Irina

Prej një viti djali i birësuar nuk i thërret ‘mami’ e ‘babi’, nëna: ‘Më ka qëlluar në zemër, sa herë vinte…’

Për dy prindër adoptues është i vështirë momenti kur duhet ta përballin krijesën që e kanë rritur me dashuri me të vërtetën e origjinës, siç është rasti i prezantuar këtë herë në “E diela shqiptare” në Tv Klan.
Selvia dhe Ziniu nuk e patën aspak të lehtë këtë moment, për të cilin siç rrëfyen në “Ka Një Mesazh Për Ty”, nuk ia bënte zemra t’ia thoshin të birit. Gëzimi, djali, e mori vesh të vërtetën nga një bisedë në kafene, rreth një vit më parë dhe përjetimi i tij nuk ka qenë i lehtë për asnjë nga palët.

Selvi: Xhimi ne na u duk sikur u ftohën një çikë gjërat se neve Xhimi nuk po na thërriste as mami, as babi më. Nejse, ai ashtu e ka përjetuar, nuk e di, mua më thotë Selo, Ziniut i thotë Zino, nuk ka problem.

Ardit Gjebrea: Që nga momenti që e mori vesh, ai ka një vit e pak që nuk ju thërret më mami e babi?

Selvi: Jo, jo s’bëhet fjalë.

Por për të dy ata kjo nuk është pjesa më e rëndësishme. Ajo çfarë ka rëndësi është bindja e tyre në dashurinë e Gëzimit për ta dhe mendojnë se janë edhe arsyeja pse ai nuk ka shkuar në emigrim. Gjithsesi, në zemrën e dy prindërve fle një brengë për djalin e tyre.

Selvi: Sa herë që vinte ia bënte “oho” dhe mua ajo më ka qëlluar shumë në zemër dhe prandaj kemi ardhur që t’i japim mesazhin që ai t’i gjejë prindërit, me shpirt të pastër dhe bekimin, edhe në mërgim të shkojë e të ikë pa merakun tonë, çfarë ndihme të kërkojë ai nga ne, ne jemi pro.

Ardit Gjebrea: Kur vjen në shtëpi dhe ai thotë “oho”, pse të dhemb ty shpirti? Pse?

Selvi: Unë meqenëse ai ia bën ashtu mua më shkon mendja te prindërit e Gëzimit se ai thotë “e mora vesh, ja kush më ka bërë”.

Ardit Gjebrea: Tek nëna e tij?

Selvi: Po, ai kurrë nuk e ka thënë që “unë do t’i gjej prindërit”. Ndoshta s’merr guxim, ndoshta… mendon për ne se mos prekemi ne, atë kam menduar unë. Por unë nuk e dëgjoj më dot, Ardit./tvklan.al

Prej një viti djali i birësuar nuk i thërret ‘mami’ e ‘babi’, nëna: ‘Më ka qëlluar në zemër, sa herë vinte…’ Read More »

Nëna kujton momentin kur adoptoi djalin: ‘I numëroheshin damarët, ishte borë i bardhë’

Pamundësia për të lindur një fëmijë i drejtoi Selvinë dhe Ziniun, drejt jetimores së Vlorës. Atje, u takuan me shumë fëmijë, por të gjithë të rritur, teksa kërkonin një që të mund ta rrisnin vetë.

Për t’iu plotësuar kërkesën, drejtoresha e institucionit nisi t’i drejtonte në dhomat e tij në kërkim të një djali apo një vajze. Selvia e kujton fare mirë momentin kur u njohën me një foshnje 7-muajshe, në rubrikën “Ka një mesazh për ty”.

Selvi: Na futi në një dhomë, ky djali që morëm ne e quanin Sokol, Berat domethënë që ishte djali. Ishte në një krevat të vetmuar, se kishin dalë, kishte edhe krevatë të tjerë, por si duket kishin dalë jashtë fëmijët e tjerë. Ky ishte shtrirë, djali…dhe nuk lëvizte as duar, as këmbë dhe kokën, ishte shtrirë kështu dhe kur vajtëm ne te krevati, e çoi kokën kështu, na shikoi dhe qeshi.

Ardit Gjebrea: Sa i vogël ishte?

Selvi: Ai, në bazë të asaj që e morëm ne, ishte 7-muajsh, por në fakt ishte tamam si 40-ditësh, kaq fëmijë, as 2 kile jo. I thashë çoje nga krevati, edhe sikur mos të rrojë, unë do përpiqem me gjithë shpirt, me gjithë mundin tim, ishalla e sjell në jetë se i numëroheshin damarët e kokës, të krahëve, të trupit se edhe kokën e mbante kështu, nuk e ngrinte dot, s’kishte mundësi, ishte borë i bardhë në fytyrë. I thashë ky do të jetë fëmija jonë, apo jo, i thashë bashkëshortit. “Po” tha. Ky e merr i pari në krahë, atij sikur i dha Zoti fuqi a nuk e di, që i hapi krahët dhe i çoi mbi supet e bashkëshortit, pastaj e mora unë në krahë. Ma mori djalin ajo atje, e lidhi djalin, më dha çarçafë në atë kopanecin e bukur që kisha përgatitur unë, kot e bëra.

Nëna kujton momentin kur adoptoi djalin: ‘I numëroheshin damarët, ishte borë i bardhë’ Read More »

‘Nusja më ho dhi nga shkallët, djali më thotë dil nga shtëpia’, historia e tr ishtë e nënës me 4 va rre fëmijësh

Eliverta, një nënë nga Pogradeci ka kërkuar ndihmë në “Shihemi në Gj yq”. Siç paralajmëron Eni Çobani, rasti është mjaft i vështirë, por duket se me djalin e vetëm që ka gjallë, ka nisur një përballje të fortë. Madje pretendon se nusja e saj e ka hed hur nga shkallët.

Berolda: Ju jeni një nënë e vu ajtur.

Eliverta: Po moj bijë, e vua jtur jam se kam hapur 4 varre, kam varr osur 4 fëmijë dhe Zoti më ka lënë vetëm një.

Berolda: Me këtë djalë jeton?

Eliverta: Po, me këtë djalë jetoj por më ka hipur një she rr shumë, shumë i madh. Nusja më ka he dhur prej shkallëve, djali më thotë dil prej shtëpisë, e nusja më thotë dil prej shtëpisë.

Berolda: Nusen keni sjellë sot?

Eliverta: Jo, nuk kam sjellë nusen. S’kam punë me të bijën e botës unë. Unë kam sjellë djalin

‘Nusja më ho dhi nga shkallët, djali më thotë dil nga shtëpia’, historia e tr ishtë e nënës me 4 va rre fëmijësh Read More »

Aktorja e mirënjohur Yllka Mujo feston ditëlindjen, ja sa vjeç mbush

Aktorja e mirënjohur Yllka Mujo feston sot ditëlindjen. Yllka Mujo mbush 69 vjeç.Kontakti i parë me skenën për Yllka Mujon ka nisur që në moshën 8-vjeçare, moment kur ajo thotë se u pranua nga Tonin Harapi, si soliste dhe këngëtare në Pallatin e Pionierëve.

Ëndrra e saj për t’u bërë aktore u nxit dhe nga babai saj, i cili në rininë e hershme kishte dashur edhe vetë që të bëhej aktor, por nuk mundi. Ëndrrën e parealizuar, babai e nxiti tek e bija, e cila e realizoi duke u bërë jo vetëm një aktore, por një nga më të suksesshmet në Shqipëri.

Feston ditëlindjen, sa vjeç mbush sot aktorja e mirënjohur

Edhe dy fëmijët e saj kanë ndjekur rrugën e Yllkës dhe tashmë emrat e tyre janë mjaft të njohur në Teatrin tonë, Elia Zaharia dhe Amos Zaharia.

Feston ditëlindjen, sa vjeç mbush sot aktorja e mirënjohur

Yllka Mujo dhe Gjergj Zaharia janë ndarë në fillim të viteve ’90, kur divorcet në Shqipëri ishin ende të rralla. E pikërisht ngaqë ishin të rralla, ndarjet përgjithësisht ishin nga ato të përhershmet, me lamtumirën e përjetshme. Aspak ky rasti i Yllka Mujos dhe Gjergj Zaharisë që mbetën familje edhe pse jo më burrë e grua.

Feston ditëlindjen, sa vjeç mbush sot aktorja e mirënjohur

Aktorja e mirënjohur Yllka Mujo feston ditëlindjen, ja sa vjeç mbush Read More »

‘Furtunë’ në Presidencë, Bajram Begaj shkarkon 25 punonjës

Kreu i shtetit Bajram Begaj, ka shkarkuar këtë fundjavë 25 punonjës të administratës së Presidencës. Burime për Euronews Albania konfirmojnë se 17 prej tyre janë me status të nënpunësit civil, pjesa pa këtë status dhe punonjësit e mbetur janë këshilltarë.

Numri më i madh i këtyre personave kanë shërbyer për shumë presidentë dhe e kanë fituar vendin e punës me konkurs DAP-it.

Kjo vale shkarkimesh vjen pas disa dorëheqjeve nga disa prej këshilltarëve në muajt korrik dhe gusht, por edhe disa shkarkimeve në shtator, ku me i bujshmi ishte ai i Edvin Zhvarc.

Edvin Shvarc i ka shërbyer 5 presidentëve në 19 vjet. Por me ardhjen e Bajram Begajt në krye të shtetit ai është larguar nga puna. Shvarc, i kontaktuar nga Euronews Albania ka konfirmuar se më 23 gusht i është komunikuar largimi.

Ky veprim i Presidentit Begaj është kundërshtuar gjerësisht në rrjete sociale nga gazetarë dhe njerëz publikë, të cilët kanë shfaqur respekt ndaj Edvin Shvarc.

‘Furtunë’ në Presidencë, Bajram Begaj shkarkon 25 punonjës Read More »

Luiza Gega rrëfen momentin më të si kletshëm: ‘Te ntoi të më futej në dhomë’

Atletja shqiptare Luiza Gega ka deklaruar në një intervistë televizive së fundmi se ka kaluar një gjendje de presive kur ka qenë në Kenia.

“Ka qenë në fakt një periudhë edhe dep resive, që mu desh të kaloja për 4 muaj në një vend të huaj të pasigurt sic është Kenia”, tha ajo.

Pikërisht në këtë vend, ajo ka treguar se ka pasur dhe një rast kur dikush ka te ntuar t’i futet në dhomë, por atë natë ajo nuk ka qenë aty.

“T entativë që futen për të vj edhur në dhomë, ka qenë histori në pandemi, ne jetonim në një qendër në Kenia, trajneri kishte dhomën e tij unë timen. Unë atë natë do rrija te vajzat nga Ukraina ise kishin një shtëpi të madhe e ai e kishte dëgjuar zh urmë e më shkruan ke ardhur sonte? I them jo, e aty e kupton që dikush po te nton. Kishte qenë roja që ne na ruante qendrën”.

E pyetur për momentin më të si kletshëm ajo ka treguar se si tip është e nxituar dhe ka dërguar një bisedë me screen shot, pikërisht bashkëbiseduesit, që nuk duhej t’ja conte.

“Pjesa kur i bë dhe screen shot bisedës dhe ti do tja cosh po ia con…nuk ka, ku e ke mendjen o goc? Unë jam shumë natyrë e axhituar, jam personi që nuk më mban vendi e nuk i mendoj gjërat dy herë”, tha ajo në intervistën përOraNews.

E pyetur a i ka dërguar ndonje mesazh personit të gabuar ndonjëherë, ajo tha:

“Më ndodh shpesh dhe me mesazhet që shkruaj nga nxitimi ten toj ti hap derën makinës së tjetrit, më ka ndodhur në disa raste dhe është shumë e sikletshme”.

Kampione e Europës, Gega ka rrëfyer se në aspektin e jetës personale, nuk ka një pozicion të qartë se ku ndodhet.

Pyetjes nëse është në një lidhje, ajo iu përgjigj: Ëmm…si e do po jo? Edhe kshu edhe kshu nuk është se kam as po as jo.

Luiza Gega rrëfen momentin më të si kletshëm: ‘Te ntoi të më futej në dhomë’ Read More »

‘Ja si e njoha Lilin’, Sali Berisha tregon për njohjen me bashkëshorten

Kryedemokrati Sali Berisha ka zbuluar se si e ka njohur bashkëshorten e tij, Liri Berisha. I ftuar në “Why not”, Berisha tha se e shoqja, ‘Lili’ siç e thërret ai, ka qenë studentja e tij në kohën që janë njohur dhe se kryedemokrati i jepte leksione në universitet. Gjëja e parë që e ka tërhequr, siç tregon vetë Berisha ka qenë shikimi i parë dhe zëri i Liries gjithashtu.

“Unë Lilin e kam njohur studente, por nuk i jepja seminare, por leksione. Kjo ishte një gje pozitive pasi nuk përbënte problem për një pedagog, nuk ishte presion ndaj një studenteje sepse kur i jep seminar ashtu konsiderohet. A ka të bëjë vështrimi i parë? Sigurisht që ka të bëjë, aty nisin ëndrrat, ëndrrat për të vijuar më tej. Në ndjenja ekziston diçka mistike, përpiqen biologë e neuroshkenca që ta shpjegojë këtë gjë, por përveç atyre duhet të ketë dhe diçka qiellore në magjinë e shikimit dhe të zërit. Dhe zëri ka magjinë e tij,”- tha Berisha.

‘Ja si e njoha Lilin’, Sali Berisha tregon për njohjen me bashkëshorten Read More »

Pas deklaratave në rrjetet sociale Olsa Muhameti përballet me Donald Veshajn, çfarë ndodhi në zyrat e Top Channel?

Komenti i autores së “Për’puthen”, Olsa Muhameti, në foton e parë të Borës dhe Donaldit që pas BBV, mori jo pak vëmendje.

Kjo pasi disa muaj më parë kur Donaldi nisi një lidhje me Beatrix Ramosajn brenda BBV, Olsa e thumboi hapur aktorin. Por në foton e Borës u duk se Olsa është e lumtur për ribashikimin e saj me Donaldin. Të paktën kështu la ajo të kuptohet me komentin e saj në foton e Borës.

“Dashuria fiton mbi gjithçka”, shkroi Olsa.

Olsa Muhameti është përballur së fundmi me vetë Donaldin pasi ishte e ftuar në emsionin “Më Lër të Flas” përballë tij dhe Romeo Veshajt.

Donaldi: Olsa një herë kështu një herë ashtu, një herë ka thënë diçka për Donaldin dhe tani po flet ndryshe.

Romeo: Një herë Olsë e lavdëroje një herë e shaje, pastaja e lavdëroje prapë.

Olsa: Unë mund ta kem sharë Donaldin në kohën që e shihja në televizion tani që njoh nga afër të lavdëroj. Sepse të njoh.

Çfarë deklaronte Olsa Muhameti disa muaj më parë?

Kur Donaldi shprehu brenda BBV se Beatrix është “ajo që dua”, Olsa reagoi menjëherë në mbështetje të Bora Zemanit. Megjithatë, ajo nuk la pa ironizuar dhe thumbuar Donaldit.

Në një postim në Instastory ajo shkruante: “Vetëm meshkujt e fortë nuk luajnë lojëra me femrat, meshkujt e dobët dhe të pasigurt e bëjnë këtë”

Kujtojmë se Olsa u pyet pak kohë më parë nëse ka ndonjë krisje mes saj dhe Borës. Ajo e mohoi kategorikisht këtë gjë duke u shprehur me superlativa për moderatoren. Ajo e vlerësoi si punëtore dhe dinjitoze.

“Nuk ka asnjë krisje. Përkundrazi. Bora është një nga personazhet me të cilët kam punuar që gëzoj shumë respekt dhe është një gocë e veçantë. Ajo çfarë nuk ka përjetuar këtë vit dhe përpos të gjithave ishte në kulmin e saj. Por nuk ka reflektuar asgjë, asnjë ulje-ngritje. Ka ardhur në punë, ka dhënë maksimumin. Mund të bënte edhe pak shoë-of se është personazhi i momentit. Nuk e ka bërë në asnjë moment këtë. Nuk është vonuar kurrë. Është gocë punëtore dhe dinjitoze, nuk ka asnjë krisje mes nesh. Do jetë apo jo në Për’puthen le ta pleqërojmë këtë.”- u shpreh autorja e Për’puthen.

Pas deklaratave në rrjetet sociale Olsa Muhameti përballet me Donald Veshajn, çfarë ndodhi në zyrat e Top Channel? Read More »