Si gjithmonë dy banorët që janë zgjuar të parët në shtëpinë e “Big Brother VIP2” janë Bjordi Mezini dhe Luiz Ejlli. Teksa regjisori ndodhej te banaku duke larë enë, i afrohet këngëtari i cili i jep një përqafim, duke e nisur ditën me qetësi.
E si çdo ditë, Luizi dhe Bjordi kanë biseduar me njëri-tjetrin, ku Ejlli foli në lidhje me debatin që pati me Kiara Titon mbrëmë.
Luizi: Mbrëmë nisi një skenë e bukur ajo, me dashurinë për Kiarën
Aktori i mirënjohur i skenës shqiptare Ndriçim Xhepa, feston sot ditëlindjen dhe mbush plot 66 vjeç. Në këtë ditë të veçantë, artisti ka marrë urime të shumta nga miqtë dhe të afërmit.
Aktori, djali i “Artistes së Popullit”, Margarita Xhepa ka qenë gjithnjë pjesë e kinematografisë dhe teatrit shqiptar duke sjellë për publikun role e personazhe që janë ngulitur në memorien e secilit prej nesh.
Të gjithë e kujtojmë Gencin e “Unë e dua Erën”, Astritin e “Treni niset më shtatë pa pesë”, Arsenin e “Duaje emrin tënd” apo Alekon e “Njeriu i mirë”.
Ndriçim Xhepa lindi më 21 janar 1957 në Tiranë Pas mbarimit te studimeve për aktor në Akademinë e Arteve, me 1979, fillon punën si aktor i Teatrit Kombëtar.
Ka interpretuar rreth 40 role, nga te cilët veçohen ato në “Prometeu” te Eftimiut, “Në jete” te Dh. Xhuvanit, “Monserrati” te Roblesit, “Vdekja e një komisioneri” te Milerit, “Nen dritat e skenës”, “Nesër është vone” dhe “Shkallet” te R. Pulahes, “Nata e dymbëdhjetë” dhe “Romeo e Xhulieta” te Shekspirit, “Fernando Krafi me ka shkruar ketë letër” te Dorstit, me te cilën fiton Çmimin “Aleksandër Moisiu” për Aktorin me te Mire në Festivalin Kombëtar te Teatrit, te vitit 1995, “Vdekja e Dantonit” te Byhnerit, “Nata e trokitjeve në xhama” te Dh. Anagnostit, “Vdekja dhe virgjëresha” te Dorfmanit, “Portreti i Dorian Greit” te Uajlldit dhe “Kapitulli i Dytë” te Sajmonit me të cilin fiton Çmimin për Aktorin më të Mirë në Festivalin Mbarëkombëtar të Aktrimit, “Apollon 2004”, në Fier.
Që nga viti 1988 është pedagog i jashtëm në Akademinë e Arteve, në Fakultetin e Artit Skenik. Në vitet ’90 interpreton role protagoniste edhe në produksione te pavarura si “Kujdes! Kafshon…” te Gernit, “Mbretëresha e bukur” te Mc. Donagh, “Nesër nisemi për në parajsë” te T. Dervishit dhe “Tradheti bashkëshortore” te Pinterit. Ndërsa në Teatrin e Kombësive te Shkupit ka interpretuar në “Mbretin Lir” te Shekspirit.
E pyetur në “Opinion” se pse nuk bën një padi për moszbatim të kontratës nga ana e kompanisë së incenerimit të mbetjeve në Inceneratorin e Tiranës, Monika Kryemadhi tha se e ka bërë më parë për atë të Elbasanit.
“Të vijë po licia të më marrë live për këto. Siç më morën për Inceneratorin e Elbasanit dhe e ndanë çështjen pastaj”-u shpreh Kryemadhi.
Monika Kryemadhi: Kontrata, bashkia Tiranë e ka 29 euro që në 2017-ën. Deri tani ke paguar 24 milionë euro zoti Fevzi.
Blendi Fevziu: Jo jo 29 euro për ton…Dhe ata kanë thënë që do i nxjerrin, t’i incenerojnë mbrapa.
Monika Kryemadhi: Po t’i nxjerrin, t’i shohim. Nxirret dot këtu me dhe?! Shihe si është dheu zoti Fevziu.
Blendi Fevziu: Mbase e incenerojnë me dheun ata.
Monika Kryemadhi: Karrige, shkurre, goma makine, ça nuk ka!
Blendi Fevziu: Vitin e parë thoshte se do paguani 29 euro sepse landifilli ka nevojë të sistemohet. Edhe shteti nuk ka plotësuar disa nga dokumentet që i duhen kompanisë për të nisur incenerimin. Pra, është e vërtetë, nuk po incenerohet! Por ata thonë do i nxjerrim nga gropa dhe do i djegim më mbrapa.
Monika Kryemadhi: Të paktën për aq kohë sa e kam ndjekur është i njëjti proces. Landfilli bën filtrimin e ujërave, ndërsa në venddepozitimin e vjetër nuk ka, shkon e gjitha në ujëra nëntokësorë. Për 8 muaj këtu është mbushur me plehra. Sa plastikë ka këtu, metal, qelq, karton ka shumë gjëra.
Blendi Fevziu: Zonja Kryemadhi ne nuk e zgjidhim dot, pse nuk bëni një padi ju, është shumë e thjeshtë. Për zbatimin e kontratës…
Monika Kryemadhi: E kam bërë mor zotëri. E mbani mend se si erdhi po licia e ua mori Tan Hoxhën këtu live?
Monika Kryemadhi: Të vijë të më marri dhe mua live me këto. Siç më morën për Inceneratorin e Elbasanit dhe e ndanë çështjen pastaj.
Eugen Beci: Duhet të të marrë SPAK, por mos janë të zënë sot me operacionin e Fushë-Krujës.
Prej ditësh është konfirmuar mbërritja e virusit RSV në Shqipëri dhe për të prindërit dinë shumë pak. Instituti i Shëndetit Publik konfirmoi rastin e parë më RSV, një 16-vjeçar nga Durrësi i cili u intubua dhe gjendja e tij tashmë është e mirë. Por çfarë dihet për RSV dhe a duhet të kemi kaq frikë saç thuhet? RSV përhapet njësoj si gripi dhe covidi, prek rrugët e frymëmarrjes dhe më të ekspozuar ndaj tij janë foshnjat.
Mjekja Aurora Dollenberg tha në “Ditë e Re”, se virusi zakonisht shkakton ftohje, por veçanërisht te fëmijët në muajt e parë të jetës, infeksioni i virusit sincicial të frymëmarrjes mund të arrijë rrugët e poshtme të frymëmarrjes dhe mushkëritë, duke shkaktuar bronkiolit akut ose pneumoni.
“Është virus i grupeve që shkaktojnë pneumoni, ndaj dhe prek më shumë fëmijët. Kjo është një infeksion i ngjashëm me gripin, por më të kërcënuarit janë të vegjlit deri në moshën 8 vjeç. Ndryshe nga të rriturit fëmijët reagojnë më shumë ndaj viruseve. Prindërit nuk kanë asnjë arsye për panik, pasi është i ngjashëm me viruset e tjera.
Por prindërit duhet të kenë kujdes që t’i kapin në kohë simptomat e para që nisin me rritje të lehët të temperaturave, të aplikojnë më mirë lëngjet dhe sheqerit. Të aplikojnë mjekimin e lehtë me paracetamol dhe me kompresat e ftohta dhe fëmijët duhet të mbahen në mënyrë absolute nga kontaktet me të tjerët. Nëse merren këto masa të thjeshta në kohë, brenda 5 ditëve kalon rreziku”, shpjegoi mjekja Aurora Dollenberg.
Stresi e perjetoi rende largimin e shokut te tij nga shtepia e Big Brother Vip Kosova Getinjos, ku i thoshte se nuk do mund te rri me as ai, por duket se kete po e kalon dhe ka vazhduar lojen.
Ai po vazhdon debatin me Xhulin ku edhe mbreme ne darken e te nominuarve kishte me pak fjale te mira se sa per te tjetret ndersa shumica e banoreve thane se do ta donen ate larg shtepise.
Banorët mbreme kanë folur natën vonë për fa ntazmat, Gresa, Stresi dhe Andi kanë diskutuar fillimisht për ëndrrat e këqija të cilat i kanë parë gjatë qëndrimit brenda shtepise se Big Brother.
Më pas reperi tha se beson se brenda shtëpisë ka fantazma, pasi siç tha ai, ka parë disa gjëra, ndersa per te pare se per cfare e ka fjalin diqni diskutimin e tyre përmes videos së mëposhtme.
Luiz Ejlli dhe Olta Gixhari e nisën rrugëtimin e tyre në “Big Brother VIP” si dy miq të mirë, por ngjarjet morën papritur tjetër rrjedhë dhe marrëdhënia e tyre ndryshoi.
Tashmë në lojë, Olta dhe Luizi janë “armiq”, që shpesh janë përplasur përballë por edhe kanë hedhur thumba pafund për njëri-tjetrin.
Publiku i sheh si dy konkurrentët “kryefjalë” e këtij spektakli, ndërsa vetë Luizi është i bindur se Olta është thjesht personi që do ta çojë drejt finales, për të fituar më pas ai vetë titullin e madh.
Teksa bisedonte me Efin, kjo e fundit iu shpreh Luizit se Olta nuk ka argumenta kur përballet me të tjerët. Këngëtari nga ana tjetër e quajti Oltën “të keqen që i leverdis” në këtë shtëpi.
“Olta për mua është e keqja që më duhet në këtë shtëpi. Është e keqja e të gjithëve, por mua më leverdis. Nuk e kam frikë Oltën, kurdo që të vijë dita. Se njerëzit shohin, nuk janë budallenj…”
“Olta nuk di të argumentojë fare. Ajo vetëm ty të ka përdorur për çdo të keqe që ka bërë.”- i tha Efi.
Nga ana tjetër, Olta ka vendosur të mos bëjë gati as valixhet megjithëse është në nominim, pasi shprehet se s’do të dalë nga shtëpia pasi është “prima donna”.