Irina

Luizi bën kërkesën e veçantë ndaj Kiarës, përgjigjja e moderatores e ‘lë pa fjalë’

Luiz Ejlli dhe Kiara Tito janë dy prej banorëve më të përfolur të momentit.

Dyshja kanë nisur një romancë dashurie brenda shtëpisë së Big Brother Vip, por shpesh mes tyre ka patur keqkuptime dhe debate.

Teksa banorët flasin për rrugëtimin e tyre brenda shtëpisë dhe strategjitë, Luizi është shprehur që Kiara duhet të heqë dorë prej tij në mënyrë qëtë mos ketë përplasje me banorët e tjerë.

Moderatorja, nga ana tjetër është përgjigjur që kjo nuk ka për të ndodhur kurrë dhe se nuk do të heqë dorë prej tij.

Luizi bën kërkesën e veçantë ndaj Kiarës, përgjigjja e moderatores e ‘lë pa fjalë’ Read More »

Rama e kalon fundjavën larg politikës, i buzëqeshur krah bashkëshortes dhe djalit në Bogë

Kryeministri Edi Rama duket se këtë fundjavë po e kalon me familjen larg politikës, në Bogën e zbardhur nga dëbora.

Kryeministi Rama pak minuta më parë ka ndarë një foto në rrjetet sociale, ku shihet i buzëqeshur krahë bashkëshortes së tij, Linda Rama dhe djalit të vogë, Zaho.

“Buni Bajraktarit🔥Bogë, Malësi e Madhe” shkruan Rama në postimin e tij.

Duhet se kreu i qeverisë ka vendosur të qëndrojë larg politikës dhe të shijojë fundjavën me familjen, në një kohë kur politika shqiptare është e ndezur për çështjen e McGonigal dhe përfshirjes së emrit të kryeministrit.

Rama e kalon fundjavën larg politikës, i buzëqeshur krah bashkëshortes dhe djalit në Bogë Read More »

Deputeti i PD: ‘Rama frikacak, një burracak.Nuk e bën dot detyrën e kryeministrit, fshihet poshtë tavolinës’

Deputeti i PD, Tomor Alizoti ka folur në lidhje me debatin që ka “ndezur” politikën shqiptare që është çështja e McGonigal dhe përfshirja në skandal e emrit të kryeministrit Edi Rama.

Alizoti u shpreh se kjo është kriza më e madhe që ka prekur vendin dhe se sipas tij Rama është frikacak dhe se fshihet. Ai ndër të tjera tha se Rama nuk mund ta bëjë detyrën e Kryeministrit.
“Ky është nga ata që futet poshtë tavolinës. Kur ka një kriz o duhet ta përballosh o të japësh dorëheqje. Ai duhet të vijë dhe të flasë. Edhe dictatorët i mbajnë me forcë dhe përballë. Rama vetëm kryeministër që nuk është, është frikacak, një burracak.

Në demokraci pushteti jep llogari para disa institucioneve. Parlamenti nuk funksionon në Shqipëri. Mediat ata që provojnë por kërcënohet. Edi Rama nuk e përballo dot detyrën e kryeministrit. Kjo është kriza më e madhe e shënuar në Shqipëri ndonjëherë.

Kush mban kosto që një zyrtar i FBI është takuar me dy njerëz. Kryeministri nuk flet dhe del vetëm në disa TV sa i bëjnë qoka” u shpreh Alizoti për “Kjo Javë”.

Deputeti i PD: ‘Rama frikacak, një burracak.Nuk e bën dot detyrën e kryeministrit, fshihet poshtë tavolinës’ Read More »

Rrëfimi tr onditës i Ronaldos: ‘Kam tentuar 2 herë të vr as veten’

Gazetari Ronaldo Sharka ka rrëfyer për “S’e luan Topi” kohën më të vështirë të tij dhe se ka tentuar dy herë që të vr asë veten.

Ai tha se në periudhën e pubertetit, kur edhe u bu llizua më shumë, as mësuesit nuk i kishte në krah të tij.

“Kam qenë një nga personat që jam bu llizuar që i vogël. Unë e kam kaluar pubertetin vonë dhe jam tallur që në adoleshnecë. Më vunë në mëdyshje që nëse dua të jetoj .

Kam tentuar dy herë që ti jap fund je tës. As shkolla dhe mësuasit nuk i kam pasur pro. Unë nuk i kam ndarë këto gjëra me askënd”, tregoi Ronaldo.

Pyetja e Erjonës: Kush të shpëtoi?

“Hera e parë ka qenë familja. Ish a në klasën e 8. Është gjëja më e tme rrshme që mund t’i ndodhë njeriut. Unë ia dola, por ka njerëz që mbyllen në vetëvete.

Unë kam një tatuazh, është një arkivol me një trëndafil sipër. Unë fitova para ca vitesh në Top Channel një vend pune dhe e lashë sepse ndihesha inferior.

Atë ditë kur ne ta kemi të caktuar të ikim nga kjo botë , duhet t’ia lëmë kur ta kemi të shkruar dhe jo t’ia vendosim vetes”, u shpreh Rnaldo për “S’e luan Topi”.

Rrëfimi tr onditës i Ronaldos: ‘Kam tentuar 2 herë të vr as veten’ Read More »

Eni Çobani rrëfen si asnjëherë më parë histori nga jeta e saj

Eni Çobani e ftuar në emisionin “Shije Shtëpie”, ka treguar dhe një histori që i ka ndodhur shumë vite më parë me vjehrrin për çështjen e mbiemrit.

Sipas Enit ajo ka qenë ndër të parat gra në ’98-ën që ka mbajtur mbiemrin e saj dhe jo të bashkëshortit. Por mesa duket në fillimet ka qenë pak e vështirë për vjehrrin e saj që të mësoheshe me këtë fakt. Ajo ka treguar kur punonte si pedagoge e merr në telefon sekretarja e departamentit dhe përgjigjet vjehrri. Kur i drejtohet me mbiemrin Çobani, ai ia mbyll telefonin duke i thënë se i ka rënë gabim.

Katerina Trungu: Gruaja duhet ta marrë mbiemrin e burrit?

Eni Çobani: Ja ke bërë pyetjen një zonje që… Unë besoj se duhet të kem qenë nga të parat ee e këtë duhet ta themi një çikë publikisht se këtë mbiemrin unë e mbajta më duket nga të parat në ’98-ën. Kam një histori të bukur me këtë. Në kohën kur kam qenë pedagoge në Fakultetin e Drejtësisë s’kishim celularë edhe merr sekretaria për një mbledhje që kishim të departamentit, unë kam qenë pedagoge në departamentin publik.

Merr sekretarja e departamentit dhe thotë më falni, familja Çobani? Im vjehërr i prekur nga kjo gjë, i thotë jo e keni gabim dhe i mbyll telefonin. Unë në fakt dëgjova diçka i thashë babi çfarë ka? Më tha se ç’mori një vajzë dhe tha familja Çobani, ne jemi familja Shehu, nuk jemi familja Çobani. I thashë po me siguri duke e lidhur me mbiemrin tim nuk e ka ditur këtë gjë.

Nuk e mora vesh nga mori tha po ndoshta merr prapë. Sigurisht më pas edhe ata u mësuan dhe në një rast të dytë që kemi pasur një problem me ambulancën, pra duhet të vinte urgjenca edhe insistonte babai i Avenirit, thoshte thuaji tek shtëpia e Eni Çobanit. I thashë gjyshi për çfarë? Po s’ka gjë se kështu të njohin ty Eni Çobani.

Eni Çobani rrëfen si asnjëherë më parë histori nga jeta e saj Read More »

Dëbohen 15 pasagjerë nga fluturimi, zbulohet arsyeja

15 persona janë dë buar nga avioni me të cilin po udhëtonin, për shkak se janë zë në se kush do të ulej afër dritares.

Sh erri masiv shpë rtheu mes dy familjeve në një fluturim të Gol Airlines me destinacion Salvador në Sao Paulo-Congonhas.

Sipas pasagjerëve, gjithçka nisi teksa një nënë ka kërkuar nga një pasagjer tjetër nëse mund të ndryshonin vendin për shkak se kishte fëmijën me nevoja të veçanta. Sipas mediave pasagjerja nuk ka pranuar ta lëshojë vendin dhe kështu debate ka agravuar deri në përpla sje fizike.

Përleshja u përshkallëzua shpejt dhe pamjet nga kabina tregojnë se si ekuipazhi u përpoq t’i ndante. Pamjet telefonike të filmuara nga pasagjerët tregojnë një grua topless në korridorin e avionit.

Përl eshja mori fund vetëm pasi 15 pasagjerët që krijuan këtë d ebat u dëb uan nga fluturimi.

Dëbohen 15 pasagjerë nga fluturimi, zbulohet arsyeja Read More »

Olta Gixhari habit me deklaratën e saj: E dija këtë gjë para se të futesha, por nuk e them dot

Humbja në sfidën e rezistencës e ka “demotivuar” Olta Gixharin. Aktorja donte shumë të qëndronte deri në fund të lojës, por si pjesa më e madhe u skualifikua.

Së fundmi në një bisedë më Krist Aliajn, ajo u shpreh se pavarësisht dëshirës për të qëndruar deri në fund, e dinte se nuk do të fitonte. Kjo pasi, sipas Oltës ajo asnjëherë nuk fiton. Pas kësaj situate ajo është shprehur e bindur se as “Big Brother Vip” nuk do ta fitojë.

“A të thashë që unë nuk fitoj asnjëherë asnjë lojë. Dhe jam futur në një garë. Një njeri që nuk fiton kurrë, është futur në një garë. Kam fituar disa gjëra, jam e fituar. Do fitoj edhe disa gjëra dhe do iki pastaj.

Se “Big Brother” nuk e fitoj unë. E dija që kur u futa, varja se nuk e them dot. Nuk fitoj, e di, e ndjej,”u shpreh Olta në një bisedë më Kristin.

Olta Gixhari habit me deklaratën e saj: E dija këtë gjë para se të futesha, por nuk e them dot Read More »

Banane ‘Luiz’, speca ‘Tea’ – ‘Shpirti i marketingut’ në Shkodër

Suksesi i këngëtarit shkodran Luiz Ejlli, i cili ka thyer ccdo rekord shikueshmërie në vetëm një muaj, është kthyer edhe tashmë edhe në një mundësi për të bërë humor edhe me tregtinë.

Dhe nuk kishte si të ndodhë ndryshe, shkodranët nuk e kursejnë humorin tashmë jo vetëm ndaj Luizit, por edhe ndaj banorëve të tjerë, duke i krahasuar me frutat që ata përfaqësojnë.

Banania Luiz, mandarina Kiara, portokalli Efi, apo specat Tea janë disa nga markat që kanë pushtuar tregun e frutave në Shkodër.

Banane ‘Luiz’, speca ‘Tea’ – ‘Shpirti i marketingut’ në Shkodër Read More »