Irina

‘Nuk i vjen më Teatrit një Mirush’/ Tinka Kurti përlotet: Disa herë më thoshte mos rri vetëm, hajde tek shtëpia ime

=Mirush Kabashi, një nga mjeshtrit e artit skenik u nda nga jeta agun e kësaj të marte në moshën 75-vjeçare, pas një beteje 3-vjeçare me një sëmundje të rëndë.

Artistja e nderuar Tinka Kurti u përlot teksa ndau kujtimet me aktorin Mirush Kabashi. Në një intervistë për Frontline Interview në Report Tv, me gazetaren Marsela Karapanço, aktorja Tinka Kurti tha se nuk përsëritet më një aktor si Mirushi. Aktorja kujtoi e një moment kur Mirush Kabash i kishte ofruar që të jetonte pranë tij, meqë kishte mbetur vetëm.

‘As që e besova disa herë pyeta veten time se çfarë është kjo fjalë kot. Unë nuk dua ta besoj. Mirush Kabashin e njoh me vite me ndershmërinë e tij, me dashurinë dhe respektin që kishte qoftë për vete dhe për familjen e tij. Disa herë më thoshte mos rri vetëm, hajde tek shtëpia ime. Se dhe unë kam pasur fatkeqësi më ka vdekur djali i vetëm. (qan).’- u shpreh e përlotur artistja.

Për aktoren, lidhja e afërt me Mirush Kabashin nuk ishte vetëm në skenë por edhe në jetë!

‘Ishte një njeri me vullnet të jashtëzakonshëm. E kam njohur kur është bërë një film, skenarin ma kishin sjellë në shtëpi dhe zgjodha rolin e plakës. 100 e ca vjeçe dhe me thënë të drejtën më rrinte për karshi Mirushi. Kemi qenë bashkë jo vetëm në jetë, por pasdite në darkë në mbrëmje. Ai kishte qenë talenti më i madh që ne kemi pasur në grup. E kemi dashur shumë, shkonte deri në Lushnjë, me na marrë bukën më të mirë se ne ishim në periferi.

Nuk përsëritet Mirushi, e ka dashur gjithëkush i bënte vetë rolet e veta. Një Mirush nuk i vjen më Teatrit. Mirush Kabashi nuk vjen më! Unë kam qenë shumë mike e ngushtë e tij. Me ka thënë që të gjej shtëpi afër. Unë jam 91 vjeçe! Kur kemi xhiruar! E kishim mik të mirë në jetë dhe në familje.’- tha Kurti

‘Nuk i vjen më Teatrit një Mirush’/ Tinka Kurti përlotet: Disa herë më thoshte mos rri vetëm, hajde tek shtëpia ime Read More »

‘O ndyrësirë, do të të vras fare’, 1 vit burg për noteren Lleshi që goditi gazetarin dhe operatorin e ‘Stop’

Për masën qesharake gjobë 3 milionë Lekë që ministri Manja aplikoi ndaj noteres Majlinda Lleshi që dhunoi grupin e xhirimit të “Stop” në televizionin Klan, gazetari i emisionit investigativ u përball me kreun e drejtësisë. Ai shmanget, duke përdorur si mburojë aktivitetin ku po merrte pjesë.

Gazetari: A mund të të pyesim për diçka në lidhje me…?

Ulsi Manja: Për çfarë do të pyesni tani?

Gazetari: Në lidhje me dhunën, si e kategorizoni, të lejuar apo të palejuar?

Ulsi Manja: Dita e Samitit Kombëtar, ti më pyet për dhunën. E kupton tani? Në vend që të më pyesësh…

Gazetari: Dhuna a është e lejuar apo e palejuar?

Ulsi Manja: Në vend se të jesh i lumtur se janë mbledhur gjithë këta shqiptarë bashkë, ti më pyet për dhunën…

Gazetari: Prandaj po të them, dhuna është e lejuar apo jo?

Ulsi Manja: Të lutem! Vazhdo tani. Ta dhashë përgjigjen.

Gazetari: Na na rezulton se një notere, e cila është në administrim të ministrisë që ju drejtoni…

Ulsi Manja: Paske punë tjera ti..

Gazetari: Është gjobitur me gjobë dhe jo me pezullim ose heqje nga puna sepse ka dhunuar grupin e gazetarëve të “Stop”.

Ulsi Manja: A ka mundësi që të mos e prishësh këtë ditë të gëzimi të shqiptarëve të lutem?

Gazetari: Po dhunën, si e konceptoni ju zotëri të lejuar apo të palejuar?

Ulsi Manja: A ka mundësi që të ikësh tani?

Gazetari: Kjo është faktike sepse ka marrë gjobë dhe nuk është pezulluar. Pse i keni vënë gjobë Majlinda Lleshit, e cila ka dhunuar gazetarët?

Ulsi Manja: A ka mundësi?

Gazetari: Nuk mund të shmangeni kështu zoti Manja. Unë jam dhunuar dhe nuk është marrë asnjë masë.

Nga ana tjetër, Gjykata e Tiranës ka dënuar me 1 vit burgim noteren Majlinda Lleshi për dhunën ndaj grupit të “Stop”. Hetimet janë ndjekur nga prokurori i Tiranës Naim Tota, i cili pasi verifikoi rastin e dhunës vendosi të marrë të pandehur noteren Majlinda Lleshi për akuzën e “Goditjes për shkak të detyrës”. Në përfundim të gjykimit, prokurori Tota i kërkoi gjykatës deklarimin fajtore dhe dënimin me 1 vit burgim për Majlinda Lleshin. Të njëjtën masë dënimi vendosi edhe gjyqtarja e çështjes, Vjollca Spahiu.

Saimir Kodra: Jam gjithë sy e veshë të shoh kush do të jetë trupa gjykuese në Apel dhe po aq i lumtur do të jem që Majlinda Lleshi të përballet me vendimin e burgut dhe të jetë pa licencë sepse nuk meriton më të të ushtrojë këtë lloj aktiviteti./tvklan.al

‘O ndyrësirë, do të të vras fare’, 1 vit burg për noteren Lleshi që goditi gazetarin dhe operatorin e ‘Stop’ Read More »

Pretendimet për lidhje jashtë martesore me një burrë, flet babai i Naimit: Spekulime, është e tmerrshme…!

Babai i Naim Murselit, Shabani ka komentuar aludimet se i biri mund të ketë pasur lidhje dashurie me një burrë, çka mund të ketë bërë që ai të urdhërojë vrasjen e gruas.

Gjatë një interviste për emisionin “Me Zemër të Hapur” në News24, Shaban Murseli mohoi këto spekulime, ku tha se kjo gjë është e tmerrshme.

“Kam dëgjuar se ka pasur spekulime kinse ka pasur lidhje dashurie me burrë, kjo që po shkruajnë është e tmerrshme”, u shpreh Naim Murseli.

Kujtojmë se Naim Murseli akuzohet për organizimin e vrasjes së bashkëshortes së tij, Liridona Ademajt, në një ngjarje që tentoi ta maskojë si grabitje me armë

Pretendimet për lidhje jashtë martesore me një burrë, flet babai i Naimit: Spekulime, është e tmerrshme…! Read More »

Arti në zi! Aktori Mirush Kabashi ndahet nga jeta

Arti në zi! Ndërron jetë aktori i njohur Mirush Kabashi. Kabashi ka ndërruar jetë në moshën 75-vjeçare, pasi vuante prej disa kohësh nga një sëmundje. Ndërkohë ai ishte fitues i çmimit Artist i Merituar i Shqipërisë. Ai ka interpretuar mbi 100 personazhe në teatër dhe 20 në filma lëvizës.

Kush ishte Mirush Kabashi

Ai ishte aktor i rreth 100 roleve, në teatër dhe filma. Shpesh ka qenë edhe prezantues i aktiviteteve të shumta artistike. Gjithashtu, Kabashi është cilësuar si një nga interpretuesit më të mëdhenj të poezisë në Shqipëri. Ai ka dhënë një kontribut të madh në filmografinë shqiptare. Një pjesë të jetës së tij Kabashi ia ka kushtuar edhe teatrit me rolet e tij të larmishme, ku ndër to më i veçanti ka mbetur ai i Sokratit tek “Apollogjia e fundit e Sokratit”.

Mirush Kabashi lindi më 17 prill 1948 në Shkodër dhe është rritur në Durrës. Origjina e tij është nga Gjakova. Me 1970 u diplomua për Aktrim në Institutin e Lartë të Arteve në Tirane dhe filloi punë në teatrin “Aleksandër Moisiu” të Durrësit. Aty, vazhdoi deri në vitin 1994, duke pasur edhe rolin e drejtorit, 1991-1993. Më pas punoi në Televizionin Shqiptar, në departamentin e Programeve Artistike si ideator dhe prezantues, kurse nga 2002 e ne vijim në Teatrin Kombëtar. Nga viti 1985, me periudha te ndërprera, është aktivizuar si pedagog i “Mjeshtërisë së Aktorit” pranë Akademisë së Arteve. Ai është aktor i rreth 100 roleve, në teatër dhe filma. Shpesh ka qenë edhe prezantues i aktiviteteve të shumta artistike. Gjithashtu, Kabashi është cilësuar si një nga interpretuesit më të mëdhenj të poezisë në Shqipëri. Ai ka dhënë një kontribut të madh në filmografinë shqiptare.

Çmimet

Ne festivalin Kombëtar të teatrove profesioniste 1989 Kabashi u shpall “Aktori me i mire” me rolin e Sadush Nezirit te komedia Hija e tjetrit e Ruzhdi Pulahes. Po me këtë rol, në Festivalin Teatror Ballkanik të zhvilluar në Korinth të Greqisë, u vlerësua si nder aktorët më të mirë. Ne vitin 2002 fitoi çmimin e “Aktorit më të mirë” si protagonist në Festivalin e Aktrimit “Apollon 2002” me rolin e Nokës në komedinë “Sa mirë bëri që vdiq” e Ilir Bezhanit.

Më 1997 në edicionin e nëntë të Festivalit Eksperimental të teatrit të organizuar në Kajro të Egjiptit, Mirush Kabashi është vlerësuar me “Sfinksin e artë” si interpretuesi më i suksesshëm mes njëmijë aktorëve pjesëmarrës nga dyzetegjashtë vende të botës. Mirush Kabashi, i cili në fund të vitit 2014 u nderua me titullin e lartë “Nderi i Kombit”, më parë kishte titujt “Artist i Merituar” dhe “Mjeshtër i Madh i Punës”.

Arti në zi! Aktori Mirush Kabashi ndahet nga jeta Read More »

‘Duhet një qeveri e pakorruptuar’, Agron Shehaj: Po punoj për një alternativë

I ftuar në studion e Zërit të Amerikës në Uashington, deputeti Agron Shehaj deklaroi për herë të parë se po punon për krijmin e një partie politike.

I shkëputur nga Partia Demokratike, Shehaj tha për Zërin e Amerikës se e shihte të pamundur që PD-ja të kthehej në një alternativë të besueshme për shqiptarët.

“Arsyeja (për shkëputjen nga PD) është fakti që nuk mund të vazhdohej në atë mënyrë. Shikoja mungesën e një drejtimi, mungesën e vullnetit dhe një plani për të rinovuar Partinë Demokratike, për të hapur Partinë Demokratike, që është e vetmja mënyrë që ne të mund të bëhemi të besueshëm për elektoratin dhe t’i japim një alternativë të vërtetë shqitparëve” – u shpreh Agron Shehaj.

I pyetur nga gazetarja e Zërit të Amerikës nëse kjo alternativë do të jetë një forcë e re politike, Shehaj pohoi.

“Ajo që nuk pata mundësi të jepja kontributin tim brenda PD-së, është ajo që po punoj ta bëj jashtë PD-së. Jam duke punuar mbi një projekt politik. Po flas me njerëz, sigurisht nuk është një gjë e lehtë. Politika kërkon këmbëngulje, sakrifica. Sidomos kur nuk je i gatshëm të bësh kompromise.

Mendoj se ëndrra e cdo shqiptari është që të qeveriset nga një qeveri e pakorruptuar, të ketë një kryeministër të pakorruptuar.” – u shpreh Agron Shehaj.

‘Duhet një qeveri e pakorruptuar’, Agron Shehaj: Po punoj për një alternativë Read More »

Vrasja e Liridona Ademajt në sy të fëmijëve/ Zhaklina Lekatari reagon ashpër: Jemi shoqëri maskiliste dhe e dhunshme

Zhaklina Lekatari në një lidhje ‘live’ në rubrikën “Opinion”, komentoi vrasjen e Liridona Ademajt, ku autori i dyshuar është bashkëshorti i saj, Naim Murseli.

Lekatari u shpreh se është e shokura nga kjo ngjarje, por jo e surpizuar, ndërsa shtoi se shoqëria maskiliste po ushqen dhunë. Ndër ët tjera ajo tha se sa herë vdes një grua, fajtorë jemi ne, referuar shoqërisë.

“Jam e shokuar, por jo e surprizuar. Bëj thirrje vazhdimisht se si më vjen keq për familjet shqiptare dhe krizat që ka shoqëria. Nuk mendoj se duhet të ndihemi të suprizuara nga këto skenarë filmash, të cilët marrin shkas nga ngjarjet reale.

Sa herë që vdes një vajzë, një grua, një nënë faji është i gjithë shoqërisë. Faji nuk është i porositësve. Dhuna që ndodh në vendin tonë nuk është rastësore, por ka burim. Janë injorimeve që bëjmë situatave të tilla, janë jo serioziteti që në i trajtojmë këto ngjarje, ai populizmi dhe ajo dëshira për ët ditur dhe spiunuar te jeta e tjetrit. Ne jemi shoqëri e dhunshme dhe primitive. Moskallëzimi nuk është një tipar gjinor, por është mentalitet.

Vrasja e Liridona Ademajt në sy të fëmijëve/ Zhaklina Lekatari reagon ashpër: Jemi shoqëri maskiliste dhe e dhunshme Read More »

Tragjike në Itali/ Aksidentohet 43-vjeçari shqiptar

Një 43-vjeçar shqiptar ka ndërruar jetë në Itali, mbrëmjen e djeshme, pasi nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra nga një aksident automobilistik të ndodhur më 2 dhjetor, në autostradën A20 në zonën e Acquedolcit.

Lajmi është dhënë nga Poliklinika e Mesinës, ku 43-vjeçari iu nënshtrua një operacioni kirurgjikal, ku iu pre këmba, për shkak të plagëve të parikuperueshme që ishte marrë në gjymtyrët e poshtëm.

Punëtori shqiptar, 43 vjeç, ishte pasagjer në një furgon, që po drejtohej nga një sipërmarrës nga zona e Nebroidit, teksa po ktheheshin në shtëpi.

Furgoni është përplasur me një kamionçinë buzë të rrugës.

Kamionçina, që i përket një kompanie nga Agrigento, dyshohet se kishte ndaluar për shkak të një avarie.

Pas aksidentit, 43-vjeçari është transportuar me urgjencë në Poliklinikën e Mesinës me një helikopter, ku i është nënshtruar një operacioni që zgjati gjatë natës e së shtunës dhe orëve të para të së dielës, por nuk mbijetoi plagëve.

Shkaqet e aksidentit janë ende të paqarta, ndërsa drejtuesit e dy mjeteve të përfshira, furgonit dhe kamionçinës, kanë pësuar lëndime të lehta

Tragjike në Itali/ Aksidentohet 43-vjeçari shqiptar Read More »

‘Paraja nxjerr zhveshur cdo mardhënie’

Nga Brizida Gjikondi

Çka çmon njeriu përçmon Zoti thuhet, siç edhe thuhet në shkrimet e shenjta se nuk mund të kesh dy pronarë, një do kesh, do kesh o paranë ose shpirtin.

Shqiptarët e kësaj epoke, janë në buzë greminës për tu bërë si Sodoma dhe Gomorra, në çdo qelizë të shoqërisë dhe shtetit promovohet korrupsioni i vlerave sidomos atyre morale.

Promovimi që ju bëhet dhe pandëshkushmëria kanë qënë plehu që i kanë ushqyer.

Ti nuk vlen për vyrtytet por për veset. Ti vlen sa pasuri materiale ke, jo shpirtërore dhe morale. Të dyja përjashtojnë njëra tjetrën.

Shumica e shqiptarëve të kësaj epoke janë vasalë të falsitetit, vanitetit dhe veseve. Hipokritë meshkujt konkubina të kamufluara femrat. Qëllim është pasurimi kriminal me cdo kusht, duke u kthyer në trend dhe qëllim jete.

Murseli është një shqiptar tipik i kësaj epoke që hapin e pati më të nxituar dhe të paduruar, cka është logjike kur I hyn asaj rruge, mëkatet janë progressive po ju hape vënd në qënien tënde.

Shqiptarët kanë kulla po brënda dhe jashtë si ata që i ndërtojnë dhe ata që arrijnë ti blejnë 90% të rasteve janë Mursela që idhull kanë pasurimin material me cdo cmim drejtuar nga filozofia.. shkel e kalo.

Ndërtohen shkolla po brënda tyre po rriten qënie shpirterisht të sëmura, me idhuj të rremë, me idhuj të kalbëzuar nga krimet, korrupsioni dhe allishverishet. Ndërsa femrat me idhuj prej plastike, që durojnë cdo poshtërim bisturi dhe përdhosje në emër të parasë dhe fasadave hipokrite.

Përherë krimet që ndodhin ndër ne.. ne i gjykojmë emocionalisht, me histeri dhe përtesë, duke izoluar kriminelin, duke e bështyrë dhe treguar me gisht, pasi ne përtojmë të mendojmë gjatë, pasi mendimi do na coj drejt vetes…

Murseli është thjesht një ndër ne, i paduruar për tu pasuruar me çdo cmim dhe mjet, per tu bere pjese “dinjitoze” e shoqerise elitare hipokrite dhe te semure shqiptare, pasi pronari i tij si i shume te tjereve nuk është shpirti..

Sa familje janë shkoqur edhe pa u vrarë vetëm për një rrip tokë ose për një grusht lekë.

Paraja nxjerr zhveshur cdo mardhënie.

Paraja …. kjo pronare e shqiptarve të kësaj epoke të kalbëzuar vlerash.

‘Paraja nxjerr zhveshur cdo mardhënie’ Read More »