Irina

Të futem apo jo në Big Brother?! Këngëtari shqiptar kërkon mendimin e publikut…

Skerdi Ago këngëtari i njohur shqiptarë duket se ka marrë një ftesë nga produksioni i Big Brother Vip Kosova për të qenë pjesë e kastit të banorëve.
Por artisti kërkon mendimin e publikut për të vendosur nëse duhet të bëhet pjesë e këtij reality show.
Skerdi nuk ka publikuar asnjë përgjigje të ndjekësve dhe vendimi i tij për pjesëmarrjen në BBVK mbetet ende i paditur.Ndërsa përsa i përket muzikës kënga e tij e fundit ka qenë “Dikur” në bashkëpunim me Çekic dhe Uki.

Të futem apo jo në Big Brother?! Këngëtari shqiptar kërkon mendimin e publikut… Read More »

Pse tradhtojmë? Mjeku i njohur tregon shkakun kryesor

Temë e diskutimit në emisionin “Goodmorning Albanians” në Euronews këtë të enjte ishte tradhtia në çift. I ftuar në emision, mjeku i njohur Kita Sallabanda deklaroi se ka zona të caktuara të trurit të cilat përgjigjen për marrëdhënie të tilla.

Ai nënvizoi se kjo nuk është një sëmundje e lindur apo dëmtim organik i trurit siç pretendonte Frojdi.

“E ka shpjeguar Fjordi që para 200 vitesh që ka një pjesë të trurit që merret me tradhtinë. Ka shumë marrëdhënie të cilat shpjegohen me teorinë e Frojdit, por ka dhe shumë kritika që i bëhen teorisë së Frojdit. Nuk është e lindur, nuk është se ka një dëmtim organik të trurit që prodhon këtë marrëdhënie. Ka zona të trurit që janë përgjegjëse për këto realacione dhe mendime.

Por nuk është se ka një sëmundje të trurit siç pretendonte Frojdi. Me këtë pretendim Frojdi shpjegonte të gjitha marrëdhëniet seksuale më shumë se tradhtinë”, tha Sallabanda.

Pse tradhtojmë? Mjeku i njohur tregon shkakun kryesor Read More »

‘Provokon’ Butrint Imeri: Të shtunën, surpriza që e keni kërkuar për një kohë të gjatë!

Butrint Imeri po ashtu ka qenë një nga emrat më të komentuar gjatë kësaj jave.

Kjo pasi u tha se këngëtari shqiptar do të futej brenda Big Brother VIP Albania për ta befasuar Kiarën për ditëlindjen e 27-të.

Kjo shkaktoi reagime të shumta duke qenë se dyshja kanë shkëputur rrugët me njëri-tjetrin që një kohë të gjatë.

Në një postim të ndarë pak orë më parë, Butrinti reagoi rreth surprizës duke thënë se ndodhej në Francë.

Ai ka ngacmuar sërish fansat me një postim në InstaStory duke u thënë se befasinë do t’ua bëjë të shtunën.

“Ju kam premtuar. Shihemi të shtunën. Befasia që e keni kërkuar për një kohë të gjatë”, u shpreh ai.

Nuk dihet nëse kjo ka të bëjë me ish-partneren e tij, Kiara Titon apo me ndonjë projekt të ri muzikor.

‘Provokon’ Butrint Imeri: Të shtunën, surpriza që e keni kërkuar për një kohë të gjatë! Read More »

Alketa Vejsiu feston sot ditëlindjen, urimi më special e mori nga e bija

Ditën e sotme moderatorja shumë e dashur për publikun shqiptar Alketa Vejsiu feston ditëlindjen.

Ju ndoshta nuk e besoni por bukuroshja e ekranit mbush plot 39-vjeçe. Alketa njihet për natyrën e saj shumë të rezervuar sa i takon jetës private.

Por nga e bija, e cila me ao pa dëshirën e moderatores është bërë pjesë e medias rozë, ka ardhur një urim i cili për herë të parë është publik.

“Gëzuar ditëlindjen mami”, ka shkruar Nicol krahë një fotoje ku tregon një dhomë me tullumbace e shampajnë.

Alketa ka fluturuar drejt Londrës, ku jeton dhe studion e bija për të festuar krah saj ditëlindjen e 39.

Alketa Vejsiu feston sot ditëlindjen, urimi më special e mori nga e bija Read More »

ISHP konfirmon virusin RSV, ja cilat janë moshat më të prekura

Instituti i Shëndetit Publik ka konfirmuar prezencën e virusit RSV në vendin tonë. Nga ky infeksion viral preken më shumë fëmijët duke shkaktuar probleme në rrugët e frymëmarrjes.

Ky virus mund të kalojë nga një infeksion i lehtë deri në pneumoni. Qarkullimi i virozave gjatë kësaj periudhe ka krijuar dyndje në urgjencën e Pediatrisë dhe të QSUT-së.

“Djalin kam brenda, është i sëmurë, 13 vjeç. Me të vjella. Pak temperaturë,” – u shpreh një qytetar.

“Fr ikë kemi, por nuk kemi çfarë të bëjmë, këtu asnjë lloj kushti,” – u shpreh një tjetër.

Shenjat klinike mes virozave të stinës së dimrit dhe nënvarianteve të COVID-19 janë të ngjashme, ndaj apeli i mjekëve për qytetarët është që të jenë të vëmendshëm në shfaqjen e simptomave të para dhe të këshillohen me specialistët.

Epidemiologët paralajmërojnë se dy javët e fundit të janarit do të shënojnë pikun e kësaj situate virologjike.

ISHP konfirmon virusin RSV, ja cilat janë moshat më të prekura Read More »

Nd izet debati me Luizin, Kiara ia ‘pl as’ në sy: Vazhdo rrugëtimin tënd…

Kiara Tito dhe Luiz Ejlli kanë pasur disa zënka të vogla ditën e djeshme. Pasi mbaroi festa e ditëlindjes së moderatores, ata shkuan te dhoma e gjumit ku po bisedonin, e pranishme ishte edhe Efi Dhedhes.

Në një moment këngëtari i njohur shprehet se është shprehur se shtëpia ka rënë në qetësi dhe duhet të ketë ndonjë debat.

Duket se kjo gjë nuk i ka pëlqyer Kiarës, e cila i thotë se nuk duhet të bëjnë debate me fyerje. Madje ajo i ka thënë se nëse vijon me fyerjet, ajo nuk do t’i flasë me gojë. Këtë ia përmendi Luizi teksa po diskutonin në dhomën e gjumit.

Pjesë nga biseda:

Luizi: Po fyeve thotë kjo nuk të flas më me gojë, e s’ke ma punë me mua

Kiara: Ça është kjo fyerje tani, se u bëmë gazi i botës o Luiz, aman

Luizi: Kush fyeu?

Kiara: Nuk po them se fyeve, po ça po thua se nuk po të kuptoj

Luizi: Pikërisht se nuk kupton më flet mua

Kiara: A the se nuk rrimë kështu në qetësi? Duhet me fye, ça the parë?

Luizi: Duhet me e bërë tjetrin me nerva, më thuaj ti mua, isha duke të bërë pyetje

Kiara: Gjej një mënyrë të kulturuar si ta bësh tjetrin me nerva

Luizi: Si? Ma thuaj ti mua

Kiara: Pse duhet të fyesh?

Luizi: Si?

Kiara: Atë e di ti, nuk jam në trurin tënd

Luizi: Po të pyes ty. Ti ke ardhur në Big Brother me ndenjur, me ngrënë e me fjet?

Kiara: Jo Luiz, as të fyej e të ziem nuk kam ardhur

Luizi: Harroje fyerjen

Kiara: Atëherë ti që di të ziesh e të fyesh, vazhdo bëj rrugëtimin tënd

Nd izet debati me Luizin, Kiara ia ‘pl as’ në sy: Vazhdo rrugëtimin tënd… Read More »

Ish-banore e ‘Big Brother VIP’ dhe personazh i njohur mediatik, zbulohet lidhja disa vjeçare e Amos Zaharia

Aktori Amos Zaharia është kthyer në vëmendjen e publikut me pjesëmarrjen e tij në “Big Brother VIP”.Përtej profesionit të tij si aktor, Amos ka qenë pjesë e mediave rozë edhe për jetën e tij personale. Ish e dashura e tij është gjithashtu personazh publik.

Po flasim për Gigliola Haveriku, këngëtarja shqiptare e cila u bë pjesë e BB VIP Kosova pak më parë, por rrugëtimi i saj zgjati shumë pak pasi u eliminua.

Shfaqeshin në intervista dhe dalje publike së bashku/ Ish-banore e

Amos dhe Gigliola jetuan një histori të bukur dashurie 6-vjeçare duke mos hezituar të shfaqen në intervista e dalje publike dhe dyshja dukej se kishin një marrëdhënie shumë të fortë pasi ato shfaqeshin kudo bashkë dhe madje kanë shprehur disa herë publikisht dashurinë për njëri-tjetrin në intervista të ndryshme.

Shfaqeshin në intervista dhe dalje publike së bashku/ Ish-banore e

Lidhja e tyre ishte e konsoliduar madje Gigliola thontë në atë kohë fjalët më të mira për vjehrrën e saj, aktoren e madhe Yllka Mujo.

Shfaqeshin në intervista dhe dalje publike së bashku/ Ish-banore e

“Me vjehrrën shkoj shumë mirë. E thërrasim njëra-tjetrën me fjalë ledhatuese. Unë i them nana, ajo më thotë bebush. Jemi të dyja natyra ledhatare. Vleka shprehja që nusja zgjidhet si mamaja”, thonte atë kohë këngëtarja.

Shfaqeshin në intervista dhe dalje publike së bashku/ Ish-banore e

Ish-banore e ‘Big Brother VIP’ dhe personazh i njohur mediatik, zbulohet lidhja disa vjeçare e Amos Zaharia Read More »