Irina

Pasi e ndihmoi të hiqte këmishën, Kristi akuzon Oltën se e…

Mbrëmjen e djeshme në shtëpinë e “Big Brother VIP2” u mbajt “Cabaret Night”, e cila u mbyll me një performancë të Valbona Memës dhe Kristit.

Pas përfundimit të “Cabaret Night”, Kristi, i cili ishte i veshur me veshje popullore, i kërkoi Olta Gixharit që ta ndihmonte për të hequr këmishën.
Aktorja e njohur e ndihmoi atë, por më vonë Kristi e akuzoi se e ka gërvishtur. Sipas Oltës, Kristi e shiti këtë situatë sikur e ka bërë kastile.

Nga ana tjetër, i shprehet se e di që e bëri pa dashje dhe në fakt është Olta që po e shet ndryshe këtë ngjarje.

Kristu: Ti ishe aty dhe të thashë ma hiq këmishën të lutem, se unë nuk e heq dot

Olta: Po dhe unë të ndihmova

Kristi: Duke e hequr më gërvishte, ça problemi ka?

Olta: Ti pse më akuzove pastaj se të gërvishta

Kristi: Po se ti duke e tërhequr shumë më gërvishte

Olta: Po, por nuk e shite kështu. E shite sikur e bëra për kastile dhe fshehurazi. E kjo nuk më pëlqeu fare

Olta: Më vë në pozitë shumë të vështirë

Pasi e ndihmoi të hiqte këmishën, Kristi akuzon Oltën se e… Read More »

Luizi kapet keq me Kristin. Kristi: ‘S’kam fansa fëmijë unë o burrë të më sjellin drona’! Luizi: Ty do të hedhin manikyra’!

Një bisedë epike është diskutuar ditën e sotme në dhomën e ndenjes në shtëpinë e Big Brother VIP.

Teksa Kristi është shprehur se nuk ka fansa fëmijë që i dërgojnë vetëm drone, përgjigja e Luizit ishte më shumë se ironike.

Duke marr parasysh stilin e Kristit dhe mënyrën se si ai vishet dhe kujdeset për veten Luizi i ka thënë: Ty fansat do të të hedhin manikyr.

Pjesë nga biseda:

Kristi: S’kam fansa fëmijë unë o burrë, të më sjellin drona.

Luizi: Ty do të të hedhin manikyrë kur të vijnë.

Luizi kapet keq me Kristin. Kristi: ‘S’kam fansa fëmijë unë o burrë të më sjellin drona’! Luizi: Ty do të hedhin manikyra’! Read More »

Saimir Kodra feston sot ditëlindjen, nuk do ta besoni sa vjeç bën

Saimir Kodra, një nga personazhet më të dashur të ekranit shqiptar, feston sot 49 vjetorin e lindjes.

Saimirin të gjithë e njohin si një person të drejtpërdrejtë dhe me humor, dy tipare që e kanë shoqëruar gjithë jetën dhe e kanë bërë që të jetë edhe më i pëlqyer nga publiku.

Moderatori që prej 20 vitesh mban të mbërthyer para ekranit mijëra shikues, ka një karrierë si në televizon, ashtu edhe në botën e animimeve.

Zëri i Saimir Kodrës ka shoqëruar që në vegjëli breza me radhë, pasi ka dubluar në shqip disa nga karakteret e filmave më të dashur për fëmijë.

Humoristi ka dubluar Lumieren te “Bukuroshja dhe bisha”, Mushun te “Mulan”, Jiminy Cricket-in dhe Lampëick-un të “Pinokio”, Guvernatorin Ratcliffe te “Pokahontas”, Gomarin te filmat e “Shrek” dhe majmunin te “Shrek Forever After”. Gjithashtu, Kodra ka dubluar Huntsmanin te “Borëbardha dhe shtatë xhuxhët” dhe Timon te “Mbreti Luan”.

Saimir Kodra feston sot ditëlindjen, nuk do ta besoni sa vjeç bën Read More »

Meta: ‘Rama është i rrë zuar, bën mirë të japë dorëheqjen sa më parë’

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka dalë nga selia e partisë për t’ju bashkuar protestës përpara Kryeministrisë, ku do të kërkohet dorëheqja e Edi Ramës.

“Dita me diell duket që në mëngjes thotë populli. Asgjë nuk e shpëton kourruptuesin e McGonigal. E rëndësishme është fillimi dhe është një fillim pa kthim.
Rama është i rrë zuar e bën mirë të japë dorëheqjen sa më parë se ka tre javë që i fshihet parlamentit, ka rrëzuar veten se e di që është fajtor dhe s’do i shpëtojë llogaridhënies.

Ky është një fillim pa kthom, një ndryshim që do ndodhë me cdo cmim që Rama të ikë një herë e përgjithmonë e një orë e më parë nga zyra e kryeministrit që e përdhosur.
Apeli im është të gjithë të dëgjojnë zërin e popullit”, tha Meta.

Meta: ‘Rama është i rrë zuar, bën mirë të japë dorëheqjen sa më parë’ Read More »

Mbërrin ‘Zarfi i Zi’ për Ramën: Publiku ka vendosur të ikë nga Shqipëria

Partia e Lirisë, ka shfrytëzuar të gjithë zhurmën e krijuar për “Big Brother Albania VIP 2” për protestën e sotme kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.
Partia e Lirisë ka publikuar një video në Tik-Tok, ku të rinjtë e PL-së kanë ironizuar Ramën, ndërsa në sfond dëgjohet kolona zanore e përdorur nga spektakli, pikërisht nga momenti kur moderatorja Arbana Osmani zbulon emrin e personit të eliminuar nga shtëpia.

“Presim zarfin e zi për komunikimin final. Populli i Lirisë ka vendosur se personi që duhet të lërë menjëherë Shqipërinë duke hequr dorë përfundimisht nga vjedhja dhe shkatërrimi i vendit është…Edi Rama,”-dëgjohet në videon e publikuar në rrjetet sociale të Partisë së Lirisë.

Mesa duket “BigBrotherMania” po shfrytëzohet edhe për politikë.

Mbërrin ‘Zarfi i Zi’ për Ramën: Publiku ka vendosur të ikë nga Shqipëria Read More »

Olta-Kiarës për Luizin në orët e vona të natës: Tani ça do bëjë, nuk ka faj, poshtë jorganit…

Luiz Ejlli dhe Kiara Tito tashmë çdo natë shtrihen bashkë në një krevat dhe bëjnë muhabet deri në orët e vona. Mbrëmë teksa këngëtari po ngacmonte moderatoren, kjo e fundit i thotë ‘a do bëhesh çun i mirë”.

Këtu ndërhyn Olta Gixhari, e cila shprehet se e kupton Luizin dhe se nuk ka faj. “Poshtë jorganit, tani ça do bëjë ai”, shton aktorja e njohur.
Kiara: O Luiz rri thashë. Do rrish urtë, do bëhesh çun i mirë apo jo?

Olta: Më keq do bëhet po ndenji aty
Kiara: Ky është rebel nuk e di

Olta: E kuptoj dhe nuk ka faj faktikisht

Kiara: Foli kjo, rebelja tjetër

Olta: Nuk ka faj tani, poshtë jorganit, tani ça do bëjë ai

Kiara: S’po bën gjë thjesht më ngacmon nga barku, po më gudulis

Olta: Po pra ça do të bëjë më shumë

Kiara: Të rrijë këtu me mua, të bëjë muhabet

Kiara: Unë po rri, po e shijoj

Olta: Jo po o them Luizit, rri Luiz ç’ke

Olta-Kiarës për Luizin në orët e vona të natës: Tani ça do bëjë, nuk ka faj, poshtë jorganit… Read More »

Olta vodhi kupën që ishte për Luizin, fansat përgatisin trofeun tjetër

Mbaruan dronët, tani fansat e Luiz Ejllit e kanë nisur me kupa. Dje, një trofe ngjyrë floriri ra nga qielli në oborrin e shtëpisë së “Big Brother Vip”.

Në këtë trofe ishte një dedikim për Luizin ku shkruhej: Luiz Ejlli, fitues i “BBV2”. Luiz, je fitues i padiskutueshëm.

Por, kjo kupë nuk vajti në duart e Luizit, por pikërisht te Olta. Ishte aktorja ajo e cila e pa kupën teksa ra nga qielli dhe shkoi e mori dhe më pas e fshehu, duke mos ja dhënë këngëtarit.

Epo, ky veprim i aktores nuk ka bërë gjë tjetër veçse të shtyjë fansat e Luizit që të përgatisin një tjetër trofe.

Ata lajmërojnë se një tjetër kupë do i hidhet këngëtarit, por kësaj here besoj se do të jenë të kujdesshëm që kupa të shkojë direkt te i zoti.

Olta vodhi kupën që ishte për Luizin, fansat përgatisin trofeun tjetër Read More »