Irina

Moderatorët ‘detyrohen’ të hyjnë në shtëpinë e BBV, ja reagimi i banorëve

Banorët e Big Brother VIP Kosova përgjatë gjithë javës janë përballur me një sfidë të re. Ata nuk duhej të reagonin në lidhje personat që do të hynin në shtëpinë e famshme ndonëse do të ishin të provokuar nga ata.

Si fillim ishte reperi Getinjo që hyri i veshur si ‘Spiderman’, ai i cili për disa ditë ka krijuar shumë tollovi në shtëpi.

Pas tij edhe disa persona të tjetër erdhën në shtëpi, ndërsa sonte (e premte) para fillimit të spektaklit në BBVK kanë hyrë edhe dy prezantuesit Jonida Vokshi dhe Alaudin Hamiti.

Ata po qëndrojnë pranë banorëve të cilët nuk kanë reaguar duke vazhduar me diskutimet ne njëri-tjetrin. Ndërkohë, Getinjo në një postim në Instagram tha se sonte do të zbuloj para banorëve që ai fshihet prapa maskës së Spiderman.

Ndërsa, theksojmë që në natën e spektaklit pritet që për banorët të performojë reper i njohur, Mozzik.

Moderatorët ‘detyrohen’ të hyjnë në shtëpinë e BBV, ja reagimi i banorëve Read More »

Mikela nxjerr hapur ‘të palarat’: Olta të ngeli burri te Top Channel

Pas daljes nga Big Brother VIP, Mikelën e kemi parë të japë komente e ftuar gjatë prime, por edhe përmes postimeve në Instagram.

Këtë herë ajo është ndalur duke dhënë mesazh për tre banorë, Dean, Amosin dhe Oltën.Sipas Mikelës, Dea është në një lidhje jashtë dhe personi e ka sjellë në Top Channel ditën e hyrjes së BB.

Gjithashtu edhe Amos është në një lidhje dhe siç shprehet Mikela Dean dhe Amosin po i pret dikush jashtë, mesa duket për sqarim. Ajo jep dhe një mesazh për Oltën.

“Po shihja pak Bigun dhe më bëri përshtypje Dea. Moj Mishel moj po u bërë dy muaj aty dhe s’tu hap kjo gojë, nuk bëri dy llogari për veten tënde, tani që të erdhi veza në byçë u kujtove?

Çuditem për faktin që pse po frikësohet Dea të dali? Apo mos ndoshta bashkëjetuesi i saj nuk do ta presi mirë jashtë?!

Misheli je shumë vajzë e zgjuar, do i rregullosh prapë muhabetet, siç të sollën në Top ditën që hyre në Big Brother, ashtu do vijë të të marri do ikni bashkë në shtëpi. Gjithashtu je shumë e zgjuar për të zgjidhur lidhjen toksike që ka lënë Amosi jashtë dhe që të presin ty. Kurse për Oltën më vjen mirë që nuk po del se burri te Topi ngeli duke e pritur”, thotë Mikela.

Mikela nxjerr hapur ‘të palarat’: Olta të ngeli burri te Top Channel Read More »

Amos ‘shp ërthen’ ndaj Luizit dhe Maestros: ‘Si mund të urinosh para milionave shqiptarë kur je VIP?’

Luizi dhe Armaldo urinuan në oborr, në momentin që ata po kryenin sfidën e rezistencës. Ky veprim, irritoi në masë Amosin, i cili përdori fjalë të ulëta, të tipit, shtazë..

Ai i tha Luizit dhe Armaldos se ky veprim është veprim shtazarak, pasi nuk mund të bësh një gjë të tillë përpara 5 milionë shqiptarëve, aq me tepër kur je VIP.

Komenti i Amosit acaroi Efin, e cila debatoi për disa minuta me të. Efi tha se ai është askushi që të gjykojë se çfarë bëjnë të tjerët, e aq më tepër t’i cilësoi ata si shtazë.

Sipas saj, çdo kush e dinë vetë sesi përfqasëon veten e tij, brenda shtëpisë.

Amos ‘shp ërthen’ ndaj Luizit dhe Maestros: ‘Si mund të urinosh para milionave shqiptarë kur je VIP?’ Read More »

Ardit Gjebrea emocionon gjithë rrjetin me urimin për Anilën: Sa i bekuar jam!

Anila dhe Ardit Gjebrea janë një ndër çiftet më të komentuar dhe më të dashur të publikut shqiptar. Dyshja na ka dëshmuar herë pas here shembullin perfekt të një marrëdhënie ideale në çift, si dhe në familje.

Sot në këtë familje të bukur ka festë pasi Anila Gjebrea feston ditëlindjen. Në këtë ditë speciale nuk kishte si të mungonte një urim nga Ardit Gjebrea për gjysmën e tij më të mirë. Krahas një buqete shumë speciale me trëndafila të bardhë që kanë formuar një zemër, Arditi shkruan:

“Tak Tak! Ma hap derën, thjesht të të them sa i bekuar jam që në një ditë si kjo, erdhe në këtë botë për mua e për fëmiët tanë. Të të them se nëse ka jetë të tjera, i lutem Zotit të të kem në çdo jetë timen”.

Urimi nuk ka munguar as nga djali i saj, Joni që tashmë është pjesë e jetës publike.

“Të dua sot, nesër dhe përgjithmonë, Gezuar ditëlindjen”, shruan Joni.

Ardit Gjebrea emocionon gjithë rrjetin me urimin për Anilën: Sa i bekuar jam! Read More »

A është penduar për puthjen me Luizit? Kiara Tito e thotë troç

Kiara Tito mbrëmjen e djeshme vendosi që të bënte një hap mjaft të rëndësishëm në raportin e saj me Luiz Ejllin. Gjatë dasmës që u zhvillua në kuadër të lojës, moderatorja i dhuroi këngëtarit puthjen që ai me zor e priste.

Por a është penduar që e bëri një veprim të tillë? Këtë pyetje ia ka bërë Luizi teksa ishte i shtrirë në krevatin e saj.

E gjeni dot se si u përgjigj Kiara? Ajo tha menjëherë “jo”.

Pjesë nga biseda:
Luizi: A je penduar?

Kiara: Jo

Luizi: E kam prej mend

Kiara: Jo

Luizi: Fare?

Kiara: Fare

Luizi: E kam prej mend për Zotin

Kiara: Edhe sikur nesër të mbarojë kjo gjë, për aq kohë sa unë e ndjeva dhe e bëra se e ndjeva vërtetë, nuk pendohem asnjëherë. U ndjeva me të vërtetë shumë mirë. E ndjeva me shpirt, jo kot momentale.

A është penduar për puthjen me Luizit? Kiara Tito e thotë troç Read More »

Një surprizë e madhe zbarkon në oborrin e shtëpisë për Luizin dhe Kiarën, banorët mbesin pa fjalë

Dasma dhe puthja mes Luizit dhe Kiarës mbrëmjen e djeshme në shtëpinë e “Big Brother Vip”, jo vetëm që ka gëzuar fansat e tyre, por lajmi ka bërë xhiron e rrjetit.

Një ditë më pas, në shtëpinë e “BBV” nuk mund të mungonte një dron për ata të dy dhe për t’iu përcjellë një mesazh.

Në pankartën që mbante droni, ishte fotoja e puthjes mes Luizit dhe Kiarës dhe me mbishkrimin: “Gjithë Shqipëria feston me ju o mret”.

Kjo gjë është lexuar nga Luizi dhe banorët e tjerë, pasi ndodheshin në ambientet e jashtme.

Një surprizë e madhe zbarkon në oborrin e shtëpisë për Luizin dhe Kiarën, banorët mbesin pa fjalë Read More »

Olta u largua duke qarë nga dasma e KIares dhe Luizit/ Çfarë ndodhi?

Luiz Ejlli dhe Kiara Tito organizuan një dasmë tradicionale të improvizuar në kuadër të një detyre nga ‘Vëlla i Madh’.

Dyshja dhuruan edhe puthjen e parë. Ky moment magjik është bërë viral dhe është diskutuar në masë të madhe nga fansat e tyre.

E veç kësaj, vëmendje të madhe me një veprim mori edhe aktorja Olta Gixhari.

Kjo u largua nga dasma dhe qëndroi me pjesën tjetër të banorëve, ndërsa në një çast filloi të qante dhe u largua për në banjë duke mos treguar arsyen se çka e emocionoi.

“Big Brother” do të mbarojë dhe Luizi dhe Kiara kanë deklaruar (deri më tani) se njohja dhe marrëdhënia e tyre do të vijojë edhe jashtë formatit.

Por, njerëzit e tyre “të besuar” nuk mendojnë kështu. Të paktën kjo lihet të kuptohet nga veprimet e tyre.

Olta u largua duke qarë nga dasma e KIares dhe Luizit/ Çfarë ndodhi? Read More »

Banorët ‘harrojnë’ rregullat, thurrin planet ‘e fshehta’

Olta Gixhari, Amos Zaharia dhe Dea Mishel janë bërë kokë më kokë dhe gjithë ditën e sotme kanë diskutuar kë do të nominojnë të shtunën.

Gjë e ndaluar kjo sipas “Vëllait të Madh” e cila duhet të ketë edhe dënime nga pas. Olta është shprehur se duke qenë se janë më të shumtë në numër mund të bëjnë që në nominim të nxjerrin Luizin, Kiarën dhe Efin.

“Gjithë fuqinë ai e merr nga Efi. Hiqi Efin ai merr fund. Nuk është shpejt për Efin, ajo e ka kryer ciklin,”-ka argumentuar në një moment aktorja.

Ndërsa Amosi ka tregur një taktikë si ta nxjerin Armaldon nga loja: Maestro do thjesht demoralizim. Se sa herë e sulmon bëhet personazh, do demoralizim.

Ndërkohë nga ana tjetër Dea është shprehur e “frikësuar” që do të nxjerrin atë në nominim, por Olta e ka qetësuar duke i thënë se janë më të shumtë në numër dhe ajo nuk rrezikon. Epo të diskutosh për nominimet është plotësisht e ndaluar. E sidomos ta bësh si Olta dhe “grupi” i saj gjithë ditën duke përgatitur çdo strategji të mundshme.

roduksioni duhet patjetër të marrë të marrë masa ndaj këtij rasti, por neve na mbetet që të presim deri të shtunën për të parë nëse produksioni do të bëjë një “sy qorr”, apo do t’i japë dënimin e merituar banorëve të përfshirë në këtë shkelje rregullash.

Banorët ‘harrojnë’ rregullat, thurrin planet ‘e fshehta’ Read More »