Irina

Operacioni në Vlorë ku u kap një sasi e madhe droge/ Kush janë 7 personat e arrestuar, lënda narkotike do të transportohej në Turqi përmes rrugëve detare

Policia e Vlorës ka dhënë detaje në lidhje me operacionit ku u kap një sasi e madhe droge, e cila do të transportohej në Turqi.

Në pranga janë vënë 7 persona, ndërsa janë shpallur në kërkim disa të tjerë

Te arrestuarit:

Idriz meminaj

Romir meninaj

Emanuel meminaj

Nertin gjoni

Xhuljanao gjoni

Laurent likaj

Altin Meci

U shpallën në kërkim disa të tjerë

Operacioni në Vlorë ku u kap një sasi e madhe droge/ Kush janë 7 personat e arrestuar, lënda narkotike do të transportohej në Turqi përmes rrugëve detare Read More »

Spartak Ngjela paralajmëron ‘tërmet’ në politikë: Nëse Berisha dënohet, PD merr…

Avokat Spartak Ngjela e quan një veprim ligjor normal, që pason refuzimin e Berishës për të mos zbatuar vendimin e GJKKO-së, kërkesën e SPAK për autorizimin e Kuvendit për arrestimin e Sali Berishës.

’Ka rregulla drejtësia. Nuk je mbret. Vetëm mbretin nuk e kap ligjin. Duhej ti përgjigjej kërkesave të hetuesisë në mënyrë të saktë sepse nëse nuk shkon në hetim kanë të drejtën e arrestit ua ka dhënë ligji‘ tha Ngjela në një lidhje skype me emisionin ‘Sot live në Shqipëri’.

Edhe ‘mosbindjen civile’ për të cilën flet Berisha, Ngjela e quan betejë të humbur për ish kryeministrin.

‘Berisha nuk bën dot as mosbindje civile dhe as revolucion se nuk ka mbështetës. Nuk e keni parë që nuk ka mbështetës. Si mund të bësh protestë para parlamentit. Kush është ai që ndërhyn kundër vullnetit të parlamentit. Filozofia e Saliut është meqë unë s’e marr dot kryesinë e shtetit, shkatërroj shtetin.

Ngjela beson se nëse drejtësia i shkon në fund hetimit për Sali Berishën PD merr qeverinë.

‘Do e ndihmojë shumë PD. Nëse Berishës ia çojnë deri në fund goditjen, se nuk besoj dot sepse lideri i PS-së dhe krerët e duan Saliun ta kenë atje të fitojnë gjithmonë, flas politikisht. Nëse SPAK do ta çojë deri në fund edhe ai dënohet qoftë dhe për 6 muaj ai ikën nga politika. Nëse ikën nga politika PD për 6 muaj merr pushtetin, rrëzon PS-në. Partia Socialiste rrëzohet menjëherë në momentin që ky është larguar nga skakiera politike. Unë them që eliminimi i tij e sjell për 3 -4 muaj PD në pushtet. Njerëzit janë mërzitur shumë me PS-në por mes dy të këqijave, zgjedhin të keqen më të vogël. Në momentin kur e keqja e madhe largohet ajo e vogla bëhet e madhe ‘ thotë Ngjela për gazetarin Nertil Agalliu

Ngjela është i bindur që Berisha gabon kur refuzon të shkojë në gjykatë pasi në këtë mënyrë ai nuk mbron veten

‘Në gjyq i pandehuri shkon për tu mbrojtur. Nëse nuk mbrohet do të dënohet. Ato që bën ai nuk janë mbrojtje. Janë letërsi degradente të shekullit XVI. Nuk kanë vlerë në mbrojtjen juridike ndaj një akuze. Duhet të rrëzosh provat ‘

Më 18 dhjetor Këshilli për Rregulloren Mandatet dhe Imunitetin, do të mblidhet për kërkesën e SPAK për arrestimin e Sali Berishës.

Spartak Ngjela paralajmëron ‘tërmet’ në politikë: Nëse Berisha dënohet, PD merr… Read More »

E rëndë/ Humb jetën 61-vjeçari shqiptar në Itali

Tragjik ka rezultuar fati i një shqiptari sot në Itali, i cili humbi jetën nga një lartësi. Ngjarja ndodhi në Borghetto, ku pak minuta para orës 10 të mëngjesit në një kantier ndërtimi.

Mësohet se viktima, 61 vjeç, ishte në katin e katërt të godinës kur ra nga një lartësi rreth 8-10 metra.

Alarmi u ngrit menjëherë, me ndërhyrjen e një ambulance të Kryqit të Kuq të Loanos dhe ambulancës 118, por nuk mund të bëhej asgjë për shqiptarin, identiteti i të cilit nuk dihet.

“Një tragjedi, vajtojmë një tjetër vdekje të papritur dhe një tjetër familje të rrënuar” -ka qenë komenti i kryebashkiakut Giancarlo Canepa, i cili mbërriti menjëherë në vendin e aksidentit. “Në këto raste nuk ka fjalë, tani hetimet do të bëjnë kursin e tyre për të konstatuar saktësisht se çfarë ka ndodhur dhe për të hedhur dritë mbi të gjitha aspektet e çështjes”, tha ai.

E rëndë/ Humb jetën 61-vjeçari shqiptar në Itali Read More »

SPAK kërkon arrestimin e Sali Berishës, reagon Jamarbër Malltezi

Si vepronte Sigurimi i Shtetit? Si Prokuroret politike sot me urdhrin “SSSKAPE!”

1.Brenda dites (01.12.2020) rregjistrojne kallzimin e tualetit te madh dhe po BRENDA DITES (01.12.2020) nisin Procedimin Penal

2.Procedimin penal e nisin pa emra ndonese kallzimin e kane me emra

3.Procedimi pa emra ben qe mos kene afate ligjore 3 mujore (“Pse ligjet tona do na ndalojne ne te luftojme armiqte e pushtetit popullor”)

4.Hetojne 3 vjet dhe 3 breza: Berishen, femijet deri dhe mbesat e Berishes

5. Hetojne mbesat e Berishes qysh para se te kishin lindur (shkresa nga Intituti sigurimeve shoqerore per periudhen 1994-2012)

6.Pas 3 vjet hetime del se Taulant Balla kreu kallzim te rreme (veper penale) pasi toka ishte e pronareve dhe as e shtetit e as e shpronesuar nga Italia POR “Xix se djeg te prekesh Taulant Ballen. (U kap ne pergjime me krimin e organizuar dhe u prishen provat jo me te perballet me ligjin per nje kallzim te rreme apo jo?”)

7. Pas 3 vitesh hetime, nuk ka ende akuze, por rregjistrohen emrat per hetime!

8. Ne 3 vjet hetime del shperdorim detyre me dem mbi 300,000 euro I Edi Rames, por aha, vendimet gjyqsore te formes se prere as nuk behen pjese e dosjes. Xix se ka shkel ligjin Edi Rama.

9. Berisha dyshohet se ka favorizuar dhendrin pasi ai perfitoi pjesen e vet prej 410 m2 toke te familjes nga qindra mijra pronare qe moren tokat e tyre ne total prej mbi 1,500,000,000 m2.

10. Berisha nuk ka asnje VKM apo Ligj me emer personal por prape dyshohet se favorizoi dhendrin, ndersa Edi Rama ka me dhjetera Ligje dhe VKM me emra te pervecem (4 veç për Bolinon) por SPAK ben idiotin e dobishem qe nuk sheh, nuk degjon e nuk kupton!

11. Pas 3 vjet hetimi dhe ende pa akuze vendoset “Burg” per opoziten! Bllokim pasaporte dhe detyrim paraqitje per shefin e opozites dhe burg per prof. Malltezin se guxoi dhe zhvilloi pronen e te pareve te vet.

12. Jo vetem burg, por edhe sekuestro per pronat e pronarit “Armik te pushtetit popullor” duke sekuestruar edhe toka e prona te blera qysh para 20 vitesh.

13. Gjejnë Gjyqtar ne konflikt interesi i shkarkuar nga Berisha ne 1996 qe t’i noterizoje paligjshmerine.

14. Nuk lejon qe avokatet te kene as 1 dite kohe te njihen me 15,000 faqe qe prokuroret kane mbledh ne 3 vite, por i le vec 4 ore kohe!

15. Cakton avokat ke duan prokuroret politik e jo ke zgjedh qytetari. Biles edhe kur avokati ka urrejtje ndaj klientit dhe e ka bere publike urrejtjen. Kesaj i mjafton 1 ore për të shqyrtuar dosjen

16. Prokurorët politikë fshehin dokumente nga fashikujt psh fshehin (a) shkresat nga Angjeli e Klosi të 2005 për nisjen e privatizimit ndonëse kish pronarë, (b) disa kontrata ligjore përfshi ato te blerjeve të tokës nga Prof. Malltezi që prokurorët i kanë sekuestruar prej një viti, (c) vendime gjyqsore të formës së prerë përfshi atë që gjen Edi Ramën në shpërdorim detyre me dëm, etj. (Natyrisht qe ne 15,000 faqe ka edhe qindra faqe thagmash pa asnjë lidhje me cështjen si psh vendime gjykate Albana Vokshi kunder Saimir Tahirit per shpifje Fshehja e dokumenteve është vepër penale e dënueshme por prokurorët politikë e dinë veten mbi ligjin.

SPAK kërkon arrestimin e Sali Berishës, reagon Jamarbër Malltezi Read More »

Kërkesa e SPAK për Berishën/ Arrest me burg apo shtëpie? Ja çfarë parashikon ligji…

SPAK i drejtoi sot Kuvendit një kërkesë për ashpërsimin e masës së sigurisë ndaj tij, nga “Detyrim paraqitje” në “Arrest me burg/shtëpie”.
Kjo kërkesë erdhi pasi Berisha nuk kishte respektuar masën e sigurisë “detyrim paraqitje” të vendosur nga SPAK më herët, pas akuzave për korrupsion në çështjen e privatizimit t ëish-kompleksit Partizani.

Por cilat janë kriteret e veçanta për caktimin e masës së sigurisë “arrest me burg” dhe a mund t’i shpëtojë Berisha këtij dënimi?

Më poshtë paraqiten me detaje kriteret se kur një person i akuzuar nuk mund të arrestohet dhe kur mundet.

Kriteret e veçanta për caktimin e masës së arrestit me burg:

Arresti me burg mund të vendoset vetëm kur çdo masë tjetër është e papërshtatshme për shkak të rrezikshmërisë së veçantë të veprës dhe të pandehurit.

Nuk mund të vendoset arresti me burg ndaj një gruaje që është shtatzënë ose me fëmijë nën moshën 3 vjeç dhe që jeton me të, ndaj një personi që ndodhet në gjendje shëndetësore veçanërisht të rëndë ose që ka kaluar moshën 70-vjeç ose një personi toksikoman apo të alkoolizuar, për të cilin zbatohet një program terapeutik në një institucion të posaçëm.

Në rastet e parashikuara në pikën 2 arresti në burg mund të vendoset vetëm kur ka shkaqe të një rëndësie të veçantë për krimet që dënohen jo më pak në maksimum se dhjetë vjet burgim.

Të miturit nuk mund të arrestohen kur akuzohen për kundërvajtje penale.

Kërkesa e SPAK për Berishën/ Arrest me burg apo shtëpie? Ja çfarë parashikon ligji… Read More »

Sali Berisha: ‘Rama po na asgjëson…’

Ditën e sotme u mblodh grupi i PD-së. Në fokus ishte mes të tjerave kërkesa e SPAK-ut për heqjen e imunitetit të Sali Berishës.

“Janë të gjithë në unison se ky vendim bazohet në një vendim antikushtetues të mëparshëm të Skapit dhe gjykatëses së shkarkuar nga Sali Berisha në vitin 1996. Jam i sigurt që Kryesia do të më dërgojë mua relacionin. Baza e këtij qëndrimi është propozimi im në vitin 2012”, tha Berisha.

Theksin Sali Berisha e vendosi te miratimi i rregullores së mandatave dhe imunitetit për ndryshimin e rregullores që forcon masat deri në dy muaj përjashtim për deputetët që shkaktojnë kaos dhe dhunë.

“Ndryshim sipas të cilit, një grup deputetësh i lejojnë vetes, ndërprerjen e përkohshme të mandatit të deputetëve. Përjashtimin për dy muaj dhe defakto heqjen e mandatit, dmth ndalimin e çdo lloj veprimtarie të deputetit.

Kjo është faza parapërfundimtare drejt asgjësimit të opozitës në parlament dhe u garantoj se kjo do të shoqërohet me të gjithë përpjekjen e opozitës për rivendosjen e parlamentarizmit, pluralizmit politik në parlament.

Vendosmëria është e plotë e palëkundur. Kjo është ajo që mund të ju them sot” deklaroi ai.

Sali Berisha: ‘Rama po na asgjëson…’ Read More »

Feston sot ditën e lindjes, ja sa vite mbush aktori i mirënjohur i skenës shqiptare

Aktori i njohur i skenës dhe kinemasë Petrit Malaj ka lindur në 12 nëntor këtë vit ka festuar ditëlindjen e 62.

Petrit Malaj, tani drejtues i Univeristeti të Arteve, është aktori i njohur për publikun shqiptar, ku me personazhet e interpretuara prej tij ka fituar simpatinë e të gjithëve. Malaj ka luajtur krah figurave më të mëdha të filmit shqiptar. Figura ikonike të ekranit dhe teatrit, të cilët janë krenaria e artit shqiptar si: Sandër Prosi, Kadri Roshi, Robert Ndrenika, Tinka Kurti, Reshat Arbana, Ndrek Luca, Timo Flloko, Kastriot Çaushi, e shumë artistë të tjerë dhe regjizorë të talentuar. Malaj është vlerësuar edhe me shumë çmime të rëndësishme ku do të veçonim, medalja “Naim Frashëri” akorduar nga Kuvendi i Shqipërisë, medaljonin e festivalit në “Festivalin e Pestë të Filmit Shqiptar” si dhe shumë diploma të tjera për aktivitetin krijues e artistik.

Kujtojmë se pak javë më parë,Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pranoi letrat kredenciale nga ambasadori i ri i Republikës së Shqipërisë, Petrit Malaj, të cilin e uroi për detyrën dhe shfaqi shpresën se gjatë mandatit të tij do të intensifikohen edhe më tej marrëdhëniet bilaterale në mes të dy shteteve simotra.

Petrit Malaj të cilin e njohim ndryshe edhe si “Doktor Bardhyli”, së fundmi u angazhua edhe në politikë, ku në zjgedhjet e funit pranoi ftesën e Kryeministrit për të qenë kandidat i Partisë Socialistë në Kukës.

Malaj është babi i dy fëmijëve, Erionit dhe Dartit, të cilët e kanë bërë gjysh 3 herë.

Feston sot ditën e lindjes, ja sa vite mbush aktori i mirënjohur i skenës shqiptare Read More »

Njihuni me Gëzimin nga Vlora që bën plazh në mes të dimrit

Vlonjati Gëzim Brahimaj sfidoi acarin për të bërë plazh.

Prej 10 vitesh atë e gjen shpesh në bregdetin e Vlorës, duke notuar edhe në mot të keq.

Brahimaj thotë se ky lloj aktiviteti i shërben për të mbajtur larg sëmundjet dhe viruset, ndryshe nga çfarë mund të mendojnë njerëzit.

Madje ai i bën thirrje të rinjëve që të heqin dorë nga lokalet, dhe të bëjnë më tepër aktivitete fizike.

Këtë të shtunë, falë motit me diell, shumë qytetarë kanë zgjedhur bregdetin për të kaluar një fundjavë të bukur. Vlora është një prej atyre qyteteve që vizitohet nga njerëzit edhe gjatë periudhës së dimrit.

Njihuni me Gëzimin nga Vlora që bën plazh në mes të dimrit Read More »