Irina

Kiara dhe Luizi debatojnë që tani për një temë që “mundon” shumë çifte jashtë, moderatorja: Atë gjë nuk ta lejoj kurrë ta bësh

Luiz Ejlli dhe Kiara Tito, duket se po i zhvillojnë që tani diskutimet që mund t’i presin jashtë. Në diskutimin e tyre të fundit, me shumë mundësi do ta gjejnë veten shumë prej jush. Kiara dhe Luizi, tashmë si një çift, folën për ndarjen e fjalëkalimeve dhe kontrollimin e telefonit nga partneri.

Ishte Kiara ajo që u shpreh kategorikisht kundër faktit që partneri i saj, në këtë rast Luizi, duhet të kontrollojë telefonin apo bisedat e saj. Nga ana tjetër, Luizi po e ngacmonte me pyetje moderatoren.
Kiara: Nuk kam shumë që të njoh, partneri bëhet posesiv në momentin që fiksohet me telefonin.

Luizi: Unë nuk fiksohem, por po më bën të fiksohem me këto që thua.

Kiara: Nuk ia prek kurrë telefonin me dorë, unë kam besim.

Luizi: Bisedat me shoqet e ngushta janë të rrezikshme.

Kiara:Atë nuk ta lejoj kurrë, jo Luizi të jesh, po kush të jesh, këtë gjë nuk ta lejoj.

Në një tjetër diskutim me Oltën, Kiara u shpreh: “Nuk kam ndonjë gjë për të fshehur dhe se kam frikë nga ndonjë gjë, por mendoj që telefoni është shumë privat. Kam shumë biseda private, me familjen time, tezen, shoqe të ngushat, që edhe ato më tregojnë sekretet e tyre. Nuk dua që ai të futet në privatësinë time deri në atë pikë.”

Megjithëse ra deri diku dakord me Kiarën, Olta tha se ajo nuk e ka problem ndarjen e fjalëkalimeve apo telefonit me partnerin e saj.

Kiara dhe Luizi debatojnë që tani për një temë që “mundon” shumë çifte jashtë, moderatorja: Atë gjë nuk ta lejoj kurrë ta bësh Read More »

Luizi Ejlli zbulon dashurinë e tij të parë

Mbrëmjen e djeshme në shtëpinë e “Big Brother VIP2” u krijua këndi i dashurisë, ku Vëllai i Madh i ndau banorët në çifte.

Jashtë në oborr ishte krijuar një atmosferë e bukur, ku teksa konsumonin një gotë verë, çiftet e banorëve lexonin pyetjet pikante të bëra nga Vëllai i Madh dhe përgjigjeshin.

“Trego për dashurinë tënde të parë”, ishte një pyetje që i ra Luiz Ejllit, i cili u përgjigj:

“Kam qenë 12 vjeç dhe jam dashuruar me Parashqevi Simakun. U shkatërrohesha moj, ulsha në gjunjë para televizionit. Dilte ajo në televizion, unë sytë xixa. Ajo ka qenë super dashuri”.

Luizi Ejlli zbulon dashurinë e tij të parë Read More »

Sa të sigurta janë ndërtesat në Shqipëri? Flasin inxhinierët

Sa herë kur përballemi me të rmete të fuqishme, siç ishte dhe ai Turqisë dhe Sirisë, natyrshëm lind pyetja, a janë të sigurta ndërtesat në Shqipëri?!

Të ftuar në studion e News24 ishin sot dy inxhinierë, Dr. Arian Lako dhe Marjus Heqimaj. Profesor Lako tha se duhet që çdo shtëpi duhet të ketë certifikata sigurie. Ndërkohë, Heqimaj tha se të rmeti i 2019-ës ishte sprovë për ndërtimet në Shqipëri, ndërsa nënvizoi faktin se struktura është “shtylla kurrizore” e ndërtesës.
DISKUTIMI NE STUDIO

Lako: Ka pak ngjarje që të krijohen situata për të dhënë një version mbi mundësinë e pritshme të të rmeteve. Për sigurinë e ndërtesave, është një proces i tyre. Nuk kemi një certifikatë sigurimi për ndërtesat por nuk e kemi. Pas projektit vjen pjesa e ndërtimit, janë një sërë procesesh që kërkojnë një mbikëqyrje të veçantë. Normat janë ato që para viteve ’90. Kanë kaluar më shumë se 30 vjet. Këto kode më kalimin e kohës përditësohen. Duhet reflektuar për ndërtimet në Turqi. Duhet reagim pas ngjarjeve sizmike. Shoqëria duhet të reagojë pas çdo ngjarje, por situata është për të ardhur keq.

Heqimaj: Të rmeti i vitit 2019 ishte një sprovë për ndërtimet në Shqipëri. Duke marrë parasysh tërmetet informale, dua të theksoj që ne testuam dhe pamë se ku jemi. Personalisht jam i kënaqur me këtë katrahurë. Ne nuk patëm dë me aq sa pritej në raport me ndërtimet që janë bërë pa kriter. Të gjithë punojnë me rregulla dhe norma evropianë. Dë mtime pati, por ishin ato para viteve ’90. Nuk ishte në atë masë që unë e prisja. Projektet që bëhen sot janë në nivele evropian. ndërtesat informale dhe to të viteve ’90 duhen parë.

Lako: Perëndimi, lindje janë zonat më të rrezi kuara. Ka pasur pallate qe janë ndërtuar sa për të qëndruar në këmbë. Por nuk do të thotë se janë të rre zikuara.

Heqimaj: Shumë procedura janë formale për ndërtimet. Nuk shkon që zbatimi të jetë 100% si projekti, pasi ka ndryshime. Në një shtet të varfër detyrohesh që të shkosh te shumë gjëra.
Lako: Çdo popullatë duhet të reagojë sa i takon kushteve se si ndërtohet. Të paktën janë disa shkolla të sigurta. Në krahasim me Maqedoninë, Greqinë dhe Malin e Zi jemi më mirë. Por normat ndërrohen, shtohet diçka më shumë.

Sa të sigurta janë ndërtesat në Shqipëri? Flasin inxhinierët Read More »

Kristi refuzon vajzat në krevat, habit me deklaratën miku i tij: ‘S’është djalë normal për Shqipërinë’

Sot në “Ftesë në 5” u diskutuan refuzimet që Kristi iu ka bërë disa vajzave në BBV, sipas të cilit, kanë tentuar të flirtojnë me të.

Në studio u diskutua nëse është normale që një burrë të refuzojë një vajzë që i vjen me dëshirë dhe pjesa më e madhe e të ftuarve e cilësuan si një gjest që tregon kulturë dhe respekt.

“Nuk shkohet me çdokënd që të del para, bëhet një zgjedhje”, u shpreh Alban Musa.

Ndërsa Indrit Murati ishte i vetmi që mbrojti argumentin se nëse një vajzë do të luajë, s’ duhet lënë të ikë.

Nga ana tjetër, Ols Abazi, miku i Kristit e cilësoi këtë të fundit si një djalë të emancipuar dhe ndryshe nga djemtë shqiptarë.

Sipas tij, nëse Kristi do të ishte një djalë i rritur në Shqipëri dhe do të vijonte refuzimet, atëherë njerëzit do dyshonin që kishte një problem me të.

Kristi refuzon vajzat në krevat, habit me deklaratën miku i tij: ‘S’është djalë normal për Shqipërinë’ Read More »

Harruan që ka kamera!Kiara dhe Luizi në momente intime

Që Luizi është i çmendur pas Kiarës kjo nuk ka më asnjë pikë dyshimi pasi ai e ka shprehur qartë.

Që edhe Kiara ka dashuri për Luizin edhe kjo po shihet qartë ditë pas ditë edhe më shumë brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Kiara nuk e largon më Luizin, madje ajo e pranon atë fizikisht më afër se mund të kishim imagjinuar.

Video më poshtë flet qartë për dëshirën që kanë për njëri tjetrin. Po të mos ishte për “syrin” e Vëllait të Madh ata patjetër që do kishin konsumuar fizikisht dashurinë e tyre. Shiko videon më poshtë.

Luizi nuk e ka fshehur ndonjëherë tërheqjen fizike që ka ndaj Kiarës. Ajo ka qenë më e përmbajtur dhe ai ka respektuar dëshirën e saj.

Respekti kaq i madh për një grua ka vetëm një emër: DASHURI. Luizi e ka dhënë këtë mesazh. Ai jo vetëm e do por edhe e respekton shumë Kiarën e tij.

Harruan që ka kamera!Kiara dhe Luizi në momente intime Read More »

H umbje e madhe për Shqipërinë, ndë rron jetë shkrimtari i njohur

Hu mbje e madhe për Shqipërinë

Është nd arë nga jeta në moshën 89-vjeçare Petraq Kolevica. Ai do të kujtohet si artist për vëllimet e tij me poezi lirike dhe bisedat me Lasgush Poradecin e Mitrush Kutelin, dhe si arkitekt i ndërtimeve me frymë modernist në Tiranën e para viteve ’90.

Shkrimtari, përkthyesi dhe arkitekti i njohur, Petraq Kolevica është ndarë nga jeta në moshën 89-vjecare. Lajmin e bëri të ditur Fakulteti i Arkitekturës dhe Urbanistikës, UPT, në Tiranë. Universiteti Politeknik në mesazhin ngushëllues e cilëson arkitektin, mjeshtër të modernizmit në Shqipëri. Kolevica u lind në Korcë dhe aty kreu shkollën fillore dhe gjimnazin.

Studimet p?r inxhinieri nd?rtimi i kreu n? periudh?n 1952-1957 n? Universitetin politeknik t? Tiran?s dhe pas diplomimit, punoi shum? vite si inxhinier dhe arkitekt.Gjat? gjith? veprimtaris? si arkitekt ai u mundua t? projektonte nd?rtesa moderne dhe funksionale, si godina e sanatoriumit, pallatet pranë rrugës së ambasadave dhe bashkëautor i Muzeut Kombëtar. U kritikua shum? her? p?r ndikime t? huaja nga partiak?t e asaj kohe.

Jet?n e tij si inxhinier dhe arkitekt Kolevica e ka p?rmbledhur n? librin “Arkitektura dhe diktatura”, ndërsa në botimet me emrin e tij numërohen një sërë krijimesh, si “K?ng? nga koha e keqe”, “T? korrat e vona”, “Me Mitrushin” e “Lasgushi ma ka thënë”. Në trashëgiminë e përkthimeve Kolevica i dha lexuesit shqiptare poemën “Demoni” t? Lermontovit, “Poezi gjermane dhe austriake”, dhe poezi klasike japoneze.

H umbje e madhe për Shqipërinë, ndë rron jetë shkrimtari i njohur Read More »

Kush është banorja më e re e BBVA, ish-Missi që u përfshi në ‘skandalin’ me Arjan Çanin 14 vite më parë

Ish-Miss Durrësi, Ermiona Lekbello është banorja më e re e “Big Brother VIP”. Ermiona është nënë e një vajze 26-vjeçare. Ermiona e ka ndërtuar jetën e saj mes Italise dhe USA-ve, prandaj me të drejtë shumë prej jush mund të jeni përballur me një personazh të panjohur.

Por rreth 15 vite më parë ajo përfshiu veten në një “skandal” në Zonë e Lirë ku ngacmoi Arjan Çanin dhe kërkoi në terma vulgare të shkonin në shtrat bashkë.

Por në një dalje të disa viteve më vonë, Ermiona e konsideroi atë dalje dhe sjellje të sajën si gafën më të madhe që ka bërë ndonjëherë, duke e shpjeguar kështu: “Unë e kam bërë vajzën në një moshë shumë të re. Isha adoleshente kur linda një fëmijë dhe nuk kalova dot periudhën e adoleshencës. Kur kam ardhur te ty, ishte ajo periudha e adoleshencës sime”.

Kush është banorja më e re e BBVA, ish-Missi që u përfshi në ‘skandalin’ me Arjan Çanin 14 vite më parë Read More »

Olta habit me deklaratën e fundit: ‘Unë jam fituese e ‘Big Brother Vip’, nëse …’

Olta është në nominim me Dean dhe Tean.

Njëra nga banoret do dali sot.

Gjatë mbrëmjes Olta i ka thënë Luizit se nëse ajo del sonte, fitues do jetë Armaldo. Por nëse s’del, fituese do jetë ajo.

“Po dola, fitues është Maestro ta dish”, i tha Olta.

“Veç dil”, ja ktheu Luizi teksa e pyeti nëse mendon se do jetë fituese po s’doli.

“Fituese jam unë, po s’dola sot”, iu përgjigj Olta.

Olta habit me deklaratën e fundit: ‘Unë jam fituese e ‘Big Brother Vip’, nëse …’ Read More »