Irina

Motrën ia vranë pabesisht, zbardhet dëshmia e plotë e vëllait të Liridona Ademajt: U habita për arrestimin e Naimit, dyshimet më lindën që ai është fajtor kur tha se…

Vrasja e Liridona Ademajt ka tronditur opinionin publik në Kosovë, por edhe më gjerë, pasi autori kryesor i dyshuar është bashkëshorti i saj, Naim Murseli.

Emisioni “Në Shënjestër” zbardh detaje të reja nga vrasja makabër, si dhe ka arritur të zbardhë dëshminë e vëllait të viktimës, Leonard Ademajt.

Vëllai i viktimës tha se u habit fillimisht nga lajmi se ishte arrestuar i kunati, Naim Murseli. Më tej ai u shpreh se babai i kishte thënë se “Naim Murseli po të ishte burrë do të kishte mbrojtur vajzën tonë e gruan e tij dhe nuk duhet ta kishte lënë ashtu”.

“Ne i thamë “Pse nuk na hap telefonin se ne të kemi thirrur. Tha telefonin nuk e kam unë, telefonin ma kanë vjedhur. Po si ne po të thirrmim, telefoni po bën dhe po na e mbyll dikush…tha “jo tha, numrin tim me gjithë telefon ma kanë marë hajnat”.

Dhe i thamë “jo duhet me thirr policinë me i thënë që numri është i hapur”.

Atë natë kur ne ishim në Prishtinë dhe kryem ceremoninë mortore erdhëm në shtëpi sepse kishim mysafirë nga gjithë vendi. Dikur Naimi tha: “Dua ti marr fëmijët sepse fëmija ishte këtu te ne. Dhe erdhi këtu e ndenji, ka ndenjt’ ndoshta gjysmë ore-1 orë. Ja bëmë gati fëmijët me i marr. Sepse të nesërmen tha, pas ditës së varrimit në ora 8 më ka kërkuar hetuesia me i marrë në pyetje fëmijët. Atë natë nga këtu Naimi ka marrë fëmijët e ka shku në Prishtinë.

Në orën 2 e morëm ne motrën tonë për me e çu në varreza, shkuam te varrezat e çuam ne dhe e varrosëm nga ora 2, pasi e varrosëm, na thanë me ndejt aty deri pas darke nga ora 5. Pasi u krye varrimi, diku nga ora 3, deri nga ora 2.30-3 prindi im dhe vëllai më tha që “Mere mamin, gruan e familjarët e me shku në shtëpi” se mbase ata e kishin kuptu’ rastin ….

Pasi mbërritëm në shtëpi këtu sa kena hyrë babai tha që “Më ne nuk duhet të shkojmë atje sepse po të ishte burrë do të kishte mbrojtur vajzën tonë e gruan e tij dhe nuk duhet ta kishte lënë ashtu”. Pas 5 minutash qarkulloi në lajme që ishte arrestuar Naim Murseli dhe ne u habitëm.”, ka rrëfyer vëllai i Liridonës, Leonrad Ademaj.

Ndërsa babai i së ndjerës, Hajdar Ademaj tha se “Dyshimet e tona kanë lindur kur përshembull ai nuk është paraqitur në rastin…ne s’kemi pas’ njohuri për ku është motra jonë ku gjendet, ne e kemi dit’ se na kanë thënë është vrarë dhe ne s’kemi dit se ku është. Na kanë thënë është në morg, ne s’kemi pas asnjë lloj informacioni. Naimi sipas familjarëve të Liridonës, nuk u bë i gjallë as në vazhdim, qoftë për tu treguar se çkishte ndodhur atë mbrëmje”, ka deklaruar Sadri Ademaj, kushëriri i Liridonës.

Si i kishin zënë pritë grabitësit makinës së tyre dhe pse grabitësi nuk sulmoi atë vetë, por qëlloi drejt Liridonës?

“Tashti m’u çu me të dalë ty hajni për paret e ti me kapë dy fëmijë e me dalë ngadalë. Fëmija 4 vjeç e 5 vjeç janë, e me shku 1 kilometër larg, e mos me dit, mos me kthy kokën prej gruas tënde aty, mu aty më lindi dyshimi.

Edhe kur erdhi policia jo vallaj janë vonu pak, atëherë jo s’janë vonu hiç. Ani a ka pas kamera se te dera a na një send. Jo s’ka kamera. “A pate pare me vete”, se ja morën ata. “Vallaj po i kam pas” tha, dikur “jo s’kam pas, krejt pak pare”.

Thashë atë floririn që ka pas në dorë vajza ja ka pre kush? “Jo kërrkush”.

Thash e pse dolen ata? A e din, e shikoja se në fjalë të veta, nuk i preke një vend fjala. Aty dyshova në të se 99% ky është fajtor, me grup të vetin.

Këta janë të gjithë të pabesë, edhe aty u kon’ si grup tashi me këtë Kushtrim Kukallin. Para s’di sa dite kanë gjetur te 15.000-20.000 Euro në njëfarë restoranti. Ku i mori ai ato pare? E tashti këta janë met’ pa pare, kta s’di sa mirë i kanë prish dhe kunorat me gra të veta, për me marë pare prej tjerve se janë met’ pa pare. Tash’ me siguri ky u ra teposhtë. Ktij i duhen paret se ky ka bo jetë lluksoze”.

Motrën ia vranë pabesisht, zbardhet dëshmia e plotë e vëllait të Liridona Ademajt: U habita për arrestimin e Naimit, dyshimet më lindën që ai është fajtor kur tha se… Read More »

Del foto, ja kush është autori i vr asjes në Fier

Ky është 35-vjeçari, Agim Gashi që dyshohet se ekzekutoi Elton Javorin sapo doli nga “Porche” në lagjen “16 prilli”.

Personi që shikoni në foto është Agim Gashi, autori i vrasjes së 41-vjeçarit Elton Javori, ngjarje e ndodhur mesditën e së enjtes në lagjen “16 prilli” në Fier.

Sigurohet fotoja e 35-vjeçarit, i cili kreu vrasjen, por edhe të makinës së tij, tip “Benz”, që e përdori për t’u larguar nga vendngjarja.

Viktima është qëlluar me dy plumba pistoletë teksa ka hapur derën e makinës tip “Porsche”.

Del foto, ja kush është autori i vr asjes në Fier Read More »

‘Kemi kaluar stuhi dhe dallgë’, Agron Llakaj si rrallëherë për bashkëshorten: Ajo sakrifikoi, i lutem Zotit…

Aktori i mirënjohur, Agron Llakaj, ishte mëngjesin e kësaj të enjte i ftuar në studion e emisionit “Wake Up”, ku ka folur për rolin e tij në filmin “5 Herë Jo”.

Filmi ka si protagonistë një nga çiftet më të dashura dhe të komentuara, Bora Zemanin dhe Donald Veshajn. Zyrtarisht Premiera Absolute e filmit do të mbahet në Cineplexx më 12 Dhjetor në orën 19:30. Ndërkohë duke filluar nga 13 Dhjetor do të jetë në kinema.

Gjatë intervistës, Llakaj ka folur edhe për mbështetjen e madhe të bashkëshortes së tij, Kostandinës…

“Ne kemi një shprehje: që domatja të rritet, ka nevojë për hurin. Që unë jam ngjitur lart, baza ka qenë Kostandina. Ajo ka rritur fëmijët tanë, sakrifikoi që unë të bëhesha aktor. Nuk jemi çifti i përsosur, kemi pasur dhe zënka. Kemi kaluar stuhi dhe dallgë. I lutem Zotit që ta kem pranë sa më gjatë e të ketë shëndet”, tha aktori i mirënjohur.

Ti je shumë i lidhur me familjen, me fëmijët dhe nipërit e mbesat. A do të doje që ata të ndiqnin rrugën tënde të artit?

“Jam rritur në një familje të madhe, ishim 7 fëmijë. Baza për suksesin është familja. Të ndihesh i rrethuar nga familja, është dhurata më e madhe. Unë nuk u imponoj atyre asgjë. Nëse Zoti ka vendosur që diçka nga unë ta trashëgojë te nipërit dhe mbesat, le të vijë natyrshëm.

Lufta e artistit është që të përsosesh. Është një art që e dashuroj, jetoj me këtë art, jo vetëm ushqehem. Kur kthen kokën mbrapa sheh një punë të jashtëzakonshme. Arti nuk ka moshë. Shoh që tani ka humbur interesi te libri. Nuk është një e ardhme e shëndoshë e një shoqërie të shëndoshë. Humori ka fuqi. E unë mundohem që të kem kontributin tim te kjo”, tha Llakaj.

‘Kemi kaluar stuhi dhe dallgë’, Agron Llakaj si rrallëherë për bashkëshorten: Ajo sakrifikoi, i lutem Zotit… Read More »

‘Harrojeni se Beleri betohet’, Rama: Edhe sikur të kthehet përmbys Këshilli Europian nuk negociojmë kundër interesit të Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama ka hedhur kategorikisht poshtë shanset e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri për të kryer betimin në detyrë.

Në emisionin “Debat” në A2CNN, Rama tha se për këtë çështje nuk do të negociohet as me Këshillin Europian, ku Greqia ka ngritur zërin për çështjen Beleri, edhe nëse Athina zyrtare vijon të bëjë presion me bllokimin e integrimit të Shqipërisë në BE.

“Si bëhet betimi është pyetja? Deri më sot ju keni një vendim të Gjykatës së Lartë të para pak vitesh, e cila ka ngarkuar Gjykatën Speciale të trajtojë këtë çështje. Sepse kërkesa për të bërë betimin u bë te ne. Ne s’kemi asnjë mundësi të vendosim bëhet apo s’bëhet betim. Ne e kemi bërë shumë të qartë. Që sikur të kthehet përmbys gjithë Këshilli Europian ne nuk negociojmë asnjë gjë kundër interesit më të madh strategjik të Shqipërisë, sot, që është zbatimi i Reformës në Drejtësi dhe moscenimi i pavarësisë së institucioneve të drejtësisë. Ca kohë kërkonin këtë, mor nuk e bëjmë dot harrojeni se futemi ne në këtë. Jo bllokim të integrimit. Se nuk është bllokim i integrimit fare se ajo është një proces politik.”

Shefi i qeverisë e bëri të qartë në qëndrimin e tij se në Shqipëri pushtetet janë të ndara dhe fati i Belerit do të vendoset nga drejtësia.

Maksimizoni dritën natyrale në hapësirën tuaj të jetesës.

Referuar kërkesës së posaçme për t’u liruar për të kryer betimin, të cilën Beleri ia ka drejtuar Drejtorisë së Burgjeve, Rama tha se Gjykata e Lartë e ka hedhur poshtë, duke nënvizuar në vendim se këto kompetenca nuk i takojnë Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve.

“Mbasi ata për një kohë të caktuar kanë kërkuar nga ne. E kërkonin kështu Shqipëria. Shqipëria ka pushtet legjislativ, ekzekutiv dhe gjyqësor. Mbasi e kmi përsëritur që nuk mund të bëjë Drejtori i Burgjeve diçka të tillë. Se nuk e ka në ligj. Ligji e thotë shumë qartë kur bëhet betimi. Mbasi humbën kohë, dhe shkuan në Gjykatë të Durrësit, Gjykata e Lartë ia çoi Gjykatës Speciale dhe në vendim thuhet drejtori i burgjeve nuk ka asnjë fuqi që të zgjidhi këtë çështje, që të japi leje. As leje që të shkojë para këshillit bashkiak, dhe as këshilli bashkiak të shkojë në burg dhe as zotëria të marri një noter në burg. Unë jam me Shqipërinë. Të jesh me Shqipërinë sot është të jesh me pavarësinë e sistemit të drejtësisë. Institucionet e drejtësisë nuk janë të shkëlqyera, dakord, por kjo është e vetmja rrugë nëse ne duam që realisht ky vend të bëhet shtet. Është e parë që nga 1912 që ky vend ka një strukturë të drejtësisë të përbërë nga SPAK dhe Gjykata Speciale ku pushteti ekzekutiv nuk i fut duart dhe nuk ndërhyn.”

‘Harrojeni se Beleri betohet’, Rama: Edhe sikur të kthehet përmbys Këshilli Europian nuk negociojmë kundër interesit të Shqipërisë Read More »

Artan Fuga: Meshkujt shqiptarë janë trapa, injorantë e të paditur, që merren me llafe gjithë ditën. Femrat janë më të mençura

Artan Fuga ka arritur në përfundimin e femrat shqiptare, janë shumë më të mençura si meshkujt.

Ai e bazon në këtë përfundim, në një sondazh që nuk e thotë se kush e ka bërë.

“A po bëhet injoranca një dukuri gjinore?

Që kemi një problem të madh ne burrat, meshkujt, a si të doni thuajeni, kjo nuk ka diskutim. E them në raport me gratë, vajzat, femrat, si të doni!

Mua më duket se padija, injoranca, deliri, futjakoti, amatorizmi, mungesa e kulturës, dembelizmi mendor, llogjet, etj., po bëhen gjithnjë e më shumë një dukuri mashkullore, dhe dija, kultura, mençuria, etj., po bëhen gjithnjë e më shumë femërore.

Se përse ndodh hajde ta bisedojmë kur të doni por fakti mbetet.

Kam nja njëzet vjet që e konstatoj si fakt demografik në arsimin e lartë sepse në bangat e universiteteve shpesh raporti ndodh që është edhe dhjetë vajza dhe një djalë.

Mos ka ardhur koha që të vjelim rezultatet e kësaj pabarazie? Mos femra është bërë më e mençur, e kulturuar sesa burri! Për mua po!

Rezervoni per festat e Dhjetorit dhe perfitoni ulje cmimi duke perdorur kodin VEAXmas

M’u kujtua kjo gjë kur po shihja disa të dhëna anketimi kryer nga një agjenci shumë serioze emrin e së cilës ende nuk jam i autorizuar ta jap, por mund të them që bën pjesë në Universitetin e Tiranës:

Sa rrinë burrat në kafene dhe gratë?

Thonë se rrinë “shumë” dy herë më tepër burrat se gratë!

Rrini rrini nëpër kafene! Yttttt! Merreni me llogje si gratë! Gratë në fakt ju kanë lënë targën!

Sa lexojnë burrat libra dhe sa lexojnë gratë? Nja tre a katër herë më shumë gratë dhe vajzat e interesuara për librin se burrat.

Shihni shihni sport gjithë ditën! Gratë ju shohin si trapa të fiksuar pas golit”, shkruan Fuga.

Artan Fuga: Meshkujt shqiptarë janë trapa, injorantë e të paditur, që merren me llafe gjithë ditën. Femrat janë më të mençura Read More »

I dënuar me 20 vite burg/ Arrestohet shqiptari i kërkuar ndërkombëtarisht në Greqi

Një 38-vjeçar shqiptar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar u arrestua nga forcat e policisë greke.

Arrestimi i tij u bë pas kontrolli të rastësishëm të punonjësve të policisë në zonën e Selinarit të Neapolis Lasithit, pasi rezultoi se ndaj tij kishte një urdhër arresti ndërkombëtar për akuzën e vrasjes së mbetur në tentativë.

38-vjeçari u pikas teksa drejtonte makinën e tij dhe u arrestua, pasi u konstatua se nuk kishte patentë. Në hetimin paraprak të mëvonshëm në stacionin e policisë lokale, u zbulua, duke iu referuar dëshmive të tij, se ai kishte një urdhër të pazgjidhur të lëshuar nga autoritetet në vendin e tij, shkruan media greke.

Madje, sipas urdhër-arrestit, tetorin e kaluar ai u dënua me 20 vite burg për vrasje të mbetur në tentativë. Kështu, 38-vjeçari u dërgua në Prokurorinë e Apelit të Kretës, e cila po nis procedurat për ekstradimin e tij drejt Shqipërisë, e cila ishte në kërkim të tij.

I dënuar me 20 vite burg/ Arrestohet shqiptari i kërkuar ndërkombëtarisht në Greqi Read More »

Xhelal Tafaj dhe Muharrem Hoxha tregojnë të pathëna mbi figurën e Mirush Kabashit

“S’ka fjalë, Mirushi ka qenë ai që të gjithë e njohim. Pra është e tepërt çdo fjalë, dhe s’jam i zoti as unë dhe askushi…”

Dielli nuk lind më për Mirush Kabashin. Miq dhe dashamirës të “Mjeshtrit të Madh”, kanë nderuar figurën e kolosit të teatrit dhe kinematografisë shqiptare, i cili ndërroi jetë në mesnatë pas betejës me një sëmundje të rëndë.

Në një prononcim për mediet, aktori i mirënjohur Xhelal Tafaj, i cili ka vënë në skenë dhjetëra shfaqje së bashku me Mirush Kabashin, shprehu dhimbjen për humbjen e një miku të madh, të cilin e takoi në moshë të fare të re dhe u rritën bashkë në skenën e artit.

“S’ka fjalë, Mirushi ka qenë ai që të gjithë e njohim. Pra është e tepërt çdo fjalë, dhe s’jam i zoti as unë dhe askushi që të themi diçka më tepër rreth punës së tij, me atë që ai ka bërë dhe atë që ka lënë trashëgimi sot. Dhimbja padiskutim është e madhe”- tha Xhelal Tafaj.Po si e kujton ai mikun, kolegun dhe artistin Mirush Kabashin?

“U rritëm bashkë në këtë teatër. Kur kam ardhur, në 1976 e kam gjetur këtu. Por në një farë mënyre teatri është një familje. Këtë ma besoni. Nuk e them unë, e kanë thënë të tjerë para meje. Jemi rritur me njëri-tjetrin, kemi ndenjur më shumë me njëri-tjetrin sesa me njerëzit e shtëpisë. Të paktën flas për atë kohë, sepse numri i premierave ka qenë i lartë, 4 në vit dhe puna bëhej në çdo kohë, si paradite dhe pasdite. Kështu që na takonte të rrinim më tepër në teatër. Pa llogaritur turnetë e shumtë të asaj kohe”- tha Tafaj, aktor me një karrierë 40-vjeçare në skenë.Çfarë e karakterizonte Mirush Kabashin si aktor dhe njeri?

“Çfarë e karakterizonte?! E thashë edhe njëherë që puna e atij flet vetë. Ai ka qenë nga ata aktorë që punonte dhe punonte jashtë mase shumë. Dhe unë të paktën si aktor kam marrë pikërisht këtë gjë nga ai. Pra vije në proces pune, sidomos kur ishim në tavolinë, një orë para. Dhe këtë gjë edhe unë vetë ia mora si aktor. Kam ndjekur rrugën e tij, sepse puna gjithmonë të jep rezultate dhe Mirushi në sajë të punës ka arritur ato rezultate që ka”.Ndërkaq, një tjetër artist i mirënjohur si Muharrem Hoxha, i vlerësuar për kontributin e tij në art si “Njeriu i shekullit”, heq kapelen përballë një ikone si Mirush Kabashi duke u shprehur se “Nderi i Kombit”, sot është dhimbja e kombit.

Sipas Hoxhës, Mirush Kabashi ishte shkollë më vete, dhe kishte disiplinë në punë.

“Shumë faleminderit për respektin që tregoni për artistët, sepse edhe ju jeni artistë vetë në zanatin tuaj.Të them të drejtën, po ikën plejada e aktorëve. Aktorët më të mirë them unë, si Nikolin Gjoja dhe Vangjel Heba, dhe pas këtyre Mirush Kabashi. Tani secili ka vendin e vetë, por unë njëherë kam punuar me Mirushin dhe ai ishte shkollë më vete. Qen i punës i themi ne. I përpiktë. Kam bërë një komedi me Mirushin, “Dy vëllezër e gjysmë” të Gjergj Vlashit, por kishte lezet. Nur kishte, pastaj ato recitime që kishte Mirushi… Me gjithë mend kollos i artit”- përfundoi artisti i mirënjohur Muharrem Hoxha./ Top Channel

Xhelal Tafaj dhe Muharrem Hoxha tregojnë të pathëna mbi figurën e Mirush Kabashit Read More »

Drejtori i spitalit Elbasan shtyn gazetarin që i tregon mbetjet e rrezikshme për komunitetin

Javët e fundit, emisioni investigativ “Stop” në Tv Klan ka transmetuar denoncime dhe investigime për qendrat shëndetësore Shezë-Peqin dhe Shkozë. Mbetjet spitalore prodhoheshin nga këto qendra dhe grumbulloheshin nëpër ambiente publike duke përbërë rrezik për ambientin dhe komunitetin. Në denoncim i ri ka mbërritur në redaksinë tonë për hedhje të mbetjeve të rrezikshme spitalore në ambientet e territorit të jashtëm të Spitalit të Elbasanit.

“Stop” ishte atje dhe konstatoi age, shiringa, shishe qelqi, si dhe mbetje spitalore të prodhuara nga institucioni që duhet të sigurojë shëndetin. Mbetjet ishin në kazanë, pranë tyre dhe pas godinave të institucionit.

Disa prej mbetjeve spitalore, gazetari i emisionit i merr dhe ia tregon drejtorit të këtij spitali, Agron Gaxho, i cili bën sikur fton gazetarin në zyrë, por në fakt e shtyn dhe i thotë se nuk e di ku janë marrë këto mbetje.

Gazetari: Nga emisioni “Stop” vijmë. A mund të na thoni si i menaxhoni mbetjet?

Drejtori: Mënyra si erdhe njëherë…

Drejtori: Mund të flasim në zyrë? Mund të na bësh një letër?

Gazetari: Jo, letrat nuk i pranojmë. Nuk funksionojmë me letra i nderuar drejtues i këtij spitali…

Drejtori: Është një histori shumë e gjatë që edhe kështu siç po e trajton ti nuk trajtohet. Ti vjen më kape mua tani që unë qëllova këtu…

Gazetari: Unë këtë detyrë kam, të pres drejtuesin.

Drejtori: Hera e parë që përballem me këtë që ka problem.

Gazetari: Natyrisht sepse ne kemi bindjen që ju nuk keni dalë ndonjëherë nga territori i spitalit dhe nuk e dini se çfarë bëhet.

Drejtori: Hajde, m’i trego në zyrë.

Gazetari: I kemi marrë dhe këtu drejtor. I kemi marrë këtu drejtor. Kjo është mbetje e rrezikshme. Këtu keni dhe të tjera. Kemi 3 ditë që investigojmë dhe i gjithë territori i spitalit që ju drejtoni. Më thoni, si janë këto nëpër koshat e mbetjeve urbane?

Drejtori: Kjo nuk duhet të jetë.

Gazetari: E dimë që nuk duhet të jenë, por pse janë? A e dini që janë mbetje spitalore të rrezikshme dhe që ju duhet të mbani përgjegjësi sepse jeni drejtues?

Drejtori: Patjetër. Hajdeni në zyrë, bëni një letër.

Gazetari: Nuk është punë zyre kjo, të ftojmë nëpër kosha dhe aty ku e gjithë zona është e kontaminuar. A mund të vini ju lutem?

Menjëherë pas njoftimit të Policisë së Shtetit, në terren u paraqitën ekspertët, të cilët dokumentuan të gjitha provat e gjetura në ambientet e territorit të Spitalit të Elbasanit.

Megjithë lajmërimin e bërë zyrtarisht pranë Drejtorisë së Inspektoratit të Shëndetësisë Elbasan, inspektorët e këtij institucioni nuk u panë gjëkundi.

Ervin Meçe, administrator i “Eco Riciklim”, thotë, se kjo kompani ka kontratë me spitalin e Elbasanit, me të cilin ka dhe një grafikë shërbimi dy herë në javë.

Ervin Meçe: Ne kemi një kontratë me spitalin e Elbasanit, me të cilin kemi një grafik shërbimi. Se çfarë bëhet në pavione apo në ambiente të tjera të spitalit të Elbasanit, nuk kemi as dijeni dhe as përgjegjësi për këtë pjesë. Sa herë që ka nevojë spitali, në dijeninë time, spitali i Elbasanit duhet të jetë 2 herë në javë. Pra, një herë në tre ditë, shkojmë e marrim e tërheqim mbetjet në spitalin e Elbasanit, mbase edhe me një frekuencë më të shkurtër.

Ndërkohë, në Prokurorinë e Elbasanit është ngritur një një grupi hetimor për këtë rast pas sinjalizimit nga gazetari i “Stop”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori dhe vijon puna për identifikimin e shtetasve që kanë hedhur këto mbetje, si dhe për dokumentimin ligjor të këtij rasti./Tv Klan

Drejtori i spitalit Elbasan shtyn gazetarin që i tregon mbetjet e rrezikshme për komunitetin Read More »