Irina

Refuzoi propozimin e tij, 42-vjeçari hedh bashkëjetuesen e tij nga shkëmbi

Yesim Demir vdiq më 6 korrik, pasi mori plagë të rënda nga rrëzimi nga shkëmbi, gati 100 metra.

Bashkëjetuesi i saj, Gursu u tha mediave në Turqi në atë kohë:

“Ne zgjodhëm shkëmbinjtë për të pasur një kujtim romantik pas propozimit që i bëra për martesë. Ne pimë pak alkool. Gjithçka ndodhi papritur. Ajo humbi ekuilibrin dhe u rrëzua.

Mirëpo bashkëjetuesi tani është arrestuar pasi familja e saj ka bërë një kallëzim penal, raportojnë mediat turke, duke pretenduar se çifti u përleshën, pasi ajo refuzoi propozimin e tij dhe se unaza e saj iu gjet në xhep, jo në gishtin e saj.

Madje dhe policia thotë se ka shenja dhune në trup.

Refuzoi propozimin e tij, 42-vjeçari hedh bashkëjetuesen e tij nga shkëmbi Read More »

Rritet bilanci i viktimave nga sulmi në Pragë, policia raporton për 15 persona të vrarë dhe 24 të plagosur

Mbi 15 persona janë vrarë dhe 24 janë plagosur rëndë, si pasojë e sulmit me armë zjarri në Fakultetin e Arteve të Universitetit të Karlit, në Pragë të Republikës Çeke, kanë thënë shërbimet e emergjencës.

Policia ka thënë se sulmuesi, 24-vjeçar, ka qenë student i universitetit.

Trupi i pajetë i tij është gjetur në ambientet e universitetit.

Shefi i policisë Martin Vondrashek, ka thënë në një konferencë për media se shifrat mund të mos jenë përfundimtare.

Ai ka thënë se sulmuesi është inspiruar prej sulmeve të ngjashme që kanë ndodhur jashtë shtetit.

Duke folur në konferencë për media, ministri i Brendshëm Vit Rakushan, ka thënë se “nuk ka sinjale që krimi ka pasur lidhje me terrorizëm ndërkombëtar”.

Disa studentë kanë treguar në platformën X – të njohur më parë si Twitter, se kanë mbyllur dyert me mjete të ndryshme për të parandaluar sulmuesin.

Rritet bilanci i viktimave nga sulmi në Pragë, policia raporton për 15 persona të vrarë dhe 24 të plagosur Read More »

‘Dua të bëj masakër në një shkollë dhe të vras veten’! 24-vjeçari çek e paralajmëroi sulmin në Pragë, çfarë shkroi 10 ditë më parë?

PRAGË- Policia ka identifikuar autorin e ngjarjes së rëndë në Pragë, ku 11 persona humbën jetën dhe 24 të tjerë mbetën të plagosur si pasojë e një sulmi me armë. David Kozak 24-vjeç i cili pas masakrës në Universitetin e Pragës qëlloi veten duke rënë nga çatia, e kishte paralajmëruar krimin në platformën Telegram, në datën 10 dhjetor 2023, ku ndër të tjera shkruante se dëshironte të bënte vrasje masive në një shkollë, dhe me gjasë të vriste edhe veten.

“Më lejoni të prezantoj veten time. Unë jam Davidi. Dua të bëj vrasje në shkollë, dhe mundësisht vetëvrasje. Alina Afanaskina më ka ndihmuar shumë. Gjithmonë kam dashur të kryej vrasje, mendoja se do të bëhesha një maniak në të ardhmen. Më pas kur Ilnas qëlloi, kuptova se ishte më shumë e vlefshme të bëja vrasje masive sesa vrasje seriale. Unë u ula… prita… ëndërrova… desha… por Alina u në pika ime e fundit. Ishte sikur ajo erdhi në ndihmë për mua nga parajsa në kohën e duhur”, shkruan autori.

‘Dua të bëj masakër në një shkollë dhe të vras veten’! 24-vjeçari çek e paralajmëroi sulmin në Pragë, çfarë shkroi 10 ditë më parë? Read More »

Ruajini dhëmbët e qumështit, shpëtojnë jetën!

Dhëmbët e qumështit luajnë një rol simbolik në rritjen e fëmijës. Një herë e një kohë ato hidheshin mbi çatitë e shtëpive përdhese dhe fëmijëve u thuhej se i merrnin dallëndyshet.

Ndërsa sot, në kohët moderne, i merr zana. Disa prej prindërve zgjedhin t’i ruajnë këto dhëmbë si një kujtim i bukur i fëmijërisë së të vegjëlve të tyre.

Por tjetër gjë thotë mjekësia. Një studim 15-vjeçar i këshillon prindërit që t’i ruajnë dhëmbët e qumështit të fëmijëve të tyre, sepse ato përmbajnë qelizat burimore. Ruajtja e tyre mund të mbështesë në të ardhmen, në rast të ndonjë sëmundjeje të rëndë.

Ishte Dr. Songtao Shi, një studiues në Institutin Kombëtar të Kërkimeve Dentare dhe Craniofacial (NIDCR) në Bethesda, Maryland, i cili kish treguar praninë e të njëjtave në brumin dentar të dhëmbëve të vajzës së tij.

Dhëmbët e qumështit, janë të çmuar

Në vjeshtën e vitit që pasoi, profesori nuk e gjeti veten të papërgatitur dhe mblodhi materialin që i nevojitej për të thelluar kërkimet e tij. Ai zbuloi se nga çdo dhëmb qumështi mund të merret një maksimum prej 12 qelizash burimore, të cilat rriten në një koloni për t’i bërë ato të përhapen.

Qelizat burimore të gjetura në brumin e dhëmbëve të qumështit janë në gjendje të riprodhohen më shumë dhe më shpejt se ato të dhëmbëve të tjerë. Sot është e mundur që ato të ruhen në struktura të veçanta. Ato vendosen në izolim kriogjenik derisa të jenë të nevojshme, për t’iu kundërvënë ndoshta sindromave serioze siç janë: diabeti i tipit 1, Parkinsoni, Alzheimeri, distrofia muskulare, skleroza e shumëfishtë, tumoret, lezionet nervore etj.

Ruajini dhëmbët e qumështit, shpëtojnë jetën! Read More »

E pabesueshme! Bëri 48 vite burg për një krim që s’e kishte kryer, Glenn Simmons shpallet i pafajshëm

Glenn Simmons, është 71-vjeçari që u shpall i pafajshëm nga Gjykata në shtetin amerikan të Oklahomas, pasi kaloi gati gjysmë shekulli pas hekurave, për një krim që nuk e kishte kryer.

Ai është personi që kaloi kohën më të gjatë në burg, përpara se të shfajësohej në historinë e SHBA, sipas Regjistrit Kombëtar të Shfajësimeve.

Ai dhe një burrë tjetër, Don Roberts, u dënuan me vdekje në 1975 për vrasjen e një punonjësi 30-vjeçar gjatë një grabitjeje në Edmond.

Më pas dënimi i tyre u ndryshua në burgim të përjetshëm.

Dënimi i dy burrave u bazua në dëshminë e një klienteje adoleshente, e cila u qëllua me plumb në kokë gjatë grabitjes, por mbijetoi.

Adoleshentja i identifikoi ata mes të dyshuarve të tjerë të paraqitur nga policia, por një hetim i mëpasshëm vuri në dyshim besueshmërinë e identifikimit.

Gjatë gjyqit fillestar, të pandehurit dëshmuan se nuk ishin as në Oklahoma ditën e vrasjes. Simmons u lirua nga burgu në korrik pas 48 vitesh, një muaji e 18 ditësh burg.

Ai u shpall i pafajshëm të martën nga një juri në Oklahoma, e cila e rrëzoi dënimin e tij.

E pabesueshme! Bëri 48 vite burg për një krim që s’e kishte kryer, Glenn Simmons shpallet i pafajshëm Read More »

Shquhet si femra më joshëse, këngëtarja e njohur drejt altarit me djalin që i ka rrëmbyer zemrën

Këngëtarja Demi Lovato është fejuar me muzikantin Jutes pas një viti lidhjeje.

Jutes (emri i vërtetë i të cilit është Jordan Lutes) i propozoi Lovatos të shtunën në Los Angeles me një unazë të madhe fejese.

Pas propozimit, të cilin People e përshkroi si”personal dhe intim”, një burim i tha Page Six se Jutes e befasoi yllin e popit duke shkuar në Craig’ restorant në West Hollywood, Kaliforni, ku me ta u bashkuan familjarët dhe miqtë e tyre më të ngushtë.

Në postimin e saj në Instagram ajo ka shkruar: “Jam pa fjalë. Mbrëmë ishte nata më e bukur e jetës sime dhe nuk mund ta besoj se do të martohem me dashurinë e jetës sime. Jam shumë e emocionuar të martohem me ty… çdo ditë që kaloj me ty ka qenë një ëndërr e realizuar dhe mezi pres të të dua dhe të adhuroj përgjithmonë. Për shëndetin tonë”, shkruan Lovato.

Jutes, 32 vjeç, gjithashtu postoi duke shkruar: ‘Dje i kërkova shoqes sime më të mirë të martohej me mua dhe ajo tha po. Nuk mund ta imagjinoj jetën time pa ty dhe faleminderit Zotit. Ndihem personi më me fat në botë. Jam shumë i dashuruar me ty.”

Çifti filloi lidhjen në gusht 2022, gati dy vjet pasi këngëtarja i dha fund fejesës së saj të parë me aktorin Max Erich.

Shquhet si femra më joshëse, këngëtarja e njohur drejt altarit me djalin që i ka rrëmbyer zemrën Read More »

Rrëfimi i tradhtisë, si burri e fali Vanesën për shqiptarin. Beteja me përndjekjen e frikshme

Vrasja e Vanesa Ballan, 27-vjeçares shtatzënë që u ekzekutua me thikë nga 41-vjeçari Bujar Fandaj. ka tronditur opinion publik në Trevizo të Italisë, si dhe ka “pushtuar” mediat në mbarë vendin në shtetin fqinj.

Autori është një 41-vjeçar shqiptar me origjinë nga Kosova, i cili dyshohet të ketë patur një lidhje të shkurtër dashurie me 27-vjeçaren e martuar dhe në pritje të fëmijës së dytë.

Mediat italiane shkruajnë se 25 tetorin e kaluar së bashku me partnerin, Nicola Scapinello, Vanessa u paraqit në komisariatin e policisë, dhe në prokurori për të denoncuar përndjekjen e shqiptarit.

Megjithatë as ky denoncim nuk e parandaloi vrasjen makabër të 27-vjeçares shtatzënë nga 41-vjeçari shqiptar.

Ancient Rome: Stunningly Preserved Bronze Statues Found In Toledo
More…
620
155
207
“Në oborrin e vogël të shtëpisë gjysmë të izoluar, përballë hyrjes ndodhet një xhip lodër me motor elektrik, një skuter, një biçikletë dhe një kamion plastik. Lodrat e fëmijëve mund të tregojnë historinë e një familjeje që nuk ekziston më. Dhe në fakt, në xhamat e portës, ka orkide dhe harqe të kuqe sikuar duan të thonë: këtu, në këtë shtëpi gjysmë të shkëputur, ka vdekur një tjetër grua.

Por në këtë histori dhune dhe obsesioni, bie në sy figura e një njeriu për krejt të kundërtën. Nicola Scapinello, 28 vjeç, partneri i Vanessës, i aftë për të falur, babai i amputuar, prindi i ri që tani mban gjithçka që i mbetet mbi supe”, shkruan La Repubblica në një artikull dedikuar çiftit.

Historia e çiftit

Djali që jetoi me Vanessa Ballan për 11 vjet është mbyllur në shtëpi me prindërit e tij. Ata ishin takuar në shkollë, pa e lënë kurrë njëri-tjetrin. Në profilet e tyre në Instagram janë dy data të kornizuara me zemra: 16 nëntori 2012, fillimi i bashkëjetesës dhe 21 prilli 2019, lindja efëmijës së parë të tyre. Fotot në rrjetet sociale portretizojnë fazat e jetës së tyre së bashku: udhëtime, pushime buzë detit, momente të lumtura.

“Nuk do të mund ta harroj kurrë atë që pashë në shtëpinë time”, përsërit ai tani i dëshpëruar,i rrethuar nga të afërmit, që kujdesen për të, por edhe për fëmijën e tij 4-vjeçar.

Nicola Scapinello, i cili punon për kompaninë e ndërtimit familjar, nuk dinte asgjë për lidhjen jashtëmartesore të bashkëshortes, sipas La Repubblica, deri në momentin kur e ndjera vendosi t’i tregonte mbi tradhëtinë dhe përndjekjen e shqiptarit.

Ajo i rrëfeu mbi njeriun kërcënues që takoi në supermarket, duke e bindur se situata është e rëndë.

Pasi Vanessa u kërcënua me vdekje, Nicola, me kurajo dhe dinjitet, i jep menjëherë mbështetjen dhe ndihmën e tij partneres. Ai e fal atë dhe çifti vijon jetës së bashku sipas La Repubblica.

Dhe kështu më 25 tetor së bashku kanë shkuar në komisariat për të bërë denoncimin. Të nesërmen shkuan edhe në prokurori dhe situata dukej e zgjidhur, ndërkohë kishte ardhur edhe lajmi për shtatzëninë e dytë.

Por shqetësimi ishte gjithmonë aty, siç shihet edhe nga historia e mesazheve të mëngjesit të së martës. Nicola dhe Vanessa i shkruajnë njëri-tjetrit në Ëhatsapp gjithë mëngjesin dhe kur ajo nuk përgjigjet më që nga ora 11.47, ai braktis kantierin dhe vrapon në shtëpi. Aty gjen trupin e Vanesës poshtë shkallëve të mbuluar nga gjaku.

Rrëfimi i tradhtisë, si burri e fali Vanesën për shqiptarin. Beteja me përndjekjen e frikshme Read More »

Rama: E paimagjinueshme që studentët nuk janë patriotë por duan të ikin!

Kryeministri Edi Rama gjatë një aktiviteti ku njoftoi dhënien e kredive të buta për mjekët, ushtarët dhe policët, u shpreh se është e paimagjinueshme që të “protestojnë studentët e mjekësisë” që nuk pranojnë tarifat e reja ose në të kundërt duhet të shërbejnë për një periudhë kohe në atdhe.

U foli të rinjve se përse duhet të rrinë në atdhe dhe nuk duhet të largohen në Gjermani apo vende të tjera.

“Është e paimagjinueshme që studentë të mjekësisë të refuzojnë dhe të bëjnë protesta që t’ia kthejnë këtij vendi dhe këtij populli këtë investim të madh. Qeveria financon studimin e mjekëve për të shërbyer për shëndetin publik të Shqipërisë.

Qeveria nuk fonacion studimin e mjekëve për t’i shërbyer Gjermanisë. Nëse dikush nuk dëshiron që ta marrë në konsideratë detyrimin human, patriotik që për disa vite të shërbejnë në Shqipëri dhe t’ia kthejnë këtij populli atëherë duhet të paguajë tarifën e plotë dhe pastaj të shkojë në Gjermani apo ku të dojë.

Dhe tarifa e plotë nuk është e vërteta përsëri. Edhe për mjekët do të krijojmë këtë mundësi që të blejnë shtëpi për të jetuar në shtëpitë e tyre. Në mes të vitit të ardhshëm paga mesatare në sektorin publik do të jetë 900 Euro” tha ai.

Rama: E paimagjinueshme që studentët nuk janë patriotë por duan të ikin! Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com