Irina

Kryebashkiaku i shkruan Ramës: Silli në Memaliaj emigrantët nga Afrika, unë kam eksperiencë për këtë krizë

Pas caktimit të Lezhës si qyteti në të cilin do të ngrihet një pikë procesimi për emigrantët ilegalë si edhe një kamp për strehimin e tyre në bazë të marrëveshjes së arritur mes Shqipërisë dhe Italisë, bashkia e Memaliajt është vetëofruar së fundmi për të dhënë kontributin e saj.

Kryebashkiaku Albert Malaj në një letër në të cilën i drejtohet kryeministrit Rama, kërkon që në Memaliaj të strehohen një pjesë e emigrantëve.

“Mbështetur edhe në eksperiencën time profesionale si një ish ushtarak, i kualifikuar për menaxhimin e krizave të refugjatëve në misionet e ngarkuara jashtë Shqipërisë jam i përgatitur dhe i gatshëm për të siguruar mirëmenaxhimin dhe mbarëvatjen e procesit të strehimit të emigrantëve të huaj dhe në Bashkinë Memaliaj”, shprehet Malaj në letrën e tij.

Letra e plotë:

Duke iu uruar punë të mbarë!

Po iu drejtohem nëpërmjet kësaj letre në cilësinë e kryetarit të Bashkisë Memaliaj, në emër të gjithë komunitetit të bashkisë për të shprehur mbështetjen tonë si një përgjigjie humanitare ndaj situatës aktuale që përfshin emigrantët që kanë gjetur strehim në Europë.

Bazuar në marrëveshjen e lidhur mes Kryeministrit të Shqipërisë me Kryeministrin e Italisë, në të cilën është dakortësuar për sjelljen e emigrantëve dhe azilkërkuesve afrikan nga Italia në kampe të vendosura në Shqipëri, është momenti të tregojmë mikpritjen tonë nisur nga përjetimi dhe mikpritja që ne për shumë vite si emigrantë e kemi gjetur në shtetet europiane.

Bashkia Memaliaj shpreh gatishmërinë e saj për të strehuar një pjesë të emigrantëve nisur dhe nga eksperienca e fituar në vitin ‘98 duke strehuar dhe treguar traditën e mikpritjes ndaj vëllezërve tanë të Kosovës, mbështetur në dakortësimin e komunitetit i cili është i gatshëm për të dhënë kontribut pozitiv në jetesën e emigrantëve, zotërimi i hapësirave dhe ambjenteve të përshtatshme akomoduese, si dhe pozicionimi i favorshëm i territorit të bashkisë në afërsi të portit të Vlorës dhe Sarandës.

Mbështetur edhe në eksperiencën time profesionale si një ish ushtarak, i kualifikuar për menaxhimin e krizave të refugjatëve në misionet e ngarkuara jashtë Shqipërisë jam i përgatitur dhe i gatshëm për të siguruar mirëmenaxhimin dhe mbarëvatjen e procesit të strehimit të emigrantëve të huaj dhe në Bashkinë Memaliaj.

Duke Ju falenderuar për marrjen në konsideratë të këtij propozimi, kërkojmë mundësinë e angazhimit në një dialog konstruktiv me autoritetet relevante mbi detajet dhe logjistikën e strehimit të emigrantëve në Bashkinë Memaliaj. Mbetemi në pritje të një përgjigjie pozitive nga ana juaj.

Me respekt, Albert Malaj.

Kryebashkiaku i shkruan Ramës: Silli në Memaliaj emigrantët nga Afrika, unë kam eksperiencë për këtë krizë Read More »

Dyshohet se ka favorizuar shpërndarës të lëndëve narkotike duke mos i arrestuar/ Pezullohet nënkomisari i policisë (emri)

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Fier – Berat) ka ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, e cila ka caktuar masën shtrënguese “Ndalim për të dalë jashtë shtetit” dhe masën ndaluese “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” për Nënkomisar Taulant Ismailaj, me detyrë Specialist i Seksionit të Luftës Kundër Narkotikëve në DVP Fier, i dyshuar për veprat penale “Shpërdorim detyre” dhe “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Nga hetimet rezulton se Nënkomisari ka kryer veprimtari kriminale në dëm të interesave të shtetit. Ai dyshohet se ka favorizuar shpërndarës të lëndëve narkotike duke mos i arrestuar, në rastet e flagrancës nga Policia e Shtetit.

AMP mbetet e përkushtuar në misionin për garantimin e zbatimit të ligjit, vetëpastrimin e Policisë, e fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së ligjit nga ana e punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës apo Shërbimit për Mbrojtjen nga Zjarri dhe për Shpëtimin, duke telefonuar falas në numrin 08009090.

Dyshohet se ka favorizuar shpërndarës të lëndëve narkotike duke mos i arrestuar/ Pezullohet nënkomisari i policisë (emri) Read More »

‘Duhet një qeveri e pakorruptuar’, Agron Shehaj: Po punoj për një alternativë

aroi për herë të parë se po punon për krijmin e një partie politike.

I shkëputur nga Partia Demokratike, Shehaj tha për Zërin e Amerikës se e shihte të pamundur që PD-ja të kthehej në një alternativë të besueshme për shqiptarët.

“Arsyeja (për shkëputjen nga PD) është fakti që nuk mund të vazhdohej në atë mënyrë. Shikoja mungesën e një drejtimi, mungesën e vullnetit dhe një plani për të rinovuar Partinë Demokratike, për të hapur Partinë Demokratike, që është e vetmja mënyrë që ne të mund të bëhemi të besueshëm për elektoratin dhe t’i japim një alternativë të vërtetë shqitparëve” – u shpreh Agron Shehaj.

I pyetur nga gazetarja e Zërit të Amerikës nëse kjo alternativë do të jetë një forcë e re politike, Shehaj pohoi.

“Ajo që nuk pata mundësi të jepja kontributin tim brenda PD-së, është ajo që po punoj ta bëj jashtë PD-së. Jam duke punuar mbi një projekt politik. Po flas me njerëz, sigurisht nuk është një gjë e lehtë. Politika kërkon këmbëngulje, sakrifica. Sidomos kur nuk je i gatshëm të bësh kompromise.

Mendoj se ëndrra e cdo shqiptari është që të qeveriset nga një qeveri e pakorruptuar, të ketë një kryeministër të pakorruptuar.” – u shpreh Agron Shehaj.

‘Duhet një qeveri e pakorruptuar’, Agron Shehaj: Po punoj për një alternativë Read More »

Makina përplas shqiptaren në Itali, e reja ndërron jetë

Një aksident tragjik ka ndodhur nëItali, ku 31-vjeçare shqiptare është përplasur për vdekje nga një makinë tip fuoristradë .

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjes e së shtunës në Rimini, ku e reja identiteti i së cilës nuk bëhet i dihet ende, ka qenë në shoqërinë e një 21-vjecare me origjinë indiane dhe të dyja duke ecur anash në rrugë janë përplasur nga makina.

31-vjeçarja shqiptarja ka ndërruar jetë në vend ndërkohë e reja indiane ndodhet në spital në gjendje të rëndë por jashtë rrezikut për jetën.

Policia italiane ka arrestuar drejtuesin e mjetit i cili gjatë deklaratës së tij ka thënë se nuk i ka parë. Sipas mediave italiane ai është rreth 60 vjeç dhe ishte duke shoqëruar një të afërm në spital.

Makina përplas shqiptaren në Itali, e reja ndërron jetë Read More »

Tragjedi në familjen shqiptare, babë e bir humbin jetën në aksident, zbardhen detajet

Një aksident i tmerrshëm ka ndodhur mesditën e 1 Dhjetorit në Podgoricë, Mal të Zi.

Sipas mediave malazeze, Anton Frani Gjelaj 36-vjeç dhe i biri Kristiani 6-vjeç kanë humbur jetën pasi makina “Golf 4” me të cilën po udhëtonin ka rënë nga Ura e Shtrembër në lumin Moraça.

Një ekip zhytjeje u angazhua për të nxjerrë trupat e viktimave nga lumi.

Sipas të dhënave të para nga policia dhe në bazë të dëshmive të dëshmitarëve të tragjedisë, me shumë gjasa bëhet fjalë për vetëvrasje. Sipas deklaratave të dëshmitarëve, shoferi i “Golfit” është ngjitur ngadalë në trotuar me makinën e tij dhe më pas papritur ka përplasur mjetin dhe ka rënë në Moraça.

Policia ndaloi një dëshmitar i cili dyshohet se pa shoferin duke u ngjitur në trotuar me makinën e tij.

Tragjedi në familjen shqiptare, babë e bir humbin jetën në aksident, zbardhen detajet Read More »

Djali u martua me vajzën që njohu në Instagram, nëna: Babai kishte qenë në burg, e ëma shihte filxhan

Anila është një nënë e cila ka sjellë në “Shihemi në Gjyq” djalin e saj, Andin. Vendimi i vështirë për t’u përballur me të birin në seancën e ndërmjetësimit të programit “E Diela Shqiptare” në Tv Klan vjen prej një vendimi të Andit për t’u martuar me një vajzë që e ka njohur në rrjetet sociale.

Njohja ndodhi në Instagram dhe brenda 10 muajve, ka ndodhur edhe celebrimi. Përveçse nuk është dakord me formën e njohjes, Anila tregon se prezantimi me familjen e vajzës i ka shkaktuar një pakënaqësi të madhe.

Andi: Unë kam njohur një vajzë në rrjetet sociale, në Instagram.

Eni Çobani: Që quhet?

Andi: Që quhet Armela Musta, ndërsa sot ka akoma mbiemrin tim, Gjoka.

Eni Çobani: Je martuar ti me të?

Andi: Po, kemi folur, kemi bërë celebrimet, jemi martuar dhe historia ka nisur, për gati 10 muaj kemi folur…

Anila: Pikërisht për këtë celebrim të nxituar që ti bëre djalë i dashur dhe unë jam sot në këtë gjendje se të kam thënë që në fillim Andi, të lutem”…

Eni Çobani: Si, je martuar ti me këtë, menjëherë?

Andi: Po.

Eni Çobani: Si, u njohe dhe u martove ti, direkt?

Andi: Po. Jo direkt.

Anila: Nuk na dëgjoi zonja Eni, se ne i thamë, nuk na dëgjoi dhe ai arriti këtu ku është sot! Nuk na dëgjoi.

Ardit Gjebrea: Ti u njohe me të në Instagram, u dashurove…

Andi: Po.

Ardit Gjebrea: U dashurua dhe ajo, erdhe…

Andi: Po, i kam marrë prindërit, i kam sjellë në Shqipëri për të ardhur për të vajtur për ta kërkuar këtë vajzën.

Ardit Gjebrea: Zyrtarisht.

Andi: Zyrtarisht, në familjen e saj. Në momentin kur ia kam prezantuar familjes time familjen e vajzës nuk kanë qenë dakord.

Anila: Nuk kanë qenë dakord zoti Ardit se familja e vajzës, i ati kishte hyrë në burg për mbjellje narkotikësh. E ëma shtinte filxhan nëpër shtëpi, unë nuk jam e kësaj kategorie. I ati quhet Astrit dhe hyn brenda në shtëpi për të kërkuar dorën e vajzës dhe ai thotë që unë kam patur një dashnore në Lin, të më falin dhe unë këtu shtangem. Unë tani isha që nuk doja që të bëhej kjo gjë, për hir të dashurisë unë… kur me këtë fjalë unë jam zhgënjyer totalisht dhe djali im nuk më dëgjon.

Andi: Po ç’rëndësi ka çfarë ka bërë i ati?

Anila: Nuk më dëgjove bir i mamit! Vajza rrjedh nga një familje!/tvklan.al

Djali u martua me vajzën që njohu në Instagram, nëna: Babai kishte qenë në burg, e ëma shihte filxhan Read More »

Berisha akuzon kryeministrin: ‘Rama mbushi Parlamentin me kriminelë të veshur me kostumin e deputetit’

‘Rama bëri puçin e parë ndaj Parlamentit, e kriminalizoi atë e mbushi me kriminelë nga më ordinerët dhe i veshi me kostumin e deputet.

Më pas bëri puçin e dytë ndaj parlamentit, kësaj here në përpjekje për të krijuar opozitën e kontrolluar prej tij, opozitën fasadë, mori peng kryetarin e opozitës, një opozitë karikaturë, dhe të qeverisnin në kurriz të shqiptarëve, ti bënin gjëmën Shqipërisë dhe demokracisë, por dështoi së bashku ia thyem ëndrrën e bashkëqeverisjes me pseudoopozitën.

Kishim kosto nga dita kur refuzova bashkëpunova me të, u shpalla non grata dhe kam një dhëndër të burgosur politikisht. Por ne e shpëtuam Parlamentin”, tha Berisha.

Berisha akuzon kryeministrin: ‘Rama mbushi Parlamentin me kriminelë të veshur me kostumin e deputetit’ Read More »

‘Tentova t’i gjej numrin e telefonit për ta ngushëlluar’, Blendi Fevziu: Naim Murseli, ‘Kriminel’

Blendi Fevziu, ka bërë një reagim në rrjetet sociale në lidhje me vrasjen e Liridona Murselit që ka tronditur opinionin publik në Kosovë e Shqipëri.

Fevziu tregoi se fillimisht mbeti i trishtuar kur pa se bashkëshort i viktimës në atë që fillimisht u raportua si grabitje e shkuar keq ishte Naim Murseli, pasi e kishte takuar disa vite më parë në Prishtinë.

Ai tregon se 33-vjeçari i kishte dhënë përshtypjen e një njeriu të kulturuar e të sjellshëm. Për këtë arsye tentoi që t’i gjente numrin e telefonit për t’i dërguar një mesazh ngushëllimi për këtë ngjarje të rëndë.

Por Fevziu rrëfeu se është tronditur kur policia e arrestoi dje atë për vrasjen e bashkëshortes. Sipas tij, është e vështirë të gjesh një arsye pse ai e bëri këtë krim, por një gjë është e sigurt, që çdo person që kryen një akt të tillë, meriton të quhet vetëm “kriminel”.

“Pak ditë më parë, lexova në mediat online një lajm i cili ishte tejet i trishtë. Një grua e re kishte humbur jetën në sy të dy fëmijëve dhe bashkëshortit në një tentativë grabitjeje në rrugët e Prishtinës. Mu duk një lajm pak i çuditshëm për Prishtinën e cila sigurinë e ka në nivele shumë të larta, por u trondita akoma më shumë kur pashë fotografinë e çiftit.

Në krah të gruas së ndjerë, pashë fotografinë e bashkëshortit, i cili ishte një personazh me të cilin sa kujtoj jam përshëndetur diku në një nga hotelet e Prishtinës disa vite më parë. Më kishte bërë përshtypjen e një njeriu të kulturuar, të sjellshëm që më tregoi se ishte emigrant në Suedi dhe se e donte shumë Kosovën dhe se njihte të gjithë elitën e Kosovës.

‘Tentova t’i gjej numrin e telefonit për ta ngushëlluar’, Blendi Fevziu: Naim Murseli, ‘Kriminel’ Read More »