Irina

Aksident i rëndë, humb jetën një person

Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e kësaj të hëne në Lushnje.

Një 64 vjeçar, duke drejtuar automjetin tip “Volksëagen” ka aksidentuar për vdekje një person ende të paidentifikuar.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:40 në fshatin Golem.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në polici ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të kësaj ngjarjeje.

Aksident i rëndë, humb jetën një person Read More »

Berisha nga ceremonia e përvjetorit të Themelimit të PD-së: ‘Jemi ‘33’, por betejën e fitojmë me 20 vjeçarët’

Ish-kryeministri Sali Berisha ka ftuar të gjithë të rinjtë t’i bashkohen betejës pa kthim të Partisë Demokratike të Rithemelimit, nga fjala në ceremoninë e 33 vjetorit të themelimit të PD-së.

Berisha thotë se këtë betejë e fiton me të rinjtë.

Aksioni opozitar në Kuvend tha ai, është “drita në fund të tunelit”, për çdo demokrat.

Sali Berisha: Sot, ne të gjithë demokratë kudo qe jemi, jemi 33 vjeçarë, por betejën e fitojmë me 20 vjeçarët, me 22 vjeçarët, e fitojmë me të rinjtë shqiptarë. Ata kanë ikur shumë. Kanë ikur këto 10 vite, qindra e qindra mijëra nga Shqipëria. Por prapë qindra e qindra mijëra janë në Shqipëri.

Nga t’ja nisim? Tek fëmijët tanë, kudo që janë, në ballë të kësaj beteje.

Tek çdo i ri dhe e re e këtij vendi që beson në një Shqipëri Europiane

Beteja pa kthim që kemi nis në Parlament është beteja, drita në fund të tunelit që duhet të ndriçojë, mendjen, zemrën, shpirtin e çdo demokrati.

Duhet të bëjmë gjithçka që t’i marrim me vete, t’i vendosim në piedestal të rinjtë e këtij vendi.

S’ka forcë në botë që ju rezistonin forcës së tyre.

Iu bëj thirrje të jetë kjo një ditë betimi kjo për ne dhe çdo demokrat, betejë pa kthim.

Berisha nga ceremonia e përvjetorit të Themelimit të PD-së: ‘Jemi ‘33’, por betejën e fitojmë me 20 vjeçarët’ Read More »

Edi Rama do qeverisë përmes inteligjencës artificiale, në pranverë ndryshimet në PS

Kreu i socialistëve rrëzoi çdo pritshmëri të hamendësuar për ndryshime në reformin e Partisë Socialiste përmes ndryshimeve në drejtim.

Në fund të fjalës së tij në kongresin jashtë radhe Rama deklaroi se këto ndryshime do të shpallen në pranverë të viti tjetër.

“Do të ketë një plan rinovimi total të partisë”- tha Rama, duke vendosur piketa që lidhen si me pjesmarrjen në forume, si me barazinë gjinore, si me reformen e përfaqësimit përmes delegatëve, por pa u ndalur në detaje e shtjellime të mëdha.

Duke çliruar sallën e kongresit me batuta, pas një fjalimi më shumë se 1 orë, Rama tha se ende nuk është koha për ndryshime pa pasur një plan të mirë të reformimit të partisë.

Atje ku Rama u fokusua më shumë ishte tek modeli i qeverisjes së socialistëve gjatë viteve të ardhshme. Fjala e tij ngjau më shumë si një plan qeverisës sesa së reforme përfaqësimi politik, plani ky që siç deklaroi Rama do ta bëjë përmes një avantazhi të ri teknologjik që është Inteligjenca Artificiale.

Për negociatat me BE , kryeministri Rama tha se do të përdoret AI për të përafruar legjislacion në kohë rekord. Do të jetë një surprizë e madhe dhe një kartolinë për BE se si modeli shqiptar do arrijë të kryhej kaq shpejt një proces që kërkon shumë vite dhe që qeveria shqiptare synon ta mbyll përmes më pak se 1.5 vite.

Ky përshpejtim i procesit sipas kryeministrit do të jetë edhe një kundërpërgjigje e ndonjë rasti vetoje siç është ajo e paralajmëruar nga Greqia për çështjen “Bejleri” e për të cilën kryeministri tha se “për asnjë arsye nuk do të ndryshojë qëndrimin”.

Rama tha se do të përdoret AI edhe në tendera cilat janë burimi rkyesor i korrupsionit duke njehsuar shërbimet dhe kriteret. “Nuk do të këtë më letra por vetëm kritere të mirë përcaktuara nga inteligjenca artificiale”

Në bujqëssi do të ketë një projekt pilot po përmes inteligjencës artificiale që do të implementohet në zonën e Lushnjës.

AI do të përdoret nga qeveria edhe për të pastruar legjilacioni shqiptare nga mbivedosjet dhe kundërshtitë.

AI sipas Ramës do të përdoret duke pasuruar shërbimet për publikun dhe veçanërisht diçka e posaçme për pensionistët.

Megjithëse Inteligjenca Artificale do të jetë administrata e re e socialistëve në ekzekutiv, në sistemin e drejtësisë ende kërkohet kohë për përdorur plotësisht këtë risi teknologjike. Socialistët por përgatsin diçka tjetër për të thelluar reformën në drejtësi.

Edi Rama duke deklaruar se reforma në drejtësi është sukses eksluziv i socialistëve dhe jo i BE dhe SHBA tha se do ta thellojë reformën e cila do të prek edhe gjyktarë dhe prokurorë. “ Nuk mjaftojnë vetëm SPAK dhe GJKKO’- tha Rama por kuvendi do të rimarë pozicion të ri në refmroën e re sepse institucionet e pavaruara nuk mund të jenë ishuj të republikës”.

Kuvendi do të jetë qendra e gravitetit të reformës në mëtjeshme në drejtësi që pavarësisht kritikave se mund të duket si rrëmbim pushteti sipas kryeministrit “do të vënë në lëvizje drejtësinë e cila nuk i është afruar ende me drejtësisë europiane për sa kohë shteti shqiptar nuk aplikon dhe fuksionon mbi një drejtëis të tillë.”

“Shikoni çështjen e 21 janarit”- tha Rama duke përmedur që “ende prokuriria e Tiranës nuk po vepron”.

Në tingujt e tallavas së fushatës “Vetëm përpara” u mbyll fjalimi Ramës duke çliruar drejtuesit e tjerë socialistët nga ankthi i ndryshime për momentin e për të pranuar inteligjencës artificiale si një zëvendësues të pa zarar në vend të tyre.

Të paktën deri në pranverën e vitit tjetër. E duke shtyrë dhe për ca kohë nevojën emergjente që vetë kryeministri Rama ka shprehurpër një ekip njerëzor udhëheqës të maxhornacës së sotme që kërkon mandatin e katërt./Si

Edi Rama do qeverisë përmes inteligjencës artificiale, në pranverë ndryshimet në PS Read More »

Regjisori i njohur tregon dy pengjet e aktorit të ndjerë Mirush Kabashi

Regjisori Haxhi Rama tregoi në gjatë një interviste televizive dy pengjet e Mirush Kabashit, i ndarë nga jeta pak ditë më parë.

Ai tregon se e ka njohur qëkur ishte 5 vjeç, ndërsa kanë bashkëpunuar në 10 deri në 15 projekte në teatër.

“Koha është e shkurtër për të reflektuar për krijimtarinë e Mirush Kabashit. Ai ishte një talent dhe dhjetë punë. Talenti është gjë më vete, por ato 10 punët ishin nga ambicia e jashtëzakonshme. Me unë dhe Mirushi kemi marrë në të njëjtën komedi të njëjtin çmim. Mirushin e kam takuar në 70 vjetorin e Teatrit. Unë e prezantova. I kisha dhënë librit tim dhe ku ishte edhe tregimi për Mirushin.

Pengu i vetëm mund të them se ishin dy; Kishte në ëndrrat e veta të luante “Sirano De Berzherak”, një komedi e famshme franceze, monologun e të cilës e kishte mësuar përmendësh dhe e dyta, dikur më pat thënë se mbasi të mbaroj karrierën, dua të kthehem në Durrës sepse aty kishte miqtë. Mirushi mbeti në Tiranë se i përkiste të gjithë Shqipërisë”, theksoi ai.

Regjisori i njohur tregon dy pengjet e aktorit të ndjerë Mirush Kabashi Read More »

E trishtë/ Preku zemrat e shqiptarëve me historinë e tij, ndërron jetë në lule të rinisë Fabioli

Ai u bë i famshëm me daljen e tij në “Ka një mesazh për ty”. Fabjoli, në atë kohë 12 vjeç kishte ftuar babain në emision për t’i kërkuar falje për rebelzimin e tij. Fabjloi tregoi vetë se dilte për të lypur në Tiranë, pa dëshirën e prindërve.

Prej disa javësh në rrjetet sociale të shumtë kanë qenë shqiptarët që kanë shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të Fabjolit, në moshën 20-vjeçare.

Por sot ka qenë Genta Gjalpi e cila ka konfirmuar humbjen e Fabjolit. Thuhet se shkak për ndarjen nga jeta është bërë një problem që 20-vjeçarit ju shfaq në mushkëri.

“Sa më pikëlloi ky lajm, që Fabjoli ka ndërruar jetë. I vogli gjynah. Kënaqu në parajsë. Ishte lypës ne bllok, po falte shume dashuri🥹 Ishte shume i zgjuar dhe i dashur”, shkruan ajo./albeu.com/

E trishtë/ Preku zemrat e shqiptarëve me historinë e tij, ndërron jetë në lule të rinisë Fabioli Read More »

Shqiptarët u ‘kapën mat’ në shtëpinë e barit, zbardhet dëshmia e një prej të arrestuarëve: Më kërkuan vetëm të …

Një 49-vjeçar belg dhe dy shqiptarë janë në telashe të mëdha pasi rrezikojnë dënime deri në dy vjet burg për përfshirjen e tyre në një plantacion me 343 bimë kanabisi në një magazinë në Veldstraat në Beerse, Belgjikë. “Më kërkuan vetëm të ujit lulet”, tha kujdestari 60-vjeçar i plantacionit.

Pasi u mor një informacion nga qendra provinciale e raportimit të drogës plantationontdekt.be, zona e policisë në rajonin Turnhout filloi një hetim mbi një plantacion kanabisi në një magazinë prapa një shtëpie në Veldstraat në Beerse në qershor. Policia përdori një kamerë termike për të përcaktuar se në kasolle kishte vërtet një burim nxehtësie. Në rrugë ka qenë edhe një automjet i dyshimtë i parkuar.

Këto gjetje çuan në një kontroll të adresës në Veldstraat më 15 qershor. “Mjedisi përmbante gjithsej 343 bimë kanabisi të shpërndara në dy zona kultivimi operative,” tha prokurorja publike Marta Boroëicz në gjykatën në Turnhout. “Bimët ishin rreth tetë javë të vjetra dhe nuk ishin korrur më parë. Kishte gjithashtu shumë materiale për drejtimin e një plantacioni.”

Në magazinën e përfshirë ndodhej 60-vjeçari shqiptar Nuredin K.. Ai u arrestua në vend. “Burri deklaroi se kishte një muaj që qëndronte në magazinë dhe në fakt nuk kishte dalë. Më parë ka punuar në ndërtim në Gjermani. Aty i thanë se ishte shumë i vjetër për një punë të tillë”, tha prokurori. “Disa shqiptarë të tjerë i kishin premtuar para nëse do të kujdesej për bimët. Ai nuk u lejua të dilte.”

Hetimet e mëtejshme treguan se plantacioni ndodhej në truallin e shtëpisë prindërore të Tom R. (49). Nëna e burrit ishte e pranishme gjatë kontrollit të policisë dhe deklaroi se djali i saj e kishte dhënë me qira magazinën dhe nuk e dinte se çfarë po ndodhte brenda. Tom R. qëndroi në Antëerp dhe u vu në pranga jo shumë më vonë. Ai pretendoi se hapësirën ua kishte dhënë me qira burrave që kërkonin një magazinë për të ruajtur materialet izoluese dhe profilet e çatisë. “Ajo ngre vetullat se kishte një kabllo elektrike nga garazhi në kasolle dhe se R. është gjithashtu një elektricist duke u trajnuar,” shpjegoi Marta Boroëicz. “Ai vërtet bashkëpunoi me plantacionin duke ua dhënë me qira magazinë shqiptarëve. Ilir C., 37-vjeçari shqiptar, u gjykua për ngritjen e plantacionit, por nuk u paraqit në gjykatë.

Prokuroria Publike kërkoi dënimin e R. me 18 muaj burg dhe 1 vit dhe 2 vjet burg për shqiptarët K. dhe C. përkatësisht. Treshja u akuzua edhe për vjedhje të energjisë elektrike. Ndërmarrja komunale Iveka ka kërkuar kompensim prej 25,157 euro.

Avokati i Tom R. i kërkoi gjyqtarit të lirojë klientin e tij. “Ai takoi dy shqiptarë në një kafene të cilët po kërkonin një magazinë për të ruajtur materialet,” tha ai. Nuredin K. gjithashtu pohoi se ai nuk dinte asgjë për një plantacion paraprakisht. “Sapo më thanë se duhej të kujdesesha për lulet në një dyqan,” u përgjigj ai. Gjykata do të japë vendimin më 22 dhjetor.

Shqiptarët u ‘kapën mat’ në shtëpinë e barit, zbardhet dëshmia e një prej të arrestuarëve: Më kërkuan vetëm të … Read More »

Vrasja e Liridonës në Prishtinë/ Në pranga edhe një tjetër person, zbardhet roli i tij

Është arrestuar sot edhe personi i katërt i përfshirë në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt.

Sipas burimeve të mediave vendase, i arrestuari është Tomë Dodaj nga Gjakova.

Ai dyshohet se ua ka shitur armën Naim Murselit dhe autori i krimit Granit Plava.

Në ditën kur u varros Liridona Ademaj-Murseli e vrarë të mërkurën e shkuar në Prishtinë tre persona të dyshuar për kryerjen e krimit përfunduan në pranga, ndër ta edhe bashkëshorti i viktimës, Naim Murseli, i cili ka pranuar se ka paguar për vrasjen e saj.

30-vjeçarja Liridona Murseli u privua nga jeta derisa ishte në veturë me bashkëshortin e saj, Naim Murseli, dhe dy fëmijët. Ngjarja tragjike ndodhi më 29 nëntor, rreth orës 20:20 në rrugën “Dalip Alshiqi” në Prishtinë. Familja Murseli, sipas deklaratës së kryefamiljarit Naimi Murseli, dyshohet se u përball fillimisht me disa grabitës, të cilët ua morën sendet me vlerë dhe pas të shtënave me armë zjarri, lanë të vdekur 30-vjeçaren.

Vrasja e Liridonës në Prishtinë/ Në pranga edhe një tjetër person, zbardhet roli i tij Read More »

Deputetja e PD e revoltuar: Doktor, mblidhi zagarët!

Deputetja e Partisë Demokratike, Flutura Açka ishte një prej atyre ligjvënësve demokratë që mori pjesë në votimin e buxhetit për vitin e ardhshëm, duke dhënë votën e saj kundër.

Pjesëmarrja e saj dhe e disa deputetëve të tjerë në votim është kritikuar nga mbështetësit e Sali Berishës, duke i akuzuar ata se morën pjesë vetëm për të plotësuar kuorumin.

Për këtë, deputetja Açka ka mbajtur një qëndrim të ashpër, duke argumentuar se “këtë qeveri të korruptuar nuk e voton me heshtje, as me kinse, por me karton të kuq”.

“Doktor, mblidhi zagarët!

Unë votoj siç më dikton ndërgjegjja ime dhe siç ma ndien sentimenti politik, të cilin, veç Zotit, nuk ka kush fuqi ta urdhërojë.

Ky shqetësim i madh që ju paska zënë, më thotë se kam vepruar drejt. Unë jam deputete, jo çamarroke e Parlamentit shqiptar. Kam fjalën dhe votën për sjelljen time politike.

Unë nuk e votoj këtë qeveri të korruptuar deri në palcë, as me heshtje, as me kinse, por me karton të kuq”, shkruan Açka në rrjetet sociale.

Deputetja e PD e revoltuar: Doktor, mblidhi zagarët! Read More »