Irina

Tezja e Kiarës flet pas puthjes: ‘Në Lushnjë plasën fishekzjarre’

Dasma e Kiarës dhe Luizit ishte ngjarja kryesore e ditës së djeshme për të gjithë shqiptarët, situatë e cila është diskutuar ditën e sotme edhe në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, ku të ftuara ishin tezja dhe shoqja e Kiarës.

Tezja e Kiarës tha se të gjithë familjarët janë emocionuar nga ai moment i bukur dhe se Kiara e ka ndjerë dhe përjetuar shumë atë moment, pasi sipas saj është person që nuk bën asnjë veprim pa e ndjerë.

Nga ana tjetër shoqja e Kiarës u shpreh se kjo nuk ishte dasmë e vërtetë por dasma e shqiptarëve dhe se çdo moment ishte i mbushur me ndjenja dhe emocione reale nga të dy protagonistët.

Tezja Kiarës: Unë e shoh shumë mirë Kiaren, nuk dua të flas për më shumë se Kiara do e thotë vetë kur të dalë. Kiara e ka pasur ëndërr gjithmonë të bëj një dasmë shumë të madhe dhe mendoj se qau se është tip i ndjeshëm, edhe ne kemi qarë kur e pamë. Halla e Kiarës më tha që në Lushnjë janë hedhur fishekzjarre mbrëmë për Kiarën dhe Luizin. Mendoj që Kiara e kishte menduar këtë puthje që në momentin kur u vendos dasma. Luizi ka treguar shembullin e një mashkulli që do të donte secili ta kishte. Luizi ia ka bërë shumë të bukur këtë Big Brother Kiares. Unë sot kam marrë një mesazh sot që dikush nga Amerika më tha sa të dalin Kiara dhe Luizi do i blej një shtëpi.

Liesa: Që do të ndodhte me një moment me gjithë këtë kujdes e rëndësi nga Luizi, momenti i mbrëmshëm ka qenë momenti kur Kiara e ka ndjerë ta bëje se ajo nuk bën gjë pa e ndjerë. U duk si fundi i filmave të Disney kur puthet princesha me princin. Unë isha duk ecur dhe në atë moment u ça telefoni. Shkëlqente mbrëmë kishte një nur. Kjo nuk quhet dasmë e vërtetë, është dasma e gjithë shqiptarëve.

Tezja e Kiarës flet pas puthjes: ‘Në Lushnjë plasën fishekzjarre’ Read More »

Berisha i bindur: Unë e mund Edi Ramën!

Kreu i KQZ-së paralajmëroi sot se PD mund të mbetet pa regjistruar në zgjedhjet e 14 majit, e megjithatë Sali Berisha thotë i sigurt se do ta mundë Edi Ramën me 14 maj.

“Unë e mund Edi Ramën. Jam personi që e kam mundur më shumë. E kam nxjerrë nga bashkia, e kam mundur në 2009. Do ta mund, nuk ka diskutim. Objektivi në këto zgjedhje është fitorja.Kjo logo, kjo sigël të jetë sigla e parë në vend”.

Në emisionin “Ora e Betit” ai tha se në rast të hu mbjes së zgjedhjeve lokale nuk do të dorëhiqet por do të votohet.

“Nuk do largohem, do votohem. Janë zgjedhje lokale, kurse në zgjedhje të përgjithshme nuk ka votim”, deklaroi Berisha.

Berisha i bindur: Unë e mund Edi Ramën! Read More »

Ndoka krahason Ramën me Luizin: Do ta martojmë një javë rrjesht

Deputeti Nard Ndoka ndërsa ishte i ftuar ditën e sotme në “Zona Zero”, me gazetarin Thimi Samarxhiu, foli në lidhje me aksionin politik të opozitës, protestën e 11 shkurt.

“Do ta martojmë Ramën 1 javë rrjesht”, është shprehur deputeti duke paralajmëruar në këtë formë për protesën e opozitës, dhe duke e krahasuar kryeministrin me këngëtarin Luiz Ejlli në BBV2.
“Në postimin në FB, kam krahasu dy modelet. Luizi po bën një lojë në një ndër emisionet më të ndjekurit sot, ku loja e tij ka një lloj morali, edhe me veprimet, që pati pasione, pati ndjeshmëri, pati dashuri…u martua. Ndërsa Rama që po luan me shqiptarët, si Luizi, por ky nuk ka pasion, nuk ka dashuri për këtë vend, s’ka respekt. Ky është krahasimi që kam bërë unë mes këtyre dy modeleve.

Luizi që po luan është shumë I ndershëm, ndërsa Rama që është votuar për të udhëhequr po luan jashtëzakonisht në mënyrë të pandershme me intersin e qytetarëve dhe të ardhmen tonë.

…Ne do ta martojmë Ramën një javë rrjesht, në aspektin politik”, u shpreh Ndoka.

Ndoka krahason Ramën me Luizin: Do ta martojmë një javë rrjesht Read More »

Pas ‘martesës’, çifti bëjnë planet për jetën jashtë, ja propozimi surprizë i Luizit

Pas martesës së improvizuar në shtëpi, ku Luizi dhe Kiara shkëmbyen puthjen e parë, dyshja ka biseduar edhe për bashkëjetesën, kur ata të dalin nga shtëpia e Big Brother Vip.

Luizi e pyeti Kiarën se ku do dëshironte ajo të jetonin, pas daljes nga Big Brother. Kiara u shpreh se ajo do të donte që të mos lëvizte nga rruga “Myslym Shyri” dhe Luizi i tha që nuk është problem për të, mjafton të qëndrojnë bashkë.

Ata madje bënë edhe plane të tjera se çfarë do të bënin kur të dilnin nga shtëpia. Luizi tha se do të shkonin në Shkodër, Lushnje, por edhe në jug që të hidhen me parashutë me Xhonatatin.

Pas ‘martesës’, çifti bëjnë planet për jetën jashtë, ja propozimi surprizë i Luizit Read More »

Adi Krasta i refuzoi t’i përmendte emrin në Festival, ja veprimi i Luizit

Nuk e dimë nëse ju kujtohej Adi Krasta vite më parë nuk ia ka përmendur emrin Luiz Ejllit në skenën e Festivalit të Rtsh. Asokohe Ejlli konkuronte me Rezarta Smajën me këngën e tyre “Ra një yll” dhe Krasta në të dyja netët ka refuzuar t’ja përmendë emrin këngëtarit shkodran, të cilin vite më parë e kishte edhe pjesë të show-t të tij, “Ethet e së premtes mbrëma”.

“Mua nuk më shqetëson fakti, që nuk ma tha emrin ai, sepse nuk është se prisja që të ma thoshte emrin ai që të më njihnin njerëzit…, por përderisa prezantuesi ka një kontratë me Festivalin dhe po ta marrësh hollë-hollë këngëtarët janë festivali, jo dritat, kamera e skena… ndaj prezantuesi ka për detyrë t’i prezantojë këngëtarët”, theksoi Ejlli asokohe në një intervistë.

Ndërsa nga Krasta s’kemi patur kurrë asnjë reagim.

Adi Krasta i refuzoi t’i përmendte emrin në Festival, ja veprimi i Luizit Read More »

Olta Gixhari ‘tërbohet’ keq dhe e lëshon fare gojën: ‘Të q*fsha …’

Mëngjesin e ditës së sotme Olta Gixhari është zgjuar shumë e mërzitur.

Këtë e tha vetë aktorja e njohur teksa shkoi në oborr dhe iu bashkua Valbona Memës dhe Luiz Ejllit.
“Jam zgjuar shumë e mërzitur, shumë, shumë bile. Nuk jam fare në terezi. Nuk jam zgjuar në terezi fare”, tha Olta.

Por edhe pse vendosi “të flejë gjumë” dhe të mos jetë më protagoniste në shtëpi, pas kriktikave që mori nga opinionistët mbrëmjen e djeshme, Olta është bërë sërish protagonite.

Një video që po qarkullon me shpejtësi në rrjet, dëgjohet aktorja teksa ofendon rëndë duke u shprehur “Të q*fsha Big Brother-in”.

Olta Gixhari ‘tërbohet’ keq dhe e lëshon fare gojën: ‘Të q*fsha …’ Read More »

Tm err në avionin me shqiptarët

Udhëtarët e një fluturimi nga Prishtina në Bazel kanë parë tmerrin me sy, teksa avioni me të cilin po fluturonin u përfshi nga turbulenca të fr ikshme.

Pamjet janë publikuar nga “Daily Mail”, me tuitullin “stjuardesa fluturon për shkak të turbulencës së dhu nshme”.

Në videon e publikuar tregohet se bëhet fjalë për fluturimin nga Prishtina për në Bazel të Zvicrës, dhe pamjet tregojnë qartë dëmet që shkaktojnë lëk undjet brenda aeroplanit. Në një moment, në fillim të videos, nga turbulenca e fortë, pijet dhe një stjuardese përpl asen në tavan, me të gjitha pijet që hi dhen përmbi kokat e udhëtarëve.

“Shuni, shuni”, dëgjohen zëra të vazhdueshëm nga qytetarët, të tm erruar nga situata.
Mirjeta Basha, qytetarja e cila i ka dërguar videon “Daily Mail”, ka thënë për gazetën se ajo ishte e sigurt se avioni do të përpl asej.

Fatmirësisht për të gjithë, aeroplani arriti të ulet por nga lëndimet e marra gjatë turbulencave, 10 persona patën nevojë për trajtim mjekësor në spital.

Tm err në avionin me shqiptarët Read More »

Olta shpërtheu sot në të qara duke kërkuar largimin urgjent nga shtëpia

Një ndër personazhet më të komentuar të “Big Brother VIP Albania 2” është dhe aktorja Olta Gixhari. Brenda shtëpisë, por dhe jashtë saj, ajo është akuzuar shpesh herë se manipulon situatat dhe gënjen. Olta ishte në qendër të vëmendjes së spektaklit të djeshëm, i cili nisi me debate të shumta. Banorët diskutuan sherrin e fortë që ka përfshirë shtëpinë e ku kryefjalë ka qenë Olta Gixhari dhe Efi Dhedhes. Për herë të parë, gjatë debatit Olta mori nga opinionistja Zhaklin Lekatari një sinjal shumë të fortë. Ajo i la të kuptonte Oltës se si po perceptohej jashtë publikut. Aktorja kuptoi mesazhin e qartë nga opinionistja, se komenti i saj nuk ishte individual, por si një mendim i publikut. Pra shumë të tjerë mendojnë se ajo po i manipulon situatat.

Gjithashtu e ashpër ishte dhe moderatorja Arbana Osmani. Ajo i tregoi vendin duke e paralajmëruar që të ndalë kërcënimet ndaj banorëve. Përgjatë këtyre ditëve Olta ka kërcënuar Kiarën dhe Efin duke thënë se di shumë gjëra për to dhe se mund t’i nxjerrë me një fjalë jashtë. Arbana i tha Oltës se të gjithë kanë një jetë jashtë dhe është e drejta e secilit ta jetojë si do. “Njerëzit kanë jetuar. Ti i përmend por nuk të bën nder fare. Kemi jetuar, të gjithë kanë informacione edhe për ty, edhe për mua, është shumë e turpshme, shumë e shëmtuar. Nuk jemi këtu për të gjykuar askënd. Meqënëse e solle vetë muhabetin deri këtu, por ne duhet të paktën të japim mesazhin se secili ka të drejtën të jetojë jetën e tij si të dojë”, u shpreh Arbana dje.

Pas spektaklit, sot pamë aktoren në një situatë që nuk ka qenë kurrë më parë. Në tension, fr ikë dhe një dëshirë shumë të fortë për tu larguar. Olta ka shpë rthyer në të qara. Ka patur dhe momente tensioni duke th yer dhe filxhanin. “U ngarkova shumë, e mbajta të gjithë përbrenda, por nuk e shijova dot. Jam zgjuar shumë keq. A bëj unë gabim se përballem çdo sekondë me çdo gjë? Më kthehen mua në atë formë? Mua që jam lojtare këtu, të më kthehen mua? Shumë bukur, ia fus gjumit si 70% e shtëpisë këtu. Nuk duroj të më flasi asnjë njeri ashtu. Nuk mbaj më, nuk dua më të mbaj. Shumë gabim bëra që erdha, shumë gabim. Nuk më falet. Edhe këtë që po bëj tani, gabim po bëj. Do iki fare, është tepër vonë tani. Dua ta kthej mbrapsh. Nuk doja të shkoja në këtë pikë. Unë jam e keqkuptuar, nuk e dija që mund të isha kaq e keqkuptuar në shoqëri. Po shokohem me këtë gjë”, tha OLta.

Olta shpërtheu sot në të qara duke kërkuar largimin urgjent nga shtëpia Read More »