Irina

‘Kryeministri Edi Rama pritet që së shpejti të vijë për një vizitë të shkurtër në Shqipëri’

Nga Lutfi DERVISHI

Kryeministri Edi Rama pritet që së shpejti të vijë për një vizitë të shkurtër në Shqipëri. Burimet të afërta me Kryeministrin sqarojnë se vizita, ndryshe nga sa pritej nuk do të jetë zyrtare, por vizitë pune. Për shkak të axhendës së ngjeshur të Kryeministrit, takimet do të mbahen në sallën “Marubi”, në aeroportin ndërkombëtar të Tiranës.

Rinasi u zgjodh si vendi më i përshtatshëm, për disa arsye. E para, Kryeministri nuk do që të bëhet palë në zgjedhjet lokale që pritet të mbahen në gjashtë mujorin e parë të vitit të ardhshëm. E dyta, Kryeministri e ka shumë bezdi të harxhojë kohë në trafik. E treta, me refuzimin për të qenë në Tiranë, Kryeministri shpreh zemërimin e tij për ndërtimet pa leje në Sheshin Skënderbej.

Në takimin, i cili do të jetë i formatit 2+4, do të marrin pjesë autoritetet më të larta që kanë mbetur në vend. Nga njëra anë e tavolinës do të jetë Kryeministri, i shoqëruar nga ministri për informim, në anën tjetër do të jenë katër ministrat më të rëndësishëm të qeverisë. Një përfaqësi e trupit diplomatik do të jetë e pranishme në sallën ngjitur.

Gjatë qëndrimit prej 3 orësh në Tiranë, Kryeministri, do të njihet shkurtimisht me raportin vjetor të Komisionit Europian për Shqipërinë, me punën e pandërprerë për rindërtimin dhe reformat e shumta të nisura që në vitin 2013, si ajo në fushën e energjisë, luftën ndaj ndërtimeve të paligjshme, reformën në drejtësi, reformën territoriale dhe pa dyshim edhe për zhvillimet e fundit sa i përket reformës zgjedhore.

Sigurisht që Kryeministri do të dëshironte të qëndronte më shumë, në Tiranë, – sqaroi zëdhënësi i tij, – patjetër që e ka ëndërr dhe do që të kalojë më shumë kohë në Shqipëri, por është qesharake të mendosh e lëre më ta thuash se Ai nuk jeton me situatën.

Pavarësisht qëndrimit jashtë Shqipërisë dhe angazhimit për dhënien fund të luftës në Ukrainë, për krizën energjitike në Europë, për çuarjen përpara të idesë së presidentit Macron për Komunitetin Politik Europian, dhe padyshim çështjeve të tjera si ngrohja globale apo terrorizmi, kryeministri është i informuar në detaje për gjithçka që nga çështja e ndërtimeve pa leje në sheshin Skënderbej deri te çështja e trainerit të ardhshëm të kombëtares së futbollit.

Përveç komunikimeve intenstive në ‘whatssapp’ dhe ‘telegram’, Kryeministri mban takime javore përmes ‘zoom’ dhe monitoron gjendjen në terren përmes dy satelitetëve të sapo ngritur në hapësirë.

Në takimin me dyer të mbyllura pritet që Kryeministri të kërkojë sqarime dhe informacione për parregullsitë serioze të vërejtura në zgjedhjet e fundit në Forumin Rinor të Partisë Demokratike. Kryeministri pritet gjithashtu të shprehë pakënaqësinë e tij të thellë për vonesën skandaloze të Gjykatës së Apelit në lidhje me vendimin e njohjes së PD-së zyrtare.

Konfirmohet se Kryeministri do të përgëzojë AKSH-in për përballimin me sukses të su lmit kibernetik nga Irani. Eshtë e vërtetë se hakerat iranianë kanë marrë çfarë kanë dashur të marrin, por nuk ia kanë arritur qëllimit, – u tha paraprakisht gazetarëve Ministri për Informim.

Takimi i Kryeministrit me një pjesë të kabinetit (pjesa ceremoniale) do të transmetohet ‘live’ përmes llogarisë së Facebook-ut. Në përfundim të vizitës është planifikuar edhe një konferencë shtypi me gazetarët. Gazetarët do të paralajmërohen se Kryeministri do t’iu përgjigjet vetëm pyetjeve që kanë lidhje me temën.

Tema e konferencës së shtypit është: “Reformat e Shqipërisë dhe nevoja për reforma të thella në BE. Për nder të ardhjes së Kryeminstrit në Shqipëri, qeveria ka vendosur që ‘Arena Kombëtare” të ndryshojë emrin dhe të quhet ‘ER Albania’.

‘Kryeministri Edi Rama pritet që së shpejti të vijë për një vizitë të shkurtër në Shqipëri’ Read More »

Befason Meta me deklaratën: E dija pesë muaj përpara se Berisha do të shpallej ‘non grata’

Berisha do të shpallej non grata që në shkurt të vitit të kaluar.

Në një intervistë për Vizion+, Meta tha se Lulzim Basha ia ka faturuar Sali Berishës vendimin për djegien e mandateve. Meta tha se Basha pretendonte se ka qenë nën presion prej tij.

“E kam ditur që do shpallej non grata që në shkurt të vitit 2021. E kam paralajmëruar. “Zotëri ti do shpallesh non grata. Dhe për këtë gjë ka rënë dakord vetë kryetari i partisë tënde”. A ia ka çuar ai gazetari. E kam ftuar për një drekë. Ai ka pasur një takim familjar. Nuk është se nuk e kam ditur.

Nuk ka ndonjë fakt evident korrup sioni. Ajo dosje bazuar mbi bashkëpunimet që ka bërë Lulzim Basha. Vendimmarrjen e vet për djegien e mandateve ia ka faturuar Berishës duke thënë ka qenë nën pres ion. Unë do ta kisha problem Berishën nëse ai do të pengojë integrimin europian për Shqipërinë, nëse do jetë kundër referendumit. Ajo është çështje e tij.

Lënia e mandative ishte një operacion i organizuar brenda dhe jashtë vendit. U zëvëndësuan të gjithë mandatet e deputetëve brenda një dite për të bërë gjithcka fakt të kryer. Dhe sot ne e kuptojmë se cfarë pasojash kishim”, – tha Meta.

Befason Meta me deklaratën: E dija pesë muaj përpara se Berisha do të shpallej ‘non grata’ Read More »

Sali Berisha bën paralajmërimin, zbulon se çfarë pritet të ndodhë

Ish-kryeministri Berisha parlajmëroi këtë të enjte, se Shqipëria do të ketë së shpejti pro testat më të fuqishme që si ka njohur kurrë më parë.

I ftuar në emisionin “Opinion”, Berisha, nuk dha një datë konkrete për pro testën e radhës kombëtare në Tiranë, por theksoi se PD po përgatitet dhe ajo do të jetë brenda vjeshtës.

Gjithashtu ai shtoi se në zgjedhjet lokale do të ketë një fitore të opozitës në çdo aspekt, pasi pakënaqësia ndaj qeverisë ka arritur kulmin.

“Pretendojmë për të qenë partia kryesore e vendit në çdo aspekt në zgjedhjet lokale. Unë kudo që shkoj gjej një urrejtje ndaj qeverisë. A e konstatoni ju? Ka ndodhur një gjë e pabesueshme, ka ndodhur një pakënaqësi, edhe gurët po të kishin gojë do flisnin kundër kësaj qeveria.

Po i përgatisimin prot estat. Në Vaun e Dejës më thanë na njofto të vijmë me të madh e më të vogël në Tiranë. Njerëzit do vërshojnë nga e gjithë Shqipëria.

Një gjë është e sigurt që Shqipëria do të njoghë protestat që nuk i ka njohur kurrë më parë. Protestat kanë filluar, sindikata e pedagogëve ka nisur dhe ka një përkrahje të fortë pedagogëve, studentëve por edhe mësuesve.

Fitorja e oppozitës do të shtrihet nga Tirana në të katërt anët e vendit”, tha Berisha.

Sali Berisha bën paralajmërimin, zbulon se çfarë pritet të ndodhë Read More »

Gazetari i njohur zbulon pse ia kam lënë ‘seen’ Arbana Osmanit

Gazetari i showbizit, Eraldo Rexha është shprehur se në rrjetin social ‘Whatsapp’, ia ka lënë ‘seen’, moderatores Arbana Osmanit.

I ftuar në emisionin “Good Morning Albanians” tregoi se gjatë kohës që Osmani ishte shtatzënë, nuk ishte shumë aktive në rrjetet sociale.

“Ja kam lënë seen Arbanës.

Gjatë periudhës që Arbana ka qenë shtatzënë dhe nuk ka qenë shumë aktive, shkruante mesazhe dhe thoshte më fal, a mund ta di kur do përgjigjesh”-tha ai.

Gazetari i njohur zbulon pse ia kam lënë ‘seen’ Arbana Osmanit Read More »

Berisha ak uza të rë nda ndaj Ramës: ‘Është një tradhtar, i futi…’

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka he dhur ak uza në drejtim të kryeministrit Edi Rama, në lidhje me fjalimin që ky i fundit mbajti në Strasburg një ditë më parë.
Në një deklaratë për mediat nga selia blu, Berisha u shpreh se Rama është një trad htar, i cili i futi thi kën pas shpine Kosovës, teksa në fjalim përdori fjalën komb kosovar, e cila sipas tij, tezë serbe anti-shqiptare.

“Edi Rama në Strasburg, me fjalën e tij, me dy fishin e kohës së lejuar, të cilën sot mund ta mbante Lukashenko i Bjellorusisë, me këtë qëndrim grotesk, detyroi Komitetin presidencial të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, të bojkotojnë zyrtarisht darkën, pavarësisht se ai aty ishte kryeministër i një vendi anëtar i Këshillit të Evropës dhe NATO-s. Ky akt nuk ka ndodhur kurrë në historinë 73-vjeçare të këtij institucioni.

Edi Rama në Strasburg, shpalli aktin madhor të tra dhtisë kombëtare pas Enver Hoxhës ndaj Kosovës dhe shpalosi tezën serbe anti-shqiptare të kombit kosovar. Me këtë tezë, Edi Rama jo vetëm miraton ndarjen në dysh të kombit shqiptar, por zhdu kjen indirekt të kombit mbasi ai është kosovar. Kjo është thi ka më e rëndë që i futit kombit tonë, në 150 vitet e fundit nga një tradhtar shqiptar”, theksoi Berisha.

Berisha ak uza të rë nda ndaj Ramës: ‘Është një tradhtar, i futi…’ Read More »

Këngëtarja turke e magjepsur me muzikën shqipe, nga Vaçe Zela te Nexhmije Pagarusha: Fillova të mësoj gjuhën

Bahar Bingol Gjuka është një këngëtare nga Turqia por adhuron muzikën shqiptare. Në një intervistë për emisionin “Abc-ja e mëngjesit” me moderatorin Alban Musa, ajo tregoi se pëlqen shumë të dëgjojë muzikën e Vaçe Zelës, Nexhmije Pagarushës, Aurela Gaçes si dhe Shkurte Fejzës.

“Duke u rritur kisha shumë miq shqiptarë në Turqi dhe kur kreva studimet në Maqedoni, u ndesha me muzikën shqiptare dhe shqiptarët. Dhe burri im është shqiptar. Kënga e parë që kam dëgjuar është “Moj e bukura more”.

E dëgjova nga Vaçe Zela po ashtu dhe nga Elina Duni.

Muzika më ndihmon të mësoj gjuhën shqipe. Ka qenë mjaft e vështirë në fillim që ta mësoja gjuhën por me kalimin e kohës, takova kaq shumë shqiptarë nga Maqedonia e Veriut, Kosova dhe dëgjoja dialekte të ndryshme. Kështu fillova ngadalë të mësoj gjuhën shqipe.“, u shpreh ajo.

Teksa u pyet se pse ndjen kënaqësi shpirtërore kur këndon shqip, këngëtarja përmendi mesazhet që përcillen përmes tyre.

“Mendoj se sa më shumë mësoja për kulturën dhe muzikën shqiptare, aq më shumë fillova të bie në dashuri me të. Sidomos me projektet që bëj përpiqem të fuqizoj gruan. Ka zëra të fuqishme grash dhe është kënaqësi të dëgjoj Nexhmie Pagarushën, Aurela Gaçen, Shkurte Fejzën.

Janë histori kanë prani të fortë gruaje në këngët e tyre. Kjo është arsyeja pse mu rrit dashuria për këngën shqiptare. Kam studiuar më shumë këngët e Nexhmije Pagarushës por e dua shumë dhe frymën e Aurela Gaçes. Shkurte Fejza është autentike, historinë që tregon përmes këngëve të saj.”, tha ajo.

Këngëtarja turke e magjepsur me muzikën shqipe, nga Vaçe Zela te Nexhmije Pagarusha: Fillova të mësoj gjuhën Read More »

Robert Aliaj shp ërthen ndaj gazetares së njohur

Tema e ditës në “Shije Shtëpie” në Tv Klan trajton mundësinë e ruajtjes së një miqësie me ish-partnerin. Gjatë rrjedhës së diskutimit, Katerina Trungu pyet Robert Aliajn, i cili ndodhet në lidhje “Skype” se si është të kesh një marrëdhënie me një artist.

Robert Aliaj: Kur ti zgjedh sepse arsyet nuk ishin ep shi, e bla bla e 100 gjëra të tjera që ky njeri ka këto vlera, nuk besoj që ka surpriza më vonë. Ti pikërisht atë dimension do të atij, që ai zgjohet në 2 të natës, shkon dhe krijon dhe ti vetë do bëhesh pjesë e historisë, duke u zgjuar vetë, duke shkuar vetë e duke përjetuar se është një performancë kur një artist hu mbet kontaktin me ambientin. Ju do t’i kujtoni këto kur ai nuk është më aty dhe nuk është faji i tij, ai është një qenie hyjnore që h umbet dhe gra vitetin, ai është në qiell.

Më tej, në ligjërimin e tij, Alia shton se në rastin e një dashurie të tillë, artisti të l ëndon sepse nuk është me këmbë në tokë, teksa ti duhet ta përjetosh këtë gjë. Karaiskaj ndan një mendim tjetër i cili “nd ez” pak gja krat mes tyre.

Dasara Karaiskaj: Kjo është dashuria pasionante kjo që përshkrove, është ajo që përjeton çdo njeri, artist ose jo.

Robert Aliaj: Po flas në procesin e krijimit, tani mos të futemi kot, po flas për tjetër gjë.

Dasara Karaiskaj: Nuk më dëgjon, nuk e di pse sa herë flas unë të duket sikur po kundërshtoj, por…

Robert Aliaj: Kam përshtypjen që flet kot, futesh dhe flet kot. Pse? Se nuk e zgjat këtë që po them unë, zgjate dhe do kënaqem, seriozisht. Procesi i dashurisë me procesin e krijimtarisë s’ka asnjë lidhje, po them është hyjnore.

Dasara Karaiskaj: Zotëri, je duke folur ti kot. Çështja është ta kapim problemin nga thelbi, të merremi pak me mentalitetin e shqiptarit që me këtë rast, ne njerëzit që dalim në televizor, mbase që jemi dhe çikë më modernë si puna jote dhe ta ndihmojmë këtë milet që të ecë përpara. Mos të dëgjojmë raste si ai i Dibrës dy ditë më parë që u shqyen për mentalitet dhe pastaj del një tjetër që na thotë që të ndahesh në mënyrë paqësore qenka shumë e bukur. Domethënë shohim këto patetizmat e Instagramit që na hapin barkun dhe pastaj kemi një realitet pa u larguar shumë nga Tirana dhe pa qenë njeri i televizorit ose Instagramit…

Dasara Karaiskaj: Tani mos më ndërprit pra se u mërzite tani se të ndërpreva.

Robert Aliaj: Divorcet janë gjithmonë produkt i marrëdhënieve jo të shëndetshme. Nuk ka divorc që vjen si konkluzion i marrëdhënies së mirë. Pra, erdhëm në divorc, erdhëm për shumë arsye. Të vërteta ose të pavërteta.

Dasara Karaiskaj: Po mirë, mund të mos ketë asnjë arsye, s’e do më tjetrin, ç’domethënë kjo!

Robert Aliaj: Pikërisht, kjo është arsyeja kur nuk e do tjetrin por këtu je e paqartë edhe për gjërat që thua.

Dasara Karaiskaj: Si qenkam unë e paqartë dhe s’qenke ti?

Robert Aliaj shp ërthen ndaj gazetares së njohur Read More »

Lajm i fundit/ Pedagogët marrin vendimin dr astik: Ja çfarë do të ndodhë ditën e hënë!

Ditën e hënë nga ora 8:00-10:00 do të bëhet prezantimi i studentëve të rinj.

Pas kësaj ore i gjithë stafi akademik do të dalë në ambjentet e jashtme dhe do të vijojnë bojkotin dhe protestat deri në plotësimin e kërkesave.

Pedagogët i lënë kohë fundjavën qeverisë për plotësimin e kërkesave.

Lajm i fundit/ Pedagogët marrin vendimin dr astik: Ja çfarë do të ndodhë ditën e hënë! Read More »