Irina

Ulet sërish çmimi i karburanteve, ja me sa lekë do shiten nafta dhe benzina

Bordi i Transparencës ka vendosur të ulë sërish çmimin a karburanteve në vendin tonë. Sipas vendimit të sotëm, nafta do të shitet me 190 lekë për litër, nga 192 lekë që u vendos një ditë më parë.

Edhe benzina është ulur me 2 lekë, ku nga sot do të shitet me 185 lekë për litër nga 187 që ishte më parë.
Ndërsa çmimi i gazit ka pësuar rritje me 4 lekë, ku do të shitet me 75 lekë për litër.

Çmimet e përcaktuara nga Bordi i Transparencës do të hyjnë në fuqi sot pas orës 18:00.

Vendim i Bordit të Transparencës- 04.02.2023

Vendimet e Bordit të Transparencës në datë 4 Shkurt 2023 kanë ndryshime të çmimit nga ai i përcaktuar në mbledhjen e fundit.

Si rrjedhojë çmimet e vendosura janë :

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 190 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 178 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 185 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 173 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 75 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 63 lekë/litër për automjetet.

Çmimi i gazoilit për peshkim është vendosur 96 lekë/litër.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi në datë 4 Shkurt, ora 18.00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Bordi i transparencës që në krijimin e tij i është përmbajtur me përpikmëri në vendimet e tij lëvizjes së bursës Platts të Mesdheut për gazoilin, benzinën, si dhe faturave zyrtare të operatorëve.

Ministria e Financave dhe Ekonomisë ndjen detyrimin të sqarojë opinionin publik se jo çdo lëvizje e bursës së naftës bruto reflektohet në të njëjtën kohë dhe në të njëjtën masë në bursën e gazoilit dhe benzinës.

Ulet sërish çmimi i karburanteve, ja me sa lekë do shiten nafta dhe benzina Read More »

Sali Berisha uron Kiarën dhe Luizin për martesën: Të trashëgoheni dhe jetë të lumtur çifti

Fenomeni “Kiara dhe Luiz” përveç studiove “rozë” ka zënë hapësira dhe në ato politike. “Dasma” e tyre tërhoqi vëmendjen e të gjithëve dhe po komentohet gjerë e gjatë, madje nuk u la pa përmendur as edhe në eminionin “Opinion”.

Ishte analisti Lorenc Vangjeli ai i cili iu drejtua ish-kryeministrit Sali Berisha se nëse mes tij dhe kryetarit të grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, duke përmendur dhe puthjen e Luizit me Kiarën e cila sipas analistit ishte më e kollajtë se një takim mes kreut të PD dhe Alibeajt.

Por, si duket Berisha e kishte parë “dasmën” dhe duke anashkaluar pyetjen për Alibeajn ai u përcolli urimet e tij çiftit për “martesën”.

Pjesë nga biseda:

Lorenc Vangjeli: Më kollaj u puth Luizi me Kiarën se të takohesh me Alibeajn, qoftë edhe për një përqafim që të bëheni bashkë

Sali Berisha: Tu themi të trashëgoheni dhe jetë të lumtur çiftit

Vangjeli: I ke shkruajtur një letër Luizit?

Berisha: Secili ka diellin e vetë, unë nuk ndërhyj në atë shoë, por urimin për martesë është gjëja më normale

Sali Berisha uron Kiarën dhe Luizin për martesën: Të trashëgoheni dhe jetë të lumtur çifti Read More »

Luizi i puth këmbët Kiarës, veprimi i moderatores do t’ju habit

Ndodhi dhe kjo! Luizi mbrëmjen e djeshme, teksa ka qenë në dhomën e gjumit ku ishin duke i bërë shoqëri Efit së bashku me Valbonën dhe Kiarën ka bërë një veprim të papritur.

Ndërkohë që ishin duke biseduar, një momënt Luizi ndalon dhe i puth këmbët Kiarës duke i thënë që do ia hante të gjithë gishtat.

Më pas sërish Luizi nis dhe komplimenton trupin e Kiarës.

Ajo që bën më shumë përshtypje është reagimi i Kiarës, shumë indiferente dhe që nuk bën asnjë lëvizje.

Luizi: Kjo është e butë, do ia ha zemrën, do ia ha të gjithë këta gishtat.

Kiara: Të paktën i kam këmbët të drejta.

Luizi: I ke si qiri. Kur të kam parë herën e parë që je larë ke super trup. Nuk ke ndonjë formë për të thënë “yy…”.

Edhe Efi ka super trup se është e gjatë dhe bie në sy, dhe nuk është e ekzagjeruar.

Por kur e kam parë këtë herën e parë që ka bërë dush, unë kam qenë duke dal nga tualeti. Për sy të ballit jam ndal as 3 sekonda dhe jam kthyer nga pasqyra dhe i kam thënë vetës ‘po ku ke shance ti mor budall’.

Luizi i puth këmbët Kiarës, veprimi i moderatores do t’ju habit Read More »

Romeo Veshaj në ‘Big Brother VIP Albania’?

Një tjetër konkurrent po flitet se mund të jetë banori tjetër i shtëpisë së Big Brother Vip, e pikërisht bëhet fjala për Romeo Veshajn.

“Kryefjala” shkruan se dy motrat, Lori dhe Sara Hoxha kanë qenë së fundmi në bisedime me Romeon për ta bindur të futet në garë.

Mirëpo mësohet se ky i fundit nuk ka pranuar, pasi loja ka avancuar dhe pëlqimet e publikut tashmë janë pozicionuar.

I vëllai i Romeos, Donaldi, ishte personi që bëri “rrëmujë” shtëpinë e Big Brother Vip vjet. Edhe pse nuk arriti të fitonte ai mori një famë të madhe dhe arriti të fitonte zemrat e miëjra shqiptarëve.

Pas përfundimit të edicionit të parë, dy vëllezërit shijuan suksesin e vëmendjen e publikut, duke ardhur në “Top Channel” edhe me një emision Prime Time, që u titullua “Më lër të flas”, si shprehja e famshme e Donaldit brenda shtëpisë së “BBV”.

Romeo Veshaj në ‘Big Brother VIP Albania’? Read More »

Shitet apartamenti 2+1, komshi me Luiz Ejllin! Nuk do e besoni dot çmimin që i është vendosur

Këngëtari Luiz Ejlli po kthehet në një fenomen për publikun për lojën që po bën brenda shtëpisë së “Big Brother Vip”.

Ai ka fituar shumë shpejt simpatinë e publikut, duke fituar mijëra fansa të cilët po e mbështesin në forma nga më të ndryshmet.

Por, fama dhe emri i Luizit po përdoret dhe nga shumë biznese për t’ju bërë marketing produkteve të tyre. Së fundmi, një person ka përdorur emrin e Luizit që të shesë më shpejt apo më shtrenjt apartamentin e tij.

Në rrjet po qarkullon një njoftim ku shkruhet: “Shitet apartament 2+1 i mobiluar. Komshi me Luiz Ejllin. 450 000 euro.” ku është vënë dhe numri i telefonit për kontakt.

Shitet apartamenti 2+1, komshi me Luiz Ejllin! Nuk do e besoni dot çmimin që i është vendosur Read More »

Vëllai i Madh u jep supersfidën që nuk është luajtur ndonjëherë në Shqipëri: Urojmë të thyeni rekord

Në shtëpinë e “Big Brother VIP2” ka hyrë sot një zarf i bardhë, ku tregohej loja e radhës që “Vëllai i Madh” u dha banorëve.

“Sfida e rezistencës” është loja e radhës dhe në fund një banor do të shpërblehet me 2500 euro.

“Banorë, Vëllai i Madh iu vë në provë me ‘sfidën e rezistencës. Në oborr është vendosur një strukturë, e cila ka 13 llamba poshtë të cilave ndodhen 13 butona.

Në momentin që shtypni butonin, drita e gjelbër kthehet në të kuqe. Nëse dikush heq dorën nga butoni, drita bëhet menjëherë e gjelbër dhe ai banor del nga loja dhe kështu me radhë derisa të ketë një fitues.

Kjo lojë është zhvilluar në disa shtete të botës dhe koha më e gjatë që dikush ka rezistuar është 14 orë. Banori që do të rezistojë më gjatë do të marrë 2500 euro, nëse zgjat të paktën 10 orë pa lëshuar butonin. Sukses dhe urojmë të thyeni rekorde”, thuhet në zarfin e bardhë.

Ju si mendoni kush banor mund ta fitojë këtë lojë?

Vëllai i Madh u jep supersfidën që nuk është luajtur ndonjëherë në Shqipëri: Urojmë të thyeni rekord Read More »

Puthja që po e prisnin të gjithë, reagon për herë të parë mamaja e Kiara Titos

Pas puthjes brenda shtëpisë së BBV mes Luizit dhe Kiarës, tezja e nuses Migena Greca ka rrëfyer edhe përjetimet e familjes, motrës së saj.

“E mora motrën (mamin e Kiarës) në telefon dhe i thash “nuk ke turp, nuk na ftove në dasmë”. Motra ime (mami i Kiarës), ishte në punë në atë orë dhe më tha çfarë ka bërë se po më vijnë urime? Të trashëgohet vajza, i thashë” tregoi tezja e Kiarës duke qeshur.

“Ishte shumë e bukur. Të gjithë shqiptarët mezi e kanë pritur këtë puthje. Ka qenë tema e ditës, kur do ta puthë Kiara, Luizin? Çdo njeri që më takonte, këtë më pyeste.

Presion brenda dhe presion jashtë shtëpisë. Kiara ua mbylli gojën të gjithëve. Kiara e ka pasur gjithmonë ëndërr që të bënte një dasmë shumë të madhe. Kiara është tip që preket.

Është e ndjeshme shumë. Edhe ne kemi qarë. Halla e Kiarës më tha që në Lushnje janë hedhur fishekzjarrë pas puthjes” tha tezja, që më pas vlerësoi Luizin “ka treguar që është shembulli i një mashkulli që cdo femër do të donte ta kishte në krah” tha më tej tezja e Kiarës. Prindërit e Kiarës jetojnë në Itali.

Puthja që po e prisnin të gjithë, reagon për herë të parë mamaja e Kiara Titos Read More »

Operacion i rrallë në QSUT, kryhet me sukses ndërhyrja

Një ndërhyrje e rrallë e shkallës së lartë të vështirësisë për heqjen e plotë të tumorit në një zonë tejet delikate, në thellësi të trurit është realizuar me sukses në Shërbimin e Neurokirurgjisë në QSUT.

Lajmi është bërë me diej pak më parë nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, e cila falenderon stafin mjekësor për punën e kryer.

“Një ndërhyrje e rrallë e shkallës së lartë të vështirësisë për heqjen e plotë të tumorit në një zonë tejet delikate në thellësi të trurit është realizuar me sukses në Shërbimin e Neurokirurgjisë në QSUT. Urime ekipit me Prof. Asc. Arsen Seferi, Prof. Asc. Ridvan Alimehmeti, Dr. Elvis Dervishi, Dr. Ejona Lilamani, Dr. Mithat Demneri, Dr. Kliti Pilika”, shkruan Manastirliu.

Operacion i rrallë në QSUT, kryhet me sukses ndërhyrja Read More »