Irina

‘Më ndjekin disa budallenj kryesisht në TikTok…’, ja çfarë ka ndërmend të bëjë Noizy

Së fundmi është shprehur për këtë çështje dhe për personazhet në TikTok, duke i cilësuar “injorantë dhe budallenj”.

Noizy ose ndryshe me emrin e tij të vërtetë, Rigels Rajku është një nga reperat më të njohur dhe të dashur për publikun. Edhe pse prej kohësh nuk ka qenë pjesë e asnjë konflikti fizik me ndonjë individ të caktuar ose as me ndonjë reper tjetër shqiptar, nuk ka munguar vënie e zjarreve në bizneset e tij apo dhe makinat, ku e fundit para pak muajsh ka qenë shkrumbimi i Ferrarit të tij, edhe pse ende nuk janë gjetur autorët e këtyre ngjarjeve.

Mes të tjerave Noizy përmendet edhe nga personazhe të njohur tashmë në TikTok, duke marrë kërcënime dhe ofendime shumë të rënda prej tyre, duke u përfshirë në këtu edhe familja e tij. Këto prej kohësh normalisht kanë ndikuar në qetësinë dhe përditshmërinë e reperit, i cili së fundmi është shprehur për këtë çështje dhe për personazhet në TikTok, duke i cilësuar “injorantë dhe budallenj” dhe duke akuzuar TikTok-un që u jep mundësi çdo personi sidomos personazheve shqiptarë, për tu shfaqur, populluar dhe për të ndikuar në shoqëri. Noizy gjithashtu është shprehur se nuk ndjen siguri që fëmijët e tij të rriten me këto aplikacione dhe se do të donte të jetonte në një mal i shkëputur nga pjesa tjetër e botës dhe pa telefona.

Unë kam jetuar shumë mirë dhe shumë i sigurt për një kohë të gjatë derisa më ndjekin disa budallenj kryesisht në Tik Tok, disa njerëz injorant kanë mundur të shfaqen në botë përmes Tik Tok-ut, u ka dhënë një dritare idiotëve, nuk e dija se Shqipëria ka pasur kaq shumë idiotë, derisa u shfaq Tik Tok. Më vjen keq për fëmijët e mi, kur ata të rriten nuk e di më vjen të shkoj në një mal, të ndertoj një mur dhe të jetoj atje që fëmijët e mi të mos shohin tutje duke ju thënë ska gjë të bukur atje, pa telefona me siguri për një kohë të gjatë…

‘Më ndjekin disa budallenj kryesisht në TikTok…’, ja çfarë ka ndërmend të bëjë Noizy Read More »

Sali Berisha rizgjidhet kryetar të PD-së së Rithemelimit me 938 vota pro

Sali Berisha është rizgjedhur kryetar i Partisë Demokratike pas votëbesimit në Kuvendin e Rithemelimit këtë të shtunë (2 dhjetor). Berisha mori 938 vota pro dhe 55 kundër. Ndërkohë nga 1000 delegatë që kanë votur, 7 vota rezultuan të pavlefshme.

Në Kuvendin Kombëtar të zhvilluar sot, ish-kryeministri Sali Berisha ishte i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Liri Berisha dhe vajza, Argita Malltezi.

Kujtojmë se në Kuvend nuk morën pjesë; Ervin Salianji, Agron Gjekmarkaj dhe Ferdinand Xhaferaj, të cilët janë tre deputetët që mbështetën ish-kryeministrin në Primare, por nuk i janë përgjigjur ftesës.

Por përveç këtyre deputetëve, ftesa e Berishës nuk i janë përgjigjur dhe 15 deputetë që mbështesin grupin e Gazment Bardhit, madje as ky i fundit vetë.

Të pranishëm në Kuvendin e “Rithemelimit” ishin 1203 delegatë.

Rezolutë e Kuvendit Kombëtar të Rikthemelimit:

Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike, mbledhur sot më datë 2 dhjetor 2023, pasi mori në shqyrtim situatën politike, ekonomike në vend, konstaton se:

o Tridhjetë vjet pas përmbysje së regjimit totalitar komunist më të ashpër në Evropë, në Shqipëri aktualisht është vendosur narko-diktatura e bazuar ne drogën, krimin dhe korrupsionin. Shtyllat e shtetit të së drejtës, shtyllat e një shoqërie demokratike, institucionet e Republikës Parlamentare, parlamentarizmi, zgjedhjet e lira, liria ekonomike, rendi dhe dhe siguria, janë goditur rëndë dhe në mënyrë sistematike nga narko-regjimi i instaluar ne Shqiperi. Edi Rama ka vendosur tashmë kontrollin e tij të plotë mbi çdo qelizë të shtetit, mbi pushtetin legjislativ, gjyqësor, ekonominë dhe mediat e vendit;

o Regjimi mbahet në këmbë nga bashkëpunimi i tij i ngushtë me krimin e organizuar, nëpërmjet financimit me paratë që vijnë nga trafiku i drogës dhe pastrimi i tyre, si dhe nga korrupsioni i lartë dhe i kudogjendur qeveritar. Instalimi i këtij narko-regjimi shënon një rast të paprecedentë, rastin e parë dhe të vetëm në Evropë, ku një vend i cili aspiron të ardhmen evropiane, qeveriset nga pushtetarë të lidhur ngushtë me krimin e organizuar, në të gjitha nivelet e qeverisjes qëndrore dhe vendore;

o Regjimi i Edi Ramës në Shqipëri, ndër të tjera përfaqëson një makineri gjigande të frikësimit të zgjedhësve shqiptarë kontrollit te vullnetit te tyre dhe deformimit të thellë, me të gjitha instrumentet, të institucionit të zgjedhjeve. Nëpërmjet industrisë së blerjes së votës, dhe makinerise se frikesimit te qytetarëve, regjimi shndërron krimin në votë dhe votën në krim, duke bllokuar rotacionin dhe vendosur “de facto” monizmin politik në Shqipëri;

o Shtetit i së drejtës po zhbëhet çdo ditë dhe është zëvendësuar nga narkoshteti: krimi i organizuar është vendimarrësi kryesor në rrugë, në egzekutivin, legjislativin dhe gjyqesorin shqiptar. Parimet themelore kushtetuese si pluralizmi politik, ndarja e pushteteve, të drejtat dhe liritë themelore të individit, e drejta e patjetërsueshme e pronësisë, ekzistenca e një media të lirë dhe të pavarur, janë tashmë nën nje agresion real të përditshëm për zhbërjen e tyre dhe kapjes nga ky narko-regjim;

o Regjimi, ka asgjësuar “de facto” Kushtetutën dhe pluralizmin parlamentar në Shqipëri. Të drejtat kushtetuese dhe ligjore të deputeteve te opozitës për ngritjen e Komisioneve hetimore Parlametare si dhe zgjedhjen e perfaqesueseve te tyre ne komisionet parlamentare, inisiativat e tyre ligjevense, janë zeruar nga ky regjim me logjikën e ftohtë dhe kalkuluese të një autokratik. Deputetët e Partisë Demokratike dhe Opozita trajtohen si armiq të brendshëm të vendit. Pluralizmin politik në parliament është zëvendësuar me monizmin e partisë-shtet;

o Institucionet e reja të drejtësisë, të ngritura për të qenë të pavarura, po ndjekin një axhendë politike agresive të mazhorancës, duke i shërbyer interesave të saj dhe aspak drejtësisë dhe shtetit ligjor. “Heronjtë e Antikorrupsionit” nuk guxojnë të godasin asnjë zyrtar të lartë socialist pa miratimin e kreut të qeverisë, ndërsa Opozitës i rezervohen metodat staliniste të ngritjes së akuzave dhe fabrikimit të provave të rreme. Goditja nëpërmjet këtyre “akuzave” e liderit të Partisë Demokratike, janë një provë e pakundërshtueshme e kapjes totale të sistemit të drejtësisë nga ana e Edi Ramës dhe qëndrimit armiqësor të tij ndaj opozitës;

o Korrupsioni galopant në Shqipëri është i përhapur në të gjitha nivelet me në krye Edi Ramën dhe familjen e klanet qeveritare. Korrupsioni po rrënon çdo ditë ekonominë e vendit dhe sigurinë ekonomike të shqiptarëve. Organet e drejtësisë të ngritura për të vënë përpara drejtësisë përgjegjësit e korrupsionit në vendin më të korruptuar të Europës, kanë dështuar qëllimisht duke demostruar anshmërinë e tyre politike për të vënë drejtësinë në vend dhe mbrojtur interesin publik;o Partia Demokratike si forca kryesore opozitare, ndodhet prej vitesh nën një sulm politik të paprecedent, të papajtueshëm me normat e shtetit ligjor dhe rendit demokratik në një republike parlamentare. Ky sulm është orkestruar drejtpërsëdrejti nga Edi Rama me qëllim zhbërjen e opozitës dhe vlerave të saj të qëndrës së djathtë, goditjen e reformave të thella të ndërmarra që kanë transformuar Shqipërinë në rrugën e saj evropiane, goditjen e trashëgimisë politike dhe të lidershipit të saj;

o Partia Demokratike u shantazhua në të gjitha mënyrat për ta detyruar atë të mos merrte pjesë në zgjedhjet vendore 2023, dhe pasi ky skenar dështoi, mazhoranca manipuloi thellësisht zgjedhjet vendore, në fushën zgjedhore më të pabarabartë ndonjëherë që nga vendosja e demokracisë në Shqipëri;
o Cënimi i të drejtave politike të kandidatëve të opozitës ka vënë seriozisht në pikëpyetje garantimin e të drejtave kushtetuese për të zgjedhur dhe per tu zgjedhur, çka ka dëmtuar dhe rrezikon të bllokojë procesin e integrimit europian të vendit.

o Opozitës, si pasojë e një sistemi gjyqësor të kapur politikisht nga mazhoranca, në shkelje flagrante të çdo norme juridike, si edhe kapjes politike të organeve administruese të procesit zgjedhor, iu mohua identiteti i saj politik dhe e drejta për të patur përfaqësuesit e saj në administrimin dhe mbarëvajtjen e këtij procesi;

o Raporti OSBE/OHDIR rrëzoi përfundimisht zgjedhjet vendore 2023, duke konfirmuar problematikat e rënda të ngritura nga Partia Demokratike përpara, gjatë dhe pas periudhës zgjedhore;

Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike, është i vetëdijshëm për:
– Gjendjen dramatike të demokracisë dhe shtetit ligjor në Shqipëri;
– Rrezikun imediat të shpopullimit dhe zhbërjes së vendit, kur mafia, korrupsioni i kudogjendur, zhbërja e institucioneve demokratike, dhunimi i lirive dhe te drejtave thelbësore të individit, varferia e frikshme ne rritje, mungesa e shpresës dhe e të ardhmes po i detyrojnë shqiptarët të marrin përsëri rrugën e mërgimit;

– Faktin se Partia Demokratike dhe aleatët e saj përfaqësojnë sot të vetmin institucion opozitar që nuk kontrollohet nga rregjimi autokratik dhe të vetmin instrument për të normalizuar Shqipërinë dhe për të rikthyer të ardhmen evropiane të vendit;

Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike deklaron se:

– Me anë të kësaj rezolute, Partia Demokratike e Shqipërisë, miraton si doktrinën e saj dokumentin e Kushtetutës së Vlerave të Djathta, si bazë programore dhe ideore për programet elektorale dhe qeverisjen e nesërme.

– Mbrojtja e Kushtetutës së vendit, pluralizmit, ruajta e interesit kombëtar të Shqipërisë dhe shqiptarëve pavarësisht se ku ata jetojnë, mbrojtja e opozitarizmit dhe të demokracisë, lirive dhe të drejtave të qytetarëve dhe sundimit të ligjit si dhe mbështetja e integrimit të vërtetë evropian si objektivi më i rëndësishëm strategjik për vendin, janë dhe do të jenë misionet e patjetërsueshme të Partisë Demokratike për të cilën ajo është themeluar, ekziston dhe do të kontribuojë në vazhdimësi.
– Partia Demokratike është krijuar mbi bazën e këtyre premisave dhe i konsideron të shenjta ato. Ajo do të bëjë gjithçka, çdo sipërmjarrje, çdo sakrificë, do të kërpërcejë çdo vështirësi për të rikthyer Shqipërinë në rrugën e demokracisë, vlerave evropiane dhe ta shpëtojë atë nga regjimi i narkoshtetit që po shkatërron çdo ditë;

– Partia Demokratike i bën thirrje të gjithë shqiptarëve, anëtarëve dhe simpatizantëve të saj për të kuptuar me përgjegjësi këtë çast shumë të vështirë që vendi po kalon dhe ta konsiderojnë këtë moment si përcaktues në historinë e vendit, ku vendoset e ardhmja e demokracise në Shqipëri dhe e vlerave demokratike të saj;

– Partia Demokratike i kërkon të gjithë shqiptarëve, anëtarësisë dhe simpatizantëve të saj, të bashkohen në një front të vetëm të gatshëm për të rezistuar dhe ndërmarrë të gjitha sakrificat që koha dikton, për t’u përballur pa kthim në betejën me rregjimin autokratik të narko-shtetit, me qëllim mbrojtjen e vlerave dhe arritjeve të shoqërisë shqiptare në këto 32 vite pluralizëm;
– Partia Demokratike nuk do të tërhiqet kurrë nga ky mision historik i saj. Ne jemi të gatshëm të japim çdo kontribut dhe pranojmë çdo sakrificë për rivendosjen e pluralizmit politik, rendit demokratik dhe shtetit të së drejtës në Shqipëri. Ne kemi nevojë për kontributin e të gjithë shqiptarëve pa asnjë dallim partiak, që vlerësojnë me të drejtë se demokracia është në rrezik dhe pluralizmi politik dhe opozitarizmi janë vlera te pazëvendësueshme te shoqërive të lira demokratike.

– Partia Demokratike shpreh besimin e saj të plotë se thirrjes së saj do t`i bashkohen të gjithë ata që besojnë në rëndësinë jetike të pluralizmit politik dhe opozitës së vërtetë si kusht vendimtar për të patur një të ardhme europiane. Bashkimi në një front të vetëm garanton fitoren tonë, fitoren e demokracisë dhe të së ardhmes të sigurtë evropiane të Shqipërisë.

Sali Berisha rizgjidhet kryetar të PD-së së Rithemelimit me 938 vota pro Read More »

Vrasja e Liridona Murselit, Karamuço: Duhen zbuluar elementët kryesorë të ngjarjes, orientimi seksual i bashkëshortit të së ndjerës apo nëse ishte përdorues i drogës

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, ishte i ftuar në një program televiziv ku analizoi vrasjen e Liridona Murselit nga bashkëshorti i saj.

Karamuço tha se nuk duhet të nxitohemi tek pista e përfitimit të parave nga siguracioni që Liridona kishte në Suedi.

Ai tha se për të arritur te gjetja e motivit duhet parë dhe personaliteti i bashkëshortit i cili kreu një vrasje të tillë me paramendim.

Karamuço theksoi se duhet parë orientimi i tij seksual, konsumi i lëndëve narkotike, apo nëse kishte borxhe dhe luante bixhoz.

“Një nga 4 elementët kryesorë me të cilat bëhet hetimi është ana subjektive, pra motivi dhe qëllimi.

Një nga pistat ka të bëjë me një siguracion. Pyetja që ne bëjmë është kur është bërë siguracioni për jetën. Në çfarë date? Kur është bërë kërkesa për divorc dhe pse është kthyer mbrapsht dhe a ka lidhje me këtë siguracionin? Sidomos kur ka paramendim kërkohet patjetër motivi.

Ajo që kemi lënë në të gjithë këtë pazëll shtë dhe diçka tjetër, personaliteti i organizatorit të kësaj vrasjeje. Çfarë përfaqëson ai, çfarë çrregullimesh të personalitetit ka?

Duhen parë dhe tipare të tjera nëse është përdorues droge ose jo, orientime të caktuara seksuale, ose jo, borxhe ose lojëra fati?

Nxitimi për të kryer një vrasje me paramendim nëse është për shkaqe financiare, pista e përfitimit të siguracionit, duke marrë një kosto shumë të madhe që të rrisë fëmijët jetim.

Të gjitha këto elemente duhen sqaruar një më një. Motivi qasja dhe nxitja duhet të sqarohen. Policia e ka pyetur dy herë, në vendngjarje dhe pas ngjarjes dhe ka parë që s’kanë qenë të njejta.

Fëmijët japin versione të ndryshme dhe babai jep versione të ndryshme”, tha Karamuço.

Vrasja e Liridona Murselit, Karamuço: Duhen zbuluar elementët kryesorë të ngjarjes, orientimi seksual i bashkëshortit të së ndjerës apo nëse ishte përdorues i drogës Read More »

Nga e hëna nis shpërndarja e bonusit për pensionistët, shpërblimi mund të tërhiqet dhe…

Nga e hëna së bashku me pensionet e muajit dhjetor do të merret edhe bonusi i fundvitit për pensionistët. Lajmi është bërë i ditur nga vetë ministri i Financave, Ervin Mete.

“Këshilli i Ministrave miratoi vendimin për shpërblimin e pensionistëve dhe personave të tjerë që përfitojnë trajtime financiare me bonusin e fundvitit, në masën 5 mijë lekë, me një fond total prej 3.5 miliardë lekësh.

Bonusi i fundvitit do të shpërndahet së bashku me pensionet mujore përgjatë muajit dhjetor nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore. Shpërblimi mund të tërhiqet nga përfituesit edhe pas festave të fundvitit.

Ky është bonusi i dytë që jepet brenda këtij viti, pas atij të akorduar në muajin prill, nga i cili do të përfitojnë rreth 700 mijë pensionistë, por edhe kategori të tjera, që përfitojnë trajtime financiare.
Në tre vitet e fundit, për indeksimin e pensioneve janë alokuar 25 miliardë lekë, të cilat me buxhetin e parashikuar për vitin e ardhshëm arrijnë në afro 30 miliardë lekë dhe me efekt të përhershëm në buxhetin e shtetit.”, shkruan ministri.

Nga e hëna nis shpërndarja e bonusit për pensionistët, shpërblimi mund të tërhiqet dhe… Read More »

Arian Çani bën paralajmërimin e fortë: ‘Fredi Beleri nuk betohet, s’e lejon Rama dhe ka marrë fund ai muhabet…’

Gazetari Arian Çani tha se ajo që do të ndodhë me kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës është politike. Ai u shpreh në një intervistë për “Now me Erla Mëhillin” se Fredi Beleri do të dënohet me burg dhe s’ka për t’u betuar kurrë.

Sipas gazetarit, si Greqia ashtu dhe Rama në një raport forcash, nuk do të bëjnë hapa mbrapa.

“Fredi Beleri nuk betohet, s’e lejon Rama dhe ka marrë fund ai muhabet. Nuk e lejon sepse nuk bën hapa mbrapa, sepse është dhe raport forcash. Po bëri një hap mbrapa tregon që është humbje. Ai Rama mendon që ka mbështetjen e njerëzve që thonë ‘Beleri në burg’, ‘Beleri në litar’. Rama do të sundojë edhe për 50 vitet e ardhshme, s’kam folur ndonjëherë për demokracinë në këtë vend,” – u shpreh Çani.

Arian Çani bën paralajmërimin e fortë: ‘Fredi Beleri nuk betohet, s’e lejon Rama dhe ka marrë fund ai muhabet…’ Read More »

Flamuri i Shqipërisë i punuar me 120 mijë letra garon për rekordin Guinnes

Artistja Arbnora Fejza Idrizi, emri i të cilës është shkruar tre herë në librin e rekordeve botërore Guinnes, ka qenë e ftuar në “Wake Up”, ku ka treguar emocionet dhe eksperiencën në punimin e saj më të ri, flamurin shqiptar më të madh me origam (me palosjen e fletëve), që garon për rekordin GUINNES.

E pyetur për punën e madhe dhe sfidat që ka kaluar gjatë këtij projekti, Arbnora Fejza shprehet se i janë dashur 120 mijë pjesë letre të punuar. Në këtë projekt janë angazhuar nxënës të medresesë në Prishtinë dhe familjarë të saj.

“Ky projekt ka qenë një ndër projektet që e ka punuar me shumë dashuri, por edhe një nga më të vështirat që e kam realizuar. Ka qenë një punë sfiduese për mua dhe për të gjithë stafin, kështu që jam shumë e lumtur që kam arritur të realizoj diçka gjigante për nder të festës së Pavarësisë së Shqipërisë dhe t’ja bëj dhuratë shtetit shqiptar. I gjithë procesi i punës ka shkuar mirë, por edhe pavarësisht sfidave që u përballëm ne arritën që t’ja dilnim. Është dashur një muaj që të bëhej përgatitja e letrës, ku një copë letër ka pasur 10 palosje në vete, është dashur 120 mijë pjesë letre të punuar dhe të bëhen palosjet e duhura. Vështirësia më e madhe ka qenë kur kemi bërë matjet e para për të bërë shqiponjën, ato pikat koordinuese, masat etj.

Por më pas puna ka vazhduar ashtu siç e kemi planifikuar, përkundër vështirësive. Fillimisht kur kam bërë palosjet e letrave, kam angazhuar afër 70 nxënës nga shkolla e mesme “Medreseja Alauddin” Prishtinë, ku kanë punuar rreth 50 mijë pjesë letër, ndërsa 70 mijë pjesë kam punuar unë me disa familjarë të mi, ku nuk ka qenë aspak e lehtë.

Një grup tjetër ka bërë dhe numërimin e tyre. Ka qenë një punë sfiduese për të gjithë grupin, mirëpo punimin e shqiponjës dy ditët e para e kam bërë vetë me dy-tre veta sepse kam pasur frikë t’ja besoj punën nxënësve. Natën finale me të gjithë stafin ne kemi bërë edhe punë përmbyllëse, përfundimin e flamurit gjë që na ka bërë të lumtur”, u shpreh Arbnora Fejza Idrizi.

Flamuri i Shqipërisë i punuar me 120 mijë letra garon për rekordin Guinnes Read More »

Liridona u vra në sy të fëmijëve dhe bashkëshortit; Prokuroria: Dyshime të forta për grabitje me pasojë vdekjen

Një grua ka mbetur e vrarë një natë më parë si pasojë e të shtënave me armë zjarri në Prishtinë.

Sipas mediave të Kosovës, e vrarë ka mbetur Liridona Murseli bashkëshortja e këshilltarit të ish-presidentit Behxhet Pacolli, Naim Murseli.

Ngjarja ndodhi gjatë orëve të mbrëmjes, ku bashkëshortëve Murseli të cilët udhëtonin së bashku me dy fëmijët e tyre iu është bërë pritë nga disa persona të maskuar dhe armatosur.

Grabitësit iu kanë marrë çiftit fillimisht celularët dhe sendet me vlerë. Më pas sipas deklaratës së Naim Murselit ai ka mundur të nxjerrë nga automjeti fëmijët e mitur, ndërsa gruaja që mbeti pas në makinë u qëllua për vdekje.

Rrethanat e ngjarjes janë bërë të ditura vetëm nga mediat, ndërsa prokuroria ka konfirmuar sot se dyshohet për grabitje me pasojë vdekjen.

Edhe pak ditë më parë në qendër të qytetit të Suharekës në Kosovë u shënua një grabitje e armatosur në një argjendari. Si pasojë mbetën të plagosur dy persona, njëri prej të cilëve punonjës policie.

Liridona u vra në sy të fëmijëve dhe bashkëshortit; Prokuroria: Dyshime të forta për grabitje me pasojë vdekjen Read More »

Fier: Një grua gjendet e vdekur brenda shtëpisë së saj, dyshohet se…!

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditë ne sotme në Fier, ku një grua ëhstë gjetu r e pajetë në shtëpinë e saj.

Mësohet se ngjarja ka ndodhru në lagjen “Kryengritja e Fierit” mesditën e sotme, teksa viktima është 70-vjeçarja gjinovefa Toro.

Mësohet se forcat zjarrfikëse kanë hapur me forcë derën, ku edhe kanë gjetur gruan e pajetë, e cila më pas është transportuar me ambulancë drejt spitalit rajonal të Fierit për të bërë ekspertizën.

70-vjeçarja kishte dalë të blinte bukë rreth 1 orë para se të humbte jetën. Ndërkohë, e moshuara kishte harruar qumështin në zjarr dhe aroma e djegies ka “alarmuar” banorët e pallatit ku ajo jetonte

Fier: Një grua gjendet e vdekur brenda shtëpisë së saj, dyshohet se…! Read More »