Irina

Çfarë bëri Kiara që Luizi u hodh në pishinë?

Kiara Tito dhe Luiz Ejlli janë dy banorët e Big Brother të cilët janë kthyer në kryefjalë të medieve së fundmi. Që prej fillimit të këtij “reality show”, këngëtari me humorin e tij shkodran, ka shprehur pëlqimin për moderatoren.

Në Prime-n e së martës ai kishte përgatitur edhe një surprizë për Kiarën e cila kishte ditëlindjen, ku këndoi para të gjithëve dhe duke dhuruar momente të bukura e plot emocione për moderatoren, por edhe për publikun.

Mbrëmjen e djeshme, në një moment teksa të gjithë ndodheshin në oborr duke kërcyer, Kiara i thërret këngëtarit dhe bën me duar shenjën e zemrës.

Luizi i kthehet: “E bëre edhe njëherë u hodha në pishinë”, e Tito i përgjigjet: “Jo, jo”. Por me këmbënguljen e banorëve të tjerë, ajo e bën sërish shenjën e zemrës dhe pas kësaj Luizi hidhet në pishinë pa u menduar dy herë, duke shkaktuar të qeshura te banorët.

Çfarë bëri Kiara që Luizi u hodh në pishinë? Read More »

Amosi dhe Olta nuk vënë mend nga paralajmërimi i Arbana Osmanit

Spektakli i mbrëmjes së djeshme të “Big Brother VIP2” ka nisur me një ‘tërheqje veshi’ nga Vëllai i Madh. Duke qenë se brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri ka pasur mjaft ofe ndime deri në bullizim dhe dhunë fizike, janë marrë masat e nevojshme.

Përveç largimit të Kejvinës, Vëllai i Madh vendosi që t’i dë nojë dhe banorët e tjerë. Moderatorja e njohur, Arbana Osmani, u komunikoi atyre se për çdo fyerje, ofendim, fyerje, vënie në lojë, do ulen nga 2 mijë euro nga çmimi i madh.

Gjithashtu në ekranin e madh të vendosur në sallonin e ndenjës, banorët panë disa nga momentet më të shëmtuara që kishin ndodhur aty që nga fillimi i këtij reality show.

Në klip ishte përfshirë edhe momenti ku Dea Mishel ka një thikë në dorë e kur pranë saj kalon Luiz Ejlli, ajo ka një shikim të vrazhdë. Por jo vetëm kaq, pasi aty u shfaq edhe momenti kur Amos Zaharia po fliste me Kristi Dragot.
Të gjithë u justifikuan me fjalinë “ishte me shaka dhe me humor”. Për këtë arsye Arbana Osmani u kërkoi atyre që të kenë kujdes me batutat dhe shakatë, pasi nuk është mënyra e duhur e të thënit.

Por kjo kërkesë e moderatores së dashur për publikun duket se nuk është zbatuar nga disa prej banorëve. Mbrëmjen e djeshme teksa disa prej banorëve po festonin për ditëlindjen e Kiara Titos, kishte nga ata që komentonin se çfarë ndodhi gjatë prime-t.

Teksa Olta afrohet dhe përqafon Amosin, ky i fundit i thotë: “Nesër do zgjohemi me thi ka? Kë do vra sim?”

Amosi dhe Olta nuk vënë mend nga paralajmërimi i Arbana Osmanit Read More »

Banorët festojnë ditëlindjen e Kiarës, por ia kush nuk iu bashkua festës

7-vjetori i ditëlindjes së Kiarës bëri bashkë banorët e shtëpisë, të cilët pas spektaklit, nën tingujt e muzikës, kërcyen e kënduan së bashku në oborr.

Të distacuar nga atmosfera festive, qëndruan Tea, Dea, Amos, Olta, Kristi e Eni. Por ndonëse kërcimi i ndau, ata qëndruan të bashkuar për darkën.

Ronaldo e shijoi kërcimin e tij me Diolën, e cila u bë pjesë e shtëpisë disa ditë më parë. Ndërsa pjesa tjetër e banorëve, qëndruan të grupuar.

Banorët festojnë ditëlindjen e Kiarës, por ia kush nuk iu bashkua festës Read More »

Lideri i shtëpisë së BBV për këtë javë, banorët marrin vendimin, ja kush zgjidhet

Armaldo u zgjodh me shumicë votash që të jetë ai lideri për këtë javë, deri ditën e shtunë kur është edhe spektakli i radhës.

Shumica e banorëve thanë se ‘maestro’ i menaxhon mirë situatat, është i qetë dhe se duan atë këtë javë ‘në krye’ të shtëpisë.

Armaldo do të jetë lider deri të shtunën, ku më pas, po me proces votimi do të zëvëndësohet nga një tjetër banor.

Lideri i shtëpisë së BBV për këtë javë, banorët marrin vendimin, ja kush zgjidhet Read More »

Thotë se nuk e konsideron si lojtar, por Luizi dukshëm është kthyer në ‘ma kthin’ e Oltës

Luiz Ejlli duket se është kthyer në “mak thin” e të gjithëve në “Big Brother Vip”. Por, Olta Gixhari sidomos është e qartë dhe vetë e shpreh hapur që nuk e do asnjë sekondë më tepër brenda shtëpisë.

Ndonëse janë vetëm javët e para, aktorja shpesh herë e ka lënë të kuptohet se jo vetëm do të shkojë në finale, por edhe do e fitojë këtë edicion.

Mirëpo nga jashtë nuk mund të themi se kjo ka shumë gjasa deri tani, pasi një pjesë e mirë e publikut nga komentet e tyre duket se nuk e pëlqejnë lojën që ajo po zhvillon brenda.

Sigurisht, ne gjithmonë bazohemi tek ajo që janë “votat e publikut” ato që vendosin kush do të qëndrojë dhe kush do të dalë.

Së fundmi është zhvilluar një debat me tone të larta midis Oltës dhe Luizit, ku aktorja i ripërsërit artistit se nuk e konsideron si lojtar.

“Sa të jesh ti në këtë shtëpi unë nuk dal. Kur të dalësh ti, atëherë po mund të dal unë. Në qoftë se del ti këtë javë, unë do të filloj të frikësohem se mund të dal edhe unë. Ti nuk e fiton kurrë. Unë nuk të konsideroj fare si lojtar. Ti nuk e fiton kurrë këtë “BB”.”

Pas kësaj ne na lind një pyetje: Pse Olta atëherë “friksohet” kaq shumë nga prezenca e Luizit brenda shtëpisë dhe po “lufton” që ai të dalë jashtë kur nuk e konsideron?

Thotë se nuk e konsideron si lojtar, por Luizi dukshëm është kthyer në ‘ma kthin’ e Oltës Read More »

Big Brother-i fenomeni që ka marrë zemrën e shqiptarëve, ky është komenti i Blendi Fevziu

Blendi Fevziu ka komentuar fenomenin Big Brother dhe “marrosjen” e shoqërisë shqiptare pas emisioneve reality show.

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Fevziu tha se nuk e ka ndjekur këtë program, pasi nuk ka kohë, por deklaroi se pr oblemi më i madh i shoqërisë shqiptare është mungesa e shkollave dhe arsimit.

Ylli Rakipi: Tani ka filluar histeria për Big Brother-in. Si e mendoni ju? Mos jemi budallallepsur më shumë seç duhet të gjithë bashkë si shoqëri?

Blendi Fevziu: Unë Big Brother-in nuk e njoh si koncept, nuk e kam parë asnjëhere dhe nuk e di si funksionon.

Nuk kam shumë kohë për t’i parë. Mundohem të lexoj, të shoh dokumentarë apo të udhëtoj. Por, ne kemi një problem tjetër. Ne kemi problem që 33 vjet pas rrëzimit të komunizmit, kemi një keqkuptim të madh në raport me arsimin. Në vitet e komunizmit, kishte një hierarki të shkollës. Prindërit të thoshin bëhu me shkollë, se shkolla është shpëtim. Mësuesi ishte personazhi më i rëndësishëm në cdo fshat të Shqipërisë.

Ky ishte kulti i arsimit që shqiptarët e krijuan falë Rilindjes Kombëtare. Ishte miti i Rilindjes Kombëtare. Pas viti 1990 u përm bys kjo hierarki vlerash.

Për fat të keq, krijuam një shoqëri, që paratë që gjen, ndërkohë që nëna e vetë punon, shkon bled y Mercedes.

Ndërkohe kemi nivelin arsimor ndër më të këqijtë. Më qëllon të bëj 1-2 takime nëpër shkolla të mesme ose Universitete. Ka student të mirë, por ikin jashtë. Pjesa tjetër kanë si model njerëzit e botës së krimit. Nëse ndërton shoqëri, ku personi që merret me drogë bëhet model dhe konsiderohet njeri i zotë… Zotësia në shkelje të ligjit nuk ka funksionuar në botë. Nuk ka asnjë vend të globit ku shkelësit e ligjit dominojnë pjesën tejtër të shoqërisë dhe ai të jetë vend i zhvilluar.

Big Brother-i fenomeni që ka marrë zemrën e shqiptarëve, ky është komenti i Blendi Fevziu Read More »

Robert Aliaj: ‘Po u l idh me Kejvinën nuk më ka më baba’

I ftuar tek “Abc Mëngjesit” ishte Robert Aliaj, babai i Kristit që për momentin ndodhet në shtëpi dhe është në nominim.

Kristi prej kohesh ngacmohet nga Kejvina dhe nëse në fillim ai tha se ka dike jashtë dhe ajo nuk është tipi i tij, në Prime-n e fundit u shpreh se ajo është e vetmja që e bën për të qeshur dhe i pëlqen shumë karakteri i saj.

I pyetur pikërisht për Kejvinën, Robert Aliaj mohoi se djali i tij mund të lidhej ndonjëherë me të por nëse ndodhte, ai nuk do të ishte më babai i tij.

“Është një njeri që e jeton jetën për qejfin e vetë në fakt. Asnjëherë nuk ka dashur televizionin, kurrë nuk ka pasur prirje, te “Love Story” e hutuan ato dy producentet, e shka tërruan fare. Ai mori një pagesë të mirë dhe tha e di si është puna, do vijë të bëjë një gallat, një eksperiment këtu. Edhe praktikisht ai ishte shumë i qartë që në fillim si te “Big Brother”, i tha: ‘Unë nuk jam këtu për gjë, dashurinë e kam jashtë, këtu kam ardhur për famë’.

Shiko këtu ka një moment që duhet sqaruar. Kristi është një djalë shumë i edukuar dhe po të them që ai kurrë nuk do ta fyente një femër qoftë edhe e përdalë. Ai do të thoshte: “Kjo është një femër që duhet respektuar’.

E para, unë nuk e ndjek fare, vetëm shoh se çfarë postohet. E kam neveri. Nuk e kam vetëm me ‘Big Brother’, por as veten nuk e shoh në ekran. Por Kristi ka thënë që nuk është tipi im, nuk e ka fyer. Po ndryshoi mendje Kristi, mua nuk më ka baba. Unë nuk e lë djalin tim, dmth nuk e pranoi që djali im të gjejë grua nëpër televizione. Unë nuk e kam shokë, e thash që kam djalë, e thash në këtë term.

Ai e di shumë mirë opinionin tim, unë nuk kam qejf të fusë në shtëpi një tip të shoëbizit, pa e paragjykuar fare në kuptimin e këtij shoëbizi sepse vetë kam qenë i shoëbizit, nuk e snoboj këtë gjë. Por unë dua një gjë me mend. Nuk dua një njëri me buzë, më pëlqen më shumë kur hap gojën ta ardhuroj, se sa kur heqin ndonjë gjë.

Kristi i ka këto, ai prandaj tha që nuk bëhet fjalë për romanca sepse e pret dikush tjetër jashtë. Karakterin e ka shumë pozitiv Kejvina, kjo është shumë e vërtetë. Nuk kam asnjë lloj ndjeshmërie, kam standarte. Kur vjen puna te familja, jemi serioz”, u shpreh Roberti.

Robert Aliaj: ‘Po u l idh me Kejvinën nuk më ka më baba’ Read More »

Luiz Ejlli plas deklaratën e fortë: ‘Produksioni dhe Adi Krasta më morën…’

Si rrallë herë ose me saktë për të parën herë, Luiz Ejlli është ulur dhe ka folur për jetën e tij.

Pa debat, pa ironi, vetëm pak shaka dhe shumë kujtime nga e shkuara.

Gjatë rrëfimit të tij, nuk kishte si të mos e prekte atë pjesë të jetës që kaloi tek të famshmet “Ethet e së Premtes” me Adi Krastën ku edhe u shpall fitues i një edicioni.

Mes emocioneve se si u shpall fitues, Luizi u pyet nga banorët nëse mori ndonjë çmim.

Ai tha se çmimi i parë merrte 10.000 euro, një udhëtim çift në Antalia dhe 3 muaj në Cambrige.

Po ai vetë çfarë mori ai? Asgjë!

“Blenë makina e fuoristrada Adi me shokë”, thotë ndër të tjera këngëtari.

Një reagim në lidhje me deklaratën e Luizit nuk ka ardhur ende nga Adi.

Luiz Ejlli plas deklaratën e fortë: ‘Produksioni dhe Adi Krasta më morën…’ Read More »