinqertë duke thënë se ka tradhtuar me flirte dhe biseda, të cilat gjithashtu i konsideron tradhti.
Capital T gjithashtu ka treguar se një ish e dashur e ka tradhtuar, por kjo ka ndikuar për mirë te ai. “Falë” tradhtisë së partneres, reperi ka kuptuar se pamja nuk është gjithçka dhe njerëzit tradhtojnë për arsye të ndryshme, të tilla si: ai mund të jetë person më i mirë, më i komunikueshëm ose mund të flasë më mirë.

Mira Kazhani: A ishte më i pashëm se ti?

Capital T: Fatkeqësisht ka qenë katastrofik, më i keq se unë, edhe pse nuk mund të gjykoj njerëzit e të flas për veten se më gjykojnë të tjerët, por që ai vërtetë ka qenë shumë i keq. Por ajo më ka bërë mirë dhe më ka bërë të kuptoj shumë gjëra.

Mira: Çfarë kuptove? Pse mund ta bëjë një njeri këtë?

Capital T: Kam qenë shumë i ri por kam hyrë në analiza që nuk i kisha menduar në atë moshë, që pamja nuk është gjithçka, që mund të jetë diçka tjetër. Mund të jetë person më i mirë, më i komunikueshëm, mund të dijë të flasë më mirë, mund të dijë t’i shpjegojë ose trajtojë gjërat më mirë.

‘Ja pse tradhtojnë vajzat’, Capital T bën deklaratën që djemtë nuk e pëlqejnë Read More »

Kush do të jetë përballë Edi Ramës? Zheji zbulon emrin e politikanit shqiptar

“Kush do të jetë përballë Ramës”, kjo ishte tema e diskutimit në “Log.” në Abc të gazetarit Endri Xhafo, ku të ftuar ishin deputeti i PD Belind Këlliçi, ish-deputeti socialist Ervin Bushati si dhe analistët Mentor Nazarko dhe Artur Zheji.

Xhafo: Kë do të ketë Edi Rama përballë, Sali Berishën apo Lulzim Bashën?

Këlliçi: Për çfarë Lulzim Bashën?

Xhafo: Zoti Basha ka logjistikën e KQZ-së. Alibeja ka thënë që do të dalim me kandidatët tanë por ka deleguar Bardhin për negociata me Berishën.

Këlliçi: Se ka menduar ai, pasi Alibeaj ka menduar tjetër deputet për të negociuar, por ai është rrëzuar. Deputetët e tjerë kanë mandatuar Bardhin. Në politikë nuk të bën lider vula dhe firma. Vulën dhe firmën dhe gjithë logjistikën e KQZ-së i kishin në 6 mars dhe dolën të tretët me zotin Basha në krye.

Xhafo: Keni ndonjë koment për vizitën e zotit Basha në SHBA?

Këlliçi: Nuk kam asnjë koment.

Xhafo: Kush do jetë përballë Ramës?

Xhafo: Noj koment për vizitën e zotit Basha në SHBA?

Zheji: Gënjeshtra i ka këmbët e shkurtra.

Nazarko: Edhe, edhe edhe, që do jetë edhe Berisha dhe Meta.

Bushati: Përballë Edi Rama do ketë ata dhe që do humbasin,. Se problemi real i opozitën nuk është se ka një gjel.

Kush do të jetë përballë Edi Ramës? Zheji zbulon emrin e politikanit shqiptar Read More »

Çfarë i ndodhi Bora Zemanit gjatë spektaklit?Donaldi i qëndron pranë

Bora Zemani dhe Donald Veshaj tashmë janë bashkë dhe nuk ngurojnë të shfaqen publikisht me njëri-tjetrin. Madje, edhe postimet në rrjetet sociale janë të shumta.

Së fundmi, aktori ka ndarë në Instastory një foto nga prapaskenat e “Dancing With The Stars”, ku shfaqen këmbët e Borës të lënduara nga takat.

“Gjynah”, ka shkruar Donaldi krahas fotos, duke treguar se i ka qendruar partneres pranë.

Çfarë i ndodhi Bora Zemanit gjatë spektaklit?Donaldi i qëndron pranë Read More »

P las de bati LIVE në emision mes Dalina Buzit dhe Valbona Selimllarit

Mbrëmjen e sotme në “Dancing with the Stars”, teksa ka kërcyer aktori Gent Haziri, juria ka dhënë verdiktin. Ku sigurisht fjalët nuk ishin shumë të pëlqyeshme.

Teksa Dalina ka thënë se nuk e ka kuptuar kërcimin, ka qenë Valbona ajo që e ka zbutur duke thënë se ndoshta nuk ishte zhaneri që i përshtatej. Por kaq ka mjaftuar që të pl asë deb ati mes Dalinës dhe Valbonës.

Teksa Dalina u shpreh me tone të larta se ky nuk është një justifikim për të gjithë. Ndonse Genti ka zbutur situaten duke thënë: Mos u zini për mua!

P las de bati LIVE në emision mes Dalina Buzit dhe Valbona Selimllarit Read More »

Aleksia Peleshi ‘përpl aset’ me ndjekësit: ‘Me logjikën që paske ti, bebe kopshi qenke’

Si ç’ndodh shpesh, Alkesia Peleshi ka bërë një bisedë me ndjekësit në rrjetet e saj sociale mjaft të populluara. Dikush i ka thënë se do një punë dhe Aleksia ka ndarë eksperiencën e saj duke i treguar se ajo e ka gjetur punën në një faqe online në internet.

Por pas kësaj nuk ka munguar ndjekësi që i kujton se është vajza e ministrit dhe që ka gjetur punë në internet nuk e beson as një bebe kopshti, shprehet ai.

Por Aleksia është revoltuar dhe i ka kthyer një përgjigje të kopsitur:

“Me logjikën që paske ti, bebe kopshi qenke. Unë e kam thënë shumë herë, por po e them prap. Unë nuk eci me kulturën e parapambetur, babai i suksesshëm-fëmijë i suksesshëm. Suksesi i prindit nuk është suksesi i fëmijëves. Nepotizmi nuk ekziston në kulturën e familjes sime. Në momentin që fëmija nuk ka eksperienca pune, nuk ka aftësi, nuk ka vullnet,

nuk di të nxjerri një 5 mijë leksh vetë jo vajza e ministrtit po vajza e presidentit të Amerikës të jetë nuk ecën dot përpara në jetë. Asgjë që të vjen gati nuk të vjen për mirë. Sepse e zëmë që qënka kështu që thua ti që e kam babin në pozitë dhe nuk kam nevojë të punoj, po kur mos ta kem më babin ministër ku do përplasem unë nëse gjithë këto vite parazitoj”, shprehet Aleksia Peleshi.

Aleksia Peleshi ‘përpl aset’ me ndjekësit: ‘Me logjikën që paske ti, bebe kopshi qenke’ Read More »

Meta: Do të bëjmë gjithçka për të mbajtur rininë këtu. T’ua heqim Shqipërinë oligarkëve

Kryetari i zgjedhur i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka zhvillur sot një takim me të rinjtë në Tiranë.
Në fjalën e tij ish-presidenti u shpreh se është koha për të bërë gjithçka për të mbajtur të rinjtë këtu e për të rikthyer ata që ikën nga mungesa e shpresës.

Meta njoftoi se në 29 tetor do të mbahet konventa e PL, ku do të miratohet programi themelor e statusi i partisë.

“Jemi në prag të konventës Kombëtare të PL që do të zhvillohet me 29 tetor e do të miratojë programin themelor të PL, Statutin e saj, do të përcaktojë qëndrimet strategjike, angazhimin për referendumin se rruga e vetme për ti kthyer fuqinë qytetarëve e për të garantuar llogaridhënien e rrëzuar përtokë në këtë vend e këtë shtet dhe mbi të gjitha për t’ia hequr Shqipërinë të fortëve e oligarkëve e për ti’a kthyer të rinjve.

ër tu kthyer prindërve gjyshërve buzëqeshjen, shtëpitë e vatrat e të cilëve kanë ardhur duke u zbrazur nga nipërie e mbesat.
Takova një pedagog të nderuar e po e pyesja për situatën në universitet. Tha se në departamentin e tij për 200 kuota master para pak vitesh aplikonin 600 studentë, ndërsa aktualisht nuk kanë aplikuar as 40. Kur flasim për Universitetin e Tiranës, e kuptoni se si po thahet Shqipëria nga të rinjtë, nga elementi më vital. Është koha për të bërë gjithçka për të mbajtur të rinjtë e të rejat këtu e për të rikthyer ata që ikën nga mungesa e shpresës”, tha Meta.

Meta: Do të bëjmë gjithçka për të mbajtur rininë këtu. T’ua heqim Shqipërinë oligarkëve Read More »